22/12/2024

PROTESTAT SI FORCË MORALE PËR TË BËRË NDRYSHIMET E NEVOJSHME

0
Frank-Shkreli

Nga Frank Shkreli

Protestat që filluan në shtetin Minnesota pas vrasjes brutale nga policia të një afrikano-amerikani u përhapën shpejt anë e mbanë Shteteve të Bashkuara dhe në shumë vende të botës, ndërsa vazhdojnë gjithnjë në disa qyztete të mëdha e të vogëla amerikane.  Shumica e protestave ishin paqësore, por pati edhe shumë raste ku protestat u shfrytëzuan nga huliganë dhe grupe ekstremistësh, përfaqsues të ideologjive të ndryshme esktreme, të cilëtmorën pjesë nëveprime dhune, vjedhje dhe thyerje dyqanesh.  Nga ana tjetër, në një shfaqje solidariteti të pa parë më përpara në Amerikë, e në botë jo se jo, disa prej këtyre protestave paqësorenë shumë qytete të Amerikës, iu bashkuan edhe oficera të policisë,në solidaritet me kërkesat e protestuesve për drejtësi dhe kundër përdorimit të dhunës nga policia, siç u pasqyrua në Minneapolis të shtetit Minnesota para një jave, një ngjarje kjo që shkaktoi reagime të ashpra anë e mbanë vendit.  Për arsye të dhunës dhe shkatërrimit nga disa individë dhe grupe ekstremiste, disa qytete janë detyruar të shpallin orarin e ndalim-qarkullimit dhe disa governatorë shtetesh mobilizuan Gardën Kombëtare për të ruajtur qetësinë dhe për të mbrojtur pronat.

Personalitete të njohura të jetës politike dhe shoqërore kanë komentuar vdekjen e afrikano-amerikanit Xhorxh Floyd në duart e policisë së qytetit Minneapolis, përfshir ish-presidentët Barak Obama, Xhimi Carter, Bill Clinton e Xhorxh W. Bush, ndër të tjera perosnalitete të fushave të ndryshme të shoqërisë amerikane.  Më tërhoqi vëmendjen, veçanërisht, deklarata e ish-presidentit republikan Xhorxh W Bush, i cili i shikon protestat paqësore – ndoshta jo si një kërcënim ndaj rendit e qetësisë – por edhe si një forcë morale për reflektim dhe si një shtytjetë re për bërjen e ndryshimeve të nevojshme në shoqërinë amerikane, kur është fjala, sidomos, për trajtimin e afrikano-amerikanëve nga policia dhe nga forcat e rendit — – një trajtim ky që komuniteti afrikano-amerikan deri tani e kakonsideruar si të njëanshëm dhe të disfavorshëm ndaj afrikano-amerikanëve, sidomos ndaj të rinjëve të këtij komuniteti.

Megjithëse ish-Presidenti Bush dhe bashkshortja e tij Laura shprehen të pikëlluar për vrasjen brutale të Xhorxh Floyd-it dhe të shqetësuar për gjëndjen e krijuar në vend si rrjedhim i kësaj vrasjeje, thonë se tani nuk është koha të japim mësime e leksione, por është koha që të dëgjojmë dhe të reflektojmë për “dështimet tona tragjike”.

“Mbetet një dështim tronditës që shumë afrikano-amerikanë, veçanërisht të rinjtë afrikano-amerikanë, ngacmohen dhe kërcënohen në vendin e tyre të lindjes.  Është një forcë morale”, theksoi ish-presidenti Xhorxh Bush, “kur protestuesit paqësorë, të mbrojtur nga forcat, përgjegjësepërruajtjen e rendit dhe përzbatimin e ligjit, marshojnë së bashku me protestuesit paqësorë, për një të ardhme më të mirë.  Kjo tragjedi – e një serie të gjatë tragjedishë të ngjashme – shtron pyetjen që është dashur të bëhej shumë më heret: Si t’i japim fund racizmit sistemik në shoqërinë tonë?Mënyra e vetme për të parë veten në një dritë të vërtetë për këtë çështje është të dëgjojmë zërat e aq shumë personave të lënduar dhe të pikëlluar.  Ata që mund të kenë vendosur për t’i heshtur ato zëra, nuk e kuptojnë Amerikën dhe as mënyrat se si ky vend duhettë bëhet një vend më i mirë”, për të gjithë, u shpreh Z. Bush, në reagimin e tij ndaj vrasjes së afrikano-amerikanit Xhorxh Floyd në Minesota.

Në deklaratën e tij, ish-presidenti republikan shkruan se, “Sfida më e madhe e Amerikës, për një kohë të gjatë, ka qenë dhe është se si të bashkojë njerëz me prejardhje të ndryshme nga e gjithë bota, në një shtet të vetëm drejtësie dhe mundësishë të barabarta”, për të gjithë. Z. Bush paralajmëron se “Doktrina dhe sjelljet e bazuara në një superioritet racial që dikur gati kishte përçarë vendin tonë – kërcënojnë gjithnjë unitetin e këtij vendi”, ka deklaruar Z. Bush.

Ish-presidenti Xhorxh Bush u shpreh se shumë njerëz, me të drejtë,kanë dyshimet e veta në sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Afrikano-amerikanët, shtoi ai, janë dëshmitarë të shkeljes së përsëritur të drejtave të tyre, ndërkohë që nuk shohin ndonjë përgjigje ose zgjidhje urgjente dhe adekuate nga institucionet amerikane. Por Zoti Bush thotë se beson në drejtësinë e qendrueshme në Amerikë dhe se ajo do të realizohet me mjete paqësore, duke marrë një qendrim kundër dhunës së përdorur nga grupet dhe individë ekstremë, në protestat e ditëve të fundit.“Vjedhjet nuk janë çlirim dhe shkatërrimi i pronës nuk është përparim.Por, ne gjithashtu jemi të vetdijshëm se paqja e qëndrueshme në komunitetet tona kërkon drejtësi të barabartë.Sundimi i ligjit, në fund të fundit, varet nga drejtësia dhe nga legjitimiteti dhe kredibiliteti i sistemit juridik.Vendosja e drejtësisë së barabart për të gjithë, është gjithashtu detyrë e të gjithëve” theksoi Z. Bush.Kjo, sipas ish-presidentit Xhorxh Bush do të nevojit, “Përpjekje të qëndrueshme, të guximshme dhe krijuese.Ne u shërbejmë më mirë fqinjëve tanë kur përpiqemi të kuptojmë hallet dhe përvojën e tyre.Ne i duam fqinjët tanë si veten kur i trajtojmë ata si të barabart me ne, duke i mbrojtur dhe duke treguar dhembëshuri ndaj tyre.Ekziston një mënyrë më e mirë – mënyra e mirëkuptimit, e angazhimit të përbashkët dhe veprimit të guximshëm dhe në paqën e rrënjosur në drejtësi.”, nënvijoi ish-presidenti Bush.  Ndonëse në deklaratën e tij me rastin e vrasjes së afrikano-amerikanit Xhorxh Floyd nga policia në Minnesota, Z. Bush shfaqi shqetësimet e tija në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, e të cilat rezultuan në protesta të mëdha anë e mbanë vendit—ai prapseprap shprehu besimin e tij se vendi do bëhet më i mirë nga kjo përvojë sado e hidhët, ashtu siç ka ndodhur edhe në shumë raste të tilla në historinë e Amerikës.“Jam i sigurt, se së bashku, amerikanët do të zgjedhin mënyrën më të mirë”, për të zgjidhur problemet e tyre, ka përfunduar deklaratën e tij, ish-presidenti Xhorxh W. Bush,duke thënë se, “Zgjidhjet e problemeve të shoqërisë amerikane mund të realizohen më së miri duke jetuar e vepruar në bazë të idealeve themelore amerikane – në bazë, pra, të vërtetës themelore se të gjithë njerëzit janë krijuar me të drejta të barabarta dhe të paisur nga Perëndia me disa të drejta të veçanta.

Ndërkaq, për zhvillimet e fundit në Amerikë – përfshir protestat gjithëpërfshirse kundër vrasjes së afrikano-amerikanit Xhorxh Floyd nga policia e qytetit Minneapolis u shprehen të gjithë ish-presidentët që ende jetojnë–përfshir edhe ish-Presidentin Barak Obama — i pari president i Amerikës me origjinë afrikano-amerikane.  Në reagimin e tij, Z. Obama tha se ka ardhur koha që të nxirren në pah problemet raciale të shoqërisë dhe për të venë, njëkohësisht, “njerëzit në pushtet në një pozitë të pakëndshme”, përsa u përket këtyre sfidave shoqërore.  Ish-presidenti demokrat u bëri thirrje protestuesveqë të kenë “Shpresë edhe pse ndiheni të zemëruar…se ndryshimi po vjen…ndryshime epike në vendin tonë”, që sipas tij,“do të jenë po aq të rëndësishme sa ato që kam parë në jetën time”. Z. Obama e mbylli mesazhin e tij duke thenë se këto protesta masive sot dallohen nga lëvizjet për të drejtat civile të 1960-ave, sepse sipas tij, kësaj radhe,“Këtu ka diçka ndryshe”, duke shtuarse ata që protestojnë e marshojnë sot,përbëjnë një përfaqësim shumë më të madh të Amerikës sesa 50 vjet më parë.

Fuqia e të pafuqishmëve, do ta cilësonte ish-disidenti, aktivisti i të drejtave të njeriut dhe ish-presidenti çek, Vaclav Havel!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok