PROF. DR. BASHKIM BAHOLLI-PEDAGOG NË TIRANË E PRISHTINË DHE SPECIALIST NË FUSHËN E METALOGRAFISË EKSPERIMENTALE DHE STRUKTURËS SË MATERIALEVE I NIVELIT EUROPIAN

0
Bashkim-Baholli

Nga Gani S. Pllana, Prishtinë

Prof. dr. Bashkim Baholli lindi më 7 gusht 1938 në Dibër të Madhe. Shkollën e mesme të përgjithshme-gjimnazin “Qemal Stafa” e kreu në Tiranë (1952-1956). Studimet e larta i kreu në Inxhinieri Mekanike në Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës (sot Universiteti Politeknik i Tiranës), me temë diplome me titull: “Probleme të shfrytëzimit racional të mjeteve të transportit rrugor në kushtet e territoriale të vendit tonë” (1958-1963).

Në vitin 1963, menjëherë pas përfundimit të studimeve u emërua pedagog në Katedrën e Teknologjisë së metaleve të FI në USHT për lëndën “Struktura e metaleve”.

Punimin e doktoratës me titull: “Studim struktural i teknologjisë së prodhimit të detaleve me pluhura metalike” e ka mbrojtur më 10 nëntor 1978 për gradën “Kandidat i shkencave teknike”, USHT, Tiranë.

Studimi është me rëndësi teorike-shkencore dhe teknologjike për zhvillimin e mëtejshëm të revolucionit tekniko-shkencor. Përveç vlerës teorike-shkencore, ky punim ka një rëndësi të madhe metodologjike e mund të shërbejë si një shembull i mirë nga ku mund të mësohet. Veçanërisht puna e gjatë këmbëngulëse eksperimentale, zgjidhja e gjithë problemeve kyçe të kësaj teknologjie të re e bëri këtë punim plotësisht të zbatueshëm për prodhimin e detaleve të ndryshme që mund të prodhohen vetëm me këtë metodë ose për të zëvendësuar metodat e vjetra.

Ky studim është një kontribut për futjen e metodave të reja më racionale në prodhim që sigurojnë një rendiment e cilësi të lartë të detaleve dhe kosto shumë të ulët të produkteve.

Metalurgjia e pluhurave sot konsiderohet si teknologjia më e përparuar e prodhimit në industrinë mekanike, me strukturë tërësisht të re të operacioneve, me një rrugë më të shkurtër dhe me shpenzime shumë të vogla energjie, materiali dhe kohë pune. Pra, studimi përfaqëson një revolucion në metodën e prodhimit të shumë detaleve të makinave, duke siguruar cilësi të lartë të tyre dhe veti të veçanta të kundër fërkimit.

Punimin e dytë të doktoratës me titull: “Probleme teorike teknologjike të ekstraktimit të lidhjeve hekur-karbon: probleme teknologjike”, disertacion i paraqitur për kërkimin e gradës “Doktor i shkencave teknike”, e ka mbrojtur në F.I.M. të USHT në vitin 1984.

Prof. dr. Bashkim Baholli ishte pedagogu i parë në USHT që ka mbrojtur dy tema disertacioni (të parin në kërkim të gradës “Kandidat i shkencave teknike” dhe më pas “Doktor i shkencave teknike” para marrjes së titullit “Profesor”; profesori i parë i Inxhinierisë Mekanike pas mbrojtjes së gradës “Doktor i shkencave teknike”.

Tituj/gradat shkencorë: “Inxhinier i diplomuar” (1963), “Kandidat i Shkencave Teknike” (Ekuivalentuar “Doktor i Shkencave”) (1979), “Doktor i Shkencave Teknike” (1984), “Docent” (1982), “Profesor” (1987).

Detyrat dhe pozitat udhëheqëse në USHT dhe kompani tjera

  •       Pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë të USHT (1963–2002);
  •       Hartimin e plan programeve të reja;
  •       Përgjegjës i katedrës së Teknologjisë së Metaleve (1970-2002);
  •       Kryetar i Këshillit shkencor i qendrës kombëtare të Progresit Tekniko Shkencor (1972-1975);
  •       Kryetar i Komisionit Shtetëror te Mbrojtjes së doktoratave në fushën e teknologjisë (1986-1992);
  •       Përfaqësues i Programit Holandez (NMCP- Neatherlands Management Coorporation Programme) (1993-1997.

Njohës perfekt i gjuhëve të huaja: rusisht, frëngjisht dhe anglisht.

Këmbim eksperience

Prof. dr. Bashkim Baholli ka qëndruar dhe është specializuar në disa qendra shkencore në Europë, Lindjen e Mesme dhe Kinë, si në vijim:

  •       1972 (gjashtë muaj): në École Centrale des Arts et Metier Paris);
  •       1978 (gjashtë muaj): në École Centrale des Arts et Metier Paris);
  •       1979 (gjashtë muaj): në Roval Institute of Technology (Stockholm);
  •       1984 (dy muaj): në Philips Intitute of Electron Microscopy (Netherlands);
  •       1993: Vizitë bashkëpunimi në Universitetin e Siegenit, Giermani;
  •       1993: Vizitë bashkëpunimi në Universitetin Politeknik të Lindjes së Mesme Turqi;
  •       2015: Vizitë në Universitetin e Shangait dhe të Pekinit.

Kontributi në Universitetin e Prishtinës

Prof. dr. Bashkim Baholli profesor i ftuar në Universitetin e Prishtinës, gjatë viteve 1972–1979, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ngritjen e mësimdhënies dhe laboratorëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë dhe në Fakultetin Xehetaro-Metalurgjik në Mitrovicë, i cili konsiderohet ndër profesorët që ndihmuan në konsolidimin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës dhe të Fakultetit Xehetaro-Metalurgjik në Mitrovicë. Në këto dy fakultete të Universitetit të Prishtinës ka mbajtur leksione për lëndët mësimore, si në vijim:

  •       Strukturë Metalesh;
  •       Teknologji Metalesh;
  •       Transformime Fazore (për kurse pasuniversitare);
  •       Sistemet Metalografike me tre dhe katër komponentë (për kurse pasuniversitare);
  •       Leksione në Kursin Pasuniversitar Ndërkombëtar Pranveror në FIM të Universitetit të Prishtinës.

Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. dr. Bashkim Baholli”

Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës në Prishtinë është themeluar Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. dr. Bashkim Baholli”, më 10 tetor 2024.  Vendimi është marrë nga Këshilli i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, me Vendimin nr. 1527/12, datë 10 tetor 2024. Çmimi u nda për herë të parë më 13 nëntor 2024, kur ia dha prof. dr. Shaban Buzës, me rastin e pensionimit, në prezencë të kolektivit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Prezent në ceremoninë e ndarjes së çmimit të parë, pas themelimit, ishte edhe prof. dr. Bashkim Baholli me bashkëshorten prof. dr. Pranvera Bahollin.

Fushat e specializimit

Prof. dr. Bashkim Baholli ishte i specializuar kryesisht në këto fusha:

  •       Struktura e materialeve metalike;
  •       Struktura dhe transformimet e metaleve;
  •       Shkenca e materialeve;
  •       Teknologji e metaleve;
  •       Materialet e makinerisë;
  •       Trajtimet termike të metaleve;
  •       Sistemet Metalografike me 3 dhe 4 komponentë;
  •       Metalurgjia fizike.

Titullar i lëndëve mësimore

Prof. dr. Baholli Baholli në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Prishtinës ka qenë titullar i këtyre lëndëve mësimore, si vijon:

  •       Strukturë metalesh;
  •       Materialet e makinerisë;
  •       Teknologji metalesh;
  •       Transformime Fazore (universitare);
  •       Testimi i materialeve;
  •       Sistemet Metalografike me tre dhe katër komponentë.

Veprimtaria botuese e prof. dr. Bashkim Bahollit

Prof. dr. Bashkim Baholli ka botuar tekstet universitare të nevojshme për studentë dhe për inxhinierë nga fusha e metalografisë eksperimentale. Megjithatë, veprimtaria e tij shkencore ishte e orientuar në tema që trajtoheshin në konferenca dhe botime ndërkombëtare të kohës në shkencën e materialeve dhe kontaktet akademike ndërkombëtare. Në vijim po i paraqesim titujt e dispensave dhe teksteve universitare dhe të disa punimeve shkencore, si vijon:

Tekste universitare

  1.     Baholli, B.: “Teknologjia në reparte termike”, 128 f., Botues: “Naim Frashëri”, Tiranë, 1969.
  2.    Baholli, B.: “Struktura e metaleve“, 129 f., Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1982.
  3.    Baholli, B.; Demiraj, G.: “Dislokacionet”, 126 f., Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1987.
  4.    Baholli, B.; Nika, V.: “Fjalor teknik frëngjisht-shqip: për degën mekanike dhe metalurgjike”, 196 f., Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1985.
  5.    Baholli, B.; Nika, V.: “Ushtrime të zgjidhura të metalografisë dhe përpunimit termik”, 84 f., Botues [s.n.], Tiranë, 1985.
  6.    Baholli, B.: “Struktura dhe përpunimi termik i metaleve“, 319 f., Botues: Universiteti i Tiranës “Enver Hoxha”, Tiranë, 1986.
  7.    Baholli, B.; Demiraj, G.; Lamani, E.: “Struktura dhe përpunimi termik i metaleve në problema formimi”, Botues: SHBLU, 285 f., Tiranë, 1990.
  8.    Baholli, B.: “Bazat e metalografisë eksperimentale“, 255 f., Botues: SHBLU, Tiranë, 1991.

Punime profesionale dhe shkencore

  1.     Baholli, B.: “Azotimi i çeliqeve me karbon”, Buletin i shkencave teknike, Tiranë, 1967.
  2.    Baholli, B.: “Étude de l’énergie emmagasinée dans un métal à structure cubique à faces centrées déformée plastiquement”, Édition METAUX, janvier 1973.
  3.    Baholli, B.: “Mbi përcaktimin e madhësisë së kokrrizave kristalore” : Buletin i shkencave teknike, Nr. 4, f. 41-54, Tiranë, 1977.
  4.    Baholli, B.: “Revolucioni Tekniko Shkencor dhe roli i katedrave”, Buletin i shkencave teknike, Tiranë, 1978.
  5.    Baholli, B.; Hoxha, I.: “Deformimet plastike, energjia e akumuluar dhe disa probleme të procesit të kristalizimit” : Buletin i shkencave teknike, Nr. 4, f. 11-18, Tiranë, 1982.
  6.    Baholli, B.: “Disa probleme të teknologjisë mekanike” : Buletin i shkencave teknike, Nr. 3, f. 3-7, Tiranë, 1982.
  7.    Baholli, B.: “Disa probleme metodike dhe teknologjike te ekstraktimit të lidhjeve Fe-C”, Buletin i shkencave teknike, Tiranë, 1982.
  8.    Baholli, B.: “Disa arritje dhe probleme të zhvillimit të teknologjisë” : Buletin i shkencave teknike, Nr. 1, f. 3-10, Tiranë, 1985.
  9.    Baholli, B.: “Vlerësimi ekonomik i përdorimit të pajisjeve të industrisë mekanike”, Buletin i shkencave teknike, Tiranë, 1987.

10.Baholli, B.; Bodinaku, A.: “Probleme të efektivitetit të përdorimit të pajisjeve në industrinë mekanike” : Buletin i shkencave teknike, Nr. 1, f. 57-63, Tiranë, 1987.

  1. Baholli, B. Gjonaj, M.: “Për një përdorim më të gjerë të çeliqeve tona në industrinë mekanike” : Buletin i shkencave teknike, Nr. 2, f. 3-7, Tiranë, 1988.
  2. Baholli, B.: “Zgjedhja e markave të çeliqeve sipas sasisë dhe teknologjisë së prodhimit” : Buletin i shkencave teknike, Nr. 2, f. 21-26, Tiranë, 1990.

Kumtesë në Universitetin e Tiranës

Prof. dr. Bashkim Baholli me rastin e njëzet vjetorit të themelimit të Universitetit të Tiranës, gjatë muajit nëntor 1977, në Fakultetin e Inxhinierisë USHT ka mbajtur referatin, me temë: “Mbi përcaktimin e madhësisë së kokrrizës kristaline”.

Autori në këtë studim vërteton se kokrrizat kristalin përfaqësojnë një gjendje të caktuar të marrëdhënieve të atomeve të një sistemi të ngurtë. Për këtë arsye përcaktimi i madhësisë së kokrrizave kristaline është i nevojshëm në mënyrë që në kuptimin e mirëfilltë shkencor të dilet me interpretimin e disa problemeve me karakter teknologjiko-konstruktiv të praktikës së prodhimit tonë. Metoda e zgjedhur e studimit është metoda statistikore sepse madhësia e kokrrizave kristaline është madhësi e rastit dhe në përgjithësi madhësitë e tyre do të përfaqësojnë një bashkësi rezultatesh relative me karakter të përcaktuar. Grumbullimi i materialit statistikor është propozuar të bëhet sipas tre mënyrave.

Punime profesionale në revista dhe shtypin ditor

  1.     Baholli, B.: “Materiale “inteligjente”“, në “Shkenca dhe jeta”: revistë tekniko-shkencore, Nr. 2, f. 24 – 26, Tiranë, 1998.
  2.    Baholli, B.: “Demokracia ekonomike, lëvizja për aksion ekonomik dhe zgjedhjet parlamentare”, në “Zëri i popullit”: organ i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Nr. 104, f. 11, 5 maj 1996, Tiranë, 1996,
  3.    Baholli, B.: “Historia e pa treguar e gazsjellësit TAP: [vlerat e projektit për ekonominë shqiptare]”, në “Shqip”: e përditshme, e pavarur, Nr. 335, f. 9, 8 dhjetor, 2013.

Broshura për përdorim të brendshëm (në zgjerim të procesit mësimor)

  1.     “Diagramet e gjendjeve, sistemet me tre dhe katër komponentë”, Botues: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Tiranë, 1968;
  2.    “Bazat teorike të përpunimit termik”, Sistemet me tre dhe katër komponentë, Botues: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Tiranë, 1968;
  3.    “Praktika e përpunimeve termike Përpunimet kimike termike”, Sistemet me tre dhe katër komponentë, Botues: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Tiranë, 1970.

Studime të veçanta

  1.     Baholli, B.: “Studim mbi deformimin e thellë plastik të tunxhit dhe lidhjeve bakër-zink”, (bashkautor), Depozituar në Ministrinë e Mbrojtjes, Tiranë, 1978;
  2.    Baholli, B.: “Theoretical and Technological problems of the iron steel production and the production technology of special steels in Albania”, Royal Institute of Technology Stockholm 1979 (Internal groupers);
  3.    Baholli, B.: “Studim mbi gjendjen dhe masat teknologjike për rritjen e qëndrueshmërisë së kullave të koksifikimit të rafinerisë së naftës në Ballsh” (bashkautor), Zbatuar, 1982;
  4.    Baholli, B.: “Mbi saldueshmërinë dhe proceset termike të instalacioneve të rafinerisë së naftës në Balsh”, Zbatuar, 1986.

Ligjërata speciale

  1.     “Transformimet strukturale të tunxhit”, mbajtur në vitin 1981;
  2.    “Mbi proceset e incizimit me deformim plastik”, mbajtur në vitin 1982;
  3.    “Prodhimi sipas kritereve të optimizimit”, mbajtur në vitin 1982;
  4.    “Zgjidhje teknologjike për uljen e konsumit të shpejtë”, mbajtur në vitin 1983;
  5.    “Probleme te teknologjisë dhe organizimit të industrisë”, mbajtur në vitin 1984;
  6.    “Mbi cilësinë balistike të barutit të raketave të pa drejtuara”, mbajtur në vitin 1985;
  7.    “Zgjidhja e problemeve lineare të operacioneve të kontrollit”, mbajtur në vitin 1985;
  8.    “Mbi modernizimin e makinave metalprerëse”, mbajtur në vitin 1985;
  9.    “Mbi metodat progresive në projektimin e proceseve teknologjike”, mbajtur në vitin 1986;

10.“Mbi automatizimin e kontrollit të prodhimit në industrinë mekanike”, mbajtur në vitin 1986.

  1. Ligjërues në Universitetet Verore të Universitetit të Prishtinës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë (2003 dhe 2004).

Udhëheqës shkencor i disertacioneve për marrjen e gradës shkencore “Kandidat i shkencave teknike”

  1.     Lamani, E.: “Vlerësimi i profilit kimiko-strukturor, modelet analitike e prodhuese dhe rritja e efektivitetit të procesit të çimentimit”: disertacion për marrjen e gradës shkencave “Kandidat i shkencave teknike” / Emil Lamani; udhëheqës shkencor Bashkim Baholli, 153 f., FIM Tiranë, USHT, 1990.
  2.    Molloholli, L.: “Rritja e efektivitetit të strukturave prodhuese të industrisë mekanike nëpërmjet përsosjes së marrëdhënieve makineri-detale” : disertacion për marrjen e gradës shkencore “Kandidat i shkencave teknike” / Lulzim Molloholli ; udhëheqës shkencor Bashkim Baholli, 93 f., USHT FIM Tiranë, 1990.
  3.    Bujari, M.: “Qëndresa ndaj korrozionit e çeliqeve me mbetje mbi standarde të kromit dhe nikelit, krahasime dhe konsiderata”: disertacion për marrjen e gradës shkencore “Kandidat i shkencave teknike” / Mentor Bujari; udhëheqës shkencor Bashkim Baholli, 84 f. UPT FIM Tiranë, 1991.
  4.    Zaka, N.: “Përcaktimi i precizionit operacional për rritjen e efektivitetit të procesit të prodhimit në industrinë mekanike”: disertacion për marrjen e gradës shkencore “Kandidat i shkencavev teknike” / Niko Zaka; udhëheqës shkencor Bashkim Baholli, 195 f., UPT FIM Tiranë, 1991.

Veprimtari projektuese dhe drejtuese

Prof. dr. Bashkim Baholli përveç punës pedagogjike në Universitet dhe hartimit të dispensave, teksteve universitare dhe publikimit të punimeve shkencore, ka hartuar edhe dhjetëra projekte inxhinierike. Në vazhdim po i paraqesim disa më kryesoret:

  •       Projekti i mekanizmave të Pallatit të Kulturës, Tiranë (bashkautor);
  •       Projekti i rikonstruksionit të repartit termik të Uzinës Enver, Tiranë;
  •       Projekti i Uzinës Mekanike, Peshkopi (bashkautor);
  •       Projekti i sistemit të mbi mbulimit të radarëve në kushte detektimi lufte;
  •       Projekti i fabrikës së fletëzimit të duhanit Durrës (bashkautor)
  •       Projekti pë Biznesin e Vogël me Programin holandez të kooperimit MNCP (110 projekte);
  •       Projekti i Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) (bashkautor).

Veprimtari drejtuese

  •       1993-1995: Uzina Mekanike e Makinerive të Ndërtimit, Durrës (Inxhinier teknolog);
  •       1994-1998: Netherlands Managenest Cooperation Programme (Reprezentativ);
  •       2001-2004: Kompania KURUM, kryekëshilltar;
  •       2004-2016: Kompania Zvicerane EGL dhe AXPO Albania, Drejtor Ekzekutiv.

Çmime/Urdhra

  •       Laureat i Çmimit të Republikës i Shkallës së I-rë (1979 dhe 1984);
  •       Urdhri “Naim Frashëri” Klasi i III-të (1970);
  •       Urdhri “Naim Frashëri” Klasi i II-të (1981);
  •       Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në nder të kontributit të prof. dr. Bashkim Bahollit, ka themeluar Çmimin për Arritje Jetësore “Prof. dr. Bashkim Baholli”, i cili u jepet personaliteteve me kontribut të veçantë në zhvillimin e Fakultetit dhe të Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë.

Përfundim

Prof. dr. Bashkim Baholli është një nga personalitetet më të shquara të inxhinierisë mekanike shqiptare. Ai i përket brezit të profesorëve që hodhën themelet e mësimdhënies moderne të Shkencës së Materialeve, Teknologjisë së Metaleve dhe Metalurgjisë Fizike në USHT.

Prof. dr. Bashkim Baholli ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në zhvillimin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës (1973-1980). Njihet ndër specialistët e shkollës klasike të shkencës së materialeve, me fokus te metalet, strukturat e tyre dhe trajtimet termike. Për shkak të fushës specifike të teknologjisë së materialeve, ai  ka qenë i lidhur me shkollën europiane të inxhinierisë së materialeve, duke përdorur literaturë dhe metoda kërkimi të zhvilluara në vendet me traditë të fortë metalurgjike, si: Franca, Gjermania, Çekosllovakia, Suedia, Kina dhe ish-Bashkimi Sovjetik. Ka qenë udhëheqës shkencorë për shumë studentë në punime të diplomave dhe disertacioneve. Studentët dhe kolegët e njohin si pedagog me standarde të larta profesionale. Karakteristikat kryesore të punës së tij kanë qenë: saktësia shkencore; lidhja e teorisë me praktikën industriale; ngritja e laboratorëve dhe puna laboratorike; kërkesa e lartë ndaj studentëve; formimi i kuadrit të ri universitar dhe udhëheqja shkencore e pedagogëve të rinj; kontributi i tij mbetet i rëndësishëm në zhvillimin e shkencës së materialeve në Shqipëri dhe Kosovë.

Bibliografia

  1.     Baholli, B.: “Struktura e metaleve“, Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1982.
  2.    Baholli, B.; Demiraj, G.: “Dislokacionet”, Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1987.
  3.    Baholli, B.; Nika, V.: “Fjalor teknik frëngjisht-shqip: për degën mekanike dhe metalurgjike”, Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1985.
  4.    Baholli, B.: “Struktura dhe përpunimi termik i metaleve“, Botues: Universiteti i Tiranës “Enver Hoxha”, Tiranë, 1986.
  5.    Baholli, B.; Demiraj, G.; Lamani, E.: “Struktura dhe përpunimi termik i metaleve në problema formimi”, Botues SHBLU, Tiranë, 1990.
  6.    Baholli, B.; Demiraj, G.; Lamani, E.: “Struktura dhe përpunimi termik i metaleve në problema formimi”, Botues: SHBLU, Tiranë, 1990.
  7.    Baholli, B.: “Bazat e metalografisë eksperimentale“, Botues: SHBLU, Tiranë, 1991.
  8.    “Buletin i shkencave teknike” (1973-1990), Tiranë.
  9.    Guxho, G.: “70 Vjet MCMLI-MMXXI Inxhinieri Mekanike në Shqipëri”, Durrës, 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok