21/11/2024

Pse duhet apostrofuar njerëzit e shquar të cilët mohojnë origjinën e tyre ilire ose shqiptare?

0

Nga Reshat Nexhipi

Meqenëse numri i tyre është mjaft i madh dhe, pothuajse, biografia e sicilit, është  elaboruar   në detaje, nëpër shkrimet e mija, kësaj rradhe, do të përqendrohem vetëm në tre prej tyre:  Te Leka  i Madh, i para rreth 2400 viteve, Pitu Guli (Guri) i periudhës së Ilindenit, të v.1903 si dhe te një akademiku i shquar ,,Maqedonas, emrin e të cilit për respekt, nuk e bëj publik, por që lexuesët, lehtë mund ta zbulojnë.

Emnuesi i përbashkët i të treve, siç thashë, është mashtrimi, gjegjësish mohimi i origjinës etnike, prandaj dhe i urej pa masë, sidomos të parin, për shkak se babaj i tij, Filipi i Dytë, gjatë një beteje, ka vrarë rreth 7000 ushtarë të mbretit ynë-Bardhylit (Ylli i Bardhë) themeluesit të Manastirit të vjetër, nga gjaku i të cilëve, sipas  disa të dhënave, jo fort autentike, është krijuar Lumi i Zi, që kalon nëpër Pellagoni, të cilën unë e quaj fushë e stërgjyshëve tanë-Pellazgëve të para rreth 120 shekujve të kaluar, e shtrirë midis Manastirit dhe Prilepit.

Mirëpo, pa marrë parasysh këtë krim, origjinën e tij, të Lekës së Madh, pra, e kam apostrofuar vazhdimisht, për shkak se, përmes tij, nxjerr në sipërfaqe origjinën tonë të vjetër, me çka, u mbyllet goja, njëherë e përgjithmonë, albanofobëve,  të cilët na paraqesin për mysafirë, kurse veten për zotër të këti vendi, me emër dhe gjuhë, akoma  të pa definuara sa duhet. Përndryshe, përveç argumenteve të tjera, origjina ilire e Lekës, argumentohet edhe përmes nënën së tij Olimbisë, princezë ilire, e dalë nga dera e mbretit tonë të famshëm Pirros, kështu që ky me Lekën e Madh, dalin kushërinj.

Të kalojmë tani te  heroi legjendar i Krushevës, babaj i të cilit, për interesa personale, ka mohuar origjinën shqiptare, duke u u deklaruar për Vlleh, gjë që ka bërë edhe i biri i tij-Pitu Guri. Sikurse  Lekën, ashtu edhe  këtë, e kam apostrofuar vazhdimisht, për të xjerrë në  sipërfaqe guximin, trimërinë dhe heroizmin e kombit tonë, që e veçon nga popujt e tjerë, për shkak se  ishte i vetmi që propozoi ballafaqimin e armatosur me ushtrinë e madhe  osmane, i vetëdijshëm që nuk do kthehet i gjallë, vetëm e vetëm për të  të mos u harruar emri i Repubhlikës së Krushevës dhe i Kryengritjes së Ilindenit, kontribut ky,  të cilin, për fat të keq, nuk e përmend asnjë historian maqedonas, madje, çështë më absurdi, as edhe historianët tanë, përveç  dr. Ilmi Veliut dhe rapsodit të shquar nga Gjilani, Demir Krasniqi, i cili, nga vjersha ime kushtuar Krushevës, ka  krijuar  tekst të posaçëm muzikor  ,,Krusheva  shqiptare,,. (Shkruaj në mobil emrin e të dy autorëve dhe fjalët Krusheva shqiptare).

Rradhën e ka akademiku ,,Maqedonas,,. Origjinën e tij shqiptare, e kam apostrofuar disa herë në shtypin e përditshëm, në shqip dhe maqedonisht, për çka  kam fituar epitete të ndryshme, kuptohet në konotacion negativ, kurse  ai ka përdorur heshtjen, duke pritur të realizojë edhe ndonjë beneficion tjetër, pastaj të pranojë origjinën e vërtetë,  gjë që edhe ndodhi, tani shpet, për të  thënë para botës se,   në kohën e komunizmit,  shqiptari, mund të bëhej akademik,  duke u deklaruar për Maqedonas, ose duke u bërë vegël e pushtetit, udbash etj. Kuptohet, kjo e fundit,  nuk vlen për të gjithë, por   për ata që janë dëshmuar si të tillë, spiunë etj.

 

Nuk është modeste, por rasti e kërkon të them se, sikur autori i këtij teksti, të vepronte në atë mënyrë, nuk do kishte fituar statusin e ,,Tepëricës teknologjike,, që  zgjati 20 vite, deri në pensionimin e parakohshëm,  nga ana e Universitetit të Manastirit, por do  emrohej  rektor i këtij institucioni, jo se ishte më i miri, por, kuptohet pse.  Do bënte pra jetë luksoze, do fitonte shpërblimin e 112-vjetorit të Kongresit të Alfabetit, por,  ama, pasardhësve, do t’iu linte njollë të zezë, e  cila  do të vazhdonte brez pas brezi, për të mos thënë pa fund..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok