13/12/2024

Profesor Ernest Koliqi dritëdhënesi i kombit shqiptar

0
Ernest-Koliqi

Nga Nue Oroshi

Dashuria për profesor Ernest Koliqin na ka tubuar sot të gjithëve në këtë sesion të veçantë shkencor nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare. Ta kujtosh profesor Koliqin në 120 vjetorin e lindjes nuk është vetëm burrëri dhe atdhedashuri por është edhe një mision fisnik që kanë marrë sot të gjithë këto studiuese dhe studiues  atdhetarë për ta ndriçuar me fakte shkencore veprën e mendjendriturit dhe dritëdhenesit të kombit shqiptar profesor Ernest Koliqit. Ky sesion shkencor që po e mbajmë në Pejën e Lekë Dukagjinit është sesioni më i madhë shkencorë që kemi mbajtur ne shqiptarët për profesor Ernest Koliqin. Ky mendjendritur që nuk e ndali dijen për vete por ishte edhe dritëdhënes dhe këtë dije e shpërndau në të gjitha viset etnike shqiptare si dhe në diasporë.Sot studiuesit dhe studiuset  e vyera do të flasin për Ernest Koliqin profesor,për Ernest Koliqin ministër, për Ernest Koliqin hapës i shkollave shqipe,për Ernest Koliqin shkrimtar, për Ernest Koliqin politikan i Blokut Kombëtar Indpendent. Sot “Trojet e Arbrit” po e kujtojn djalin më të madh shqiptarë të shekullit njëzet. E sot të gjitheve këtu na ka tubuar dashuria për veprën e Koliqit. Ta dashurosh veprën e Koliqit dhe te mundohesh që këtë vepër ta shpërndan edhe tek të tjetër nuk është vetëm shkencë por është edhe atdhedashuri, është mision fisnik i orientimit evropian të shqiptareve sepse pikërisht Ernest Koliqi me shokë ishin ata dijetare dhe atdhetarë që qysh herët e panë se çka është pansllavizmi me ideologjinë komuniste që iu shkurtoj shqiptarëve atdhetar jetën duke i vrarë, që iu shkurtoj mendjën duke iu ndaluar mendimin, që i burgosi, i vrau dhe i la pa varre atdhetarët shqiptarë vetëm e vetëm se e shikonin diellin të lindte në perëndim.

Të nderuar pjesëmarrës,

U falënderoj të gjithë juve për kohën e çmuar që keni nda sot të ndegjoni studiuesit në këtë  sesion shkencor madhështor. Kurse ju studiues dhe studiuese me punën e vyer që keni bërë po e ringjallni profesor Ernest Koliqin. Ju jeni ata dritëdhënesit apo t´iu quaj lirisht pasardhesit e dijes se profesor Ernest Koliqit që mbolli në të gjitha trojet etnike shqiptare. Në fund shfrytëzoj rastin të falënderoj bashkëorganizatorin e këtij sesioni shkencor zoteriun Afrim Shabi drejtor i Qendrës për Hulumtime Shoqerore dhe Historike me qendër në Pejë, për një koordinim të shkëlqyeshëm në çështjet organizative me Shoqatën “Trojet e Arbrit”.Një falënderim po ashtu për studiuesen e re Ermonda Foniqi e cila ka vite që është shumë aktive në shoqatën “Trojet e Arbrit ” dhe po e jep një kontribut të çmuar.Krejt në fund këtij sesioni të veqantë shkencor i uroj suksese. Shoqata” Trojet e Arbrit” tash po hyn në 20 vjetorin e veprimit të saj dhe për 20 vite ka mbajtur 23 sesione shkencore, 12 akademi dhe ka botuar 30 vepra enciklopedike të historisë shqiptare. Kjo është arritur fal studiuesve atdhetar të cilët me studimet e tyre i kanë dhënë një faqe tjetër ndriçimit të historisë shqiptare i kanë dhënë një orientim të duhur shkencës shqiptare duke rrëzuar për toke pseudo shkencën komuniste-pansllaviste e cila edhe sot e asaj dite ka mbetur në udhëkryq pa semafor ku edhe pse janë nëper automobilat komod nuk iu punojnë fare dritat për faktin se kanë mbetur pa busullë orientuese. Busulla orientuse e vijës politike Beograd – Moskë ju ështëa djegur moti. E ata kanë mbetur si zogu pa fole duke shkruar historinë lara- lara. Historia duhët të shkruhet ashtu siç ka ndodhur.Na u priftë e mbara në këtë sesion shkencor për profesor Ernest Koliqin. Kjo madhështi tregon qartë se profesor Ernest Koliqi është shkrimtari më i madh i shekullit njëzet tek ne shqiptarët.

Fjalë e mbajtur në Pejë  me rastin e mbajtjes se sesionit shkencor për profesor Ernest Koliqin nga Kryetari i Shoqatës “Trojet e Arbrit” Nue Oroshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok