PROF. DR. XHEMAJL FEJZULLAHU-FERIZAJALIU QË SHKËLQEU NË MËSIMDHËNIE TË TRMOTEKNIKËS DHE NË MBROJTJE TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS
Nga Gani S. Pllana
Prof. dr. Xhemajl Fejzullahu u lind më 9 qershor 1950 në Vojnoc (Zotaj) të Shtimes. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, kurse shkollën e mesme teknike-seksionin e makinerisë e përfundoi në Ferizaj, në vitin shkollor 1969/70. Dy vitet e para të shkollës së mesme, për shkak të rrethanave të kohës dhe të mungesës së kuadrove shqiptare, i kreu në gjuhën serbokroate kurse dy vitet e fundit kryesisht në gjuhën shqipe.
Në vitin shkollor 1970/71 është regjistruar për studime pesëvjeçare në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Teknik, Dega e Makinerisë, në Prishtinë, të cilin e përfundoi në afat të rregullt në vitin l975.
Në vitin shkollor 1976/77 u regjistrua në studimet pasuniversitare në Universitetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Anijendërtimtarisë në Zagreb (Kroaci), në degën Energjetika dhe Teknika Nukleare, të cilat i përfundoi në fillim të vitit 1985, duke mbrojtur temën e magjistraturës, me titull: “Prilog Rješavanju Plinofikacije Grda Uroševca ” (Kontribut zgjidhjes së gazifikimit të qytetit të Ferizajt).
Pas hulumtimeve dhe qëndrimit në disa qendra universitare dhe shkencore prestigjioze në botën e jashtme dhe punës së palodhur të tij, në vitin 1999, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë, me sukses e mbrojti punimin e disertacionit me titull “Modelimi dhe hulumtimi eksperimental i proceseve vatrore te djegia e gazit nga thëngjilli”. Që nga shkolla e mesme kishte prirje që të njohë sa më mirë resurset energjetike të Kosovës dhe të jap kontributin e tij maksimal në eksploatimin cilësor të tyre. Të gjitha studimet e tij i kishte orientuar në këtë aspekt dhe që të tri temat e tri niveleve të shkollimit (të studimeve universitare pesëvjeçare, të studimeve pasuniversitare-magjistraturën dhe të doktoratës) i kishte zgjedhur nga lëmi i shfrytëzimit të linjitit të Kosovës si një nga resurset kosovare kryesore:
- Në studimet universitare pesëvjeçare: “Funksionimi i sistemit automatik të rregullimit të numrit të rrotullimeve të turbinës me fuqi prej 200 MW dhe shqyrtimi i stabilitetit të tij”;
- Në studimet pasuniversitare:“Kontribut zgjidhjes së gazifikimit të qytetit të Ferizajt”, dhe
- Në studimet për doktoraturë: “Modelimi dhe hulumtimi eksperimental i proceseve vatrore te djegia e gazit nga thëngjilli”
Karriera profesionale dhe shkencore
Gjatë viti shkollor 1975/76 prof. Fejzullahu ka punuar në shkollën e mesme teknike në Ferizaj, për lëndët profesionale nga fusha e termoteknikës.
Në fillim të muajit tetor 1976 kalon në marrëdhënie të rregullt pune në Shkollën e Lartë Teknike në Ferizaj, në cilësinë e Ligjëruesit, për lëndët profesionale: Statikë, Hidraulikë dhe Termodinamikë. Në këtë institucion universitar avancohet në thirrje akademike: Profesor i Shkollës së Lartë.
Në vitin 1979 përkohësisht kalon në ndërmarrjen “Mineks” në Ferizaj, në cilësinë e udhëheqësit teknik të fabrikës në ndërtim.
Më 1 tetor të vitit 1988 kalon në marrëdhënie të rregullt pune në Fakultetin e Makinerisë, në cilësinë e bashkëpunëtorit në Katedrën e Termoenergjetikës dhe Termoteknikës.
Në vitin 1992 i janë besuar mbajtja e ligjëratave nga lëndët mësimore:“Turbomakinat Termike” dhe “Matjet në Energjetikë”.
Specializime dhe qëndrimi në botën e jashtme
Prof. dr. Xhemajl Fejzullahu, gjatë vitit 1990, dy muaj ishte në specializim në Institutin e Termoenergjetikës në Saint Petersburg (ish BRSS).
Me qëllim studimor, për përcaktimin e temës së disertacionit, në vitin 1991, ka bërë disa herë vizita të përkohshme në Universitetin e Sarajevës (Bosnje e Hercegovinë), në Universitetin e Lubjanës (Slloveni), në Universitetin e Zagrebit (Kroaci) dhe në Universitetin e Vjenës (Austri).
Në vitin 1996 qëndroi gjashtë muaj në Institutin e teknikës së djegies të ETH-së – Eidgenössische Technische Hochsschule, Zürich (Universiteti Teknik Federal, Zürich).
Gjatë muajve tetor dhe nëntor të vitit 2003 qëndroi për “Hulumtime pasdoktorate” në LSTM (Lehrstuhl für Strömungsmechanik-Katedra e Mekanikës së Rrymimit), në Fakultetin Teknik të Universitetit Friedrich-Alexander në Erlangen/Nürnberg të Gjermanisë.
Avancimet akademike në Shkollën e Lartë Teknike në Ferizaj dhe në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë
Gjatë periudhës 1976 – 1988, është avancuar (përparuar) nga Ligjërues në titullin Profesor i SH.L. në Shkollën e Lartë Teknike, në Ferizaj.
Gjatë periudhës 1988 – 2010, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në Prishtinë, është avancuar në këto thirrje akademike:
Në vitin 1988 zgjidhet asistent për lëndët e Departamentit të Termoenrgjetoikës
Në vitin 1997 është zgjedhur në thirrjen ligjërues,
Në vitin 2000 është avancuar në thirrje akademike docent,
Në vitin 2005 është zgjedhur në thirrje akademike Profesor i asocuar dhe
Në vitin 2010 është zgjedhur në thirrjen akademike Profesor i rregullt.
Titullar i lëndëve mësimore
Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ka qenë profesor titullar për lëndët mësimore:
Në nivelin e studimeve Bachellor
- “Makinat rrymore” dhe “Makinat rrymore termike”;
- “Teknikat e Matjeve në Energjetikë”.
Në nivelin e studimeve Master
- “Termocentralet e kombinuara” dhe
- “Operacionet mekanike dhe hidraulike”
Udhëheqje në prodhim dhe universitet
Prof. dr. Xhemajl Fejzullahu gjatë përvojës së tij shumëvjeçare, në periudha të caktuara kohore, ka pasur një mori angazhimesh menaxheriale, si:
- 1981-1983 – anëtar i Pleqësisë në Universitetin e Prishtinës;
- 1979-1980 – udhëheqës teknik në fabrikën e prodhimeve ekzotike “Minex”, në Ferizaj;
- 1981-1983 – anëtar i Pleqësisë në Shkollën e Lartë Teknike, në Ferizaj;
- 1981-1985 – shef i dy seksioneve në Shkollën e Lartë Teknike, në Ferizaj;
- 1985-1988 – zëvendësdrejtor në Shkollën e Lartë Teknike, në Ferizaj;
- 2003-2005 – prodekan në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në Prishtinë;
- 2012-2015 – shef i Departamentit të Termoenergjetikës dhe termodinamikës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në Prishtinë.
Udhëheqës shkencor dhe anëtar i komisioneve recensuese
- Udhëheqës shkencor për shumë diploma të nivelit Bachelor;
- Krytetar dhe anëtar i komisioneve për shumë diploma të nivelit Bachelor;
- Udhëheqës shkencor për shumë diploma të nivelit Master;
- Krytetar dhe anëtar i komisioneve për shumë diploma të nivelit Master;
- Kryetar dhe anëtar i komisioneve recensuese për avancime të stafit akademik;
- Kryetar dhe anëtar i komisioneve recensueses për disa botime tekstesh universitare.
Njohje e gjuhëve të huaja: serbisht/kroatisht, gjermanisht, pjesërisht anglisht dhe rusisht.
Veprimtaria botuese e prof. dr. Xhemajl Fejzullahut
Tekst për shkolla të mesme
- Krasniqi, F.; Fejzullahu, Xh.: “Termodinamika dhe hidraulika” për kl. e III-të të arsimit dhe edukimit të mesë, dega: makineri-energjetikë, ETMM, Prishtinë, 1989.
Dispensa për përdorim intern
- Fejzullahu, Xh.; Koleci, A.: “Mirëmbajtja e makinave dhe mbrojtja në punë”, Universiteti i Prishtinës SHLT, Ferizaj, 1981.
- Fejzullahu, Xh.: “Turbormakinat”, Universiteti i Prishtinës SHLT, Ferizaj, 1984.
- Fejzullahu, Xh.: “Matjet në energjetikë”, Universiteti i Prishtinës FIM, Prishtinë, 1992
- Fejzullahu, Xh.: “Makinat rrymore”, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2004.
- Fejzullahu, Xh. (me bashkautorë): “Përcaktimi i eksperimental i karakteristikave të kombinuara”, Universiteti i Prishtinës, FIM, Prishtinë, 2004.
- Fejzullahu, Xh.: “Bazat e statikës dhe kinetikës kimike” (ligjërata të autorizuara), Universiteti Prishtinës, FIM, Prishtinë, 2010.
- Fejzullahu, Xh.: “Teknikat e djegies” (ligjërata të autorizuara), Universiteti Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2013.
- Fejzullahu, Xh.: “Makinat rrymore termike” (ligjërata të autorizuara), Universiteti Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2014.
Tekste universitare
- Fejzullahu, Xh.; Krasniqi, F.: “Hidraulika dhe termodinamika”, për studentë të QAL Ferizaj, Universiteti i Prishtinës, ETMM, Prishtinë, 1986.
- Krasniqi, F.; Bunjaku, J.; Fejzullahu, Xh.; Malsiu, I.: “Përmbledhje detyurash të mekanikës së fluideve”, Botuar nga Universiteti i Prishtinës, FIM, Prishtinë, 1996.
- Fejzullahu, Xh.: “Teknika e matjeve në energjetikë”, botuar nga Universiteti i Prishtinës, FIM, Prishtinë, 2009.
Analizë e temës së magjistraturës dhe të doktoraturës
Tema e magjistraturës: “Prilog rješavanju plinofikacije grada Uroševca (Kontribut zgjidhjes së gazifikimit të qytetit të Ferizajt)”
Punimi i magjistraturës pos kapitujve të përgjithshëm, si: Hyrja, shenjat e përdorura, literatura e përdorur dhe biografisë, përmban edhe 12 kapituj pune.
Në kapitujt 2 dhe 3 përgjithësisht jepen të dhëna për metodat e gazifikimit e në veçanti bëhet fjalë për gazifikimin e linjitit të Kosovës.
Në kapitullin 3 në detale përshkruhen karakteristikat e gazit të dalë nga thëngjilli i Kosovës dhe të produkteve të djegies së tij.
Kapitulli i katërë përmban aspekte të përdorimit të gazit të Kosovës dhe krahasimin me lëndët tjera djegëse, si: transporti dhe përgatitja e tij për djegie; plotësia e djegies së tij; sasia e produkteve të djegies, e të tjera.
Në kapitullin pestë: “Konsumi energjetik i qytetit” është bërë një analizë e konsumit të energjisë në kohën aktuale dhe në perspektivë në industri dhe në shpenzime të përgjithshme. Kjo analizë është për kushtet specifike të qytetit, siç janë: temperatura e jashtme, temperatura mesatare vjetore, gjatësia e periodës së ngrohjes.
Në kapitullin e gjashtë është vlerësuar konsumi për një periudhë të caktuar për të gjitha llojet e konsumit në industri dhe në amvisëri.
Në kapitullin e shtatë është bërë analiza e ekonomike e përdorimit të gazit në qytetin e Ferizajt.Në kapitujt tjerë bëhet fjalë për çështjen teknike të gazsjellësit: dimensionet, trasenë e tij, trashësinë e mureve të tij e të tjera.
Në fund jepen përfundimet e përdorimit të gazit i cili nuk është thjesht një lëndë djegëse/energjent, për është një resurs strategjik për Kosovën. Kjo më së miri dëshmohet në rrethanat aktuale energjetike në regjion dhe në botë.
Tema e doktoratës: “Modelimi dhe hulumtimi eksperimental i proceseve vatrore te djegia e gazit nga thëngjilli”
Punimi i doktoratës përpos parathënies, rezymesë dhe shtojcës përbëhet prej 12 kapitujve.
Në kapitullin e parë jepet qëllimi i punimit, e që është studimi i tri proceseve kryesore që ndodhin: rrymimi ose transporti konvektiv i lëndës djegëse dhe ajrit për djegie dhe gazeve dalëse; reaksioni ose shndërrimet kimike të lëndës djegëse dhe ajrit për djegie në gaze dalëse dhe transmetimi termik i energjisë përbrenda flakës dhe ndërmjet flakës dhe ambientit nëpërmjet rrezatimit, transportit konvektiv dhe përcjellshmërisë. Që të definohet varësia e ndërsjellë e madhësive ndikuese si dhe të gjendet ndikimi i kushteve kufitare në to, tregohet se dy rrugë janë të mundshme:
- Matjet në impiante industriale ose në modele fizike, dhe
- Hartimi i një modeli matematikor i cili bënë të mundur që ndryshimet matematikisht të simulohen, përkatësisht të parallogariten.
Në kapitulli e dytë jepen çështjet teorike të djegies difuzive të lëndëve djegëse të gazta, Sqarohen llojet e rrymave, siç janë: rryma e lirë, rryma e lirë laminare, rryma e lirë turbulente, rryma dhe flaka në hapësirë të kufizuar dhe rryma riqarkulluese.
Në kapitullin e tretë janë dhënë bazat teorike të modelit matematikor të proceseve vatrore, siç janë: shtruarja e problemit dhe të dhënat paraprake, mënyrat e ndarjes së dhomës për djegie, përafrimet dhe supozimet.
Në kapitullin e katërt bëhet llogaritja e shpërndarjes së shpejtësisë së rrymimit, përqendrimit të materies dhe djegies në një fushë të veçantë. Në detale grafoanalitikisht studiohen prurja masore e flakjes rrymuese, shkala e djegies mesatare të flakës rrymuese, e të tjera.
Në kapitullin e pestë vazhdohet me analizën e shpërndarjes së shpejtësisë aksiale dhe e përqendrimit të materies në dy fusha tjera.
Në kapitullin e gjashtë jepet bilanci masor i materieve në zona përkatëse.
Në kapitullin e shtatë dhe të tetë analizohen madhësitë themelore për njehsimin e bilancit të energjisë në zonat e gazit dhe të murit.
Në kapitujt në vazhdim është dhënë modeli njehsues, analiza e rezultateve të njehsimit dhe matjeve të pasqyruara në formë tabelore dhe grafike.
Kapitulli i dymbëdhjetë përmban disa konkluzione për këtë lloj djegie (të gazeve) por edhe në përgjithësi për djegien e lëndëve djegëse.
Veprimtaria profesionale, hulumtuese dhe shkencore e prof. dr. Xhemajl Fejzullahut
Punimet shkencore:
- Fejzullahu, Xh.: “Kontribut zgjidhjes së gazifikimit të qytetit të Ferizajt”, Fakulteti i Makinerisë dhe anijendërtimtarisë (punim i magjistraturës), Zagreb, 1985.
- Fejzullahu, Xh.: “Aspekte të aplikimit të gazit nga linjiti i Kosovës si lëndë djegëse dhe krahasimi me lëndët tjera djegëse”, Këshillimi i 7 i ngrohtoreve, Përmbledhje e punimeve, f. 276-285, Prishtinë, 1986.
- Fejzullahu, Xh.: “Analizë përcaktimit të sasisë specifike të nxehtësisë për ngrohje”, KXEK (revistë e elektroekonomisë së Kosovës), nr. 1-2, f. 49-52, Prishtinë, 1988.
- Fejzullahu, Xh.: “Numri i Wobbe-ut si faktor limitues i përzierjes së gazeve me gazet e prodhuara nga linjiti, Fakulteti i Makinerisë, ”Makineria”, nr. 1 dhe 2, Prishtinë, 1997.
- Fejzullahu, Xh.: “Modelimi dhe hulumtimi eksperimental i proceseve vatrore te djegia e gazit nga thëngjilli” (punim i doktoratës), Prishtinë, 1999.
- Fejzullahu, Xh.; Krasniqi, F.; Beqiri, E.: “Analiza e shkallës së djegies te flakët rrethore simetrike”, në Konferenca e I-rë e energjetikës, Fakulteti i Inxhinierisë, Tiranë, dhjetor 1999. Tiranë, 1999.
- Bunjaku, J.; Krasniqi, F.; Fejzullahu, Xh.; Muriqi, A.: “Mundësia e shfrytëzimit optimal të energjisë termike sekondare të Teceve për ngrohje në largësi me ndihmën e pasqyrimit konform”, në Konferenca e II-të e energjetikës, Fakulteti i Inxhinierisë, Tiranë, dhjetor 2000, Tiranë, 2000.
- Fejzullahu, Xh.; Krasniqi, F.; Bunjaku, J.; Muriqi, A.: “Shpërndarja e proceseve vatërore te djegia e gazit në hapësirë të kufizuar”, në Konferenca e II-të e energjetikës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Tiranë, hjetor 2000, Tiranë, 2000.
- Muriqi, A.; Krasniqi, F.; Bunjaku, J.; Fejzullahu, Xh.: “Ndotja e ambientit nga sistemet termoenergjetike”, në Konferenca e Elbasanit, Tiranë, 2000, Tiranë, 2000.
10.Krasniqi, F.; Bunjaku, J.; Muriqi, A.; Fejzullahu, Xh.; Berisha, Xh.: “Analizë e ndotjes nga sistemet termoenergjetike”, në Konferenca shkencore “Zhvillimi i qëndrueshëm tekniko-teknologjitk dhe mjedisi”, Përmbledhje kumtesash, Prishtinë, 19 prill 2002, Prishtinë, 2002.
- Bunjaku, J.; Krasniqi, F.; Fejzullahu, Xh.; Muriqi, A.: “Caktimi i vektorit kryesor dhe momentit kryesor të forcave të presionit ndaj tejrrymimit të trupit cilindrik”, në “Makineria” nr.1, viti IV, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2002.
- Fejzullahu, Xh.; Bunjaku, J.; Muriqi, A.:“Ligjet themelore të rrymave dhe djegia difuzive, në “Makineria” nr. 1, viti IV, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2002.
- Fejzullahu, Xh.:“Atmosphärische Porenbrenner” Abschlussbericht vom Forshungsaufenthalt am Lehrstuhl für Strömungsmechanik, Friedrich-Alexander- Universität Erlangen-Nürnberg, Gjermani, 25. November, 2003.
- Fejzullahu, Xh.; Vataj, Gj.; Lajqi, Sh.; Zhitia, I.:“Analiza e paraqitjes të dukurisë së kavitacionit tek pompat për furnizim me ujë në stacionin e pompave në “Batllavë”, në “Teknika” nr. 1, vol. I, Universiteti i Prishtinës, Shkolla e Lartë Teknike, Ferizaj, 2003.
- Fejzullahu, Xh.:“Metoda e përafërt e njehsimit të bilancit energjetik në zonat e gazit dhe të murit në dhomat cilindrike të djegies, “Teknika” nr. 3, viti I, Universiteti i Prishtinës, Shkolla e lartë teknike, Ferizaj, 2003.
- Fejzullahu, Xh.; Sahiti, N.:“Modelimi dhe hulumtimi eksperimental i djegies te djegësi poroz atmosferik”, në SHIMK (Shoqata e Inxhinierëve të makinerisë të Kosovës), Simpoziumi i I-rë, 20-21 maj 2004, Prishtinë, i botuar në “Makineria” nr. 1, viti I, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2004.
- Muriqi, A.; Krasniqi, F.; Bunjaku, J.; Fejzullahu, Xh.: “Vështrimi llogaritjes krahasuese të lartësisë së tymtarëve të TEC “Kosova A” nga aspekti ekologjik”, në Konferenca e I-rë e SHTSH, Tiranë, 2005.
18.Muriqi, A.; Fejzullahu, Xh.: “Bilanci i proceseve në furrat elektrike të Ferronikelit”, në QBENBREB (Virtual Balkam Power Centre for Advance of Renewable Energy Source in Western Balkans-VPCARESWB)&SHTSH, Tiranë, 2007.
- Koleci, A, Fejzullahu, Xh.:“Problemet mjedisore në impiantet e pjekjes së gipsit në ShA Knauff-Radika në Dibër”, në QBENBREB (Virtual Balkam Power Centre for Advance of Renewable Energy Source in Western Balkans-VPCARESWB)&SHTSH, Tiranë, 2007.
- Bunjaku, J.; Fejzullahu, Xh.; Demneri, I.; Shtjefni, A.; Sahiti, N.; Bunjaku, F.: “Analisi di funzionamento delle torri di raffreddamento attraversoil potenziale complesoo, Congresso Nationalte 62 Associazione Termotecnice Italiana, SELERNO, 2007.
- Bunjaku, J.; Fejzullahu, Xh.:“Aplikimi i pasqyrimit konform në rrjedhjen e lëngut nga rezervuari“ në QBENBREB(Virtual Balkan Power Centre for Advance of Renewable Energy Source in Western Balkans-VPCARESWB)&SHTSH, Tiranë, 2007.
- Bunjaku, J.; Krasniqi, F.; Fejzullahu, Xh.; Muriqi, A.: “Design of Ventilation Duct with Minimal Flow Resistance, në 19 International DAAM Symposium, ISBN 978-3-901509-68-1,2008, Viena, Austria, Vienë, 2008.
- Fejzullahu, Xh.; Bunjaku, Xh.; Ali Muriqi, A.; Sahiti, N.: “Ekuacioni i Bernoull-it dhe rregullat e përdorimit të tij”, në TEKNIKA 2/08, Ferizaj, 2008.
- Muriqi, A.; Fejzullahu, Xh.: “Analiza e proceseve në kullat ftohëse”, në Albshkenca 2008, Prishtinë 2008.
- Bunjaku, J.; Fejzullahu, Xh.: “Aplicazione della trasformatione conforme al calcolo del deff\lusso di fluido da un serbatoio”, Nationalte 63 Associazione Termotecnice Italiana (ATI), Palermo, 2008.
- Sahiti, N.; Krasniqi, F.; Fejzullahu, Xh.; Bunjaku, J.; Muriqi, A: “Entropy generation minimization of a double-pipe pin fin heat exchanger”, në Applied Thermal Engineering, (28), pp. 2337-2344, 2008.
- Fejzullahu, Xh.; Krasniqi, F.; Bunjaku, J.; Muriqi, A.; Sahiti, N.: “Gas transport analysis determination of gas line accumulation volume”, në 20 International DAAM Symposium, ISBN 978-3-901509-70-4,2009, Viena, Austria, Vjenë, 2009.
- Bunjaku, J.; Fejzullahu, Xh.; Muriqi, A.; Sahiti, N.; Bunjaku, F.: “Analiza hidraulike e sistemeve të mbyllura”, në Konferenca Ndërkombëtare Energjetike, 15 maj 2009, Tiranë, 2009.
- Fejzullahu, Xh.; Bunjaku, J.; Muriqi, A.; Muhaxheri, M.; Sahiti, N.: “Koha e djegies në bazë të shndërrimit të materies (karbonit)”, në Konferenca Ndërkombëtare Energjetike, 15 maj 2009, Tiranë, 2009.
- Muriqi, A.; Krasniqi, F.; Fejzullahu, Xh.; Bunjaku, J.; Berisha, Xh.; Selimaj, R.:“Humbjet konvektive të nxehtësisë në muret e ndërtesave”, në Konferenca Ndërkombëtare Energjetike, 15 maj 2009, Tiranë, 2009.
- Sahiti, N.; Fejzullahu, Xh.; Selimaj, R.:“Comparasion of high performance heat transfer surfaces”, në 7 International Conference on Heat Transfer, Fluid Mechanicel and Thermodinamics, 19-21 July 2010, Antaly, Turkey, 2010.
- Lajqi, Sh.; Pehan, S.; Fejzullahu, Xh.: “Design and Production of the Testing System of the Mini- Hydroelectric Power Station with Turgo Turbine”, në The 4th International Conference & Workshop “Energy Infrastructure Development” REMOO 2014, 12-13 November 2014, Ljubljana, Slovenia, Lubjanë, 2014.
- Lajqi, Sh.; Fejzullahu, Xh.; Lajqi, N.; Hajdini, H.: “Analysis of the Mini Turgo Hydro Turbine Performance for Different Working Regimes”, në The 6th International Conference & Workshop “Science & Engineering for RELIABLE ENERGY” REMOO 2016, 18-20 maj 2016, Budvë, Mal i Zi, Budvë, 2016.
- Lajqi, Sh.; Fejzullahu, Xh.; Lajqi, N.; Hajdini, H.: “Analysis of the Mini Turgo Hydro Turbine Performance for different Working Regimes”, në International Journal of Contemporary ENERGY, Vol. 3, No. 1, 2017, Venice, Italy, 2017.
- Lajqi, Sh.; Fejzullahu, Xh.; Lajqi, N.; Hajdini, H.: “Analiza e efiçiencës së mini hidro turbinës turbo për regjime të ndryshme punuese”, në Libri i Abstrakteve të Java e Shkencës në Kosovë 2017, MASHT, Prishtinë, 2017.
Punime-studime profesionale
- Fejzullahu, Xh.: “Pjesa tekniko-teknologjike e projektit ideor e programit investues për prodhimin e shkopinjve”, Fabrika “Mineks”, Ferizaj,1980.
- Fejzullahu, Xh.: “Pjesa tekniko-teknologjike e projektit ideor të linjës për prodhimin e kafes së fërguar”, Fabrika “Mineks”, Ferizaj,1980.
- Fejzullahu, Xh.: “Pjesa tekniko-teknologjike e projektit ideor të linjës për prodhimin e keksëve”, Fabrika “Mineks”, Ferizaj, 1981.
- Fejzullahu, Xh.: “Projekti kryesor i blokut energjetik të Mineks-it”, Ferizaj,1981.
- Fejzullahu, Xh.: “Studimi i mundësisë së realizimit të ngrohjes qendrore të 12 shkollave”, (projekt i IRC-së), Gjilan, 2000.
Ekspertiza
- Fejzullahu, Xh.: “Ekspertizë e lidhur me lëndën gjyqësore përkitazi me eksplodimin e kompresorit në “Frigoriferi””, Ferizaj, 1982.
- Fejzullahu, Xh.: “Ekspertizë e lidhur me lëndën gjyqësore përkitazi me dëmet nga djegia të linjës për prodhimin e kafes në “Mineks””, Ferizaj, 1984.
- Fejzullahu, Xh.: “Supërekspertiza e instalimit të ngrohjes qendrore të kontestuar sipas lëndës nr. VEP. C 17/2002”, Gjykata Komunale në Dardanë, tetor 2002, Dardanë, 2002.
- Fejzullahu, Xh.: “Ekspertiza e instalimit të pompave në stacionin e pompave për furnizim me ujë të fshatrave Hade dhe Lajthishtë”, Parsons Delaware inc., Prishtinë, qershor, 2003.
- Fejzullahu, Xh.: “Vlerësimi profesional i sasisë së nxehtësisë për ngrohjen e ndërtesave të Qendrës së Madhe Mjekësore”, Ferizaj, korrik 2003, Ferizaj, 2003.
- Fejzullahu, Xh.: “Ekspertiza e instalimit të ngrohjes qendrore të kontestuar sipas urdhëresës P. Nr. 88/03”, Gjykata e Qarkut, Gjilan, shtator 2003, Gjilan, 2003.
- Fejzullahu, Xh.: “Vlerësimi profesional i sasisë së nxehtësisë për ngrohjen e ndërtesës së Spitalit, Ferizaj”, tetor 2004, Ferizaj, 2004.
- Fejzullahu, Xh.: “Ekspertiza e instalimit të ngrohjes qendrore të kontestuar sipas lëndës nr. VEP.C 43/04”, Gjykata Komunale, Dardanë, tetor 2004, Dardanë, 2004.
Projektime të instalimeve të sistemeve të furnizimit me ujë nga prof. dr. Xhemajl Fejzullahu:
- “Instalimi i pompave për furnizim me ujë në Stacionin e pompave të Terdevcit-Drenas”, OXFAM-Prishtinë), 2001.
- “Instalimi i pompave për furnizim me ujë në Stacionin e pompave të Lajthishtës-Obiliq”, OXFAM -Prishtinë, 2001.
- “Instalimi i pompave për furnizim me ujë në Stacionin e pompave të Koreticës së Epërme-Drenas”, OXFAM -Prishtinë, 2001.
- “Instalimi i pompave për furnizim me ujë në Stacionin e pompave të Hades-Obiliq”, OXFAM -Prishtinë, 2001.
- “Instalimi i pompave për furnizim me ujë në Stacionin e pompave të Babushit-Ferizaj”, OXFAM-Prishtinë, 2002.
- “Projekti i instalimit pompave të ujit për Stacionin e pompave të Magurës-Lipjan”, UNMIK-Prishtinë, 2002.
- “Instalimi i pompave për furnizim me ujë në Stacionin e pompave të Frashër-Mitrovicë”, OXFAM-Prishtinë, 2002.
- “Instalimi i pompave për furnizim me ujë në Stacionin e pompave të Piriq-Mitrovicë”, OXFAM -Prishtinë, 2002.
- “Projekte të instalimit të pompave të ujit për nevoja të OXFAM –it, Prishtinë, 2003.
10.“Instalimi i pompave nënujore në Stacionin e pompave të Banjes së Kllokotit”, Kllokot, 2003..
- “Instalimi i pompave për furnizim me ujë në Stacionin e pompave në Kravaseri-Malishevë”, Alisei-Prizren, 2003.
- “Instalimi i pompave për furnizim me ujë në Stacionin e pompave në Astrazub-Malishevë”, Alisei-Prizren, 2003.
- “Instalimi i pompave për furnizim me ujë në Stacionin e pompave në Burojë”, Drenas, 2003.
- “Instalimi i pompave për furnizim me ujë në Stacionin e pompave në Artanë”, Artanë, 2003.
- “Instalimi i pompave për furnizim me ujë në Stacionin e pompave në Cërnillë”, Ferizaj, 2003.
- “Instalimi i pompave për furnizim me ujë në Stacionin e pompave në Artanë, Artanë, 2003.
- “Instalimi i pompave për furnizim me ujë në Stacionin e pompave në Peran”, Besjanë, 2003.
18.“Instalimi i pompave për furnizim me ujë në Stacionin e pompave në Karaqevë-Dardanë”, CDF-Prishtinë, 2003.
- “Instalimi i pompave për furnizim me ujë në Stacionin e pompave në Lovce-Gjilan”, ARC-Gjilan, 2003.
- “Instalimi i sistemeve të klorinimit me pompa dhe pikuese në ujsjellësit e Mogillës, Gracës, Llashticës, Livoqit të Epërm, Rashincës, Cerpulës, Vracevës. Skromës, Runik, Belluqe dhe Shalë”, OXFAM-Prishtinë, 2004.
Pjesëmarrja në disa projekte rreth përcaktimit të llojit të pompave për furnizim me ujë.
Projektime të ngrohjes qendrore dhe klimatizimit nga prof. dr. Xhemajl Fejzullahu:
- Objekti i Shkollës Fillore “Jeronim De Rada”, Ferizaj, 2000.
- Objekti i Sh. F. “Ernest Koliqi”-Babushi i Muhaxherëve, Lypjan, 2000.
- Objekti i Shkollës së Mesme në Hani i Elezit, 2000.
- Objekti i Shkollës Fillore në Zborc, Shtimje, 2001.
- Objekti i Shkollës Fillore në Prugovc, Vushtrri, 2001.
- Objekti i Fakultetit të Ri Ekonomik, Prishtinë, 2002.
- Objekti i Shkollës së Mesme Ekonomike, Ferizaj, 2002.
- Objekti i Shkollës Fillore në Ribarin e Madhë, Lypjan, 2002.
- Objekti i Ambulancës Rajonale, Ferizaj, 2003.
10.Objekti i Ambulancës –Dispanserit, Ferizaj, 2003.
- Objekti i Shkollës së Lartë Teknike, Ferizaj, 2003.
- Objekti i Shkollës Fillore në Magurë, Lypjan, 2003.
- Objekti i Shkollës Fillore në Banjë, Malishevë, 2003.
- Objekti i Shkollës Fillore në Malishevë, 2003.
- Objekti i “Kosovës B”, Kastriot, 2004.
- Objekti hotelier “Atlantida”, Ferizaj, 2004.
Kontrollime, pranime teknike dhe mbikëqyrje ndërtimesh të objekteve:
- “Kontrollimi dhe pranimi teknik i sistemit të ngrohjes në Minex”, Ferizaj, 1979.
- “Kontrollimi dhe pranimi teknik i sistemit të ngrohjes në Fabrikën e Gypave”, Ferizaj, 1981.
- “Kontrollimi dhe pranimi teknik i sistemeve të gazeve teknike në Fabrikën e Gypave-Ferizaj”, Ferizaj, 1982.
- “Kontrollimi dhe pranimi teknik i sistemit të ngrohjes në Kombinati i Drurit”, Ferizaj, 1983.
- “Kontrollimi dhe pranimi teknik i sistemit të ngrohjes në Ndërtesën e KK-Kaçanik”, Kaçanik, 1985.
- “Kontrollimi dhe pranimi teknik i sistemit të ngrohjes në Ndërtesën e KK Ferizaj”, Ferizaj, 1986.
- “Kontrollimi dhe pranimi teknik i sistemit të ngrohjes në shumë ndërtesa në KK të Ferizajt”, 1986.
- “Kontrollimi dhe pranimi teknik i teleferikëve dhe ski lifteve në Sharr”, Brezovicë, 1987.
- “Mbikëqyrja e instalimeve termike në hotelin “Emerald”, Prishtinë, 2014.
Falënderime, mirënjohje dhe dekorata
- Universiteti i Kosovës në Prishtinë. Qendra për Shkollimin e Lartë në Ferizaj: Pleqësia e Qendrës me rastin e dhjetëvjetorit të punës, ndanë Falënderim për Prof. mr. Xhemajl Fejzullahun, Ferizaj, më 18 dhjetor 1986.
- Universiteti i Kosovës në Prishtinë, Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj, me rastin e 30 vjetorit të themelimit, i ndanë këtë Mirënjohje prof. asoc. Xhemajl Fejzullahut, për kontributin e dhënë në këtë Institucion arsimor, Ferizaj, 20 maj 2006.
- Universiteti i Prishtinës “Hasan i Prishtina”, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike me rastin e 49 vjetorit të themelimit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, i ndanë Mirënjohje Prof. Dr. Xhemajl Fejzullahut për kontributin e çmuar në edukimin e gjeneratave, Prishtinë, qershor 2016.
- Republika e Kosovës, Komuna e Ferizajt: Dekoratë “Nderi i Qytetit”, i jepet Prof. dr. Xhemajl Fejzullahut, për kontribut e arritje të veçanta në veprimtari studimore, shkencore, arsimore dhe edukative, Ferizaj, dhjetor 2023.
- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, i ndanë Mirënjohje Prof. dr. Xhemsjl Fejzullahut me rastin e 58 vjetorit të themelimit, Prishtinë, 30 tetor 2025.
- Pas 40 vitesh Mirënjohje Prof. dr. Xhemajl Fejzullahut, për dritën e dijes së dhënë në vitet e formimit tonë, për fjalën që na udhëzoi, për shembullin që na formësoi: Gjenerata e studimeve 1987-1991.
Përfundim
Prof. dr. Xhemajl Fejzullahu përherë në krye të detyrave, në prodhim, mësimdhënie dhe në atdhedashuri. I paepur në përkrahje, pjesëmarrje dhe organizime në të gjitha ngjarjet (revoltova, demonstrata dhe aktivitete tjera, deri në burgosje) për mbrojtjen e Shkollës Shqipe, Universitetit të Kosovës dhe të vet Kosovës, që nga viti 1968 dhe në vazhdimësi deri në ditët e sotme.
Prof. dr. Xhemajl Fejzullahu ishte mësimdhënës në shkollën e mesme teknike në Ferizaj, ligjërues në Shkollën e Lartë Teknike në Ferizaj, asistent, ligjërues dhe profesor i rregull në Departamentin e Termoteknikës dhe Termoenergjetikës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë. Ka hartuar ligjërata të autorizuara për lëndët mësimore që i ka ligjëruar dhe disa tekste universitare bashkëkohore për kohën gjatë ligjërimit. Është pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore në vend dhe jashtë tij.
Prof. dr. Xhemajl Fejzullahu, si njohës i disa gjuhëve të huaja ishte në specializime në vend dhe në botën e jashtme.
Prof. dr. Xhemajl Fejzullahu, ka punuar edhe një varg projektesh, dhe ka bërë shumë rishikime projektesh profesionale nga fusha e inxhinierisë mekanike, ka bërë hulumtime të ndryshme, ekspertiza profesionale, pranime teknike të objekteve etj.
Në periudhën e aparteidit/segregracionit jugosllav e serb në Kosovë, në dekadat e fundit të shekullit XX, ishte thellësisht i angazhuar në luftën joviolente ndaj segregacionit/aparteidit që ushtronin regjimet jugosllav e serbe dhe plotësisht i rreshtuar në mbrojtjen e Shkollës Shqipe.
Pas lufte dha kontribut të konsiderueshëm në reformën e kurrikulave të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Është bartës i disa falënderimeve, mirënjohjeve e dekoratave nga institucione akademike e publike.
Bibliografia
- Fejzullahu, Xh.: “Turbormakinat”, Universiteti i Prishtinës SHLT, Ferizaj, 1984.
- Fejzullahu, Xh.: “Matjet në energjetikë”, Universiteti i Prishtinës FIM, Prishtinë, 1992
- Fejzullahu, Xh.: “Makinat rrymore”, Universiteti i Prishtinës, FIM, Prishtinë, 2004.
- Fejzullahu, Xh.: “Teknikat e matjeve në energjetikë”, tekst universitar, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, (ISBN 978-0051-00-092-5), Prishtinë, 2009.
- Fejzullahu, Xh.:“Prilog rješavanju plinofikacje grada Uroševca”, Punim i magjistraturës, Zagreb, 1984.
- Fejzullahu, Xh.: “Modelimi dhe hulumtimi eksperimental i proceseve vatrore te djegia e gazit nga thëngjilli”, Punim i doktoratës, Prishtinë, 1999.
- Monografi: 50 vjet të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike (1967-2017), Universiteti i Prishtinës, FIM, Prishtinë, 2017.
- Dokumentacion nga arkivi i FIM, Prishtinë, 2025.
