PROF. DR. VIOLETA NUSHI – ARKITEKTE, PEDAGOGE DHE DREJTUESE AKADEMIKE E SHQUAR E FAKULTETIT TË ARKITEKTURËS TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS
Nga Gani S. Pllana, Prishtinë
Prof. dr. Violeta (Rizvanolli) Nushi lindi më 3 maj 1965 në Gjakovë, në një familje me tradita atdhetare dhe arsimdashëse. Arsimin e mesëm me drejtimin matematikor, e përfundoi në vendlindje, në vitin 1983. Në vitin 1984 filloi studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, të cilat i përfundoi në vitin 1989 me mbrojtjen e temës së diplomës: “Parku Botanik”, duke fituar titullin Inxhiniere e Diplomuar e Arkitekturës.
Pas diplomimit, filloi karrierën profesionale në Korporatën “Dukagjini Holding” në Gjakovë, ku punoi si inxhiniere përgjegjëse deri në mesin e vitit 1990. Më pas, deri në vitin 1998, u emërua në Institutin për Urbanizëm dhe Projektim Arkitektonik si urbaniste dhe projektuese arkitektonike. Gjatë kësaj periudhe u mor me mësimdhënie në arsimin e mesëm teknik, duke ligjëruar lëndë profesionale në Shkollën Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë. Në vitet pasuese u punësua në Zyrën Amerikane në Prishtinë (US Office), ndërsa nga viti 2000 deri në vitin 2010 punoi në Misionin e OSBE-së në Kosovë si Inxhiniere-konstruktive.
Studimet pasuniversitare i filloi në vitin 1997 në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, ku në vitin 2003 mbrojti me temën e magjistraturës “Guaska betonarme me formë të paraboloidit hiperbolik”, duke fituar titullin Magjistre e Shkencave Teknike të Ndërtimtarisë. Gjatë kësaj periudhe, krahas angazhimit profesional në US Office dhe OSBE, u emërua asistente në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës në Universitetit të Prishtinës, ku ka dhënë lëndët e fushës së Konstruksioneve Arkitektonike. Në vitin 2007 filloi punën si mësimdhënëse në të njëjtën fushë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës, detyrë të cilën e ushtron me përkushtim edhe sot.
Studimet e doktoratës i ndoqi në Universitetin Politeknik të Tiranës, pranë Departamentit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, ku në vitin 2007 mbrojti disertacionin, me titull: “Arritja e qëndrueshmërisë në hapësirë me zgjedhjen e formës së strukturës hapësinore”, duke fituar titullin “Doktor i Shkencave Teknike të Arkitekturës” dhe duke u bërë kështu doktorja e parë e shkencave në fushën e arkitekturës në Kosovë.
Krahas përgatitjes së saj shkencore, të kurorëzuar marrjen e diplomave e gradave shkencore në fushën e Arkitekturës (1989), “Magjistër e Shkencave Teknike të Ndërtimtarisë” (2003) dhe “Doktore e Shkencave Teknike të Arkitekturës” (2007), zhvillimi i saj akademik vijoi edhe në avancimin e vazhdueshëm në titujt shkencorë: “Asistente” (2004–2007), “Profesore asistente” (2007–2012), “Profesore e asociuar” (2012–2018) dhe, që nga viti 2018 “Profesore e rregullt” në Universitetin e Prishtinës.
Zhvillimi i vazhdueshëm profesional, certifikimi dhe avancimi i kompetencave
Një ndër karakteristikat dalluese të karrierës së Prof. dr. Violeta Nushit është përkushtimi i vazhdueshëm ndaj edukimit profesional, certifikimit dhe zhvillimit të kompetencave, në përputhje me zhvillimet bashkëkohore në arkitekturë, teknologjinë e ndërtimit, performancën energjetike të ndërtesave dhe menaxhimin institucional. Krahas veprimtarisë akademike dhe profesionale, ajo ka ndërtuar një profil multidisiplinar, duke integruar ekspertizën teknike me aftësitë e udhëheqjes dhe menaxhimit.
Bazat e këtij zhvillimi profesional u vendosën me marrjen e Provimit Profesional në vitin 1992, i cili e licencoi për udhëheqjen e proceseve të projektimit dhe mbikëqyrjes së ndërtimit. Më pas, gjatë angazhimit me detyrë në Misionin e OSBE-së në Kosovë (2000–2005), përfundoi një cikël prej pesëmbëdhjetë trajnimesh dhe certifikimesh ndërkombëtare në fushat e menaxhimit, administrimit institucional, komunikimit, menaxhimit të projekteve, zgjidhjes së konflikteve, rekrutimit të stafit, hartimit të raporteve dhe teknologjisë informative. Këto përvoja krijuan bazën e kompetencave të saj drejtuese, të cilat më vonë u pasqyruan në ushtrimin e funksioneve të rëndësishme akademike dhe menaxheriale.
Paralelisht me zhvillimin e aftësive menaxheriale, Prof. Dr. Nushi ka avancuar vazhdimisht në rritjen e kompetencave profesionale në projektimin arkitektonik dhe teknologjinë e ndërtimit. Ajo u certifikua për përdorimin profesional të ArchiCAD nga Graphisoft, thelloi njohuritë mbi sistemet teknike të ndërtesave në BIMT – Londër, si dhe përfundoi programe ndërkombëtare të avancuara të menaxhimit në Amsterdam, të fokusuara në planifikimin strategjik, menaxhimin e projekteve dhe vlerësimin e performancës organizative.
Në vitet e fundit, zhvillimi i saj profesional është orientuar kryesisht drejt arkitekturës së qëndrueshme dhe performancës energjetike të ndërtesave. Në vitin 2018 u certifikua për Auditimin Energjetik të Ndërtesave, ndërsa gjatë vitit 2023 përfundoi programe të avancuara ndërkombëtare, të organizuara nga Fraunhofer Institute for Building Physics (IBP), University of Illinois, GIZ dhe QEQ-UP, duke u specializuar në përdorimin e teknologjive Blower Door, Infrared Thermography dhe EPCSoftwareKosovo, si edhe në auditimin dhe certifikimin e performancës energjetike të ndërtesave.
Në tërësi, rrugëtimi i saj profesional karakterizohet nga përkushtimi i vazhdueshëm ndaj parimit të mësimit gjatë gjithë jetës (lifelong learning), duke krijuar një profil që ndërthur arkitekturën, teknologjinë e ndërtimit, efektshmerinë e energjisë, shndërrimin digjital dhe menaxhimin strategjik. Këto kompetenca janë zhvilluar më tej jo vetëm në veprimtarinë e saj si arkitekte, pedagoge dhe hulumtuese, por edhe kontributin në zhvillimin e programeve studimore, kërkimi shkencor dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arkitekturës dhe arsimit të lartë.
Krijimtaria dhe veprimtaria pranë Organizatave të Punës
Prof. dr. Violeta Nushi, gjatë ushtrimit të profesionit të inxhinieres së arkitekturës, ka realizuar një veprimtari të gjerë projektuese dhe profesionale në fushën e arkitekturës dhe urbanizimit, duke u angazhuar si kryeprojektuese, projektuese përgjegjëse urbaniste, udhëheqëse e pavarur e projekteve dhe monitoruese e realizimit të tyre. Veprimtaria e saj përfshin projektimin, planifikimin urban, mbikëqyrjen profesionale dhe koordinimin e proceseve të ndërtimit, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.
Në fazën e hershme të karrierës profesionale ka qenë përgjegjëse për projektimin dhe monitorimin e realizimit të objekteve të banimit kolektiv dhe objekteve tregtare, ndër të cilat veçohen:
- Banesat kolektive “QERIMI I” dhe “QERIMI II”, Gjakovë;
- Qendra tregtare “BEZISTANI”, Gjakovë.
Më pas, veprimtaria e saj profesionale është orientuar në projektimin dhe realizimin e objekteve me funksione dhe karaktere të ndryshme, ku ka ushtruar detyrën e projektueses përgjegjëse, kryeprojektueses urbaniste. Ndër projektet më përfaqësuese mund të veçohen:
- Zgjidhja Detale Urbanistike “Gështenjat e Podit”, Deçan;
- Zgjidhja Detale Urbanistike “Plani i Nivelacionit”, Gjakovë;
- Zgjidhja Detale Urbanistike “Rezina Veriore”, sipas konkursit në nivel komunal, Gjakovë;
- Projekti kryesor (zbatues) “Bregu i Sarajit”, Gjakovë;
- Projekti arkitektonik ideor për banesën kolektive “Ellasti i Vjetër”, Gjakovë;
- Projekti kryesor (zbatues) për banesën kolektive “Ellasti i Vjetër”, Gjakovë;
- Studime dhe përmbledhje të projekteve kryesore (zbatuese) për ”Shtëpinë Tipike”, Gjakovë.
Gjatë punës si Asistente e Udhëheqësit të Konstruksionit në Zyrën Amerikane në Prishtinë (USOP), veprimtaria e saj profesionale është fokusuar në hartimin e projekteve, përshtatjen dhe rikonstruksionin e objekteve ekzistuese, si dhe në monitorimin e realizimit të tyre, kryesisht për shndërrimin e objekteve të banimit në objekte administrative dhe për shërbimet mbështetëse. Në këtë kuadër veçohen:
- Monitorimi i ndërtimit të objektit “Consular Section”, USOP, Prishtinë;
- Monitorimi i ndërtimit të objektit “Generator Building”, USOP, Prishtinë;
- Projekti arkitektonik ideor “Residence and Office Space for USOP”, Prishtinë.
Në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në cilësinë Inxhiniere së Konstruksionit, është angazhuar në hartimin e projekteve për përshtatjen dhe rikonstruksion, si edhe në vlerësimin, monitorimin dhe implementimin e projekteve infrastrukturore. Ndër projektet më të rëndësishme mund të përmenden:
- Projektimi, monitorimi dhe përshtatja e objektit të Instituti Gjyqësor të Kosovës (KJI), Prishtinë;
- Projektimi dhe monitorimi i përshtatjes së objektit Institucioni i Avokatit të Popullit, Prishtinë;
- Projektimi dhe monitorimi i projekteve për kompleksin logjistik “OSCE – BBC2 Logistic Compound”, Prishtinë;
- Projektimi dhe monitorimi i përshtatjes së objektit “Counting and Results Center (CRC)”, Mazgit, Obiliq.
Krijimtaria dhe veprimtaria si arkitekte e pavarur
Si arkitekte e pavarur, Prof. Dr. Violeta Nushi ka zhvilluar një veprimtari profesionale të fokusuar në projektimin arkitektonik dhe urbanistik, hartimin e projekteve ideore dhe zbatuese, projektimin e enterierit, si dhe në revidimin dhe përshtatjen e objekteve me karakter publik, institucional dhe banimor. Kjo veprimtari dëshmon për aftësi të saj për të ofruar zgjidhje funksionale, estetike dhe teknike, të harmonizuara me kërkesat e përdoruesve dhe me standardet bashkëkohore të projektimit.
Ndër projektet më të rëndësishme të realizuara në këtë periudhë mund të veçohen:
- Projekti urbano-arkitektonik ideor “Varrezat e Dëshmorëve”, Kaçanik;
- Projekti urbano-arkitektonik zbatues “Varrezat e Dëshmorëve”, Kaçanik;
- Projekte arkitektonike ideore dhe zbatuese për objekte individuale të banimit, Gjakovë;
- Projekte të enterierit për objekte banimi dhe objekte komerciale, Gjakovë;
- Revidimi i projektit arkitektonik zbatues për adaptimin e objektit të ish-Eximkos në ProCredit Bank, Prishtinë;
- Projekti arkitektonik zbatues për përshtatjen e objektit të Fakultetit të Edukimit, Prishtinë;
- Projekti arkitektonik ideor dhe zbatues për projektin restaurues dhe përshtatës të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Prishtinë.
Kompetencat dhe aftësitë në fushën menaxheriale
Prof. Dr. Violeta Nushi ka ndërtuar dhe konsoliduar kompetencat e saj menaxheriale përmes ndërthurjes së formimit profesional me përvojën shumëvjeçare në pozita udhëheqëse në arsimin e lartë, administrimin institucional dhe menaxhimin e projekteve inxhinierike. Aftësitë e saj në planifikimin strategjik, organizimin institucional, koordinimin e burimeve njerëzore dhe menaxhimin e proceseve komplekse janë zhvilluar përmes programeve ndërkombëtare të trajnimit, të organizuara nga OSBE dhe institucione të specializuara evropiane, si edhe janë përforcuar përmes ushtrimit të vazhdueshëm të funksioneve drejtuese.
Përvoja e saj menaxheriale shtrihet në më shumë se dy dekada dhe përfshin drejtimin e proceseve akademike e institucionale, zhvillimin e programeve studimore, menaxhimin e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe udhëheqjen e ekipeve multidisiplinare. Si prodekane për çështje mësimore dhe, më pas, dekane e Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës në dy mandate, ajo ka udhëhequr procese me rëndësi strategjike në fushën e reformës akademike, sigurimit të cilësisë, akreditimit, ndërkombëtarizimit dhe planifikimit zhvillimor të institucionit, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në modernizimin e programeve studimore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Kompetencat e saj menaxheriale janë formësuar gjithashtu përmes përvojës në drejtimin e projekteve ndërtimore dhe inxhinierike, fillimisht në praktikën profesionale dhe më pas në organizata ndërkombëtare, ku ka qenë përgjegjëse për planifikimin, koordinimin, mbikëqyrjen teknike, administrimin e kontratave, vlerësimin e tenderëve dhe monitorimin e investimeve infrastrukturore.
Kjo ndërthurje e ekspertizës teknike me aftësitë organizative dhe drejtuese e ka profilizuar Prof. Dr. Violeta Nushin si një lidere akademike me vizion strategjik, kulturë institucionale dhe përvojë të dëshmuar në menaxhimin e proceseve komplekse me ndikim të qëndrueshëm në zhvillimin e arsimit të lartë dhe profesionit të arkitektit.
Titullare e lëndëve mësimore
Prof. Dr. Violeta Nushi, si pedagoge me përvojë shumëvjeçare në arsimin universitar, ka qenë titullare e një numri të konsiderueshëm lëndësh mësimore në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës. Përmbajtja dhe emërtimet e tyre kanë evoluar ndër vite në përputhje me proceset e reformimit dhe akreditimit të programeve studimore, duke ruajtur vazhdimësinë në fushat e teknologjisë së ndërtimit, konstruksioneve arkitektonike, arkitekturës së qëndrueshme dhe metodologjisë së kërkimit shkencor.
Ndër lëndët më përfaqësuese që ka ligjëruar gjatë karrierës së saj akademike veçohen:
- Konstruksionet Arkitektonike;
- Konstruksionet Ndërtimore;
- Mbështjellësi i Objektit dhe Fasada;
- Metodologjia e Hulumtimit në Arkitekturë;
- Arkitektura dhe Ndërtimi i Qëndrueshëm;
- Vlerësimi i Efektivitetit të Energjisë në Ndërtesa;
- Strukturat Hapësinore.
Njohuri të gjuhëve të huaja: serbokroate dhe angleze.
Bashkautore e kapitujve në botime ndërkombëtare në gjuhën angleze
Prof. Dr. Violeta Nushi është bashkautore e kapitujve në botime shkencore ndërkombëtare në gjuhën angleze, të realizuara në kuadër të rrjeteve evropiane të kërkimit shkencor COST Action, ku kanë kontribuar studiues dhe ekspertë nga universitete e institucione kërkimore të vendeve të ndryshme evropiane. Ndër këto botime veçohen:
- Birgit Rasmussen, Ed Clark, Patrizio Fausti, Violeta Nushi et al. COST Action TU0901 – Integrating and Harmonizing Sound Insulation Aspects in Sustainable Urban Housing Constructions (kapitull libri).
- Jean-Paul Lebet, Violeta Nushi et al. COST Action TU0905 – Challenging Glass 4 & Architectural Geometries (kapitull libri).
Monografi dhe dispensa universitare
Veprimtaria botuese e Prof. Dr. Violeta Nushit përfshin një monografi shkencore dhe disa dispensa universitare, të hartuara për nevojat e mësimdhënies në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës. Këto botime kanë shërbyer si literaturë bazë për studentët e arkitekturës dhe kanë kontribuar në avancimin e literaturës profesionale në fushën e teknologjisë së ndërtimit dhe konstruksioneve arkitektonike.
- Nushi, V. Konstruksionet Ndërtimore, dispensë universitare, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 2011.
- Nushi, V. Konstruksionet Arkitektonike 3, dispensë universitare, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 2011.
- Nushi, V. Konstruksionet Arkitektonike 4, dispensë universitare, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 2011.
- Nushi, V. Arritja e qëndrueshmërisë në hapësirë me zgjedhjen e formës së strukturës hapësinore, monografi shkencore, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 2008.
Aktiviteti pedagogjik
Përkushtimi i Prof. dr. Violeta Nushit ndaj arsimit dhe formimit të brezave të rinj filloi menjëherë pas diplomimit, kur për dy vjet ushtroi veprimtarinë mësimore në Shkollën e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë. Ky angazhim shënoi fillimin e një karriere pedagogjike, e cila më vonë do të zhvillohej dhe konsolidohej në arsimin universitar.
Punësimi në Universitetin e Prishtinës i krijoi mundësinë të zhvillojë një veprimtari të gjerë akademike në Fakultetin e Arkitekturës, ku ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe modernizimin e lëndëve të fushës së konstruksioneve arkitektonike, teknologjisë së ndërtimit, arkitekturës së qëndrueshme dhe metodologjisë së hulumtimit shkencor. Krahas angazhimit në Universitetin e Prishtinës, ajo ka kryer veprimtari mësimore edhe në Fakultetin e Edukimit – Dega në Gjakovë, ku ka ligjëruar lëndë profesionale në Departamentin e Teknologjisë dhe Informatikës.
Veprimtaria e saj pedagogjike është karakterizuar nga përkushtimi ndaj cilësisë në mësimdhënie, integrimit të përvojës profesionale në procesin mësimor dhe nxitjes së mendimit kritik e krijues te studentët. Gjatë karrierës universitare ka mentoruar dhjetëra punime diplome në nivelin bachelor dhe master, ndërsa ka qenë oponente dhe anëtare e komisioneve për vlerësimin e tezave të doktoratës në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin Politeknik të Tiranës. Po ashtu, ka udhëhequr si mentore një disertacion doktorate dhe ka bashkëudhëhequr dy disertacione të tjera, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në formimin e kuadrove të rinj shkencorë në fushën e arkitekturës.
Pozita udhëheqëse dhe angazhimi në organizata profesionale e shkencore
Përveç veprimtarisë së saj pedagogjike, shkencore dhe profesionale, Prof. dr. Violeta Nushi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në udhëheqjen akademike, zhvillimin institucional dhe bashkëpunimin shkencor ndërkombëtar. Gjatë karrierës së saj ka ushtruar funksione drejtuese në Universitetin e Prishtinës; ka qenë pjesë e këshillave dhe asociacioneve profesionale e shkencore, si edhe është angazhuar në projekte të rëndësishme ndërkombëtare të kërkimit dhe zhvillimit.
Ndër funksionet dhe angazhimet më të rëndësishme mund të renditen:
- Prodekane për Çështje Mësimore, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës (2016–2020);
- Dekane e Fakultetit të Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës (2020–2028);
- Koordinatore e Programit për Efektivitetin e Energjisë, Fakulteti i Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës (2013–2026);
- Anëtare e Këshillit Shkencor për fushën Burimet Natyrore, Energjia dhe Mjedisi, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (2011–2026);
- Anëtare e International Association for Life-Cycle Civil Engineering (IALCCE) (2011–2026);
- Nënkryetare e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës (2009–2013);
- Hulumtuese në projektin shkencor COST Action TU0905 – Structural Glass: Novel Design Methods and Next Generation Products (2010–2014);
- Hulumtuese në projektin shkencor COST Action TU0901 – Integrating and Harmonizing Sound Insulation Aspects in Sustainable Urban Housing Constructions (2009–2013);
- Koordinatore nacionale dhe hulumtuese në projektin 543782-TEMPUS-1-2013-1-AL-TEMPUS-JPCR – Developing and Adapting Professional Programs for Energy Efficiency in the Western Balkans (DAPEEWB).
Mirënjohje dhe dekorata
Veprimtaria profesionale, akademike dhe institucionale e Prof. Dr. Violeta Nushit është vlerësuar nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare përmes mirënjohjeve dhe dekoratave, të cilat dëshmojnë për kontributin e saj në zhvillimin e arkitekturës, arsimit të lartë dhe shërbimit publik.
Ndër vlerësimet më të rëndësishme veçohen:
- Tri mirënjohje nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, për përkushtimin dhe kontributin profesional në realizimin e projekteve infrastrukturore dhe zhvillimin institucional;
- Mirënjohje nga Policia e Kosovës, për bashkëpunim dhe kontribut profesional;
- Dekorata “Medalja Presidenciale e Meritave”, akorduar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, më 30 mars 2026, në shenjë vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm dhe afatgjatë në zhvillimin e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe profesionit të arkitekturës në Republikën e Kosovës.
Artikuj në revista shkencore ndërkombëtare
Veprimtaria kërkimore-shkencore e Prof. dr. Violeta Nushit pasqyrohet në një numër të konsiderueshëm artikujsh të botuar në revista shkencore ndërkombëtare me proces recensimi (peer-reviewed). Punimet e saj trajtojnë fusha të ndryshme të arkitekturës dhe inxhinierisë së ndërtimit, me theks të veçantë në arkitekturën e qëndrueshme, performancën energjetike të ndërtesave, teknologjinë e ndërtimit, modelimin digjital (BIM), vlerësimin e ciklit jetësor të ndërtesave, rehabilitimin e strukturave dhe ruajtjen e trashëgimisë arkitektonike e kulturore. Këto publikime janë rezultat i bashkëpunimit me studiues vendës dhe ndërkombëtarë dhe janë botuar në revista të njohura shkencore të fushës, duke kontribuar në avancimin e kërkimit shkencor dhe promovimin e rezultateve të tij në nivel ndërkombëtar.
Ndër artikujt më përfaqësues veçohen:
- Nushi, V.; Basha Jakupi, A.: “The integration of “building information modeling” (BIM) in sustainable architecture and construction education: case study in Pristina University”, THE CREATIVITY GAME – Theory and Practice of Spatial Planning, 2017, Issue 5, pp. 52-57.
- Bajraktari, E.; Nushi. V.; Almeida, M.: “Cost efficiency of retrofit measures for typical masonry houses in Kosovo”, International Review of Applied Sciences and Engineering, 2019, Volume 10, Issue 1, pp. 87-91.
- Bajçinovci B.; Nushi, V.: “Building Rating System: literature review and imperative in context”, Journal of Science, Humanities and Arts, 2017, Issue 5, pp. 52-57.
- Basha Jakupi A.; Nushi, V.: “International Aid Community, its Presence in the Post-conflict Reconstruction and Impact on Urban Legacy–Case Study of Prishtina”, Journal of Spatial and Sociocultural Development Research: Sociologija i prostor, 2017, 55 Issues 3 (209), pp. 315-332.
- Nushi. V; Basha-Jakupi, A.:“The integration of BIM in education: A literature review and comparative context”, Global Journal of Engineering Education, 2017, 19 Issue 3, pp. 273-278.
- Nushi, V.; Jashari Kajtazi, T.: “The use of specific principles and guidelines for effective and efficient restoration of cultural heritage buildings; case study Jashar Pasha Mosque in Prishtina”, POLLACK PERIODICA An International Journal for Engineering and Information Sciences, 2018, Volume 13, Issue 2, pp.219-229.
- Nushi, V.; Kabashi. N.; Nixha, Sh.: “Urban Cultural Heritage Quarters in Kosovo and Their Sustainable Urban Transformation”, Journal of International Environmental Application and Science, 2015, Volum 10 (3), pp.292-300.
- Nushi, V.; Nixha, Sh.; Kabashi, N.: “Quick impact of protecting, strengthening & repairing and consequences of fired”, COST ACTION C26: Urban Habitat Constructions under Catastrophic Events. Proceedings of the Final Conference, 2010, Volume 2, pp. 769,
- Nixha, Sh.; Nushi, V.: “Remaining Architectural Heritage in Kosovo, Their Durability and Sustainability”, Journal of Literature and Art Studies, 2012, Volume 2/No. 6/pp.651-663.
10.Nushi, V.; Bejtullahu, F.; Jakupi, E.: “BIM role in enabling sustainability and better asset performance over the life-cycle (comparative context)”, Life-Cycle of Engineering Systems: Emphasis on Sustainable Civil Infrastructure. Proceedings of International Association of Life-Cycle of Civil Engineering (IALCCE 2016), 2016, Volume 1, pp. 121, eBook pp. 608-615.
- Nushi, V.; Nixha, Sh.; Kabashi, N.; Berisha, M.: “Long-term performance analyses of Palace of Youth, Culture and Sports towards sustainable development of Pristina”, Life-Cycle of Structural Systems: Design, Assessment, Maintenance and Management. Proceedings of International Association of Life-Cycle of Civil Engineering (IALCOCE 2014), 2014, Volume 1, pp. 383, eBook pp. 1995-2000.
- Nushi, V.; Nixha, Sh.; Basha, R.: “TheImportance of sustainable construction assessment for the development of modern education in Kosovo”, Central Europe Towards Sustainable Building (CESB), 2013 – Sustainable Building and Refurbishment for Next Generations, Volume 1, pp. 855-860.
- Nushi, V.; Nixha, Sh.: “Life cycle assessment of historical structures towards sustainable architectural heritage in Kosovo”, Life-Cycleand Sustainability of Civil Infrastructure Systems: Proceedings of the International Symposium on Life-Cycle Civil Engineering (IALCCE 2012), 2012, eBook pp. 477-481.
- Nushi, V.; Nixha, Sh.; Kabashi, N.: “Quick impact of protecting, strengthening & repairing and Consequences of fire damaged structure”, Journal of Civil Engineeing and Architecture, 2011, Volume 5/No.12 (Serial No. 49), pp.1126-1133.
- Nushi, V.; Kabshi, N.; Nixha, Sh.: “Appliance of new materials and techniques for restoration of structures”, (Proceedings), International Conference of fib: Concrete – Innovation and Design, 2015, pp. 12.
- Kabashi, N.; Krasniqi, C.; Nushi, V.: “Strengthening the concrete columns with the carbon polymer fibres and behavior under centric loads”, (Proceedings) International Conferernce of fib: Concrete Innovation and Design, 2015, pp. 393-394.
- Nushi, V.; Kabashi, N.; Krasniqi, C.; Berisha, M.: “Assessment and rehabilitation of RC Construction of Palace of Youth, Culture and Sports in Pristina”, (Proceedings) Improving Performance of Concrete Structures, The Fourth International Federation for Structural Concrete (fib) Congress 2014, pp. 74-77.
18.Kabashi, N.; Krasniqi, C.; Hadri, R.; Nushi, V.; Dautaj, A.: “Serviceability benavior of Reinforcement Concrete Beams with polypropylene and steel Fibers”, Advanced Materials Research, 2015, pp. 298-303.
- Kabashi, N.; Krasniqi, C.; Nushi, V.: “Analysis and Behaviour the Concrete Columns Strengthening with Carbon, Polymer Fibres”, Civil Engineering and Architecture, 2014 pp.317-322.
- Nushi, V.; Nixha, Sh.; Kabashi, N.; Arapi, N.: “Cultural Heritage and Sustainable Urban Transformation of urban quarters in Kosovo”, (Proceedings) Protection of Historical Construction (PROHITECH)14, 2014, pp. 813-819,
- Nixha, Sh.; Nushi, V.; Arapi, N.: “Challenges and Opportunities toward Definition of Appropriate Practices in Sustainable Conservation of Cultural Heritage in Kosovo”, (Proceedings) Protection of Historical Construction (PROHITECH)14, 2014, pp. 791-797.
- Kabashi, N.; Krasniqi, C.; Nushi, V.: “Achievement of some of properties of concrete using waste materials from TEC – Kosovo”, (Proceedings) Improving Performance of Concrete Structures, The Fourth International Federation for Structural Concrete (fib) Congress 2014, 2014, pp. 690-692.
- Nushi, V.; Komoni, V.; Qelaj, M.: “Evaluation of Energy Efficiencyin University Buildings – Case study: FCEA, FEEC, FMI”, (Proceedings) Academy of Science and Arts of Kosovo, Scientific Conference – Energy and Environment for Sustainable Development, 2013, pp. 455-471.
- Zejneli, Sh.; Nushi, V.; Jakupi, E.: “Comparative analysis of monolith and semi-precast mode of construction of industrial structures and structures with large spans”, (Proceedings) International Symposium of Macedonian Association of Structural Engineers (MASE) 15, Struga, Macedonia, 2013, Volume 1, pp.31-32.
- Nushi, V.: “Urban – architectural Sustainability of Prizren’s League Complex”, (Proceedings) Academy of Science and Arts of Kosovo, Scientific Conference “Albanian and Kosovo lmpendency -100 years later”, 2012.
- Nixha, Sh.; Nushi, V.: “Remaining Architectural Heritage in Kosovo, Their Durability and Sustainability”, (Proceedings) International Conference, ICAUD 2012, EPOKA University, Department of Architecture, Tirana,Albania, 2012, Volume 1, pp.565-575.
- Nushi, V.; Bejtullahu, F.: “Importance of Green Construction Rating System for Sustainable Management of Constructions in Kosovo”, (Proceedings) International Conference, ICAUD 2012, EPOKA University, Department of Architecture, Tirana, Albania, 2012,Volume T5, pp. 1223-1234.
- Nushi, V.; Jakupi, E.; Bejtullahu, F.: “Sustainable Construction-Ecological Efficiency of Contemporary Multi- story Concrete Structures v.s. Timber Buildings”, (Proceedings) Macedonian Association of Structural Engineers (MASE) 14, 2011,Struga, Macedonia, Volume 1, pp. 218-226.
- Nushi, V.; Bejtullahu, F.: “Role of Codes for sustainability of Construction assessment”, (Proceedings) COST Action C25 – Final Conference, 2011,Volume 1, pp. 175-183.
- Nushi, V.; Nixha, Sh.: Designing the guidelines for the usage of ‘smart material’ on the conservation of historical buildings”, (Proceedings) FP7 & COST Prohitech, 2009, Volume 2, pp. 1051
- Nushi, V.: “Forma Arkitektonike dhe perceptimi i saj sipas Teorisë Gelshtal”, Akadedemia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, Revista: “Kërkime”, 2006, Nr. 14, pp. 99-108.
- Nushi, V.: “Perceptimi i thellësisë dhe Strukturat Hapësinore. Perceptimi i thellësisë dhe Strukturat Hapësinore”, (Proceedings) International Seminar, University of Pristina, Kosovo, 2005, Volume 1, pp.120-126.
- Nushi, V.; Selmani F.: “Arkitektura dhe Logjika e Strukturave”, Association of Civil Engineers, International Seminar, Macedonia, 2005, Volurme 1, pp. 480.
- Nushi, V.: “Arkitektura dhe Intelegjenca Hapësinore”, Association of Civil Engineers, International Seminar, Macedonia, 2005, Volume 1, pp.516.
- Nushi, V.; Kabashi, N.: “Rehabilitation Interventions in Masonry Construction”, Conference Abstract – in process of final paper submission, PROHITECH 2017, International Conference, 2016.
- Nushi, V.; Rychtarikova, M.; Goxha L.; Sarmardzioska, T.: “The Impact of Noise Annoyance and Communication Problems at Workplace: Educational Setting”, Conference Abstract – in process of final paper submission, 2013.
- Nushi, V.; Stacric, M; Bejtullahu, F.: “Sustainable Glass Envelopes and Façade Engineering”, Conference Abstract – in process of final paper submission, 2013.
- Gemert, D.V.; Kabashi, N.; Nushi, V.; Basha, R.: 1st Kosova Seminar on Polymersin Concrete, University of Prishtina, Faculty of Civil Engineering and Architecture Kosovo, (Proceedings) Editor, 2013.
Ligjërata, prezantime shkencore dhe ligjërata të ftuara
Veprimtaria shkencore e Prof. dr. Violeta Nushit është shoqëruar me një angazhim të vazhdueshëm në prezantimin dhe promovimin e rezultateve të kërkimit shkencor në konferenca, simpoziume, seminare pune kombëtare e ndërkombëtare. Në cilësinë e autores, bashkautores dhe ligjërueses së ftuar, ajo ka prezantuar punime shkencore dhe ligjërata profesionale në universitete, akademi shkencash dhe forume prestigjioze ndërkombëtare, duke trajtuar tema nga arkitektura e qëndrueshme, performanca energjetike e ndërtesave, modelimi digjital (BIM), teknologjia e ndërtimit, rehabilitimi i strukturave, ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe inovacioni në arsimin arkitektonik.
Ndër prezantimet dhe ligjëratat më përfaqësuese mund të përmenden:
- Nushi, V.: “Sjellja ndaj zjarrit të fasadave të ventiluara: analiza termofluidike e efektit
oxhak dhe roli i barrierave”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026.
- Nushi, V.: “International Conference On Energy And Sustainabilitylity”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2025.
- Nushi, V.: “Energy solutions in architecture”, Teaching Mobility – (Spring School 2016), 7-8 March 2016, Univerisity of Applied Sciences and Arts, FB Architecture Dortmund, Geramny;
- Nushi, V.: “Sustainability of Historic Buildings Cultural Heritage and Sustainable Urban- Architectural Transformation”, Teaching Mobility-(CEEPUS), 20-26 April 2015, Slovak University of Technology in Bratislava, Institute of Management, Slovakia;
- Nushi, V.: “Analysis of Energy Efficiency in Buildings Case study Technical Factulties’ building”, Punëtori Ndërkombëtare (Ecoweek 2014), 12-19 Oct. 2014, UP-FNA, Prishtinë, Kosova;
- Nushi, V.: “Building Information Modeling (BIM). BIM role to Enable Sustainability and Better Performance of Building Environment, Punëtori Ndërkombëtare, 10-25 Sep. 2016, UP-FNA, Prishtinë, Kosova;
- Nushi, V.: “Employment of energy efficiency professionals in Kosovo”, Konference Ndërkombëtare (TEMPUS_DAPEEWB), 12 Oct. 2016, Universiteti POLIS, Tiranë, Shqipëri;
- Nushi, V.: “Report of master professional in Energy Efficiency (EE), Critical view”, Seminar Ndërkombëtarë (TEMPUS_DAPEEWB), 30 Sep. 2016, UP-FNA. Prishtinë, Kosovë;
- Nushi, V.: “Rëndësia e vlerësimit të konstruksioneve për rritjen e qëndrueshmërisë mjedisore (VK – QM) në regjion”, Konferencë Ndërkombëtare e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, 4-5 Dec. 2012, MASHT, Prishtinë, Kosovë;
10.Nushi, V.: “Kërkime në fushën e ndërtimit të qëndrueshëm dhe trajtimet akustike në ndërtesat shkollore”, Konferencë Ndërkombëtare (MASHT_Step by Step to Better School Buildings), 1-2 April 2011, Grand Hotel, Prishtinë, Kosovë, 30 Sep. 2016, UP-FNA, Prishtinë, Kosovë;
- Nushi, V.; Nixha, Sh.; Basha, R.: “Implementation of sustainable building principles into education in Kosovo”, Konferencë Ndërkombëtare (CESB 2013), 26-28 Jun 2013, Czech Technical University, Prag, Czech Republic;
- Nushi, V.; Kabashi, N.; Nixha, Sh.: “Appliance of new materials and techniques for restoration of structures”, Konferencë Ndërkombëtare (fib. 2015), 18-20 May 2015, Technical University of Denmark, Copenhag, Danmark;
- Nushi, V.;: Kabashi, N.; Krasniqi, C.: “Strengthening the concrete columns with the carbon polymer fibres and behavior under centric loads”, Konferencë Ndërkombëtare (fib. 2015), 18-20 May 2015, Technical University of Denmark, Copenhag, Danmark;
- Nushi, V.; Nixha, Sh.; Kabashi, N.; Arapi, N.: “Cultural Heritage and Sustainable Urban Transformation of urban quarters in Kosovo”, Konferencë Ndërkombëtare (PROHITECH 2014), 7-9 May 2014, Bogazici Univeristy, Antaly, Turky;
- Nushi, V.; Nixha, Sh.; Arapi, N.: “Challenges and Opportunities toward Definition of Appropriate Practices in Sustainable Conservation of Cultural Heritage in Kosovo”, Konferencë Ndërkombëtare (PROHITECH 2014), 7-9 May 2014, Bogazici Univeristy, Antaly, Turky;
- Nushi, V.; Nixha, Sh.; Kabashi, N.; Arapi, N.: “Treguesit e zhvillimit të qëndrueshëm kulturor për zhvillimin e qëndrueshëm shogëror-ekonomik: Rasti studimor – Pallati Kulturës, Rinisë e Sportit (PKRS) në Prishtinë”, Konferencë Ndërkombëtare (Alb-Shkenca, TAKIMI IX), 29-31gusht 2015, Prishtinë, Kosovë;
- Nushi, V.; Bejtullahu, F.; Jakupi, E.: “Roli i BIM p?r ndërkombëtarizimin e teknologjisë arkitektonike të Kosovës”, Konferencë Ndërkombëtare, Shkup, Maqedoni;
18.Nushi, V.; Bejtullahu, F.: “Role of Codes for sustainability of construction assessment”, Konferencë Ndërkombëtare (COST Action C25), 3-5 Feb 2011, Innsbruck, Austria;
- Nushi, V.; Nixha, Sh.: “Designing the guidelines for the usage of ‘smart material’ on the conservation of historical buildings”, Konferencë Ndërkombëtare (PROHITECH / COST Action FP7 ), 21-24 Jun 2009, Rome, Italy;
- Nushi, V.; Komoni, v.; Qelaj, M.: “Evaluation of Energy Efficiency in University Buildings-Case study: FCEA, FEEC, FMI”, Konferencë Kombëtare (ASHAK), 30 tetor 2013, ASHAK, Prishtinë, Kosovë;
- Nushi, V.: “Urban-architectural Sustainability of Prizren’s League Complex”, Konferencë Kombëtare (ASHAK), 13-14 shtator 2012, Prishtinë, Kosovë;
- Nushi, V.; Nixha, Sh.: “Remaining Architectural Heritage in Kosovo, Their Durability and Sustainability”, Konferencë Ndërkombëtare (ICAUD 2012), 19-21 April 2012, Epoca Univeristy, Tirana, Albanaia;
- Nushi, V.; Nixha, Sh.: “Importance of Green Construction Rating System for Sustainable Management of Constructions in Kosovo”, Konferencë Ndërkombëtare (ICAUD 2012), 19-21 April 2012, Epoca Univeristy, Tirana, Albanaia;
- Nushi, V.; Jakupi, E.; Bejtullahu, F.: “Sustainable Construction-Ecological Efficiency of Contemporary Multi-story Concrete Structures v.s. Timber Buildings”, Konferencë Ndërkombëtare (MASE 2014), 28 Sep.-1 Oct. 2011, Strugë, Maqedoni;
- Nushi, V.: “Perceptimi i thellësisë dhe Strukturat Hapësinore”, Seminar Kombëtar (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës), 2005, Prishtinë, Kosovë;
- Nushi, V.; Selmani, F.: “Arkitektura dhe Logjika e Strukturave”, Seminar Kombëtarë (Asociacioni i Inxhinierëve), 2011, Tetovë, Maqedoni;
- Nushi, V.: “Arkitektura dhe Inteligjenca Hapësinore”, Seminar Kombëtarë (Asociacioni i Inxhinierëve), 2011, Tetovë, Maqedoni.
Përfundim
Prof. Dr. Violeta Nushi përfaqëson një ndër figurat e mirënjohura të arkitekturës bashkëkohore në Kosovë, duke ndërtuar një karrierë të dalluar që ndërthur në mënyrë të natyrshme praktikën profesionale, kërkimin shkencor, mësimdhënien universitare dhe udhëheqjen akademike. Përgjatë më shumë se tri dekadave, ajo ka dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm ndaj avancimit të arkitekturës, teknologjisë së ndërtimit dhe arsimit të lartë, duke kultivuar një qasje të mbështetur në profesionalizëm, inovacion dhe përgjegjësi institucionale.
Rrugëtimi i saj akademik dhe profesional është karakterizuar nga ndërthurja e dijes shkencore me praktikën projektuese dhe menaxhimin institucional. Në vitin 2007 fitoi titullin Doktore e Shkencave Teknike të Arkitekturës, duke u bërë doktorja e parë e shkencave në fushën e arkitekturës në Kosovë dhe duke shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e zhvillimit të kësaj disipline në vend. Përmes angazhimit në projekte kombëtare e ndërkombëtare, botimeve shkencore, reformimit të programeve studimore dhe proceseve të sigurimit të cilësisë, ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në modernizimin e arsimit arkitektonik dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Universitetit të Prishtinës.
Një dimension të veçantë të veprimtarisë së saj përbën formimi i brezave të rinj të arkitektëve dhe inxhinierëve. Si pedagoge dhe mentore, ajo ka promovuar kulturën e dijes, mendimin kritik, etikën profesionale dhe përgjegjësinë shoqërore, duke ndikuar në përgatitjen akademike dhe profesionale të shumë specialistëve që sot ushtrojnë profesionin në Kosovë dhe jashtë saj.
Veprimtaria e saj është vlerësuar edhe nga institucione vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa dekorimi me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Republikës së Kosovës përbën një nga vlerësimet më të larta për kontributin e saj shumëvjeçar në arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe profesionin e arkitekturës.
Me veprimtarinë e saj profesionale, shkencore, pedagogjike dhe institucionale, Prof. Dr. Violeta Nushi zë një vend të nderuar ndër personalitetet që kanë kontribuar në zhvillimin e mendimit arkitektonik, arsimit inxhinierik dhe kulturës së ndërtimit në Kosovë. Vepra dhe angazhimi i saj përfaqësojnë një dëshmi të vlerave të dijes, përkushtimit dhe shërbimit ndaj shoqërisë, duke mbetur një referencë e rëndësishme për zhvillimin e arkitekturës dhe frymëzim për brezat e ardhshëm të arkitektëve dhe inxhinierëve.
Burimet dhe dokumentacioni
- Nushi, V. Konstruksionet Ndërtimore. Dispensë universitare. Botues: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 2011.
- Nushi, V. Konstruksionet Arkitektonike 3. Dispensë universitare. Botues: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 2011.
- Nushi, V. Konstruksionet Arkitektonike 4. Dispensë universitare. Botues: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 2011.
- Nushi, V. Arritja e qëndrueshmërisë në hapësirë me zgjedhjen e formës së strukturës hapësinore. Monografi shkencore. Botues: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 2008.
- Dokumentacion nga arkivi i Fakultetit të Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2025.
- Curriculum Vitae e Prof. dr. Violeta Nushit (versioni i përditësuar), 2026.
