08/05/2026

PROF. DR. ZAMIR DIKA-DIBRANI QË SHKËLQEU SI PROFESOR, DEKAN DHE REKTOR NË UNIVERSITETIN E EVROPËS JUGLINDORE NË TETOVË

0
Zamir-Dika

Nga Gani S. Pllana

Prof. Dr. Zamir Dika, lindi më 5 janar 1969 në Dibër. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Në vitin 1992, u diplomua në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, si studenti më i mirë i gjeneratës së tij.

Studimet pasuniversitare i vazhdoi në Universitetin Politeknik të Tiranës, Shqipëri, si kandidat doktorature me specializim në “Automatizimin e Proceseve Teknologjike” me notën 10 (dhjetë), dhe përfundoi me sukses mbrojtjen e doktoraturës, në vitin 1997 me temën: “Kontribut në zgjidhjet optimale në teknologjinë e kontrollit të sistemeve digjitale asinkrone sekuenciale – minimizimi i gjendjeve”.

Në vitin 1992, u zgjodh asistent ligjërues në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtines.

Në vitin 1998, u zgjodh ligjërues për lëndët në fushën e rregullimit automatik në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Në vitin 1999, u emërua ushtrues detyre Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në këtë universitet.

Në vitin 2002, u zgjodh docent në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë (UEJL).

Në vitin 2007, u zgjodh profesor inordinar (profesor i asocuar) në fushat e sistemeve të informacionit dhe shkencave kompjuterike në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive të Komunikimit në Universitetin e Europës Juglindore. Paralelisht, ligjëroi edhe në studimet e doktoraturës në Universitetin Politeknik në Tiranë. Në vitin 2009, u zgjodh profesor i rregullt në Universitetin e Europës Juglindore në fushat e sistemeve të informacionit dhe shkencave kompjuterike.

Në Universitetin e Europës Juglindore, punoi në disa pozicione drejtuese, si: Drejtor i Qendrës Kompjuterike, më pas Dekan i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive të Komunikimit, ndërsa në vitin 2005 u emërua Prorektor për Çështjet Akademike.

Në vitin 2010, u zgjodh Rektor i Universitetit të Europës Juglindore, dhe në vitin 2014 u rizgjodh në të njëjtën pozicion nga Bordi i Universitetit.

Njohuri i gjuhëve të huaja: maqedonisht, serbokroatisht dhe anglisht.

Specializime jashtë vendit

Prof. dr. Zamir Dika, në vitin 2003, vizitoi Universitetin e Indianës, SHBA, në një vizitë studimore për zhvillim profesional dhe zhvillim të programeve lëndore. Në vitin 2005, përfundoi me sukses programin e arsimit ekzekutiv në Universitetin e Harvardit – Kenedy School of Governance.

Për zhvillim profesional, në vitin 2013 përfundoi Programin e Arsimit Ekzekutiv në Shkollën e Biznesit të Harvardit (Harvard Business School).

Në vitin 2020, iu bashkua kompanisë së njohur ndërkombëtare “Ecolog  International”, në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të “nd group” me seli në Eindhoven të Holandës për Menaxhimin e Projekteve në rajonin e Ballkanit.

Anëtar në projekte ndërkombëtare

Prof. dr. Zamir Dika është i përfshirë në disa projekte ndërkombëtare të Komisionit Europian për kërkim shkencor, në projektin “TEMPUS” dhe në projekte të tjera relevante që lidhen me interesin e tij kërkimor shkencor.

Zakonisht merr pjesë në disa konferenca ndërkombëtare dhe ka botuar punime në revista shkencore ndërkombëtare dhe konferenca shkencore kombëtare. Gjithashtu merr pjesë në Komitetet e Programit për organizimin e konferencave ndërkombëtare relevante në fushën dhe interesin e tij të kërkimit shkencor dhe është gjithashtu recensues i jashtëm i punimeve kërkimore shkencore, në disa revista shkencore.

Në vitin 2014 ai u ftua si recensues i jashtëm i revistës prestigjioze ndërkombëtare IEEE “Transactions on Engineering Management” dhe anëtar i komitetit të programit për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare të Shoqatës prestigjioze për Zhvillimin e shoqërisë së informacionit (IADIS), 2011-2015.

Që nga viti 2017, është shpallur Anëtar i Akademisë Botërore të Arteve dhe Shkencave.

Lista e disa prej punimeve shkencore dhe profesionale të botuara dhe aktivitetet kërkimore shkencore

  1. a) Punime shkencore të botuara në revista shkencore dhe në konferenca ndërkombëtare:
  2.   “Evaluating web frameworks for personal learning decision?making: A comparative analysis”. International Journal of Computational and Experimental Science and Engineering, 2025, Vol. 11(2), p. 3365?3374.
  3.  “E-learning Technology in Higher Education: A Review”. Proceedings of 4th International Conferences on Science and Technology Engineering Science and Technology, Budva, Montenegro, 2021, p. 428-441. ISBN: 978-605-70965-2-4.
  4.  “Applied Text-Mining Algorithms for Stock Price Prediction Based on Financial News Articles”. Managing Global Transitions International Research Journal, Publisher: University of Primorska Press, ISSN 1854-6935, Volume 17 , Number 4, p. 335 – 352, 2020, Slovenia.
  5.  A Study on Comparative Analysis of COVID-19 Datasets”. SEEU Review – International Scientific Journal. Pulbisher: Sciendo – DeGruyter. Volume 15, Issue 1, pp. 104-120, 2020.
  6.  “Quo vadis,(e-) service quality? Towards a sustainability paradigm”, International Journal – Total Quality Management & Business Excellence,  (Print ISSN: 1478-3363; Impact factor: 1.526; 2017 5-Year Impact Factor: 1.971; Journal Citation Reports® Clarivate Analytics, 2018) Volume 30, 2019 – Issue 7-8, Pages 792-807 / 2019.
  7.  “Qualitative Analysis of ERP System Issues and Challenges in Higher Education: Evidence from Survey Data. 3rd International Scientific Conference on Business (ISCBE). June, 2019, pp. 613-625. Publisher: Faculty of Business and Economics, South East European University – Tetovo, Republic of North Macedonia. ISBN: 978-608-248-031-2.
  8.   “The influence of IS on knowledge sharing in multinational manufacturing networks: Experiences from Albanian and Macedonian plants”,11th IADIS International Conference on Information Systems (IS2018), pp.211-216, 2018, Lisbon, Portugal, ISBN:978-989-8533-74-6.
  9.  “Migrating Google Cloud SDK to the cloud. Case Study: GAE Launcher”, 11th IADIS International Conference on Information Systems (IS2018), pp.211-216,  April 2018, Lisbon, Portugal, ISBN:978-989-8533-74-6.
  10.  ”Using an Integrated Framework for Conceptual Modeling”, International Journal of Advanced Computer Science and Applications, Volume 9 (11), pp. 522-536 / 2018, (ISSN: 2158-107X Emerging Sources Citation Index by Thomson Reuters Clarivate Analytics Web of Sicence), England, United Kingdom.

10.”Integrated Development Environment as a Service (IDEaaS) – Models and Architecture part of the Google Cloud Core Services”, International Journal of Computer Applications, Foundation of Computer Science (FCS), NY, USA, Vol. 182 – Nr. 6, pp 44-50, 2018.

  1. Knowledge Transfer in Manufacturing Plants and the role of Information Systems (IS): Case study on Macedonia manufacturing plants”. 8th International Conference on Information Systems and Technology Innovations: fostering the As-A-Service Economy, 2017, pp. 31-38, Department of Statistics and Applied Informatics Faculty of Economy, University of Tirana, Albania, ISBN: 978-9928-148-67-4.
  2. “Bank employees’ internal and external perspectives on e-service quality, satisfaction and loyalty”,International Journal – Electronic Markets, Vol. 26, Iss. 3, pp. 291-309. Impact Factor: 1.864.
  3. “Integrated Approach to Conceptual Modeling”,International Journal of Advanced Computer Science and Applications, 7(12), 213-219 (ISSN: 2158-107X Emerging Sources Citation Index by Thomson Reuters), 2016, England, United Kingdom.
  4. “A Sustainable E-Service Quality Model”,Journal of Service Theory and Practice (formerly, Managing Service Quality), Vol. 25, Iss. 4, pp. 414-442. DOI: Impact Factor: 1.098.
  5. “Making impact with data in a University Setting – the case of SEE-University”.12th International Conference on Informatics and Information Technologies, CiiT2015, pp. 135-141. Faculty of Computer Science and Engineering, Bitola, Macedonia, 4 / 2015. ISBN 978-608-4699-05-7.
  6. “Absorbing Capacity Using Knowledge Management Systems?n Emerging Countries ?n Manufacturing Plants”, International Journal of Science, Innovation & New Technology, Vol. 1, No. 13. July, pp 27-31, Tirana, Albania. Printed ISSN: 2223-2257; Online ISSN: 2225-0751.
  7. “Performance and load testing of cloud vs. classic server platforms (Case study: Social network application)”,Published in Proceedings of 3rd IEEE Mediterranean Conference on Embedded Computing, pp. 301-306, Print ISBN: 978-1-4799-4827-7, MECO – 2014, Publisher: IEEE. Budva, Montenegro.

18.“The Use of ICT in the Decision Making Process: The Case of Macedonian Entrepreneurial Businesses”. In: Springer New York, Heidelberg, Dodrecht, London: Springer publishing, pp. 339-366, ISBN: 978-3-642-36576-8.

  1. ”2B or Not B2B? The future of B2B and the role of Small and Medium-sized Enterprises from SEE”. 6th Balkan Conference on Informatics, pp. 158-161, BCI 2013, ISSN: 1613-0073
  2.                 “The Effect of ICT Capabilities on the Experience of Using E-Services in Banks”, Published in International Journal of Computer Theory and Engineering, pp. 788-792, 2012, ISSN: 1793-8201, Vol. 4, No. 5.
  3. “A Step Towards the Virtual (Open) Campus: the Role of Multimedia Communication Services”,In: “Video Conference as the Tool for Higher Education”, published by Firenze University Press, ISBN: 978-88-6655-102-7, 2012, Italy, p. 75-83.
  4.                  “Semantic Multicast Notifications: Increasing information timeliness and efficiency with ad-hoc mapping of operational events and organizational data”. World Scientific Engineering Academy and Society International Conference on Computer Engineering and Applications (CEA ’10), 2010, ISBN: 978-960-474-153-3, pp. 27-33. University of Harvard, Cambridge, USA.
  5.                  “Secure and Reliable Modular Web-based solution – Integrating the Process of Grade Submission to the University Information System”. International Association for Development of the Information Society Conference on Information Systems, 2009, Barcelona, Spain, IADIS Press, Page 387-393, ISBN 978-972-8924-79-9.
  6.                  “Managing Security in a New Learning Management System (LMS)”. ITI 2009 31st International Conference on Information Technology Interfaces, (IEEE, 2009), pp. 337-342. University Computing Centre – University of Zagreb, Cavtat, Croatia. ISBN 978-953-7138-15-8.
  7.                  “Virtualizing a campus: a SEEU case study. ACM, 3rd International Conference on ‘Digital Interactive Media in Entertainment and Arts’, 2008, Athens, Greece. Page 215-218, ISBN: 978-1-60558-248-1.
  8.                  “A study of evaluation papers and surveys about Learning Content Management System”. World Scientific and Engineering Academy and Society, 7th International Conference on ‘Software Engineering, Parallel and Distributed Systems’, 2008, Cambridge, UK. pp. 158-162, ISBN -ISSN: 1790-5117, 978-960-6766-42-8.
  9.                  “Common; a framework for developing Knowledge-Based Systems dedicated to Competency-Based Management”. IEEE, 28th International Conference, Information Technology Interfaces, 2006, Cavtat-Dubrovnik, Croatia. Page 419-424, IEEE Catalog 06EX1244. ISBN 953-7138-05-4.
  10.                 “New Course Management System as a transitional tool for improving E-Learning performances”, Published in the SEEU Review, Vol.2/ No.2, Tetova, Republic of Macedonia, 2006.
  11.                  “Technology-Side Reasoning in E-Commerce”, Published in SEEU Review, Vol.1/ No.1, 2005, Tetova, Republic of Macedonia, 2005.
  12. b) Publikime – kërkime shkencore mbi metodologjitë e të nxënit, mësimdhënies dhe sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë:
  13.   “Challenges of contemporary educational leadership in North Macedonia. International Academic Institute, Vienna, Austria, 2022. ISSN 2671-3179, pp. 76-80.
  14.  “The Covid-19 pandemic: Lessons for autonomy: England and North Macedonia”, International Journal for Education Law and Policy, Vol. 16, p. 243–252.
  15.  “Towards measurement of academic performance – the case of South East European University (SEEU)”, Journal of the European Higher Education Area, Special Volume of 12th European Quality Assurance Forum, 2018. DUZ (Deutsche Universitätszeitung) Academic Publisher, Berlin.
  16.  How the Triangle of Bologna Quality Assurance, a National Legal Framework and Internal Quality Enhancement Supports Institutional Improvement”, SEEU Review, Volume 12, Issue 1, Pages 113–124, ISSN (Online) 1857-8462.
  17.  “Enhancing the quality of higher education learning and teaching – a case study from the South East European University”,‘Teacher Education Policy in Europe. A Voice of Higher Education Institutions’. Monograph for the Journal of Research in Teacher Education. University of Umea, 2008. pp. 265-293. ISBN 978-91-7264-600-1 ISSN 1651-0127.
  18.  “Teaching Observation: Does it Develop Teaching? A Case Study from South East European University (SEEU)”, European Forum for Quality Assurance, ‘Trends in Quality Assurance’, November 2008, Budapest.
  19.  The Influence of South East European University’s flexible language policy in curriculum and instruction on student awareness about the existence of other cultures and mutual understanding”. 3rd Conference of the Association for Teacher Education in Europe, ATEE, 2008, Brussels.
  20.  “Quality Assurance, Theoretical Implications, and Practical Implementation: Quality versus Standards in the Case of SEEU”, European Forum for Quality Assurance, ‘Embedding quality culture in higher education’, November 2006, Munich.
  21.  “Implementing Learning Outcomes in Eight European Universities: Experiences and challenges”, “The Quality of Higher Education”, May 2006, Vytautas Magnus University, Lithuania.
  22. c) Kërkime shkencore dhe projekte përkatëse:
  23.   European Cooperation in Science and Technology – Project. ” Information and Communication Technologies – COST. Action IC1202”.
  24.  Norwegian Ministry of Foreign Affairs’ HERD – program.
  25.  Swiss National Foundation. (Strengthening the role of Eastern European Manufacturing Sites in Manufacturing Networks: The influence of Absorptive Capacities).
  26.  European Commission under the Lifelong Learning Programme: 539461-LLP-1-2013-1-BG-ERASMUS-ENW (FETCH, Future Education and Training in Computing).
  27.  TEMPUS: 144650-TEMPUS-2008-IT-JPGR (Video Conferencing Educational Services- VICES).
  28.  TEMPUS: JP 144949-2008 (Example of Excellence for Joint (Degree) Programme Development in SEE” – JOINSEE)”.
  29.   TEMPUS:14165-TEMPUS-1-2008-1-SE-TEMPUS-SMEHS (Designing and Implementing the National Qualification Framework).
  30.  TEMPUS: CARDS JEP-40045 (Workflow and Document Management Infrastructure towards Integrated University – WODOMI).
  31.  TEMPUS: CARDS CD JEP 18046-2003 (Management and (E)Business Education in Computer Science Curricula – MABECS).

10.TEMPUS: SCM No C009B05 (Sustainable Multicultural Interoperable Environment –  SMILE).

  1. TEMPUS: SCM-C006B03-2003 (Exchange of best practices in establishing ECTS).
  2. Projekti i Universitetit të Evropës Juglindore:Intranet Gateway Project.
  3. Projekti i Shoqatës së Universiteteve Evropiane(EUA) – Quality Culture III – Network 4. Teaching and Learning: Implementing Learning Outcomes.

Tekste shkollore dhe universitare

  1.   Dika, Z.; Luma, A.: “Dizajnimi dhe zhvillimi i web-it – koncepte bazë”, 2007, Logos-A, Shkup, ISBN: 998958253.
  2.  Dika, Z.: “Rregullimi automatik I”,  2000, Publikimi i Universitetit të Tetovës – ligjërata të autorizuara.

Mentorimi i kandidatëve të doktoraturës

  1.   2013-2023: Orges Çiço; Teza: “Development and testing business related Cloud applications “, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë, Shqipëri.
  2.  2013-2017: Lindita Nebiu Hyseni: Teza: “Integrated Framework for Conceptual Modeling “, Universiteti i Europës Juglindore, Tetovë.
  3.  2011-2017: Blerta Abazi; Teza: “Optimizing Information Systems in Higher Education Institutions “, Universiteti i Europës Juglindore, Tetovë.
  4.  2007-2012: Shqipe Gërguri; Teza: “The role of IT in the strategic decision making process within large organization in Republic of Macedonia “, Universiteti i Europës Juglindore, Tetovë.
  5.  2008-2012: Adrian Besimi; Teza: “ A web based framework for Business-to-Business (B2B) process integration: An approach for Small and Medium Enterprise’s (SME)“, Universiteti i Europës Juglindore, Tetovë.
  6.  2008-2911: Gjoko Stamenkov; Teza: “Modeling Quality Assurance of ICT-based Services – Banking Industry in Republic of Macedonia“, Universiteti i Europës Juglindore, Tetovë.
  7.  2006-2012: Lejla Abazi Bexheti; Teza: “ A modular approach to Learning Content Management System modeling “, Universiteti i Europës Juglindore, Tetovë.

Anëtar në organe profesionale dhe përkatëse në vend dhe në botën e jashtme

  1.   2017 –  Anëtar i Akademisë botërore të arteve dhe shkencave (Akademia Botërore e Arteve dhe Shkencave.
  2.  2017 – 2020, Anëtar i Komisionit kombëtar për UNESCO-n i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  3.  2004 – 2016, Anëtar i Ekipit Kombëtar të promovuesve të procesit të Bolonjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
  4.  2008 – 2014, Anëtar i Komisionit të kornizës kombëtare të kualifikimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
  5.  Anëtar i Komitetit të Ekspertëve në Ministrinë e arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Përmirësimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë 2010-2012.
  6.  Anëtar i Bordit Editorial të Konferencës së 5-të ndërkombëtare “Sistemet e informacionit dhe inovacionet në teknologji: Trendet e planifikimit për ekonominë e re”, 2013 Tiranë. Revista ndërkombëtare e shkencës (The International Journal of Science, ISSN: 2223-2257).
  7.  Anëtar i komitetit të programit për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare të Shoqatës për zhvillimin e shoqërisë së informacionit (IADIS), 2011-2015.
  8.  Anëtar i Bordit të Konferencës së inovacionit të TIK-ut, 2009-2015, Maqedoni e Veriut.
  9.  Recensues i jashtëm i revistës ndërkombëtare IEEE “Transactions on Engineering Management” – 2014.

10.Anëtar i Bordit të Konferencës së Doktoraturës në lëmine e Shkencave kompjuterike dhe teknologjitë e informacionit 2014.

  1. Anëtar i Komitetit të Shoqatës Ndërkombëtare për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit 2009, 2010, 2011, 2013.
  2. Anëtar i Komitetit të Simpoziumit ndërkombëtar të kompjuterikës në Matematikë dhe Informatikë 2013.
  3. Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Institutit për demokraci parlamentare në Maqedoninë e Veriut 2011-2014.
  4. Anëtar dhe recensues i Komitetit të programit të “Konferencës Ballkanike të Informatikës” BKI, 2007/08/09/10/11/12.
  5. Recensues në Konferencën e 17-të Evropiane mbi Sistemet e Informacionit (ECIS), 2009, në Verona, Itali.
  6. Anëtar i Komitetit drejtues të Simpoziumit të 1-rë mbi Informatikën e Biznesit në Evropën Qendrore dhe Lindore në “Konferencën e 9-të ndërkombëtare të Informatikës së Biznesit” 2009, Vjenë, Austri.
  7. President i Bordit Kombëtar të Fondacionit të “Universitetit të Evropës Juglindore” (2000-2002).

18.Anëtar i Bordit të Universitetit të Evropës Juglindore, Tetovë (2002-2007).

  1. Anëtar i Senatit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup (2000-2004).
  2.                 Anëtar i Bordit për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Maqedonisë (2000-2002).
  3. Zëvendëskryetar i Bordit të Drejtorëve të SH.A. “Telekomunikacioni Maqedonas” (1999-2002).
  4.                  Anëtar i Bordit Drejtues të SH.A. “Mobimak” (1999-2002).
  5.                  Anëtar i Bordit të Kompanisë kombëtare të gazifikimit “GA-MA” (2000-2002)
  6.                  Anëtar i Komisionit të Ekspertëve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë të Veriut për Ligjin e ri për Arsimin e Lartë, (1999-2000).
  7.                  Anëtar i Qendrës për Integrim Evropian në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut (1999-2001).

Arritje shkencore dhe profesionale

Arritjet e larta në kërkimin shkencor nuk mund të arrihen pa pjesëmarrje aktive në projekte të përbashkëta kombëtare dhe ndërkombëtare, përmes të cilave forcohet dimensioni krahasues dhe dukshmëria e punës shkencore me kolegë nga universitete të tjera që punojnë mbi çështje në këtë fushë. Lista e pjesëmarrjeve në projekte relevante që lidhen me fushat e kërkimit të Profesor Dikës është një garanci e rëndësisë së punës së tij kërkimore shkencore.

Figura e Prof. dr. Zamir Dikës në inxhinierinë moderne të sistemeve të informacionit përfaqëson një simbiozë unike midis rigorozitetit shkencor dhe zbatueshmërisë praktike. Veprimtaria e tij kërkimore, e dokumentuar edhe në revista prestigjioze të indeksuara në Web of Science, shënon një rrugëtim evolutiv që nis nga hapat e parë të intraneteve deri te kornizat komplekse të epokës së Cloud Computing.

Nga sistemet modulare deri te inteligjenca e Universitetit

Në qendër të veprimtarisë së tij qëndron zhvillimi i një kornize teorike unike për hartimin e sistemeve të informacionit përmes një qasjeje modulare. Ky vizion inxhinierik u konkretizua në ndërtimin e sistemeve për menaxhimin e të nxënit (LMS) dhe, më tej, në krijimin e një sistemi të integruar për menaxhimin e universiteteve. Sfida kryesore e adresuar nga Prof. Dika mbetet gjetja e sistemeve optimale që janë njëkohësisht të lëvizshme dhe lehtësisht të adaptueshme ndaj ndryshimeve të shpejta teknologjike. Vërtetësia e kësaj qasjeje është eksperimentuar dhe konfirmuar përmes platformave funksionale si libri.seeu.edu.mk dhe my.seeu.edu.mk, të cilat shërbejnë si laboratorë praktik të integrimit të uebit semantik dhe sigurimit të cilësisë së shërbimeve.

Inxhinieria ndërdisiplinore: Mbështetja për biznesin dhe sigurinë

Kontributi i Prof. Dikës shtrihet përtej spektrit akademik, duke u zgjeruar edhe në fushën e tregtisë dhe biznesit elektronik. Ka projektuar modele specifike për marrëdhëniet B2B, me një fokus të veçantë te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME) në Maqedoninë e Veriut. Për këto subjekte, të cilat shpesh përballen me mungesë kapacitetesh financiare, ai propozoi një model teorik modular që ofron funksionalitete minimale por efikase, duke u mundësuar atyre ruajtjen e konkurrueshmërisë përmes aplikacioneve të thjeshta dhe të zgjerueshme. Kjo veprimtari shoqërohet me kërkime të thelluara mbi sigurinë e sistemeve dhe rolin e teknologjive në vendimmarrjen strategjike të ndërmarrjeve të mëdha, si dhe në cilësinë e shërbimeve elektronike në sektorin bankar.

Inxhinieria e dijes dhe sigurimi i cilësisë

Për Prof. dr. Zamir Dikën, ekselenca në inxhinieri është e pandashme nga metodologjitë e të nxënit dhe cilësia në arsimin e lartë. Ai ka dhënë një kontribut të çmuar në zbatimin e modeleve të vëzhgimit të mësimdhënies në mjedise shumëgjuhëshe dhe shumëkulturore, duke përdorur përvojën e tij në komitetet kombëtare për zhvillimin e arsimit dhe zbatimin e parimeve të Procesit të Bolonjës. Përmes pjesëmarrjes në projekte të Komisionit Evropian, si Programi i Mësimit gjatë gjithë jetës për Shkencat Kompjuterike, ai vazhdon të formësojë standardet e cilësisë që kërkon profesioni i inxhinierit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Përmes këtij rrugëtimi, Prof. Dr. Zamir Dika ka dëshmuar se inxhinieria e sistemeve nuk është thjesht ndërtim softueri, por një kornizë mendimi që integron teorinë, sigurinë dhe përgjegjësinë sociale për të krijuar zgjidhje që i rezistojnë kohës.

Përfundim

Prof. dr. Zamir Dika gjatë përvojës së tij të punës, ka kryer edhe funksione të rëndësishme shoqërore, siç është zgjedhja si deputet në Kuvendit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 1998, duke dhënë një kontribut të veçantë si anëtar i Komisionit për Zhvillimin e arsimit dhe Komisionit për Marrëdhënie ndërkombëtare.

Prof. dr. Zamir Dika ka një rol aktiv në reformimin e sistemit të arsimit të lartë të Republikës së Maqedonisë, përmes anëtarësimit në Ekipin kombëtar të ekspertëve për inkorporimin dhe zbatimin e Procesit të Bolonjës; anëtarësimit në Komisionin për përmirësimin e arsimit të lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Shërbeu edhe si anëtar i Bordit të Akreditimit të Republikës së Maqedonisë; anëtar i Komisionit për Kornizën kombëtare të kualifikimeve, pasuar nga punime të botuara relevante mbi cilësinë në arsimin e lartë me pjesëmarrje në konferenca dhe projekte ndërkombëtare në këtë fushë. Në periudhën 2000-2002 ai kryesoi Bordin kombëtar të Fondacionit për Themelimin e Universitetit të Europës Juglindore, ndërsa në periudhën 2002-2007 u emërua anëtar i Bordit të Universitetit të Europës Juglindore.

Paralelisht me angazhimin e tij akademik, në periudhën 1999-2002, prof. dr. Zamir Dika ishte anëtar i disa subjekteve të rëndësishme të kompanive të lidhura ngusht me profesionin, si nënkryetar i Bordit të Telekomunikacionit të Maqedonisë; anëtar i Bordit të Mobimak; dhe Kompanisë Kombëtare të Gazifikimit “Ga-Ma”.

Prof. dr. Zamir Dika në karrierën e tij si studiues spikat në fushat e sistemeve të informacionit: teoria e sistemeve të informacionit, konstruktet, projektimi dhe analiza e sistemeve të informacionit; fushë ndërdisiplinore e integruar me shkencën kompjuterike në lëmi specifike të tregtisë elektronike dhe sigurisë së aplikacioneve elektronike, cilësisë së shërbimeve elektronike dhe vendimmarrjes strategjike bazuar në sistemet e informacionit. Arritjet e tij shkencore janë zgjeruar edhe në punime shkencore të botuara për përmirësimin e metodologjive të të nxënit, mësimdhënies dhe sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

Prof. dr. Zamir Dika, në punime ka një emërues të përbashkët-kornizën teorike për hartimin e sistemit të informacionit, e cila përmirësohet gradualisht duke ndjekur metodologjitë më moderne për kërkimin në sistemet e informacionit dhe zhvillimin e shpejtë të teknologjive që përfaqëson një sfidë për studiuesit në përgjithësi.

Prof. dr. Zamir Dika gjithashtu identifikon saktësisht mjedisin për kryerjen e eksperimentit – aplikacionin, pikërisht në institucionet e arsimit të lartë – si një qendër për prodhimin e njohurive të reja dhe inovacionit.

Bibliografia

  1.   Dika, Z.; Luma, A.: “Dizajnimi dhe zhvillimi i web-it – koncepte bazë”, 2007, Logos-A, Shkup, ISBN: 998958253.
  2.  Dika, Z.: “Rregullimi automatik I”,  2000, Publikimi i Universitetit të Tetovës – ligjerata të autorizuara.
  3.  Dokumente nga arkivi i UEJL, Tetovë, 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok