22/12/2024

Pse Edi Rama ishte dje pro dhe sot është kundër Gjykatës Speciale në Hagë?

0
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para një muaji (20 qershor) u shpreh se “do të pyeste presidentin Biden dhe kryeministrin britanik, Johnson, se pse u ngrit Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë. Ndërkaq ai e mbështeti ngritjen e saj në vitin 2015. Gjatë një vizite në Prishtinë në prani të Hashim Thaçit asokohe bëri thirrje se Kuvendi i Kosovës duhej ta votonte Gjykatën Speciale të Hagës. Thaçi, Rama, Kadri Veseli e të tjerë përkrahës  të kësaj gjykate u thanë deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës se “Nëse parlamenti nuk e voton me dy të tretat ngritjen e Gjykatës  Speciale të Hagës për Kosovën, atëherë këtë vendim do ta merrte Këshilli I Sigurimit dhe në vendimin e këtij Këshilli do të ndikonte Rusia, duke diktuar nene diskriminuese për të akuzuarit e kësaj gjykate.

Për këtë arsye atë kohë Kuvendi i Kosovës votoi ngritjen e Gjykatës Speciale në Hagë, bëri ndryshimet kushtetuese, si dhe miratoi ligjin përkatës të kësaj gjykate.  Por Edi Rama ka ndërruar mendje. Sot ka kërkuar inicimin e një iniciative me të cilën të zhbëhet Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë. Ky qëndrim erdhi pasi ai vizitoi të akuzuarit e kësaj gjykate, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e parlamentit, Kadri Veseli dhe dy ish-eksponentë tëtjerë të UÇK-së.

Nëse vemë re kurbën e qëndrimeve të kryeministrit të Shqipërisë ndaj kësaj çeshtjeje, do të shohim se ai ka ndryshuar sipas temperaturës që shënon termometri i Hashim Thaçit. Kur Thaçi në vitin 2015 insistoi dhe kërcënoi deputetët për ta votuar Gjykatën Speciale, Rama ishte përkrah tij. Ndërsa kur Thaçi donte ta revokonte në parlamentin e Kosovës këtë gjykatë në vjeshtën e vitit 2017, Rama u lëkund dhe formuloi një qëndrim as mish, as peshk. Më 22 janar 2018 kryeministri Rama i thoshte gazetarit Ilir Babaramo se lëvizja për zhbërjjen e kësaj gjykate  “Është një lëvizje e orkestruar, e zhvilluar në një terren paqartësie që ka krijuar konfuzion edhe te partnerët. Kam bindjen se duhet shpjeguar gjithçka me kujdes dhe me durim dhe patjetër që në fund të ditës”. Nga përgjigja e tij duket se jo vetëm lëvizja e Thaçit, por edhe përgjigja e Ramës ishte konfuze.

Dy ditë më vonë, më 24 janar 2018, nga Forumi Ekonomik i Davosit, Rama do t’i përgjigjej kësisoj pyetjes së një gazetari serb: “Unë mendoj që është një proces i pakthyeshëm, edhe pse mendoj së është e rëndësishme të kesh gjithnjë një mendje të hapur në lidhje me çfarë është më e mira dhe çfarë mund të përmirësohet. Kështu që nuk mendoj se ideja dhe gjykata si e tillë është në ndonjë lloj rreziku dhe nëse ka një debat rreth përmirësimit është një debat i mirë”.

Cfarë ka ndryshuar tani, që Edi Rama kërkon zhbërjen e gjykatës?! Objekti i saj është po ai i përcaktuar në ligjin e vitit 2015! Akuzat janë po ato, me një ndryshim se kjo gjykatë ka hedhur poshtë akuzat e Dick Martty-it për Shtëpinë e Verdhë dhe transplantimin e organneve. Pra kjo akuzë nuk ekziston më. Por megjithatë ekziston Gjykata dhe Prokuroria e Speciale e Kosovës në Hagë. Pse ekzistojnë këto instrumente të drejtësisë, buxheti i të cilave paguhet nga Bashkimi Europian?! Sepse nëse nuk ka transplant organesh, janë rreth 200 kundërshtarë politikë në Kosovë të ekzekutuar dhe të padënuar. Atëherë pse u dashka pyetur presidenti Biden dhe kryeministri Johnson?! Më tej lind pyetja, pse Edi Rama nuk dëshiron të pyesë Ursula von der Leyen, kancelarin Scholz, ose presidentin Macron, të cilët japin paratë për këtë gjykatë?!

Ka shumë pse. Por pse-ja më e madhe është se Edi Rama kur Hashimi ishte këmbngulës për ngritjen e kësaj gjykate, edhe ai ishte në mbështetje të Hashimit. Sot që Thaçi është prapa hekurave, kryeministri shqiptar ndërmerr iniciativa anti-gjykatë! Të tilla qëndrime nuk janë serioze për një burrë shteti. Por duke lënë menjanë seriozitetin e tij, më duhet të them se ka shumë më tepër. Edi Rama i është borxhli Hashim Thaçit, sepse ishte ai që e futi ish-presidnetin e Kosovës në kurthin e ndryshimit të kufijve. Ndërsa Vuçiq rekrutoi Ramën, Rama rekrutoi Hashimin. Ndryshimi i kufijve u bë shkaku e sebepi i shkuarjes së Thaçit në. Kështu pra ka shumë gjasa që Hashimi në takimin me Ramën t’ia ketë përmendur borxhin dhe t’i ketë kërkuar kthimin e tij. Jo rastësisht Rama hodhi idenë e zhbërjes së kësaj gjykate pas viizitës së tij në burgun e Hagës.

Por këtë ide zoti Rama nuk e hodhi atë ditë që u largua nga dera e hekurt që mban brenda saj ish-mikun e tij president të Kosovës. E hodhi dy javë më vonë. Pse e vonoi Rama iniciativën? Sepse i duhej të fliste me Aleksandër Vuçiq. Ky duhej të mos reagonte. Madje duhej ta përkrahte Ramën në këtë inciativë si shenjë reciprociteti për përkrahjen e Ramës për projektet e Beogradit, si Open Balkan. Ndaj Rama para se të shtronte nevojën për të pyetur Biden e Johnson, pyeti dhe rekordoi idetë e aksionit të tij me Aleksandër Vuçiq. Por tashmë është vonë. Nuk i bën derman as Vuçiq, as i dorëhequri Johnson, as presidenti Biden! Që do të thotë se Rama po bën një shou të radhës. Një shou që ka për qëllim të gënjejë edhe njëherë Hashim Thaçin dhe të tërheqë vëmendjen nga skandalet e përditshme në qeverisjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok