19/12/2024

PROF. DR. SALI BERISHA – KURBAN I KOSOVËS!

0
u1_Idriz-Zeqiraj

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Kur disa zyrtarë të lart të administratës Trump, po nxitonin të bënin disa marrëveshje të ngutshme, në mes të Kosovës dhe të Serbisë, duke përdorur edhe harta dhe vijëzime kufijësh, një letër interesante, e hartuar nga miq të Rugovës dhe të Kosovës, përsonalitete të njohura, në Amerikë e përtej, iu drejtuan presidentit Trump.

Ishin faktorë që përshpëjtuan lëvizjen e duhur, të një grupimi personalitetësh:

  1. Lobimi, përkatësisht, pagesa lobuese, për ndarjen e Kosovës, me nismën e presidentit Hashim Thaçi, me logjistikë ambasadën e Kosovës në SHBA;
  2. Denoncimi që u bëri Albin Kurti disa zyrtarëve të lartë amerikanë, duke refuzuar vizitën në Washington, sepse e “prisnin thikat mbi hartën e Kosovës”;
  3. Lobe, Shoqata të zëshme shqiptare, personalitete të njohura, të cilat, dikur, kishin lobuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, tani, me zarfa parash, lobonin për lirinë e komandantëve, të akuzuar për vrasjen e kundërshtarëve politikë shqiptarë, kryesisht, ushtarakë të FARK-ut të Dr. Rugovës dhe veprimtarë të LDK-së…

Marrëzia arriti deri atje, sa “i ranë në qafë” edhe ish-senatorit Eliot Engel, duke e shoqëruar atë tek ish-presidenti Clinton, për të kërkuar zhbërjen e Gjykatës Speciale! Ishte kjo një goditje e rëndë për Kosovën.

Ish-presidenti Thaçi, pasi ishte koordinuar dhe pajtuar me Vuçiqin e Ramën, porositi Baton Haxhiun, ta shpalosë marrëveshjen tri pikëshe, të bërë me Serbinë:

1) Veriu i Mitrovicës t`i jipet Serbisë;

2) Gjykata Speciale të zhbëhet;

3) Krimet reciproke Kosovë-Serbi të falën!

Sipas presidentit Joe Biden, Hashimit i ishte premtuar, nga Serbia dhe Rusia, Çmimi “Nobel”, në rast të realizimit të kësaj marrëveshje. Ndërsa pika e tretë e marrëveshjes, “falja e krimeve reciprole”, e amnistonte Thaçin, nga akuza e pritshme, për krime në luftë dhe në paqe!

Pse, realisht, u ndëshkua Dr. Berisha?!

Prof. Dr. Sali Berisha, si politikan, -par ekselance-, vëzhgonte rrjedhën e ngjarjeve. Ngulmimi i administratës amrikane, për marrëveshje të ngutshme, ishte e rrezikshme për Kosovën. Aq më parë, kur Hashimi, në cilësinë e presidentit, paguante lobimin për ndarjen e Kosovës. Të paktën, për shumën 168 euro, për këtë qëllim, e ka pranuar këshilltarje e tij, Dhuratë Hoxha!

Dr. Sali Berisha, si politikan, njihet për posedim të informacionit të dorës së parë. Pasi analizoi faktet, denoncoi “katërshën e zezë”: Vuçiq-Rama-Thaçi- Haxhiu, për pazaret e pista, për ndarjen e Kosovës. Ai nuk kurseu as Sorosin, atë e bir, si logjistikë kapitale, të cilin, disa zyrtarë amerikanë e përdorin, për ta sjellur dhe mbajtur të majtën shqiptare në pushtet.

Dr. Berisha, në analizat e thukëta e plotore të tij, u bëri thirrje politikanëve të pozitës, opozitës dhe popullit të Kosovës: “Kosova në rrezik! Vuqiçi me argatët shqiptarë, po e realizon ndarjen e Kosovës! Tradhtarët në shtet e pushtet, të shantazhuar, për krimet e bëra, duan jo vetëm ta shpetojnë lëkurën e tyre, por, të bëhen edhe “Nobël”, me angazhimin e Serbisë, si shpërblim, për tradhtinë e tyre karshi Kosovës!”

Një arsye shtesë, për ndëshkimin e Dr. Berishës me familje, me shpalljen “person non grata”, (përfshirja e familjes, është e huazuar nga komunizmi), ka qenë kundërshtia e mënyrës se si filloi bërja e Vettingut në drejtësi. Sepse, klika e Edvin Ramës, duke e caktuar shefin e Komisionit, “Dvoranin e partisë”, një matrapaz korruptiv, që duhej hetuar i pari, për pisllëqet e bëra në drejtësi, dështimi i Vettingut u pa si i parathënë.

E çuditshme , kur kjo metodë e Vettingut, e nismuar nga Rama, kur ai kishte shpërfillur dhe eliminuar, tërësisht, opozitën në Shqipëri, ndërkombëtarët mbështetën Ramën, në krimin e tij të radhës. Dr. Sali Berisha u vu kundër bandës social-komuniste dhe, njëherësh, denoncoi, me guxim dhe dinjitet, edhe ndërkombëtarët, për përkrahjen e së majtës dhe të së keqës, në Shqipëri.

Është provuar, madje, katërcipërisht, se ndërkombëtarët, për të realizuar planët e tyre, parapëlqejnë pushtetarë të bindur ndaj tyre, pavarësisht dëmit që i sjellin popullit, vendit, të cilin e monitorojnë! Kështu ka ndodhur në Kosovë, kur ndërkombëtarët kanë mbështetur komandantët, kriminelë e hajna zyrtarë, duke i heshtur krimet e tyre për dy dekada radhazi.

Të njëjtën gjë po bëjnë edhe sot, kur ODHIR dhe OSBE, i pranojnë zgjedhjet në Shqipëri, edhe pse ato janë  zgjedhjet më të pista, që kanë ndodhur ndokund dhe ndonjëherë në botë! Vjedhja e identitetit të 90.000 familjeve në Tiranë dhe Durrës, shënjestrimi tyre, nëpërmjet patronazhistëve, për të blerë votat, kartelimi zbulues se për ke voton qytetari shqiptar, janë risi botërore, të abuzimit të zgjedhjeve të 25 prillit së sivjem në Shqipëri.

Pranimi i zgjedhjeve dhe heshtja kriminale, nga ndërkombëtarët, edhe pas provave faktike, që PS-ja, me Ramën e Taulant Ballën, shpenzuan, hiç më pak se 200 milionë dollarë, turpëron, me fund, organizatat monitoruese dhe, falsifikueshëm, aprovuese të zgjedhjeve monstër në Shqipëri. Të gjitha këto pisllëqe të ndërkombëtarëve, Prof. Dr. Sali Berisha, me parimësinë dhe guximin unik, si vlerë fisnike e njerëzore, i ka faktuar dhe denoncuar zëshëm, edhe pse ka parashikuar rrjedhojat, ndëshkimin e pritshëm.

Presidenti Vuqiç, Edvin Rama, me këlyshërinë e tij, Hashim dallaverja, me kukëllat e tij, janë organizuar dhe kanë paguar majmë, në SHBA dhe gjetkë, për ta denigruar dhe dëmtuar politikisht e moralisht Dr. Sali Berishën, me qëllim të largimit të tij nga politika. Në veçanti, ata nuk e duan praninë e tij në Parlamentin shqiptar, sepse ai ka qenë dhe mbetët engjulli mbrojtës i Kosovës, i demokracisë dhe, mbi të gjitha, i së vërtetës.

Pasuria e Dr. Berishës me familje, ka mbulesë plotore, akuza për korrupsion ka dështuar

Janë akuzuar dhe hetuar dy fëmijtë e Berishës, Argita e Shkëlzeni, për pasurinë e tyre, të krijuar me punë e mend. Qysh në vitet 2000-a, u punësuan, si përkthyes në UNMIK, në Kosovë. Argita, me aftësitë e saj gjenetike, si babai, ngriti shkallët në karrierë, duke u bërë pjesë e Gjykatës së Lartë të Kosovës. Ajo kishte shkëlqyer, që nga klasa e parë e deri në Doktoraturë. Nga studente, ishte punësuar pedagoge në Universitetin e Tiranës, pa qenë babai i saj në pozita shtetërore.

Pagat e larta, vëlla e motër, pastaj edhe dhëndrri, Jamarbër Malltezi, i kursyen për biznes. Ata blenë bokërrinat, tokë gurore e dushkajë, kullotë e dhive, në shpatet e Priskës të Tiranës, poshtë Malit Dajti. Natyrisht, u blenë lirë, si tokë e papunuar e fshatarëve, të cilët po largoheshin, kërkonin jetësë më të mirë, në periferi të kryeqytetit apo jashtë vendit. Toka e shitur si troje, pas një dekade nga blerja, kishte çmim të rritur, të ndryshuar, të shumëfishuar në vlerë. Sepse, vendin e shtëpizave të vogla, të vjetra të fshatarëve skamnorë, po e zinin vilat e pallatet e të pasurëve.

Me kot u lodhën social-komunistët, për të gjetur pasuri pa mbulesë, nga treshja: Argita, Shkëlzeni, Jamarbri, ngaqë ata posedonin kuponët bankare, nga makineri moderne, njësoj si në Perëndim, nga UNMIK-u. Por, social-komunistët llogarisnin, qëllimshëm e falsifikueshëm, vlerën e tokës, jo me çmimin e blerjes, por, me atë të shitjes, pas një dekade! Edhe pse në administratën e UNMIK-ut, kishin punuar edhe shumë vajza e djemë nga Shqipëria, social-komunistët në pushtet, hetuan vetëm fëmijtë e Dr. Berishës! Rrjedhimisht, dështuan në akuzat e pista!

Të vërtetën lakuriqe e ka thënë presidenti, Ilir Meta, në letrën solidarizuese, dërguar Dr. Sali Berishës me familje. Asnjë frazë, asnjë fjali, asnjë fjalë, nuk mund t`i hiqet asaj letre. Gjithçka tjetër që mund mund të thuhet, në kundërshti me atë letër, janë broçkulla, pallavra, që nuk thonë asgjë.

Ndëshkimi i Dr. Berishës, u gatua në magjën Vuqiç-Rama-Thaçi-Haxhiu, në Beograd e Tiranë. Për këtë është investuar shumë. Koha ka dëshmuar se zyrtarët e veçantë, nuk janë vet Departamenti i Shtetit amerikan. Shembull vetëfolës është zyrtari i lartë, John Bolton, i cili, në konspiracion me Vuqiçin, Ramën, Thaçin dhe disa kolegë amerikanë, punonin, intrigonin, për ndarjen e Kosovës!

Këtë të vërtetë, e denoncoi vetë presidenti Trump, duke e shkarkuar nga posti Bolton-in. “Thikat mbi hartën e Kosovës”, për të cilat e dha alarmin Albin Kurti, ishin faktike dhe “lehjet në hënë”, nga Tirana dhe Prishtina, kundër Dr. Sali Berishës, nuk mund ta zhbëjnë një të vërtetë, sa absolute, aq edhe fatale për shqiptarët.

I pyetur nga gazetarë dhe zyrtarë të lartë amerikanë: “Pse e ndëshkove mikun më të madh të Amerikës, Dr. Sali Berishën?” Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është përgjigjur: “Jam bazuar në raportet e kryeministrit shqiptar, Edvin Rama dhe mediat shqiptare!” Çdo koment është i tepërt!

– V a z h d o n –

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok