28/04/2026

PROFESOR EMERITUS FETAH JAGXHIU-PRIZRENASI MË I NDRITUR NË GJENERATË GJATË STUDIMEVE NË ZAGREB DHE PROFESORI MË PRODUKTIV I PËRPILIMIT TË TEKSTEVE UNIVERSITARE NË PRISHTINË

0
Fetah-Jagxhiu

Nga Gani S. Pllana

Prof. Dr. Fetah Jagxhiu lindi më 25 dhjetor 1937 në Prizren. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka kryer në vendlindje me sukses shembullor. Në vitin shkollor 1957/58 është regjistruar në Fakultetin e Ndërtimtarisë, në Universitetin e Zagrebit. Studimet i përfundoi ndër të parët e gjeneratës së tij, më 9 prill të vitit 1963. Si inxhinier i parë i ndërtimtarisë i qytetit të Prizrenit, është punësuar në ndërrmarjen shtetërore ndërtimore “Sharr”, ku punoi deri në muajin tetor të vitit 1963. Paralelisht me punën në ndërmarrjen “Shar”, ishte angazhuar si mësimdhënës i parë shqiptar në lëndët profesionale në Shkollën e Mesme Teknike në Prizren, duke mbajtur ligjëratat në disa lëndë mësimore në gjuhën shqipe, (në atë kohë, në atë shkollë, të gjitha lëndët për nxënësit shqiptarë mbaheshin në gjuhën serbokroate). Me kërkesën e disa kolegëve të studimeve të Zagrebit dhe me lejen e drejtorit të ndërrmarjes “Sharr”, zotëriut Gani Demiri, i cili ka qenë luftëtar dhe atdhetar e largpamës, më 1 dhjetor të vitit 1963 prof. Jagxhiu është punësuar si asistent në Shkollën e Lartë Teknike në Prishtinë, e themeluar në vitin 1961, me tri drejtime: Ndërtimtari, Elekroteknikë dhe Makineri. Në drejtimin e Ndërtimtarisë dhe të Makinerisë nuk ka pasur asnjë shqiptar, ndërsa në drejtimin e Elektroteknikës ishin disa inxhinierë të diplomuar, me përvojë, dhe atëhërë u kuptua pse ishte ftesa e atyre kolegëve të elktroteknikës, që edhe ky inxhinier i ri, i diplomuar i Ndërtimtarisë t’i bashkangjitet stafit të SHLT në Prishtinë, atyre kolegëve që atëherë ishin asistent në drejtimin e eletroteknikës. Në atë drejtim ishin edhe disa inxhinierë të diplomuar me përvojë, si ligjërues në SHLT (si: inxh. i dipl. elek. Nexhat Orana, inxh. i dipl. elek. Shaban Hashimi dhe inxh. i dipl. elek. Bardhyl Gjinoli).  Prof. Jagxhiu, në tetor të viti 1963, zgjedhet asistent pë për dy lëndë profesionale: “Mekanikën teknike” dhe “Konstruksionet e betonit”.

Në tetor të vitit 1965 themelohet Fakulteti Teknik në Prishtinë, si filialë e Fakultetit të Ndërtimtarisë të Universitetit të Beogradit me vetëm një drejtim, atë të Ndërtimtarisë, ngase në atë drejtim ishin më shumë kuadra (inxh. të dipl.) serb, edhe vetë drejtori i SHLT ishte serb, i cili u zgjodh edhe dekan i parë i Fakultetit Teknik. Prej komisionit Amë të Fakultetit të Ndërtimtarisë u zgjodh atëherë inxh. i dipl. Fetah Jagxhiu, asistent i parë shqiptar, për lëndët mësimore “Mekanika” dhe “Rezistenca e materialeve”. i Fakultetit Teknik në Prishtinë, ku ligjëratat mbaheshin vetëm në gjuhën serbokroate.

Në tetor të vitit 1965 prof. Jagxhiu regjistrohet në studime pasdiplomike posa të themeluara (këto ishin studimet e para pasdiplomike në ish Jugosllavi), në Universitetin e Zagrebit. Paralel studimeve pasdiplomike, për shkak të mungesës së kuadrit ishte nevoja të mbante ushtrime në më shumë lëndë, në drejtimin e Ndërtimtarisë, e më vonë me zgjerimin e Fakultetit Teknik edhe në dy drejtime tjera (në vitin 1967), ai ka mbajtur ushtrime edhe në drejtimin e Makinerisë.

Në vitin 1966 prof. Jagxhiu ishte regjistruar në studimet pasdiplomike në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Zagrebit. Paralel me studimet ka vazhduar mbajtjenb e ushtrimeve për dy lënbdët mësimore të sipërpërmenduar dhe më vonë ka mbajtur ushtrime dhe në seksionin e Makinerisë të Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Në vitin 1970, ishte ndër të parët në gjeneratën e vet që magjistroi, kështu që ishte magjistri i parë i shkencave teknike në Kosovë. Po atë vit, sipas Ligjit të asaj kohe u zgjodh në thirrjen universitare “Docent” për dy lëndë mësimoree: “Mekanika” dhe “Rezistenca e materialeve”.

Në tetor të vitit 1971 u zgjodh dekan i Fakultetit Teknik (dekan i parë shqiptar i Fakultetit Teknik) me pesë drejtime (tri në Prishtinë: Ndërtimtaria, Elektroteknika dhe Makineria dhe dy drejtime në Mitrovicë: Xehetaria dhe Metalurgjia).

Nga vit 978 deri në vitin 1982 ka punuar temën e doktoraturës, të cilë e ka mbrojtur në Prishtinë, para Komisionit: dy Akademikëve Ðorđe Lazarević dhe Akademik Vladimir Bogunović dhe tre profesorëve: Prof. dr. Vlatko Brčić, Prof. dr. Milorad Ivkovič (udhëheqës shkencor-mentor) dhe Prof.dr. Života Perišić (profesorë të Fakultetit të Ndërtimtarisë në Universitetin e Beogradit).

Në vitin 1982 zgjedhet në thirjen “Prof. inordiner (prof. i asocuar)”, ndërsa në vitin 1987 zgjedhet në thirrjen “Prof. ordinar (prof. i rregullt)”.

Në vitin 1991 nga ana e organeve të dhunshme të asaj kohe, së bashku me pedagogët dhe studentët shqiptarë, largohet nga Universiteti i Prishtinës, duke u maltretuar nga soldateska serbe e asaj kohe.

Në muajin tetor të vitit 1991 kyҫet në grupin organizativ të pedagogëve të Universitetit të Prishtinës për organizimin e mësimit nëpër shtëpi private (sistemi i arsimit paralel). Në kohën e sistemit paralel të mësimit në gjuhën shqipe, zgjedhet Dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Detyrën e dekanit të FNA e kreu në dy mandate deri në tetor të vitit 1994. Derisa ishte dekan i FNA në tetor të vitit 1992, në protestat e atij viti burgoset dhe maltretohet nga policia serbosllave e asaj kohe. Posa e përfundoi mandatin e dekanit të FNA (tetor 1994), nga Senati i Universitetit të Prishtinës zgjedhet Kryetar i parë i Senatit të Universitetit të Prishtinës me mandat katër vjeҫar deri në vitin 1998. Deri sa ishte dekan i FNA organizoi studimet pasdiplomike në vitin 1994/95 në degën e Ndërtimtarisë – drejtimi konstruktiv, të cilat studime edhe i udhëhoqi prej vitit 1995 deri në vitin 2003 (kur ishte pensionuar).

Më 15 mars 2006 nga Këshilli shkencor i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitetkturës i propozohet Senatit të Universitetit të Prishtinës që prof. dr. Fetah Jagxhiut t’i caktohet titulli “Profesor Emeritus”.

Specializime

Prof. dr. Fetah Jagxhiu, gjatë viteve akademike 1978 dhe 1979 ka qëndruar dy herë nga tre muaj në Universitetin Politeknik të Krakovit, në Poloni.

Veprimtaria pedagogjike e Prof. dr. Fetah Jagxhiut

Që nga fillimi i karierës së tij (për shkak të mungesës së kuadrit për mësim në gjuhën shqipe), prof. Jagxhiu ka qenë jashtëzakonisht i angazhuar në mbajtjen e mësimit, ku ka mbajtur edhe mbi 25 orë në javë ushtrime në më shumë lëndë, në shumë degë të Fakultetit Tenik. Edhe si Docent dhe më vonë si Profesor ka qenë shumë vite me mbi 15 orë ligjerata në javë. Si profesor më eminent ka mbajtur lëndë fundamentale të shkencave teknike në Ndërtimtari, Makineri, Arkitekturë dhe në Xehetari të Fakultetit Xehetaro-Metalurgjik, në Mitrovicë. Si pedagog universitar, si në UP poashtu edhe kolegjin univesitar UBT (Prishtinë) ka përgaditur trashëgimtar shumë profesorë të regullt.

Veprimtaria botuese e Prof. dr. Fetah Jagxhiut

Prof. dr. Fetah Jagxhiu, paralel punës si pedagog universitar ka dhënë kontributin e madh në përpilimin e teksteve universitare.

Prof. dr. Fetah Jagxhiu është profesori më produktiv i përpilimit të teksteve universitare jo vetëm në Fakultet Teknike, por edhe më gjërë në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.

Tekstet e botuara të prof.dr. Fettah Jagxhiut:

  1. Jagxhiu, F.:“Mekanika I (Statika)”,311 f., Prishtinë, 1976. Recensionin e këtij teksti e kanë bërë: Prof. dr. Ljubodrag Radosavlević, profesor ordinar i Fakultetit të Makinerisë, i Universitetit të Beogradit, dhe Inxh. Thanas Gaçe e Inxh. Zyhdi Casli, docentë të Universitetit Politeknik të Tiranës. Ky tekst është ribotuar edhe dy herë, në vitin 1985 dhe vitin 1997.
  2. Jagxhiu, F.:“Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga Mekanika I”,353 f., Prishtinë 1977. Recensionin e këtij teksti e kanë bërë docentët e Universitetit Politeknik të Tiranës: Inxh.  Thanas Gaçe dhe Inxh. Zyhdi Caslli. Ky tekst është ribotuar edhe dy herë në vitin 1985 dhe vitin 1997.
  3. Jagxhiu, F.:“Mekanika II (Kinematika)”,187 f., Prishtinë, 1980. Recensionin e këtij teksti e kanë bërë Akademik Tatomir Angjeli me dhunë nga spldateske serbe, Prof. dr. Lubodrag Radosavlević nga Universiteti i Beogradit si edhe nga: Robert Progri, Zana Harxhi, Thanas Dimroçi dhe Kosta Gjika nga Universiteti Politeknik i Tiranës.
  4. Jagxhiu, F.:“Mekanika III (Dinamika)”,476 f., Prishtinë, 1985. Recensionin e këtij teksti e kanë bërë Akademik Tatomir Angjelić, nga Universiteti i Beogradit dhe Prof. dr. Afrim Vokshi, profesor ordinar i Fakultetit Teknik në Prishtinë.
  5. Jagxhiu, F.:“Rezistenca materialeve pjesa e I-rë”,355 f., Prishtinë, 1995. Recensionin e këtij teksti e kanë bërë Prof. dr. Afrim Vokshi dhe Prof. dr. Xhevat Perjuci, profesorë ordinar të Fakultetit Teknik në Prishtinë.
  6. Jagxhiu, F.:“Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga Mekanika II (Kinematika)”,f. 215, Prishtinë, 1995. Recensionin e këtij teksti e kanë bërë Prof. dr. Afrim Vokshi dhe Prof. dr. Ahmet Geca. profesorë ordinar të Fakultetit Teknik.
  7. Jagxhiu, F.:”Rezistenca e materialeve – pjesa e II-të”,413 f., Prishtinë 1999. Recensionin e këtij teksti e kanë bërë Prof. dr. Afrim Vokshi, prof. ordinar në FNA dhe Prof. dr. Xhevat Perjuci, profesor ordinar i Fakultetit të Makinerisë në Prishtinë.
  8. Jagxhiu, F.; Dautaj, A.:“Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga Rezistenca e matrialeve I”,352 f., Prishtinë, 2016. Recensionin e këtij teksti e kanë bërë Prof. dr. Niko Pojani profesor ordinar në Fakultetin e Inxhinerisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Prof. dr. Misin Misini profesor asistent në FNA në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prshtinë.
  9. Jagxhiu, F.; Dautaj, A.:“Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga Rezistenca e matrialeve II”,420 f., Prishtinë, 2017. Recensionin e këtij teksti e kanë bërë Prof. dr. Niko Pojani, profesor ordinar në Fakultetin e Inxhinerisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Prof. dr. Misin Misini profesor asistent në FNA në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Prshtinë.

Përveç këtyre nëntë teksteve universitare, prof. Jagxhiu ka botuar edhe dy dispensa, si botime interne të Fakultetit Teknik:

  1. Koautor i dispensës së botuar në gjuhën serbokroate me ligjëruesin Inxh. Vlasta Nikolić nga Beogradi:”Zbirka rešenih zadataka iz Otpornosti materijala”260 f., Prishtinë, 1966.
  2. Jagxhiu, F.:“Karakteristikat gjeometrike të figurave dhe i masës së trupit gjeometrik”(dispensë),,130 f., Prishtinë 1978. Recensentë: Prof.dr. Ejup Hamiti dhe Mr.Sc. Vukomir Savić.

Dispensa për studentët e studimeve pasdiplomike, seksioni i Ndërtimtarisë në FNA, Prishtinë:

  1. Jagxhiu, F.:“Teoria e elasticitetit”(dispensë), 199 f., Prishtinë, 1996.
  2. Jagxhiu, F.:“Teoria e plasticitetit”(dispensë), 182 f., Prishtinë, 1996.
  3. Jagxhiu, F.:“Teoria e zvarritjes”(dispensë), 178 f., Prishtinë 1967.
  4. Jagxhiu, F.:“Problemet e reologjisë në konstruksionet e betonit” (dispensë), 216 f., Prishtinë, 1997.
  5. Jagxhiu, F.:“Teoria e shufrave murholla” (dispensë),  132 f., Prishtinë, 1997.

Për studentët e studimeve pasdiplomike, dega e Makinerisë në Fakultetin e Makinerisë, Prishtinë, prof. Jagxhiu ka përpiluar edhe botuar një dispensë:

  1. “Metodat eksperimentale për caktimin e sforcimeve dhe deformimve”,175 f., Prishtinë, 1996.

Për studentët e kolegjit UBT, Prishtinë, prof. Jagxhiu ka përpiluar dhe botuar dispensat, Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapsinor:

  1. “Mekanika Teknike 1”, 96 f., Prishtinë 2012.
  2. “Mekanika teknike 2 (Rezistenca e materialeve)”,185 f., Prishtinë, 2012.

Për studentët e kolegjit UBT, Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, prof. Jagxhiu ka përpiluar dhe botuar dispensat:

  1. “Rezistenca e materialeve 1”,185 f., Prishtinë, 2014.
  2. “Rezistenca e materialeve 2”,63 f., Prishtinë, 2015.

Punimet profesionale dhe shkencore

  1. Jagxhiu, F.:“Komponentet e sforcimeve në skajet e trarit të paranderur”(punim i temës së magjistraturës), Zagreb 1970.
  2. Jagxhiu, F.:“Një propozim për prezantimin e saktë të funksionit të zvarritjes dhe të relaksimit”,në Buletinin nr.1, të Fakultetin Teknik, Prishtinë 1980.
  3. Jagxhiu, F.:“Një lloj modeli reologjik për interpretimin e performancës së materialit me karakteristika variable në rrjedhim të kohës”,botuar në “Përmbledhje e punimeve”, Buletini nr.1, Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1980.
  4. Jagxhiu, F.:“Kuptimi fizik i varësisë algjebrike të Bazantit për korelacionin deformim – sforcim”botuar në “Përmbledhjen e punimeve”, Buletini nr.2,” Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1980.
  5. Jagxhiu, F.:“Një variantë i teorisë së modifikuar të vjetërsisë për betonin”, botuar në Përmbledhjen e punimeve në Buletinin nr.2., Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1980.

Punimet e kumtuara dhe të botuara në Kongreset e Lidhjes së Konstruktorëve të Ndërtimtarëve të ish Jugosllavisë dhe në Kongreset e shoqatës së Mekanikës të ish Jugosllavisë. Në Kongresin e VII-të të Lidhjes së Konstruktorëve të ish Jugosllavisë prof. Jagxhiu ka publikuar dy punime shkencore të cilët janë të recensuar dhe botuar; titujt e këtyre punimeve janë:

  1. Jagxhiu, F.:“Jedan reoloski model za prezentiranje ponasanja betona”, në Kongresin e VII-të KSDGJ, Cavtat- Kroaci, 1983.
  2. Jagxhiu, F.:“Algebarska veza zasnovana na modifikovanoj teoriji starenja”,në Kongresin e VII-të KSDGJ, Cavtat – Kroaci, 1983.
  3. Në kongresin e XVII të Shoqatës për Mekanikë të ish Jugosllavisë Prof.Dr. Fetah Jagxhiu është paraqitur me punimin me titull:
  4. Jagxhiu, F.:“Algebarska veza zasnovana na naslednoj teoriji starenja”,në XVII Kongres SDMJ, Beçiqi, 1984. Edhe ky punim është recenzuar dhe botuar.
  5. Jagxhiu, F.:“Kërkesat që duhet të plotësojë funksioni i trashigimit për betonin”,në Përmbledhje punimesh, Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1985.

Në vitin 1987, me rastin e vizitës që është bërë me ftesën e Institutit të teorisë së konstruksioneve të Fakultetit Politeknik të Yashit në Rumuni, prof. Jagxhiu ka kumtur dy punime shkencore (këto kumtime janë mbajtur në gjuhën franceze). Punimi është publikuar në “Buletinin e punimeve shkencore nr. 4-1” të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në Prishtinë.

  1. Jagxhiu, F.:”Një propozim për përmirësimin e koeficientit të zvarritjes”,publikuar në Simpoziumin e mbajtur në Prishtinë, në vitin 2005.
  2. Jagxhiu, F.:“Analiza e deformimit në procesin kohëgjatë në varësi nga klasa e soliditetit të betonit te elementet që punojnë në nderjen aksiale”,Prishtinë 2005.

Aktivitetet tjera të Prof. dr. Fetah Jagxhiu

Prof. dr. Fetah Jagxhiu si punëtor shkencor i dalluar në ish Jugosllavi e më gjërë, më se dy dekada ka qenë në Kryesinë e Shoqatës Jugosllave të Mekanikës teorike dhe të zbatuar. Shumë herë ka qenë anëtar i jurisë së Kongresit të Shoqatës për ndarjen e shpërblimeve për shkencëtar të rinj. Më se 10 vite ka qenë anëtar i redaksisë së fletushkës shkencore të Shoqatës jugosllave të Mekanikës teorike dhe të zbatuar, e cila botohej në gjuhën angleze.

Njohuri të gjuhëve të huaja: turqisht, serbokroatisht, rusisht dhe frëngjisht.

Dekorata, lëvdata, mirënjohje, diploma dhe falenderime

Prof. dr. Fetah Jagxhiu për punën dhe veprimtarinë e tij është dekoruar dhe i janë dhënë mirënjohje, si:

  1. Dekoratë me Kurorë të Argjendë, për merita të arritura për ngritjen e kuadrit shkencor, me çka është dhënë kontribut në lëminë e zhvillimit ekonomik, shoqëror, shkencor dhe kulturor të vendit, më 10 shkurt 1970.
  2. Lëvdatë,me rastin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, si për rezultatet e arritura dhe kontributin e tij në ngritjen e mësimit dhe të punës shkencore më 14 dhkurt 1970.
  3. Lëvdatë, me rastin e kremtimit të dhjetëvjetorit të punës së Fakultetit Teknik, për kontributin në punën e suksesshme dhe zhvillimin e Fakultetit më 24 dhjetor 1976.
  4. Dekoratë me yll të Argjendt,për merita dhe të arritura të suksesshme me rëndësi për ngritjen vendit, më 20 tetor 1978.
  5. Diplomë nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, me rastin e 10 vjetorit të Universitetit të Prishtinës, më 28 mars 1980.
  6. Fletë falenderimi, me rastin e 20 vjetorit të punës së Fakultetit Teknik, për bashkëpunim të suksesshëm dhe ndihmë të pamohueshme në punën e gjertanishme, më 7 maj 1986.
  7. Mirënjohjenga shoqata bëmirëse “Nëna Terezë”, në shenjë falënderimi për ndihmën dhe kontributin e dhënë në veprimtarinë humanitare të kësaj Shoqate, ndihma materiale dhe kontributi janë edhe një mbështetje e fuqishme morale, një qendresë gjithëkombëtare deri në fitore, më 27 maj1994.
  8. Mirënjohjenga Fakulteti i Makinerisë me rastin e 30 vjetorit të themelimit, për punë disa vjeçare, i cili dha kontribut të çmuar për zhvillimin e procesit mësimor, shkencor dhe profesional, më 1 tetor 1997.
  9. Mirënjohje, me rastin e 30 vjetorit të themelimin e Universitetit të Prishtinës, për kontributin e veçantë në rifillimin e punës dhe udhëheqjen e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arhitekturës në Prishtinë. Dekan në periudhën 1991-1994, më 16 maj 2000.
  10. Mirënjohjenga Universitetii i Prishtinës, me rastin e trevjetorit të protestave të mbajtura me 01 tetor 1997, për kontributin e veçantë në organizimin e protestave, në cilësinë e anëtarit të Këshillit Organizativ të Protestave, me 01 tetor 2000.
  11. Mirënjohjenga Fakulteti i Ndërimtarisë dhe Arkitekturës, me rastin e dyzet vjetorit të themelimit dhe punës së Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në shenjë të vlerësimit të kontributit të veҫant arsimor dhe studimor – shkencor, më 15 nëntor 2005.
  12. Mirënjohjenga Universiteti i Prishtinës, për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe avansimin e procesit mësimor-shkencor në Universitetin e Prishtinës, më 28 mars 2007.
  13. Mirënjohjenga Shoqata për kthimin e Shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta, për merita në pengimin e pastrimit Etnik të Kosovës dhe krijimin e kushteve për kthim, Pejë, më 15 maj 2010. 14. Mirënjohje, me rastin e shënimit të 50 vjetorit të themelimit të klubit të studentëve shqiptarë të Universitetit të Zagrebit, për kontribut të veçantë në themelimin e klubit “Shkëndija”, në aktivitetet studentore, në veprimtari arsimore, edukative profesionale dhe për angazhim dhe kontribut në çështjen kombëtare shqiptare, jepet kjo mirënjohje, si vlerësim dhe respekt për aktin, veprën dhe sakrificën sublime. Për kontribut të veçantë në fushën e arsimit dhe të çështjes kombëtare, Prizren, 23 tetor 2010.
  14. Mirënjohjenga kolegji UBT, me rastin e 10 vjetorit të Universiteti për Biznes dhe Teknologji, për kontributin e dhënë, në zhvillimin cilësor të arsimit universitar në UBT, më 02 dhjetor 2011. 16. Mirënjohje nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, me rastin e 45 vjetorit të themelimit të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, për kontributin në avansimin dhe zhvillimin e proceseve mësimore, shkencore dhe udhëheqje të suksesshme të FNA, më 25 nëntor 2010.
  15. Mirënjohjenga kolegji UBT, Fakulteti Inxhineri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës, në nderim të performansës së dalluar për organizimin dhe ligjërimin në Akademinë Verore UBT, më 21 korrik 2014.
  16. Mirënjohjenga Universiteti i Prishtinën “Hasan Prishtina” – Fakulteti i Edukimit (me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut për kontributin në edukimin e gjeneratave të reja, më 7 qershor 2018.
  17. Certificatënga UBT (Construction Engineering and Infrastructure – 7th Intenational Summer Academy – 2018), for contribution in the Faculty of Civil and Infrastructure, 9-13 July 2018.

Përfundim

Profesor Emeritus Fetah Jagxhiu, i diplomuar në Universitetin e Zagrebit në drejtimin e Ndërtimtarisë, diplomoi ndër të parët e gjeneratës së tij, si inxhinier i parë i ndërtimtarisë i qytetit të Prizrenit.

Profesor Emeritus Fetah Jagxhiu ishte ndër asistentët e parë shqiptar në Shkollën e Lartë Teknike në Prishtinë, në tri drejtime: Ndërtimtari, Elekroteknikë dhe Makineri.

Profesor Emeritus Fetah Jagxhiu ishte ndër të parët në gjeneratën e vet që magjistroi, kështu që ishte magjistri i parë i shkencave teknike jo vetëm në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës, njëherit edhe në ish Republikën Socialiste të Serbisë.

Profesor Emeritus Fetah Jagxhiu si punëtor shkencor i dalluar në ish Jugosllavi e më gjërë, më se dy dekada ka qenë në Kryesinë e Shoqatës Jugosllave të Mekanikës teorike dhe të zbatuar. Shumë herë ka qenë anëtar i jurisë së Kongresit të Shoqatës për ndarjen e shpërblimeve për shkencëtar të rinj.

Profesor Emeritus Fetah Jagxhiu ishte profesori më produktiv i përpilimit të teksteve universitare jo vetëm në Fakultet Teknike, por edhe më gjërë në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.

Profesor Emeritus Fetah Jagxhiu, gjatë një karriere pesëdhjetë vjeçare pedagogjike, ka ligjëruar në disa Fakultete të Universitetit të Prishtinës, si: Në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në Fakultetin e Makinerisë,  në Fakulktetin e Xehetarsië dhe Metalurgjisi si edhe në kolegjin UBT në Prishtinë, përherë i saktë dhe profesionist i jashtëzakonshëm, i afërt me studentë dhe korrekt me kolegë. Ishte përherë në ballë të Universitetit të Pishtinës dhe i patrembur për mbrojtjen e tij.

Profesor Emeritus Fetah Jagxhiu është vlerësuar për aftësitë pedagogjike dhe shkencore, duke publikuar punime shkencore në vend dhe në botën e jashtme, dhe ishte në mesin e profesorëve më të dalluar që udhëhoqi konferenca dhe simpoziume shkencore.

Bibliografia

  1. Jagxhiu, F.:“Mekanika I (Statika)”,Prishtinë, 1976.
  2. Jagxhiu, F.:“Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga Mekanika I”,Prishtinë,1977.
  3. Jagxhiu, F.:“Mekanika II (Kinematika)”,Prishtinë, 1980.
  4. Jagxhiu, F.:“Mekanika III (Dinamika)”,Prishtinë, 1985.
  5. Jagxhiu, F.:“Rezistenca ematerialeve pjesa e I-rë”,Prishtinë, 1995.
  6. Jagxhiu, F.:“Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga Mekanika II (Kinematika)”,Prishtinë, 1995.
  7. Jagxhiu, F.:”Rezistenca e materialeve – pjesa e II-të”,Prishtinë 1999.
  8. Dokumentacion nga Arkivi i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Prishtinë, 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok