22/12/2024

“PRODHIMET E KOPËSHTIT TIM”

0
Pierre-Pandeli-Simsia1

Nga Pierre-Pandeli Simsia

Miku im F, me të cilin takohemi shpesh, atë ditë në një nga kafenetë pranë zonës ku banojmë, me kupën e kafesë përpara, duke shijuar jo vetëm shijen, por edhe aromën e këndshme të kafesë në shitoren Starbuck, me seriozitet në fytyrë, midis asaj bisede të këndshme që po bënim, më thotë:

– Shkova në merkatën e madhe “Three guys, (merkata ndodhet jo shumë larg apartamenteve tanë) dhe bleva fruta dhe perime të ndryshme.

Dhe e di sa shumë kam blerë?

Nuk i ndërhyra ta pyesja se sa shumë fruta dhe perime kishte blerë, po prisja se ku do dilte nga ajo bisedë që po më dukej e pakuptimtë.

  1. pas një heshtjeje të shkurtër, vazhdoi të flasë: – Bleva domate kokër mëdhaja, madje i zgjodha të kishin edhe pak gjethe, sallatorë apo tranguj si i thonë në dialekte të ndryshme; u mundova t’i zgjidhja sa më të mëdhenj, speca…

Tek merkatoja tjetër, merkatoja kineze, bleva tre tufa me hudhra të njoma…

Bleva e ç’nuk bleva.

– Shumë mirë ke bërë që ke blerë, nevojiten në shtëpi frutat dhe perimet e stinës. – I ndërhyra, sepse nuk doja ta vazhdonte atë bisedë çfarë kishte blerë në dy shitoret pranë banesave tona.

U duk sikur u mendua dhe, papritur buzëqeshi.

– Nuk po të duket paksa e habitshme kjo bisedë që po bëj? Nuk po më pyet, pse kam blerë kaq shumë fruta perime të ndryshme kur unë në shtëpi banoj vetëm me bashkëshorten.

Nuk iu përgjigja, vetëm ngrita supet.

  1. menjëherë vazhdoi të flasë: – I bleva, se do ti fotografoj dhe do ti publikoj në fb.

Unë, nga ajo e papritur që dëgjova, nuk e mbajta dot të qeshurën.

– Pse qesh? Më pyeti

Miku F. që po më shihte në sy, filloi edhe ai të qesh me mua.

E qeshura na u shtua edhe më tepër.

– Ti banon në apartament ashtu si edhe unë- e pyeta, si për ta vazhduar bisedën…- Po punë e madhe se banoj në apartament, kush po e merr vesh se ku banoj unë e ti, në apartament apo shtëpi private… Nuk ke parë ti se ç’bëhet në fb nga shokë e miq të ndryshëm, të njohur apo virtualë?

– Nuk mund ti përgjigjesha se më më hipi prap e qeshura…

– Pse, nuk ke parë ti dhe nuk ke lexuar, është mbushur fb me shkrime dhe foto të shumta: “Prodhime nga kopështi im…” – e vazhdoi miku F. bisedën.

Përsëri fillova të qeshja nga ajo e papritur që dëgjova nga miku im…

Të nesërmen, pash në murin e fb të mikut tim, kishte shpërndarë disa foto të ndryshme: domate, speca, tranguj, mollë, pjeshka, madje edhe të pavjelura nga degët…. me nënshkrimin:

Prodhime nga kopështi im…

Dhe, siç ndodh shpesh në raste të tilla, komentet e ndryshme nga miqtë e tij në face book anembanë kudo jetojnë ishin nga më të ndryshmet:

“Marshalla, të lumshin duart. T’i hani gëzuar. Mot më shumë”.

Ndërsa shihja fotot dhe lexoja komentet e ndryshme në fb e mikut tim, nënqesha me vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok