13/12/2024

Profesorët e ish Shkollës Normale për popullin shqiptarë  do të mbesin të pavdekshëm

0
Profesore-Shkolla-Normale

Një foto nga përvjetorët e kaluara të një grup normalistësh para shtatores të Eqrem Çabejit në oborrin e ish Shkollës Normale të Prishtinës

Të  cilët me punën e tyre u përballen më të gjitha krizat, të cilat i përjetoi arsimi në gjuhën shqipe

Ish profesorëve të shkollës normale në Prishtinë e me vonë të Universitetit të Prishtinës, të cilët sot nuk janë në mesin tonë shkruan abetaren e parë, libra leximi, të gramatikës, të matematikës, të gjeometrisë, të gjeografisë, të historisë, si dhe të gjitha tekstet tjera shkollore, të cilat u nevojitshin nxënësve dhe arsimtarëve anë e këndë Kosovës dhe më larg. Ata me punën e tyre  të madhe në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi dhe ma larg e varrosen analfabetizmin. Për këtë  i kryen edhe shumë punë tjera të mëdha profesorët e Shkollës Normale, e më vonë  Universiteti i Kosovës, të populli shqiptarë në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe  Kosovën jug-lindore  do të mbesin të pavdekshëm, sepse me punën e tyre vetëmohuese u përballen më të gjitha krizat, të cilat i përjetoi arsimi në gjuhën shqipe në Kosovë e më larg

Nga Hasan Hasanramaj

Ish shkolla Normale e Prishtinës në arsimimin e kuadrit arsimor në Kosovë gjatë pesë dekadave ishte dhe do të mbetet burimi i  pashtershëm i krijuesve, artistik dhe shkencor e cila Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare ia dhuroi mbi tetëdhjetë akademik të profileve të ndryshme. Ishte muaji qershor i vitit  shkollor1960 dhe 1961, kur nga bankat e këtij  institucioni të mirënjohur edukativo-arsimor diplomoi brezi i parë i maturanteve të rinj. Ishin këta, afro katërqind maturantë, mësues të rinj, të cilët në mënyrë të organizuar si bursist të ish kuvendit të Kosovës u shpërndanë anë e këndë Kosovës, për të edukuar edhe arsimuar brezat e rinj në shkollat fillore anë e këndë Kosovës.

Për shumicën  e  të  tubuarve  të  normalistët në ditën e sotme iu duk si ëndërr, kur u takuan me shokët, shoqet, me objektin e shkollës, me Gërmisë  atraktive dhe të bukur, në gjirin e të cilës e kaluan një pjesë të jetës. Çastet e takimeve  kolegët në na bënë sikur të kishim lindur për së dyti. Ishin këto çaste të rënda dhe emocionuese por pas pesëdhjetë e katër vjetëve u çmallen. Dorën në zemër normalistët u çmallen me gjithçka. Duke dëgjuar kolegët  e klasës dhe të shkollës si flisnin, shpesh herë, shumica prej tyre emocionet e veta i përcollën me lot. Të gjitha këto treguan mallin e madh për njëri tjetrin, për profesorët, për  kolegët, shkollën, oborrin, konviktin, mensën, Gërmisë, Prishtinën. Në këto takime jubilare nga shumica e pjesëmarrësve u evokuan kujtimet për jetën shkollore të atyre viteve, nën okupimin serb, si dhe për punën dhe sakrificat e trupit arsimor të ish shkollës normale për të dhënë kontributin e tyre në arsimimin e brezave të rinj, zhvillimin  dhe afirmimin e gjithmbarshëm të Kosovës. Me dhembje të madhe në këtë takim jubilar  si zakonisht u përmenden dhe u përkujtuan  profesorët: Fehmi Aganin, Ali Hadrin, Zekeria Rexha, Beqir Kastrati, Shfqet Veliu,Sylejmon Lleshi,Skelzen Curri, Halil Dobroshi,  Zeqir Bajramin,, Beqir Kastrati, Tajar Hatipi,, Shefki Veliu, Demush Shalen, Hasan Mekuli, Dervish Rozhaja, Ahmet Mumxhiu, i cili ishte viktime e Bllacës gjatë zhvendosjes së madhe të viti 1999, Kemajl Deva, Sejfullah Rrmoku dhe drejtorit Salih Nushi e të tjerë…

Më kujdesin e këtij kuadri arsimor të iish Shkollës Normale, të cilët  sot nuk janë më në mesin tonë dekada me radhë anë e këndë Kosovës u ngritën shumë objekte shkollore të vogla dhe të mëdha, të cilat ishin dhe janë edhe sot fanar i ndriçimit në të gjitha anët e Kosovës dhe me larg.

Në takimin e  pesëdhjetë t katërtin  më radhë të maturantëve u konstatua së gjeneratat e  viteve shkollore 1953-1965 ishin ndër gjeneratat më të mira, që i dha ndonjëherë Shkolla Normale. Këta maturant kudo që punonin, u shquan në profesionin e tyre. Nga këto gjenerata dolën poetë, akademik, publicistë, artist, juristë,  shkencëtarë e të tjerë. Shkolla Normalë e  Prishtinës ishte vatër e dijës, ku u mësuan shkrimtaret e letërsisë shqiptare dhe shumë kolosë të tjerë të artit dhe  letërsisë shqiptare. Në këtë vatër të arsimit normalistët mësuan së kush ishin stërgjyshërit tonë, Skënderbeu, Hasan Prishtina, Ismajl Qemajli, Bajram Curri, Isa Buletini, Azem Bajta, si dhe shumë mendimtarë të penës dhe të pushkës. Në këtë Shkollë Normale u mësua çka është atdheu, çka është kombi, çka është humanizmi dhe si duhet të jetë njerëzimi…

Penda e ish profesorëve të shkollës normale në Prishtinë e me vonë të Universitetit të Prishtinës, të cilët sot nuk janë në mesin tonë shkruan abetaren e parë, libra leximi, të gramatikës, të matematikës, të gjeometrisë, të gjeografisë, të historisë, si dhe të gjitha tekstet tjera shkollore, të cilat u nevojitshin nxënësve dhe arsimtarëve anë e këndë Kosovës dhe më larg. Ata me punën e tyre  të madhe në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi dhe ma larg e varrosen analfabetizmin. Për këtë  i kryen edhe shumë punë tjera të mëdha profesorët e Shkollës Normale, e më vonë  Universiteti i Kosovës, të populli shqiptarë në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe  Kosovën jug-lindore  do të mbesin të pavdekshëm, sepse me punën e tyre vetëmohuese u përballen më të gjitha krizat, të cilat i përjetoi arsimi në gjuhën shqipe në Kosovë e më larg. Kur jemi këtu duhet të përmendim krizën e parë të viti 1948, kur pushteti serbet nga shkollat shqipe në Kosovë i dëboi  shtatëqind e katërmbëdhjetë  mësues të ardhur nga Shqipëria?!

Profesorët Shkollës Normale, të cilët sot nuk janë në mesin tonë dhe të tjerët dekada me radhë  me pjekurin më të lartë u treguan  si njerëz të rezistencës së madhe shqiptare edhe në vitin 1958 , kur pushteti i egër serb para opinionit të Kosovës dhe më larg doli me projektin famëkeq për mbylljen e shkollave të mesme në gjuhën shqipe. Në këto momente të vështira dhe kritike Shkolla Normale  dhe kuadri i saj arsimor ishin të parët të cilët e ngritën zërin kundër këtij projekti çubrilloviqian dhe mu në këtu haptazi i thanë  figurës më të rrezikshëm për popullit shqiptarë- Dushan   Mugoshës së shqiptaret kurrë nuk pajtohen dhe nuk heqin dorë nga shkolla dhe gjuha  e tyre shqipe, të cilët në çdo kohë dhe në çdo vend janë të gatshëm  ta mbrojmë edhe më gjak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok