26/12/2024

Profecia e senatorit McCain për Blinken si “rrezik për Amerikën”!

0
Enver-Bytyci

Nga Enver Bytyçi

Para shtatë vitesh senatori i shquar amerikan, John McCain, kundështoi kandidaturën e Antony Blinken për Zëvendës Sekretar Shteti, për shkak se Blinken kishte kërkuar largimin e nxituar e të rrëmujshëm të forcave ushtarake amerikane e të NATO-s nga Afganistani. Asokohe presidenti Obama kishte shpall objeksionin e tij për tërheqjen nga Afganistani, gjë që më pas do ta përforconte Donald Trump dhe realizonte Joe Biden. Në atë mbledhje McCain ishte i prerë kur fliste për Blinken: ” … ky individ ka qenë në fakt i rrezikshëm për Amerikën dhe për djemtë e vajzat tona me uniformë që shërbejnë e luftojnë nëpër botë”, tha ai.

Ish-senatori amerikan me famë kishte parime dhe e thoshte shpesh se ishte në kompetencën e presidentit emërimi i stafite në administratën e tij. Por në rastin e Blinken ai nuk i qëndroi këtij parimi, kundërshtoi ashpër emrimin në postin e lartë dhe madje e konsideroi atë si “të rrezikshëm për Amerikën”! Eshtë e njëjta akuzë, që sekretari i Shtetit u bën njerëzve, të cilët i shpall non-grata. Dhe mesa duket shumë nga këto shpallje përdoren si një lloj kompleksi të tij për të “dëshmuar” se ai nuk është i rrezikshëm për Amërikën”!

Ngjarjet në Kabul dhe Afganistan nga data 15 gusht e deri më sot po dëshmojnë profecinë e jashtëzakonshme të senatorit të madh, John McCain. Ish senatori mund të ketë pasur të dhëna të tjera, të cilat nuk janë bërë publike, sepse të etiketosh një kandidat për Zevendës Sekretar të Shtetit si “rrezik për Amerikën” shkon përtej oponencës, opoozitarizmit dhe kundërshtive politike. Megjithatë MaCain po e ndihëmon vendin e tij të madh edhe pas vdekjes! Po ju kujton amerikanëve se në krye të Departamentit të Shtetit është vënë një person “non grata” për atë punë dhe vetë vendin e madh amerikan.

Kur presidenti Biden nënshkroi dekretin e tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, planin e kësaj tërheqjeje për ushtrinë do të duhej ta bënte Departamenti i Mborjtjes dhe atë për civilët, përfshirë diplomatët, do të duhej ta bënte Departamenti i Shtetit. Departamenti i Mbrojtjes bëri një plan të dështuar, ndërsa Blinken nuk bëri asnjë plan për detyrën e tij. E gjitha ndodhi si nëpër filma. Rrëmuja dhe katastrofa e Kabulit do të mbahen mend si përgjegjësi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht e sekretarit të Mbrojtjes dhe atij të Shtetit amerikan. Por I rënduar në këtë situatë është edhe presidenti. Aleatët e NATO-s nuk u njoftuan dhe me ta nuk pati koordinim. Për pasojë prej dhjetë ditësh Kabuli dhe Afganistani janë në kaos. Aq i madh është kaosi sa ka shqetësuar edhe pretendentin për fronin e mbretit të galaktikës, Edi Ramën. Prej një jave ai del çdo ditë në Runas të presë vëlleërit afganë të tij e të Blinken, por avionët nuk ngrihen nga Kabuli e nuk ulen në Tiranë për t’i sjellë këta afganë të korruptuar dhe të implikuar në krime e trafiqe, sidomos atë të drogës.

Sekretari Blinken u shpreh disa kohë para avancimit të talebanëve se “Çdo gjë do të shkojë mirë”, pra se me tërheqjen e trupave ushtarake do të tërhiqeshin edhe civilët dhe diplomatët. Se talebanët nuk kishin asnjë mundësi të merrnin pushtetin. Ndërkaq të gjitha këto garanci të tij dolën fiasko. Pasoja është rrezikimi i jetës së diplomatëve të huaj dhe grupeve të ndihmës së civillëve në Afganistën. Ata 20 viktimat e para dy ditëve në aeroportin e Kabulit, në fakt janë viktimat e desinformimit të Blinken dhe agjencive të sigurisë amerikane.

Pse ndodhi kësisoj? Pse duhej që Amerika të largohej e gjunjëzuar dhe e turpëruar nga Afganistani? Sigurisht në këtë dramë ka përgjegjësinë e vetë presidenti Biden. Por përgjegjësia më e madhe i takon sekretarit të Shtetit, Antony Blinken. Ai u dëshmua mu ashtu siç e pati thënë John MacCain: “Rrezik për Amerikën”! “Rrezik për Amerikën”! Këtë përgjegjësi e shton fakti që ambasada amerikane në Kabul e kishte njoftuar atë me kohë për situatën e vështirë që po krijonin sulmet e talebanëve. Heshtja e tij ishte dhe mbetet një enigmë e çuditshme, që nuk gjen justifikim.

Dhe për t’i shpëtuar përgjegjësisë së tij u rrek të kërkonte ndihmën e liderëve të korruptuar të Ballkanit, përjashto Kosovës për shkak të historisë unike të saj në marrëdhëniet me SHBA-të. Si zëdhënës të tij kryesor në NATO e kudo përdori dhe po përdor kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Deri aty sa ky lideri ynë i naltmadhnuar të qortojë anëtarët më të vjetër dhe më të devotshëm të NATO-s se gjoja ata “nuk ndjejnë dhembshuri si kryeministri sadist i Tiranës për afganët e rrezikuar”! E kishte udhëzuar edhe Olta Xhaçkën të fliste me të njëjtën gjuhë në takimin e ministrave të Jashtëm të Aleancës.

Mashtrimet e Edi Ramës dhe lotët e tij të krokodilit janë pasojë e kërkesave të vazhdueshme të Blinken që ky mashtrues të luajë deri në fund lojën e vet emocionale pa asnjë emocion për fatin e afganëve të rrezikuar nga talebanët. Dhe të dy këta aktorë të Sorosit në dramën e Kabulit nuk bëjnë tjetër, veçse duan që ta largojnë Joe Biden nga posti i presidentit amerikan. Gjithçka ka ndodhur sipas një skenari dhe regjie të hartuar në zyrat e Soros. Aktorët e lojës dramatike më të shëmtuar të shumë dekadave të fundit janë pikërisht njerëzit më besnikë të George Soros, Antony Blinken dhe Edi Rama!

Ndërkaq rreziku më i madh i Blinken qëndron në aftësinë e tij për t’u mbështetur te liderë të korruptuar në Ballkan e kudo në botë për interesat e Sorosit. Se mbështetja e korrupsionit nuk është interes amerikan. Eshtë interes i Sorosit si fabrikë e prodhimit të liderëve me mentalitet pervers korrupsioni! Këta janë dhe Blinken, Rama, Zaev, Vuçiç e udhëheqës të tjerë të inkriminuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok