PROF. DR. XHEVAT PERJUCI-STUDIUES DHE PEDAGOG ME VLERA SHKENCORE TË LARTA NË FUSHËN E MEKANIKËS TEORIKE, REZISTENCËS SË MATERIALEVE DHE KOMUNIKACIONIT RRUGOR
Nga Gani S. Pllana
Prof. Dr.sc. Xhevat Perjuci, u lind më 10 qershor 1949, në Deçan. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, në vitin 1963, kurse shkollën e mesme teknike në vitin 1967, në Mitrovicë. Studimet universitare i kreu në Universitetin e Sarajevës, në Fakultetin e Makinerisë, në vitin 1973. Si student i dalluar gjatë studimeve ishte zgjedhur si demonstrator nga lenda: “Rezistenca e Materialeve”.
Studimet pasuniversitare për magjistraturë, i kreu në Universitetin e Beogradit, në Fakultetin e Makinerisë, në vitin 1979. Ndërsa, studimet për doktoraturë i kreu në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Makinerisë, në vitin 1988.
Punësimi pas përfundimit të studimeve dhe puna në Universitetin e Prishtinës
Pas përfudimit të studimeve, punoi si mësimdhënës në QSHT “19 Nëntori” të Prishtinës, në periudhën 1973-1977, për lëndët mësimore: “Statikë, “Kinematikë” dhe “Rezistencë e materialeve”.
Në vitin 1977, u zgjodh asistent, në Fakultetin Teknik, Seksioni i Makinerisë, në Katedrën e Meknikës.
Në vitin 1979, u zgjodh ligjërues, në Fakultetin Teknik, Seksioni i Makinerisë, në Katedrën e Mekanikës, për lëndët mësimore: “Mekanikë teknike” dhe “Rezistencë e materialeve I e II”.
Në vitin 1988 u zgjodh docent, ndërsa në vitin 1993 u zgjodh profesor inordinar (profesor i asocuar) në Fakultetin e Makinerisë, në Katedrën e Meknikës, për lëndët mësimore: “Mekanikë teknike”, “Teoria e elesticitetit” dhe “Rezistencë e materialeve I e II”.
Në vitin 1998 u zgjodh profesor ordinar (profesor i rregullt) në Fakultetin e Makinerisë, në Katedrën e Mekanikës, për lëndët mësimore: “Mekanikë teknike”, “Teoria e elesticitetit” dhe “Rezistencë e materialeve I e II”.
Detyrat udhëheqëse gjatë jetës studentore, si mëënës dhe punës në Universitet
Prof. dr. Xhevat Perjuci, gjatë studimeve në Sarajevë, ishte sekretar i Shoqatës së studentëve shqiptarë “Luzimi” (1970-1973).
Në Qendrën shkollore teknike “19 Nëntori”, në Prishtinë, ishte zëvendësdrejtor (1974-1977).
Gjatë vitit akademik 1978/79, ishte Kryetar i Kuvendit të Fakultetit Teknik, në Prishtinë.
Katër vite akademike, ishte zëvendës udhëheqës për çështje mësimore i OTHPB Makinerisë (1983-1985), në Prishtinë.
Ushtrues detyre i dekanit të Fakultetit të Makinerisë (1989-1991).
Gjatë viteve akademike (1991-1992), ishte Dekan i Fakulteti të Makinerisë, në Prishtinë.
Dekan i Kolegjit “TEMPULLI” (2014-2019).
Nga viti akademik 2008-2015, ishte redaktor përgjegjës për botime nga shkencat tekniko-teknologjike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.
Gjatë karierës universitare, përveç në Fakultetin e Makinerisë, ka ligjëruar edhe në Fakultetin e Elektroteknikës, lëndën mësimore: “Mekanika teknike”, gjatë viteve akdemike (1979-1991); në Shkollën e Lartë Teknike në Mitrovicë, gjatë viteve akademike (1979-1983) dhe në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë të Mitrovicës, gjatë vitit akademik 1985/86, pastaj në Kolegjin “TEMPULLI” gjatë viteve 2010-2014.
Përkthyes i teksteve mësimore për shkolla të mesme nga gjuha serbokroate në gjuhën shqipe
Prof. dr. Xhevat Perjuci, ka përkthyer tri tekste mësimore, për nevoja të nxënësve për shkolla të mesme të makinerisë.
Recensues për tekste mësimore për shkolla të mesme, për tekste universitare dhe redaktor përgjegjës për tekste universitare
Prof. dr. Xhevat Perjuci, ka recensuar pesë tekste mësimore për shkolla të mesme, nëntë tekste universitare, dhe ishte redaktor përgjegjës për dyzet tekste universitare, nga lëmia e shkencave tekniko-teknologjike
Udhëheqës shkencore për doktoratura
Prof. dr. Xhevat Perjuci, ka udhëhequr dy kandidatë për doktoratura dhe ka qënë anëtar i komisionit për shumë mbrojtje të doktoraturave dhe magjistraturave.
Titullar i lëndëve mësimore në Fakultetin e Makinerisë në Prishtinë
Pas ngritjes akademike profesor i rregullt, ishte titullar i lëndëve mësimore, në studimet bachelor: “Rezistenca e materialeve”, “Teoria e elasticitetit” dhe “Rregullimi i qarkullimit në komunikacion”. Për studimet master (studime pasuniversitare), ishte gjithashtu titullar i lëndëve mësimore: “Teoria e pllakave dhe guaskave” dhe “Kapituj të zgjedhur nga mekanika e aplikuar”.
Mirënjohje dhe lëvdata
- Nga Universiteti i Prishtinës, Mirënjohje për veprimtari si Dekan i Fakultetit të Makinerisë, gjatë punës në ambientet shtëpi-shkolla (1991-1999), Prishtinë.
- Mirënjohje tjera për kontibut në veprimtarinë shumëvjeçare arsimore nga ana e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë.
- Mirënjohje, me rastin e 58 vjetorit të themelimit të Fakultetit, me respekt të veçantë për kontributin jetësor kushtuar arsimit, si dhe ndikimit frymëzues në formimin e inxhinierisë ndër vite, Prishtinë, 30 tetor 2025.
Gjuhët e huaja: Gjatë karierës së vet shkencoro-pedagogjike, është shërbyer edhe me gjuhët: angleze, serbo-kroate dhe ruse.
Botime interne dhe ligjërata të autorizuara
- Perjuci, Xh.: “Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga rezistenca e materialeve I“ (ligjërata të autorizuara),, Fakulteti Teknik Prishtinë, 1980.
- Perjuci, Xh.: “Teoria e elasticitetit“ (ligjërata të autorizuara), Fakulteti i Makinerisë Prishtinë, 1992
- Perjuci, Xh.: “Teoia e pllakave dhe e guaskave“, (ligjërata të autorizuara për studimet pasuniversitare), Fakulteti i Makinerisë Prishtinë, 1996.
- Perjuci, Xh.: “Kapituj të zgjedhur nga mekanika e aplikuar“ (ligjërata të autorizuara për studimet pasuniversitare), Fakulteti i Makinerisë Prishtinë, 1996.
- Perjuci, Xh.: “Meknika I“ (bashkautor), tekste shkollor për klasën e I-rë, Botues ETMM, Prishtinë, 1989.
- Perjuci, Xh.: “Meknika II“ (bashkautor), tekste shkollor për klasën e II-të, Botues ETMM, Prishtinë, 1989.
Tekste universitare
- Perjuci, Xh.: “Mekanika teknike“, Botues Universiteti i Kosovës Fakulteti Teknik, f. 306, Prishtinë, 1983.
- Perjuci, Xh.: „Rezistenca e materialeve I, Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Makinerisë, f.174, Prishtinë, 1994.
- Perjuci, Xh.: „Rezistenca e materialeve II, Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Makinerisë, f.142, Prishtinë, 1995.
- Perjuci, Xh.: „Rezistenca e materialeve I (Përmbledhje detyrash të zgjidhura)”, Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Makinerisë, f.150, Prishtinë, 1998.
- Perjuci, Xh.; Buza, Sh.: ”Rezistenca e materialeve II (Përmbledhje detyrash të zgjidhura)”, Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Makinerisë, f.137, Prishtinë, 1998.
- Perjuci, Xh.; Likaj, R.: Rezistenca e materialeve manual“, Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Makinerisë, f.95, Prishtinë, 2002.
- Perjuci, Xh.; Hoxha, G.: “Rregullimi i qarkullimit në komunikacion (Përmbledhje detyrash të zgjidhura“,Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Departamenti i komunikacionit f.189, Prishtinë, 2011.
- Perjuci, Xh.; Buza, Sh.; Demolli, H.: “Mekanika teknike I“, Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, f.192, Prishtinë, 2011.
- Perjuci, Xh.: “Mekanika teknike I-Statika“, Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, f.160, Prishtinë, 2011.
10.Perjuci, Xh.; Alimehaj, A.; Hoxha, G.: “Rregullimi i qarkullimit në komunikacion“, Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Departamenti i komunikacionit f.154, Prishtinë, 2012.
- Perjuci, Xh.: “Sistemet e sinjalizimit në komunikacion-Leksione“, Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Departamenti i komunikacionit f.135, Prishtinë, 2013.
Analizë e teksteve universitare të prof. dr. Xhevat Perjucit
Teksti universitar “Mekanika teknike”, Botues Universiteti i Kosovës, f. 306, Botues ETMM, Prishtinë, 1983.
Ky tekst universitar, është përpiluar për studentët e drejtimit të Eletroteknikës pranë Fakultetit Teknik të Universitetit të Kosovës në Prishtinës, ku përfshihet material i mjaftueshëm nga fusha e statikës, rezistencës së materialeve, kinematikës dhe dinamikës.
Teksti universitar “Mekanika teknike”, përbëhet nga pjesa e parë me dymbëdhjetë kapituj, për statikën; pjesa e dytë përbëhet nga kapitujt prej trembëdhjetë deri në njëzet e një; pjesa e tretë përbëhet nga kapitujt prej njëzet e dy deri në njëzet e pesë; pjesa e tretë përbëhet nga kapitujt njëzet e gjashtë deri në tridhjetë e dy.
Teksti universitar “Rezistenca e materialeve I”, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Makinerisë, f. 174, Prishtinë, 1994.
Ky tekst universitar është përpiluar për studentët e drejtimit të Makinerisë pranë Fakultetit të Makinerisë të Universitetit të Prishtinës në Prishtinës, i njejti në masë më të vogël apo më të madhe, mund t’u shërbejë edhe studentëve të Fakultetit të Ndertimtarisë dhe Arkitekturës, të Fakultetit Xehetaro-Metalurgjik (dega e xehtarisē), të shkollave të larta teknike, ku përfshihet material i mjaftueshëm nga fusha e “Rezistencës së materialeve I”.
Teksti universitar “Rezistenca e materialeve II”, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Makinerisë, f. 142, Prishtinë, 1995.
Ky tekst universitar, është përpiluar për studentët e drejtimit të Makinerisë pranë Fakultetit të Makinerisë të Universitetit të Prishtinës në Prishtinës, i njejti në masë më të vogël apo më të madhe, mund t’u shërbejë edhe studentëve të Fakultetit të Ndertimtarisë dhe Arkitekturës, të Fakultetit Xehetaro-Metalurgjik (dega e xehtarisē), të shkollave të larta teknike, ku përfshihet material i mjaftueshëm nga fusha e “Rezistencës së materialeve II”.
Teksti universitar “Rregullimi i qarkullimit në komunikacion (Përmbledhje detyrash të zgjidhura“, Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Departamenti i komunikacionit, f.189, Prishtinë, 2011.
Ky tekst universitar, është përpiluar për studentët e drejtimit të Komunikacionit pranë Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës në Prishtinë, ku përfshihen një numër i mjaftueshëm detyrash të zgjidhura në mënyrë shterruese.
Teksti universitar “Rregullimi i qarkullimit në komunikacion (Përmbledhje detyrash të zgjidhura“, përbëhet nga gjashtë kapitujt.
Teksti universitar “Rregullimi i qarkullimit në komunikacion“, Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Departamenti i komunikacionit, f.154, Prishtinë, 2012.
Teksti universitar “Rregullimi i qarkullimit në komunikacion“, përbëhet nga dhjetë kapituj dhe është përpiluar për studentët e drejtimit të Komunikacionit pranë Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës në Prishtinë.
Teksti universitar “Sistemet e sinjalizimit në komunikacion“, Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Departamenti i komunikacionit, f.135, Prishtinë, 2013.
Teksti universitar “Sistemet e sinjalizimit në komunikacion“ është përpiluar për studentët ë vitit të parë te studimeve pasdiplomike (master) Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike – Departamenti i Komunikacionit, për leksione nga Sinjalizimi në Komunikacion, i njëjti mund të përdoret dhe nga studentët e Departamenteve tjera të shkencave teknike.
Teksti universitar “Sistemet e sinjalizimit në komunikacion“, përbëhet nga shtatë kapitujt dhe një shtesë.
Publikime profesionale-shkencore të botuara në vend dhe në botën e jashtme
- Perjuci, Xh.: “Dinamika e boshteve elestike me shumë disqe të ekuilibruara me ndikim të efektit xhiroskopik”, punim nagjistrature, Fakulteti i Makinerisë, Beograd, 1979.
- Perjuci, Xh.: “Elastodinamika e agregatëve makinerikë në gjendịe jostacionare dhe me
parametra të ndyshuar”, disertacion i doktoratës, FM, Prishtinë, 1989.
- Perjuci, Xh.: “Dinamika e ca boshteve elastike me ndikim të efektit xhiroskopik”, në Përmbledhje punimesh, Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1980.
- Perjuci, Xh.; Krasniqi, F.: “Një metodë zvogëlimi e reaksionit të mekanizmave vijēpërkulës”, Përmbledhje punimesh, Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1985.
- Perjuci, Xh. (me bashkautor): “Shpejtësia kritike e rotullimit të zhdrejtë të boshteve elastike e me shumë disqe të vendosura”, në Përmbledhje punimesh, Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1985.
- Perjuci, Xh.: “Analiza e ndikimit të frekuencës në ndyyshimin e momentit rotullues të makinës teknologjike në nivelin e oshilineve të bushtit”, në Tubimi shkencor në temën “Vibrimet e sistemeve të makinave”, Karllovc, 1986.
- Perjuci, Xh.: “Procesi kalimtar oshilator i agregatit makinerik p”r ngjeshje”, Kongresi i mekanikës së Aplikuar, Vërnjaçka Banjë, 1988.
- Perjuci, Xh.: “Oshilinmet përdredhëse dhe ato përkulëse të boshtit elastik të agregatit makinerit gjatë regjimit tranzitor të punës”, në Simpoziumi Vibrimet e Sistemeve rotative Karllovc, 1989.
- Perjuci, Xh.: “Oshilimet përdredhëse dhe përkulëse të boshtit elastik të agregatit të disekuilibruar”, në Kongresi i Mekanikës së Aplikuar, Ohër, 1990.
10.Perjuci, Xh.: “Trajtimi elastodinamik i agregatit makinerik në gjendje jostacionare dhe me parametra të ndryshuar”, në Revista shkencore “Strojarstvo”, Zagreb, 1990.
- Perjuci, Xh.; Buza, Sh.: “Kundërveprimet dinamike në mbështetëset e boshtit të turbogjeneratorit”, në Përmbledhje punimesh, Nr.l, fq. 17-25, Fakulteti i Makinerisë Prishtinë, 1995.
- Perjuci, Xh.; Buza, Sh.:“Zgjidhjet analitike të sistemit të sajuar nga tri masa”, në Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti I, nr.l, fq. 9-16, Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë, 1997.
- Perjuci, Xh.; Buza, Sh.:“Varësia e koeficientëve të influencës nga mbështetja për rotor të Jeffcott-it”, në Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti I, nr.2, fq. 13-20, Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë, 1997.
- Perjuci, Xh.; Buza, Sh.:“Varësia e shpejtësisë këndore kritike nga ekscentriciteti i pernit te rotori i Jefeot-it i mbështetur në kushineta me lubrifikator”, në Makineria-Revistë shkencore për teori e praktikë në makineri,Viti I Il, nr.2, Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë, 1998.
- Perjuci, Xh.:“Elastodinamika e agregatëve makinerikë në gjendjen jostacionare dhe me parametra të ndiyshuar”, 1988 (Punim shkencor në Bashkësinë Krahinore të Punës Shkencore, Prishtinë, 1988.
- Perjuci, Xh.: “Dinamika e boshteve elastike të turbogjeneratorëve”, (Punim shkencor në Rashkësinë Krahinore e Punës Shkencore), Prishtinë, 1990.
- Perjuci, Xh.; Buza, Sh.:“Analiza e presioneve kinetike te rotori i Jeffcott-it, në varshmëri nga efekti xhiroskopik”, në Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, nr. 1, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2002.
18.Perjuci, Xh.; Buza, Sh.; Lika, R.: “Ndikimi i absorberit dinamik në dinamikën e regjimit transitor të agregatit mekinerik”, në Makineria-Revistë shkencore pēr teori dhe praktikë në makineri, nr. 1, fq. 141-146, Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë, 2002.
- Perjuci, Xh.; Buza, Sh.:“Elastodinamika e boshteve me tri disqe të përforcuara”, në Tubim shkencor, Barcelonë, 2006.
- Perjuci, Xh.(me bashkautorë): “Behavior of the elastic shaft with desequilibrated disk related to the type of Support”, 11th International research, Tunisia 5-9 September 2007.
- Perjuci, Xh.(me bashkautorë):“Clical rotating speed of the elastic shaft with non-central disk related to journal ekscentricity”, Development And Conference of Produktion, RIM 2007, Bibac, Bosnia and Hercegovina, Bibac, 2007.
Përfundim
Prof. dr. Xhevat Perjuci, ishte student shembullor gjatë studimeve pesëvjeçare në Universitetin e Sarajevës. Ishte mësimdhënës në shkollën e mesme teknike “19 Nëntori” dhe zëvendës drejtor shkolle për disa vite shkollore.
Gjatë punës në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetit e Makinerisë, në Fakultetin e Elektroteknikës në Prishtinë, në Shkollën e Lartë Teknike në Mitrovicë, në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë si dhe në Kolegjin “TEMPULLI” në Prishtinë, përherë i saktë, i përpiktë, pedagog me vlera profesionale-shkencore dhe me ligjërata të përgatitura me pendanteri të jashtëzakonshme.
Prof. Xhevat Perjuci ishte bartës i shumë projekteve profesionale, mbikëqyrës i realizimeve të shumë projekteve, bartës i ekzaminimeve profesionale të pajisjeve të ndryshme, i kontrollimeve teknike etj.
Ka udhëhequr me dhjetëra punime diplomash për studimet bachelor, dhjetë tema të masterit dhe dy disertacione. Ishte anëtar i komisioneve në shumë mbrojtje të doktorateve dhe magjistraturave (masterave).
Bibliografia
- Perjuci, Xh.: “Mekanika teknike“, Botues Universiteti i Kosovës Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1983.
- Perjuci, Xh.: „Rezistenca e materialeve I, Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë, 1994.
- Perjuci, Xh.: „Rezistenca e materialeve II, Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë, 1995.
- Perjuci, Xh.; Likaj, R.: Rezistenca e materialeve manual“, Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Makinerisë, Prishtinë, 2002.
- Perjuci, Xh.; Hoxha, G.: “Rregullimi i qarkullimit në komunikacion (Përmbledhje detyrash të zgjidhura“,Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Departamenti i komunikacionit, Prishtinë, 2011.
- Perjuci, Xh.: “Mekanika teknike I-Statika“, Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2011.
- Perjuci, Xh.; Alimehaj, A.; Hoxha, G.: “Rregullimi i qarkullimit në komunikacion“, Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Departamenti i komunikacionit, Prishtinë, 2012.
- Perjuci, Xh.: “Sistemet e sinjalizimit në komunikacion-Leksione“, Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Departamenti i komunikacionit, Prishtinë, 2013.
- Monografi: 50 vjet të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike (1967-2017), Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2017.
10.Botime periodike dhe dokumente institucionale nga arkivi i FIM, Prishtinë, 2025.
