07/04/2026

PROF. DR. SHEFQET RASHANI-MITROVICASI PEDAGOG UNIVERSITETI QË SHKËLQEU NË FUSHËN E TEKNOLOGJISË KIMIKE DHE NË TERMODINAMIKË

0
Shefqet-Rashani

Nga Gani S. Pllana

Prof. dr. Shefqet Rashani u lind më 19 dhjetor 1944 në Rashan, Mitrovicë. Shkollën fillore e kreu në Stantrg, Mitrovicë gatë viteve 1952-1960. Shkollën e mesme teknike drejtimi kimi-teknologji e kreu në Mitroivicë, në shkollën më të mirë të asaj kohe “Boris Kidriç.

Studimet unIversitare i përfundoi në Universitetin e Sarajevës, në Fakultetin e Teknologjisë-Tuzëll, Departamenti i Inxhinierisë kimike (Bosnje e Hercegovinë), gjatë viteve 1965-1969; Emri i Institucionit: Fakulteti i Teknologjisë – Tuzëll, Bosnja dhe Hercegovina, Departamenti Inxhinieria kimike, ku mbrojti temën e diplomës me titull: “Bilanci material dhe energjetik nё procesin e tharjes sё tretjes sё kripёs sё kuzhinёs”, lëmia: Inxhinieria kimike.

Studimet pasdiplomike i kreu në Universitetin e Zagrebit, Fakulteti i Teknologjisë, gjatë viteve 1972-1974, duke mbrojtur temën e magjistraturës me titull: ”Bilanci material dhe energjetik nё procesin e tharjёs sё linjitit tё Kosovёs”, lëmia: Inxhinieri kimike.

Studimet për doktoraturë i kreu në Tuzëll, gjatë viteve 1974 – 1977, Bosnja dhe Hercegovina, Fakulteti i Teknologjisë, lëmia: Inxhinieria e ambientit, duke mbrojtur temën me titull: “Hiri i TC “KOSOVA” defenolazator i ujërave fenolike të tertorës së qymyrit të Kosovës”.

Aktiviteti pedagogjik i prof. dr. Shefqet Rashanit

Gjatë viteve 1972-1973 punoi në Shkollën e mesme teknike “Nikolla Teslla”, në Obiliq.

Në Universitetin e Prishtinës e filloi punën si asistent në Fakultetin Teknik, Departamenti i Teknologjisë. gjatë viteve akademike 1973-1975, kurse u emërua ligjërues për lëndët mësimore: “Kinetika kimike” dhe “Termodinamika kimike”, gjatë viteve akademike 1975-1977, në Universitetin e Prishtinës, Fkulteti Teknik, Departamenti i Teknologjisë.

Në vitin akademik 1977 zgjedhet docent për lëndët mësimore: “Bazat teorike tё teknologjisё kimike”, kurse në vitin 1982 zgjedhet profesor inordinar (profesor i asocuar) për lëndën mësimore: “Bazat teorike tё teknologjisё kimike”, në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Departamenti i Teknologjisë.

Në vitin 1988 zgjedhet profesor ordinar (profesor i rregullt) për lëndën mësimore: “Bazat teorike tё teknologjisё kimike”, në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Departamenti i Teknologjisë.

Përvoja profesionale dhe detyrat udhëheqëse në Universitet

1969-1972: Inxhinier i prodhimit, Kombinati XEKM KOSOVA-OP Azotiku, Obiliq.

1974-1976: Shef i departamenteve tё Teknologjisё dhe Metalurgjisё, Fakulteti Teknik, Universiteti i Prishtinёs, Prishtinë.

1977-1979: Shef i departamentit tё Teknologjisё, Fakulteti i Xehetarisё dhe Metalurgjisё, Universiteti i Prishtinës, Mitrovicë.

1981-1983 Dekan: Fakultetit i Xehetarisё dhe Metalurgjisё, Universiteti i Prishtinës, Mitrovicë.

1983-1985 Dekan (mandati i dytë): Fakulteti i Xehetarisё dhe Metalurgjisё, Universiteti i Prishtinës, Mitrovicë.

1985-1987: Drejtor i Institutit: Fakulteti i Xehetarisё dhe Metalurgjisё, Universiteti i Prishtinës, Mitrovicë.

1987-1989: Prodekan pёr mёsim: Fakulteti i Xehetarisё dhe Metalurgjisё, Universiteti i Prishtinës, Mitrovicë.

1997-1999 Senator nё Senatin e Universitetit tё Prishtinёs.

1998-2000: Dekan, Fakulteti i Xehetarisё dhe Metalurgjisё, Universiteti i Prishtinës, Mitrovicë.

2006-2009: Shef i departamentit tё Teknologjisё, Fakulteti i Xehetarisё dhe Metalurgjisё, Universiteti i Prishtinës, Mitrovicë.

Specializime në vend dhe jashtë vendit

Gjatë viti 1974: Qёndrim katёr mujor në Institutin pёr teknologji dhe xehetari nё Tuzëll (Bosnje dhe Heregovinë).

Gjatë vitit 1975: Qёndrim dymujor nё Akademinё Teknike nё Pragё, Çekosllovaki.

Gjatë vitit 1976:  Qёndrim dymujor nё Instiutin Metalurgjik nё Zenicё (Bosnje dhe Hercegovinë).

Mentor (udhëheqës shkencor) i temave të diplomave, magjistraturave dhe doktoraturave

Prof. dr. Shefqet Rashani ka qenë mentor (udhëheqës shkencor) për dyqind kandidat në programin e studimeve pesëvjeçare.

Mentor (udhëheqës shkencor) për pesëmbëdhjetë kandidatë për tema tё magjistraturёs dhe master.

Mentor (udhëheqës shkencor) për tetë kandidatë, për tema tё doktoraturёs, si edhe anёtar i shumё komisioneve nё mbrojtjen e temave tё magjistraturave dhe të doktoraturave.

Njohuri të gjuhëve të huaja: serbisht, kroatisht, rusisht dhe anglisht.

Tekste të botuara universitare

Rashani, Sh.: “Termodinamika inxhinierike kimike”, Universitet i Prishtinës Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, f. 278, Botues ETMM, Prishtinё,1987.

Rashani, Sh.: “Përmbledhje detyrash nga Termodinamika inxhinierike kimike”, Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, f. 360, Botues ETMM, Prishtinё, 1988.

Rashani, Sh.: “Termodinamika dhe termoteknika”, Botues Universitet i Prishtinës Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, f. 573, Mitrovicë, 2010.

Rashani, Sh.: “Inxhinieria e reaktorëve kimikë dhe biokimikë”, 2011.

Rashani, Sh.: “Inxhinieria ushqimore”, 2012.

Analizë e teksteve universitare të prof. dr. Shefqet Rashanitt

Teksti universitar “Termodinamika inxhinierike kimike”, Botues Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Xehetarisë dhe i Metalurgjisë, Botues Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore, f. 278, Prishtinë, 1987.

Ky tekst universitar është përpiluar për studentët e drejtimit të Teknologjisë pranë Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë, ku përfshihet material i mjaftueshëm nga fusha e Termodinamikës inxhinierike kimike. Në fund të tekstit universitar Termodinamika inxhinierike kimike” është dhënë lista e literaturës së përdorur për hartimin e teksit universitar, në gjuhën shqipe, serbe, kroate, polake, ruse dhe angleze.

Teksti universitar “Përmbledhje detyrash nga termodinamika inxhinierike kimike”, Botues Universiteti i Kosovës në Prishtinë Fakulteti i Xehetarisë dhe i Metalurgjisë, Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, f. 360, Botues: Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore, Prishtinë, 1988.

Ky tekst universitar është përpiluar për studentët e drejtimit të Teknologjisë pranë Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë, ku përfshihet material i mjaftueshëm nga fusha e Termodinamikës inxhinierike kimike. Detyrat janë dhënë sipas planprogramit, për degën e Teknologjise në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë. Shumica e detyrave në këtë përmbledhje janë dhënë në formë detyrash të zgjidhura, pastaj për secilën lëmi edhe një numër i konsiderueshëm detyrash të pazgjidhura.

Teksti universitar “Termodinamika dhe termoteknika”, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Xehetarisë dhe i Metalurgjisë, f. 573, Mitrovicë, 2010.

Teksti universitar është përpiluar për studentët e drejtimit të Teknologjisë pranë Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë, ku përfshihet material shterrues nga fusha e Termodinamikës dhe termoteknikës. Rëndësia e këtij teksti qëndron në zbatimin e plotë të koncepteve teorike të termodinamikës, të dhëna nëpërmjet dy ligjeve të saj e të konkretizuara në proceset ciklike të makinave termike dhe në proceset e transmetimit të nxehtësisë. Në fund të tekstit universitar Termodinamika dhe termoteknika”, është dhënë regjistri i literaturës së përdorur për hartimin e teksit universitar, në gjuhën shqipe, serbe, kroate, ruse dhe angleze.

Regjistri i punimeve profesionale dhe shkencore

Rashani, Sh.; Agolli, F.: “Ndotja e ujërave nёntokёsore nё regjionin e KXEMK “Kosova” nё Obiliq”, në Buletini XEMK nr.3/78 Prishtinё, 1978.

Rashani, Sh.; Dushi, A.: “Adsorpcioni i fenoleve nga ujërat e ndotura fenolike me ndihmёn e hirit TC tё “Kosovёs”, në Simpoziumi II jugosllav mbi kiminё inxhinierike “Glasnik” i Shoqatёs sё kimistёve tё Serbisё, libri 45, fletorja 1,2/80.

Rashani, Sh.: “Formimi, identifikimi dhe pёrcaktimi i ndotёsve tё lumit Sitnica”, Revista XEMK, nr.2/70 Prishtinё, 1970.

Rashani, Sh.: “Aerondotja nё rajonin e deponisё sё hirit nga TC “Kosova” Obiliq”,  në Buletini XEMK nr.2, Prishtinё.

Rashani, Sh.: “Hulumtimi i ndikimit tё As dhe Sb nё shfrytёzimin e rrymёs gjatё elektrorafinimit tё bakrit”, në Buletini Metalurgjia nr.4/79 Sisak, 1979.

Rashani, Sh.: “Bentoniti i Gushicёs si mjet lidhёs pёr prodhimin e materialeve ndёrtimore nga hiri i TC “Kosova”, në Kongresi VI jugosllav pёr kiminё e aplikuar nё Sarajevё 1979.

Rashani, Sh.: “Kuadrat e nevojshme nё industrinё kimike”, Buletini XEMK nr.3 Prishtinё.

Dushi, A.; Rashani, Sh.: “Kinetika e kovullkanizimit tё kloropenit dhe butadiemit stirorolit”, në Buletini Mihja nё Industri nr. 10/81, Zagreb, 1981.

Rashani, Sh.; Karakashi, E.: “Hulumtimi i mundёsive pёr evitimin e thёrmiave tё ngurta me anёn e metodёs mekanike pёr ujërat e ndotura tё tertores “Kosova””, në Pёrmbledhja e punimeve lidhur me ujërat e ndotura industriale nё industrinё e lёkurёs dhe tekstilit, Poreç, 1980 faqe 136-143, Poreç, 1980.

Karakashi, E.; Rashani, Sh.: “Hulumtimi i mundёsive tё trajtimit tё fenolit me hirin e TE “Kosova””, në Pёrmbledhja e punimeve lidhur me ujërat e ndotura industriale nё industrinё e lёkurёs dhe tekstilit Poreç 1980 faqe 136-143, Poreç, 1980.

Rashani, Sh.; Shkoza, M.: “Hulumtimi i mundёsive tё neutralizimit tё ujrave tё ndotura acidike”, në Pёrmbledhja e punimeve lidhur me ujërat e ndotura industriale nё industrinё e lёkurёs dhe tekstilit, Poreç, 1980.

Rashani, Sh.: “Hulumtimi i ndikimit tё shtojcёs sё lymit tё shamotit nё cilёsinё e pllakave keramike”,  Revista XEMK nr. 3/81 Prishtinё, 1981.

Rashani, Sh.: “Mundёsia e aplikimit tё ujërave tё ndotura nё floatimin e xehes Pb – Zn nё procesin e flotimit”, në Revista Pb-Zn Zveçan, 1980.

Rashani, Sh.: “Korrodimi i gypave dhe mbrojtja e tyre nga korrodimi”, në Revista XEMK nr.2/82, Prishtinё, 1982.

Rashani, Sh.: “Mundёsia e shfrytёzimit tё ujërave nga pusi i Ajvalisё nё procesin e flotimit”, në Revista Pb-Zn nr.1/82, Zveçan, 1982.

Rashani, Sh.: “Mundёsia e aplikimit tё reaktorit gypor nё prodhimin e plehrave komplekse”, në Revista Kimia industriale, nr. 3/79 Beograd, 1979.

Rashani, Sh.: “Aplikimi i modeleve matematikore nё reaktorin gypor”, në Kimia nё industri, nr. 8/82 Beograd, 1982.

Rashani, Sh.: “Bentoniti i Gushicёs si mjet adsorbues pёr bashkëdyzime organike nga ujërat e ndotura”, në XEMK nr.3/82, Prishtinë, 1982.

Shkoza, M.; Rashani, Sh.: “Ndotja e ujrave tё ndotura acedike nё metalurgjinё e zinkut”, në XEMK nr.3/82, Prioshtinë, 1982.

Rashani, Sh.: Punimi i magjistraturёs “Ujërat e ndotura tё elektroekonomisё “Kosova”. Universiteti i Zaggrebit, Fakulteti i Teknologjisë, Zagreb, 1974.

Rashani, Sh.: Disertacioni i doktoraturёs “Thёngjilli dhe hiri i basenit tё Kosovës dhe hiri si defenolizues i ujërave tё tertores sё thёngjillit”, Universiteti i Tuzllёs, Tuzëll, 1977.

Rashani, Sh.: “Karalteristikat themelore tё bentonitit tё Gushicёs afёr Vitisё”, në Revista shkencore “Metalurgjia” nr. 3/85, Sisak, 1985.

Rashani, Sh.: “Bentoniti dhe hiri si mjete adsorbuese tё fenoleve nga ujrat e ndotura tё tharrjes sё qymyrit”, në Kongresi II jugosllav pёr inxhinieri kimike dhe teknikёn e proceseve nё pjesёmarrjen ndёrkombёtare – referat, Dubrovnik, 1987.

Rashani, Sh.: “Shqyrtimi teorik i mundёsisё sё aplikimit tё modelve matematikore nё reaktorёt kimik”, në Buletini XEMK nr.3/86 Prishtinё, 1986.

Rashani, Sh.: “Aplikimi i modelve matematikore nё reaktorёt trefazor”, në Buletini XEMK 3/86 Prishtinё, 1986.

Rashani, Sh.: “Mundёsia e prodhimit tё sintermagnezitit nga magnezi i Strezovcit me zvogёlimin e pёrmbajtjes sё CaO”, në Bilteni Pb-Zn nr.2/83 Trepçё, Zveçan, 1983.

Rashani, Sh. (me koautorë): “Hulumtimi i vetive adsorbuese tё bentonitit tё Gushices”, në Simpoziumi mbi gjendjen, ruajtjen dhe pёrparimin e ambientit tё njeriut, tetor 1983, Zveçan, Zveçan, 1983.

Rashani, Sh. (me koautorë): “Trajtimi i pёrzierjes hi dhe bentonit nё ujrat e ndotura tё tertores sё qymyrit”, në Simpoziumi mbi gjendjen, ruajtjen dhe pёrparimin e ambientit tё njeriut, Tetor, 1983, Zveçan, 1983.

Rashani, Sh.: “Mbrojtja e ambientit tё njeriut nё kuadrin e industrisё tё prodhimit acidit aulfatik”, në Buletini Pb-Zn, nr. 3/86. Zveçan, 1986.

Rashani, Sh. (me koautorë): “Trajtimi i ujrave tё ndotura acidike me hirin nga TC “Kosova””, në Kёshillimi i Tetorit i xehetarёve, metalurgёve dhe teknologёve, Bor, 1986.

Rashani, Sh. (me koautorë): “Trajtimi i ujërave tё ndotura acidike me bentonitin e Gushicёs”, në Kёshillimi i Tetorit i xehetarёve, metalurgёve dhe teknologёve, Bor, 1986.

Rashani, Sh.: “Pёrcaktimi analitik i temperaturёs optimale nё procesin e sintezёs sё amoniakut”, në Buletini “Kimia nё industri” nr.3/83, Beograd, 1983.

Rashani, Sh.: “Hulumtimi i procesit tё vjetёrimit tё deoxo-katalizatorёve”, në Buletini Pb-Zn nr.1/86, Zveçan, 1986.

Rashani, Sh.; L.Milenkoviq, L.: “Adsorpcioni i fenoleve nga ujarat e ndotura fenolike tё tharrjes sё lignitit tё basenit “Kosova””, në Kongresi II jugosllav pёr kiminё inxhinierike dhe teknikёn e proceseve nё pjessёmarrjen ndёrkombёtare maj 1987, Dubrovnik, Dukrovnik,1987.

Rashani, Sh.; Pula, L.: “Trajtimi i ujërave tё ndotura fenolike tё tertores me bentonitin e Gushicёs”, në Kongresi i III-tё jugosllav pёr inxhinierinё kimike dhe teknikёn e procesve me pjesёmmarje ndёrkombёtare, maj 1987, Dubrovnik, 1987.

Shkoza, M.; Sh. Rashani, Sh.: “Ndikimi i ujërave tё ndotura industriale dhe sanitare nё shtimin e shkallёs sё ndotjes sё lumit Sitnica”, në Bilteni XEMK nr. 3/83, Prishtinё, 1983.

Rashani, Sh.; Boti, E.; Shkoza, M.: “Formimi, identifikimi i ndotjes nga Elektroekonomia e Kosovёs nё lumin Sitnica”, në Buletini “Vodoprivreda” 2/3 84, Beograd, 1984.

Shkoza, M.; Rashani, Sh.; Boti, E.: “Analiza e gjendjes ekzistuese tё rrjedhjes sё ujrave nё industrinё kimike dhe karakterizistikat e tyre fiziko-kimike në Mitrovicё”, në Buletini Mbrojtja e ujrave, Beograd, 1984.

Shkoza, M.; Rashani, Sh.; “Ndotja e rrjedhёs sё lumit Sitnica nё ujrat industriale”, në Buletini Metalurgjia nr.1/2., Sisak, 1983.

Rashani;, Sh.: “Shkaqet e pёlcitjes sё blloqeve tё prodhuara nga sintermagnezi i Goleshit”, në Buletini XEMK nr.1,2/83, Prishtinё, 1983.

Shkoza, M.; Rashani, Sh.; Vitaku, A.: “Hulumtimi i ndotjes tё rrjedhёs sё Lumit Ibёr me ujërat e ndotura tё kompleksit industrial nё Zveçan”, në Kongresi i VII-tё Jugosllav pёr kiminё dhe tekonologjinё kimike, referat Novi Sad, 1983.

Shkoza, M.; Vitaku, A.; Rashani, Sh.: “Mundёsia e pastrimit tё ujërave tё ndotura acidike tё elektrolizёs sё argjendit”, Kongresi i VI-të jugosllav pёr kiminё dhe tekonologjinё kimike, referat Novi Sad, 1983.

Vitaku, A.; Rashani, Sh.; Shkoza, M.: “Mundёsia e filtrimit eksperimental tё gaseve tё shkrietores sё plumbit “Trepça””, në Kongresi i VII-të jugosslav pёr kiminё dhe tekonologjinё kimike, referat Novi Sad 1983.

Rashani, Sh.: “Variantet e ndryshimit tё emisionit tё SO2 nё Termocentralet e Kosovёs deri nё vitin 2008”, në JKSK pёr energji dhe ekologji, Tubimi Shkencor, Energjia dhe ekologjia, Beograd, 10-12 dhjetor1986, Beograd, 1986.

Rashani, Sh.: “Ndotja dhe mbrojtja e mjedisit gjatё prodhimit tё termoenergjisё”, në Tubimi Shkencor, JKSK, Energjia dhe ekologjia, Beograd, 10-12 dhjetor 1986, Beograd, 1986.

Rashani, Sh.; Sadiku, M.; Muliqi, I.: “Shfrytёzimi i oksigjenit nё proceset e djegies nё furrat industrial”, në Simpoziumi Shkencor Ndёrkombёtar, Mitrovicё, 27-30 shtator 2006, Mitrovicë, 1986.

Sadiku, A.; Sadiku, M.; Rama, M.; Kotorri, A.; Rashani, Sh.: “Riciklimi i baterive transkacionare nё ndёrmarrje tё vogla”, në Simpoziumi shkencor Ndёrkombёtar, Mitrovicё, 27-30 shtator 2006, Mitrovicë, 2006.

Rashani, Sh.; Berisha, K.; Sadiku, M.: “Fillimi i trajtimit tё ujёrave tё zeza nё Kosovё”,  në Simpoziumi Shkencor Ndёrkombёtar, Mitrovicё, 27-30 shtator 2006, Mitrovicë, 2006.

Rashani, Sh.; Hoda, S.; Sadiku, M.; Kelmendi, M.: “Kinetika e djegies sё qymyrit me pёrmbajtje tё madhe tё materieve djegёse tё avullueshme”, në Simpoziumi i Ndёrkombёtar, 25-27 nёntor 2006, Tiranё, 2006.

Rashani, Sh.; Hoda, S.; Sadiku, M.; Kelmendi, M.: “Karakteristikat fiziko-kimike tё hirit nga Termocentralet “Kosova”dhe mundёsia e shfrytёzimit tё tij si mjet rregullues i pH- mjedisit sё pulpёs”, në Simpoziumi VI Ndёrkombёtar, 24-25 nёntor Tiranё 2006, Tiranё, 2006.

Hoda, S.; Rashani, Sh.: “Prodhimi i CaO pёr pёrfitimin e kalciumit metalik me metodёn Alumotermike”, në Simpoziumi VI shkencor Ndёrkombёtar, Tiranё, 24-24 nёntor 2006, Tiranë, 2006.

Rashani, Sh.; .Hoda, S.; Sadiku, M.: “Monitorimi i ndikimit tё deponisё sё hirit tё TC “Kosova””, në Mjedis, Takimi i tretё i Institutit Albshkenca,Tiranё, 1-3 shtator 2008, Toranë, 2008.

Rashani, Sh.; Hoda, S.; Sadiku, M.: ”Hulumtimi i mundёsisё sё eleminimit tё SO2 nga gazet e tymtarёve tё TC “Kosova””, në Takimi i tretё i Institutit Alb-shkencё, Tiranё, 1-3 shator 2008, Tiranë, 2008.

Hoda, S.; Rashani, Sh.; Berisha, K.: “Hulumtimi i pastrimit tё magnezitit nga kalciumi”, në Takimi i tretё i Institutit Alb-shkencё, Tiranё, 1-3 shtator 2008, Tiranë, 2008.

Hoda, S.; Rashani, Sh.; Berisha, K.; Karakashi, E.: “Kinetika e tretjes sё CaO nga magneziti nёn ndikimin e temperaturёs me tretёsiren e Mg(NO3)2”, në Takimi i tretё i Institutit Alb-shkencё, Tiranё, 1-3 shtator 2008, Tiranë, 2008.

Hoda, S.; Rashani, Sh.; Berisha, K.:  “Magneziti dhe rёndёsia e tij nё industri”, në Takimi i III-tё i Institutit Alb-shkenca,Tiranё, 1-3 shtator 2008, Tiranë, 2008.

Veseli, B.; Rashani, Sh.: “Ndikimi i deponisё “Gёrmova” nё ndotjen e ujёrave nёntokёsore dhe sipёrfaqёsore”, në Takimi i III-tё i Institutit Alb-shkencё, Tiranё, 1-3 shtator 2008, Tiranë, 2008.

Kerolli, M.; Zabërgja, F.; Rashani, Sh.; Visoka, H.; Kelmendi, M.; Uka, R.: “The level of concentration of lead, zinc, cadmium and nickel in urban soil of  “2 Korriku, Kosova””, në Journal of International Environmental Application & Science, Year 2008, Volume III (Issue I).

Hoda, S.; I. Fejza, I.; Rashani, Sh.; Avdullahi, S.; Hajra, E.: “Purification of magnesite from harmful materials with Mg (NO3)2 application prevention of the pollution of environment”, në Journal of International Environmental Application & Science, Year 2008, Volume III (Issue II).

Sadiku, M.; Rashani, Sh.; Shala, F.; Dushi, A.; Skeja, B.; Hoda, S.: “Ndikimi i temperaturave të ulëta në karakteristikat elektrike të baterisë”, në Takimi i IV-të Vjetor i Institutit Albshkenca, Tetovë, 31 gusht 1-2 shtator 2009, Tetovë, 2009.

Hoda, S.; Azizi, A.; Sadiku, M.; Berisha, K.; Rashani, Sh.: “Kinetika e procesit të ndarjes së kalciumit nga dolomiti me tretësirë të nitratit të magnezit”, në Takimi IV Vjetor i Institutit Alb-shkenca, 31 gusht 1-2 shtator 2009, Tetovë, 2009.

Hoda, S.; Rashani, Sh.; Berisha, K.: “Istrazivanje oplemenjivanja magnezitne rude”, në Kimija u Industriji-23/2009, s. 581-588, Zagreb, 2009.

Azizi, A.; Berisha, K.; Jusufi, S.;  Rashani, Sh.: “Formation of Disinfection by-Products (Dbps) and Strategies to Reduce their Concentration in the Water Treatment Plants in Perlepnica and Velekince – Gjilan”, në Conference on Water Observation and Information System For Decision Support, 25-29 May 2010 – Ohrid, Republic of Macedonia, Ohrid, 2010.

Bytyçi, R.; Berisha, K.; Rashani, Sh.; Jusufi, S.; Kastrati, L.: “Pollution of water from the lignit mines in the zones of coal uperficial”, në Conference on Water Observation and Information System For Decision Support, 25-29 May 2010 – Ohrid, Republic of Macedonia, Ohrid, 2010.

Sadiku, M.; Shala, F.; Rashani, Sh.; Berisha, K.; B. Skeja, B.; A. Sadiku, A.: “Ndikimi i deponise se Parkut Industrial ne Mitrovice ne ujerat siperfaqesore dhe nentokesore”, Takimi i ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca, Tiranë, 02- 5 shtator 2010, Tiranë, 2010.

Gashi, S.; Gashi, Z.; Rashani, Sh.: “Presentation of technical analysis lignit Republic of Kosovo during th years 2008-2009 and detennination of his burning Kosova B”, Takimi i Pestë vjetor ndërkombetar i Institutit Alb-Shkenca, Tiranë, 02 – 05 Shtator 2010.

Hoda, S.; Rashani, Sh.; Berisha, K.; Shaqiri, M.: “Uticaj opterecenja magnezitne rude s vecim udjelom dolomite”, Kemija u Industriji, vol. 59, nr. 10, str. 483-532. A1109-1111, Zagreb, 2010.

Hoda, S.; Rashani, Sh.; Shaqiri, M.; Sadiku, M.; Azizi, A.: “Kinetika kalcija iz dolomite”, Punimi i recenzuar, nr. 18 (KUl-18/2011).

Sadiku, M.; Shala, F.; Dragusha, B.; Rashani, Sh.: “The influence of the tailing in the Industrial Park in Mitrovica on polluting of Sitnica River”, në  Internacional Conference on Energy, Environment, Devices, System, Communications, Computers (EEDSCC’ 11, Venecie, Italy, March 8-1 2011.

Kryetar i komisionit recensues për tekstet universitare

Agolli, F.: “Teknologjia kimike inorganike”, Botues ETMM të Kosovës, Prishtinë, 1986.

Agolli, F.: “Metalurgjia me ngjyrë”, Botues ETMM të Kosovës, Prishtinë, 1987.

Beqiri, E.: “Operacionet difuzive”, ETMM të Kosovës, Prishtinë, 1988.

Beqiri, E.: “Operacionet mekanike”, Universiteti i Prishtinës, 1993.

Dispensa të autorizuara për shfrytëzimin e tyre nga studentët

Rashani, Sh.: “Teoria e reaktorëve kimik”, dispenë e autorizuar pët studentët e studimeve të rregullta në drejtimin e Inxhinierisë kimike, FXM, Mitrovicë, 1989.

Rashani, Sh.: “Inxhinieria e mjedisit”, pёr studentë në studime master, FXM, Mitrovicë, 2004.

Rashani, Sh.: “Modelimi i proceseve”, pёr studentë në studime master, FXM, Mitrovicë, 2006.

Rashani, Sh.: “Modelimi matematikor”, pёr studentë në studime master, FXM, Mitrovicë, 2007.

Pjesëmarrje në projekte të ndryshme

Mundёsia e aplikimit tё kaolinёs sё Kamenicёs nё industrinё e gomёs. Bartёs projektit – BVI krahinore pёr shkencё.

Revidimi i projektit investues pёr pёrpunimin e granitite dhe kaolinёs Karaçevё – libri I dhe II pjesa teknologjike.

Revidimi i programit investues, projektit kryesor tё repartit pёr pёrpunimin e bentonitit nё Viti, pjesa tekonologjike.

Revidimi i projektit kryesor dhe investues pёr pёrpunimin e gёlqeres pjesa teknike-teknologjike.

Revidimi i projektit SH.H: Mundёsia e zёvendёsimit tё sulfatit tё aluminit me sulfatin e hekurit me rastin e pёrzirjes sё ujit nё RE “Kosova”.

Revidimi i projektit SH.H:Valorizimi i komponenteve tё dobishme nga leucitet Visoça, Viti – bartёs i projektit OP Instituti për PB-Zn Zveçan.

Tekste të pёrkthyera nga gjuhët sllave në gjuhën shqipe

Kimi e pёrgjithshme dhe inorganike 4, nga serbishtja, tekst pёr shkollat e mesme.

Kimi analitike, nga kroatishtja, tekst pёr shkollat e mesme.

Kimi fizike me elektrokimi, nga kroatishtja, tekst pёr shkollat e mesme.

Kimi organike 4, nga boshnjakishtja, tekst pёr shkollat e mesme.

Përfundim

Prof. dr. Shefqet F. Rashani ishte në mesin e dijetarëve shqiptarë, që mbaroi të gjitha nivelet e shkollimit, duke filluar nga shkolla e mesme teknike, studimet pesëvjeçare për Teknologji-inxhinieri kimike, studimet e magjistraturës dhe të doktoraturës, me sukses të shkëlqyeshëm dhe në afate rekorde. Ishte i njohur për cilësi dhe zbatim të diturisë jo vetëm në Kosovë, por edhe në shumë qendra studimore në ish Jugosllavi dhe në Europë.

Prof. Dr. Shefqet F. Rashani ishte udheheqës shkencor (mentor) në shumë tema të diplomave për studimet e rregullta tre dhe pesëvjeçare, për studime pasuniversitare (tema të mgjaistrturave dhe masterave), e gjithashtu edhe për studimet e doktoraturave. Si autor apo koautor, i ka te publikuara njëzet punime shkencoro-kërkimore në buletinët ndërkombëtarë, ndërkaq shtatëdhjetë punime shkencoro-kërkimore i ka të publikuara në buletinët vendore. Dias punime të tij u cituan nẽ tekstet vendore dhe ndërkombētare, kryesisht të atyre nga lëmia “Termodinamika dhe inxhinieria e reaktorëve kimik” por edhe të lëmive tjera të ngjashme.

Autor dhe koautor i hartimit të shumë projekteve dhe elaborateve kërkimore-shkencore.

Kontributet e Prof. Dr. Shefqet F. Rashanit janē tẽ njohura dhe të vlerësuara nga institucionet pērkatëse brenda dhe jashtë vendit.

Bibliografia

Rashani, Sh.: “Termodinamika inxhinierike kimike”, Universitet i Prishtinës Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Botues Enti i teksteve dhe mjeteve mësimore, Prishtinё,1987.

Rashani, Sh.: “Përmbledhje detyrash nga Termodinamike inxhinierike kimike”, Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Botues Enti i teksteve dhe mjeteve mësimore, Prishtinё, 1988.

Rashani, Sh.: “Termodinamika dhe termoteknika”, Botues Universitet i Prishtinës Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Mitrovicë, 2010.

Rashani, Sh.: “Inxhinieria e reaktorëve kimik dhe biokimik”, 2011.

Rashani, Sh.: “Inxhinieria ushqimore”, 2012.

Buletini i FXM, Mitrovicë, 2010.

Dokumentacion nga arkivi i Universitetit “Isa Boletini” FXM, Mitrovicë, 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok