14/12/2024

Pse dështojmë me zjarret në pyje?

0
Zjarrfikesit

Nga Abdulla Diku

E kemi thënë vazhdimisht që problemi i zjarreve ne pyje nuk zgjidhet nga satelitët, as nga kamerat termike që si kemi e s’ka pse ti kemi.

Të derdhësh djersë për të luftuar flakët e zjarreve është mirë, por nuk është kurrë e mjaftueshme.

Duhet mendja së pari.

Pa të nuk vlen asgjë. Njëlloj si të kesh një makinë të mirë por pa motorr e pa asgjë brenda.

Ama, të kesh dy satelitë në hapsirë e zjarrin të perpiqesh ta fikësh me degë pemësh, ska tragji-komedi më të madhe.

Të reklamosh epokën digjitale, a thua se ke vajtur në Hënë e ndërsa forcat zjarrfikëse shkojnë për të luftuar flakët me kanatiere, nuk ka paradoks më të madh.

Të kesh makina Range Rover të vitit të fundit për policinë ndërsa mjete zjarrfikëse 60-vjeçare që mezi qëndrojnë në këmbë, sërish nuk di se me cfar të qeshësh më parë.

Por ama, të kesh 1000 a më shumë inxhinierë pyjesh pa punë e në vend të tyre ju jep rrogë njerëzve pa asnjë lloj shkolle e integriteti, është më shumë se keq. Është kriminale, se pyjet po digjen përditë!

Po digjet vendi, po digjen pyjet e vendit!

Nuk është vetëm histori pyjore kjo. Pyjet janë vlerë kombëtare. Ska asgjë tjetër në univers që ti zëvendësojë ato. Janë jetike për ne. Po digjet një pjesë e historisë dhe kulturës tonë, përgjithmonë.

Çfar vlere ka te bësh propagandë për mbjelljen e 100 hektarëve a thua se ke gjelbëruar planetin, e në të njejtën kohë të digjen 10,000 hektarë me pyje. Dhe mbjellja ka ndodhur vetëm këtë vit, ndërsa zjarre e dëmtime prej tyre kemi patur çdo vit në pyjet tona.

Kemi djegur rreth 450,000 hektarë me pyje.

Ama për të mbjellë, as 1/1000 e asaj sipërfaqeje të djegur.

Çfar arithmetike është kjo dhe kujt i duhet e kujt duam ti mbushim mendjen se 100 ha është më shumë se 10,000 ha?!

Përse, për 20 a më shumë vite nuk ka asnjë fushate sensibilizuese të mirëfilltë për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret?!

Si ka mundësi që televizionet tona kanë kohë televizive për të gjitha idiotësitë që ndodhin në planet, por nuk kanë asnjë sekond kohë për pyjet tona, për burimet tona natyrore.

Çfar vlere ka të kërkosh të të vijnë 20 milion vizitorë, teksa në Vlorë ju ven zjarrin plehrave për ti mbytur me ré toksike tymi e në Shëngjin ju ven zjarrin pyjeve i cili shkon e djeg deri dhe çadrat ne bregdet.

Do bësh turizëm zjarresh?.

Si eshte e mudur që krimi mjedisor në Shqipëri dhe veçanërisht ai ne pyje ka nivelin më të ulët të ndëshkueshmërisë në botë?! Kjo nuk don shumë mend për përgjigjen pasi dihet, kush do e ndëshkojë zjarrvënësin, ai që nuk njeh asgjë nga zanati?

Le ti kthehemi pak zjarreve në pyje.

Zjarret kanë qenë e do të jenë prezente. Por nëse nuk përmiresohet menaxhimi i tyre, pasojat do jene gjithnje e me katastrofike.

Menaxhimi i zjarreve ne pyje eshte një lëndë mesimore që bëhet vetëm në Fakultetin e Shkencave Pyjore, askund tjetër.

Sherbimi zjarrfikes eshte stervitur e ka eksperience me zjarret urbane, por jo ne male, jo ne pyje. Per me teper qe mjetet zjarrefikese nuk shkojne dot ne male ne rastin e zjarreve ne pyje. Pra nuk duhet patur shume shprese tek sherbimi zjarrfikes.

Duhet qe Sherbimi Pyjor te drejtoje teknikisht te gjitha operacionet per shuarjen e zjarreve ne pyje. Por nese ke hequr nga puna Inxhinieret e pyjeve, kush mundet ti drejtoje keto operacine? Askush tjeter!

Mundet te punojne e lodhen zjarrfikesit me te mire qe kemi, por zjarri ne pyje eshte ceshtje teknike pyjore dhe vetem specialistët e pyjeve mundet ta menaxhojne. Mund te harxhojme sa te duam, por pa patur trurin ne funksion, gjymtyret nuk do na bejne pune. Keshtu dhe me zjarret. Kemi hequr trurin nga pyjet, dhe ato po menaxhohen nga gjymtyre qe levizin kuturu, si ato te nje te semuri nga Parkinsoni.

Perse perdoren dege pemesh per fikjen e zjarrit, nderkohe qe ekzistojne pajisje te thjeshta dhe shume efektive dhe me kosto minimale. Cila bashki fjala vjen nuk paska 500 a 1000 euro per pajisje jetike per fikjen e zjarreve ne pyje?

Kemi thene qe menaxhimi folklorist i pyjeve nga bashkite duhet te marre fund menjehere. Ishte qe ne fillim nje eksperiment i deshtuar dhe ne cdo shifer kjo del me se e qarte. Cdo dite ky gabim vecse thellohet me shume.

Bashkite as kan patur e as kane interes per te menaxhuar pyjet ne menyre te qendrueshme. I vetmi interes eshte te fitojne ndonje lek nen dore permes aktiviteteve legale e ilegale ne pyje, si dhe te punesojne njerez qe bejne vota, por jo pune. Duhet qe pyjet te menaxhohen nga nje institucion aendror si psh. Agjensia Kombetare e Pyjeve, si ne cdo vend evropian.

Sa kohe qe gjerat do vazhdojne ne kete lloj agonie ku jemi, me shume zjarre e me shume deme te siperfaqeve pyjore do kemi. Me shume kosto pastaj per te menaxhuar permbytjet, erozionin, rreshqitjen e tokes, mbrotjen e tokes etj.

Celesi i suksesit ne menxhimin e zjarrit eshte koha.

K O H A!

D.m.th. sa me shpejt te nderhyhet, me shume shance ka per ta menaxhuar zjarrin. Perndryshe te menaxhon zjarri ty, dhe djeg gjithecka.

Ja, 4-5 dit me pare zjarri ne Shengjin ishte vec nje vater e vogel. Nuk u menaxhua ne momentin e pare dhe tani Shengjini duket i mbuluar me flake ferri.

Edhe perfshiria e komuniteteve lokale eshte jetike. Pa to, cdo beteje ndaj zjarrit eshte e humbur. Por edhe ketu nuk kemi gje ne vije. Komuniteteve ju eshte marre uji e bllokuar apo zaptuat pronat ndaj veshtire ta kesh ne krah kur ke me shume se kurre nevoje per te. Keshtu qe betej e humbur eshte kjo me zjarret ne pyje.

Pyjet, ashtu si dhe zonat e mbrojtura, prej vitesh kane qene nen presion te madh. Sot jane me shume se kurre. Digjen e do ti djegin per resorte turistike apo per te fshehur gjurme te tjera krimesh mjedisore.

Askush nuk do kapet e denohet, sepse askush nuk denon veten per nje krim te bere me gjakftohtesi. Ai qe ka parane, blen gjithecka, edhe denuesin. Ne mos jo me parà, por me shume parà, po.

Situata vitin tjeter do jete njejte, ne mos me keq!

Me shume zjarre e me shume deme prej tyre. Pa pajisje logjistike, pa mbeshtetje dhe pa personelin e kualifikuar pyjor, vecse do bejme statistikat e demeve nga zjarret ne pyje.

Fundja, cfar ka ndodhur keto vite?! Ja, nga 200,000 hektare me pyje te djegura tani kemi rreth 450,000 hektare. Ka ndryshuar apo eshte permiresuar gje?!

Aspak!

Pune ka, profesioniste (inxhiniere pyjesh) pa pune po e po. Por pune per inxhinieret e pyjeve nuk ka ama!

Nuk ka ndonje gje per tu cuditur se pse digjet Shengjini per cdo vit, pasi metrat e betonit qe pushtojne per cdo vit pyjet aty, duken nga Hena, jo me nga satelitet.

Ecim perpara, me statistikat ne rritje te zjarreve!

https://www.facebook.com/dikua

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok