PRISHTINË, PIKTORËT E SHNDËRRUAN HAPËSIRËN NË RRUGË TË DASHURISË HYJNORE E HUMANISTE TEREZIANE
Nga Prend BUZHALA
Sot më 26 gusht bie 114-vjetori i lindjes së Nënës Tereze, Ganxhe Bojaxhiut: në sheshin Nëna Tereze të Prishtinës, ku gjendet përmendorja e saj, u hap një ekspozitë njëditore me portrete e punime të arteve figurative kushtuar kësaj ikone shqiptare e shenjtoreje. Ishte një organizim i mahnitshëm i Shoqatës “Artistët për Artistët”, në krye me piktorin Veton Gusia me moton “Fryma e Dashurisë.” Portretet paraqitnin vlerat e kësaj humanisteje botërore
Morën pjesë artistë të të gjitha gjeneratave: piktorë universitarë s Hajrush Fazliu, Haki Xhakl e Ahmet Ibrahimi, piktorë të njohur si Idriz Berisha Xhixhi, Sadri Behrami e të tjerë piktorë profesionistë, si dhe studentë të arteve figurative. Secili portret e punim kishte të veçantën e vet: që nga portreti realist e deri te portreti modern apo te ai i artit konceptual.
Interesimi qytetarëve ishte i madh.
Ishte i njëjti interesim i madh si në maj të këtij viti, kur kjo shoqatë psti shfaqur po në rrugë punme figuratve për Skënderbeun.
‘Nëse dikur ekspozzat në rrugë shfaqnin mesazhe prteste, kësaj radhe ato kishin një tjetër qëllim, t’i shpalosin artistikisht vlerat e dashurisë tereziane; është nderimi i artistëve për këtë ikonë shenjtoreje të dashurisë dhe Hyjit.
1.
Dominonte në këto piktura ngjyra e bardhë. E bardha është ngjyra e thjeshtësisë dhe përulësisë. Në kontekstin e sarit të Nënës Terezë, ajo përfaqëson një jetë të përkushtuar dhe pa mburrje, një angazhim për t’u shërbyer të tjerëve pa kërkuar lavdërime personale. E bardha simbolizon gjithashtu pastërtinë e qëllimeve dhe shpirtit të saj. Është një ngjyrë që dëfton transmetimin e një ndjenje paqeje dhe qetësie. Për Nënën Terezë, e bardha ishte një shprehje e dëshirës për të sjellë paqe dhe harmoni në jetën e njerëzve që ndihmonte. Në shumë kulturat dhe traditat fetare, e bardha është e lidhur me moralitetin dhe virgjërinë. Përmes kësaj ngjyre, Nënë Tereza shprehte angazhimin e saj për të jetuar një jetë të pastër dhe të përkushtuar ndaj qëllimeve të saj shpirtërore dhe humaniste.
Ndlrsa ngyra blu është e lidhur me qetësinë dhe besnikërinë. Në kontekstin e sarit, kjo ngjyrë përfaqëson një përkushtim të thellë dhe të qëndrueshëm ndaj detyrës dhe një besnikëri të patundur ndaj misionit të saj humanitar. Blu është një ngjyrë shpirtërore që lidhet me reflektimin dhe meditimin. Për Nënën Tereze, ajo përfaqëson një lidhje të thellë me dimensionin shpirtëror dhe përpjekjen për t’i ndihmuar të tjerët nga një hapësirë thellëssht shpirtërore. Gjithashtu simbolizon harmoni dhe paqe.
Ngjyrat e sarit të Nënës Tereze – e bardha dhe e blua – nuk janë vetëm elementë estetikë, por kanë një rëndësi të thellë simbolike që reflekton vlerat dhe parimet që ajo përfaqësonte.
Sari është bërë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe shentëruese të Nënës Tereze. Ai përfaqëson një lidhje të fortë me kulturën dhe traditat e vendit ku ajo punoi, duke ruajtur një lidhje të rëndësishme ndërmjet historisë dhe prezencës së saj të vazhdueshme në botë.
Ngjyrat e sarit të Nënës Terezë – e bardha dhe e blua – kanë një simbolikë të thellë dhe shumëdimensionale që lidhet ngushtë me identitetin dhe misionin e saj. Këto ngjyra janë të përzgjedhura me kujdes dhe përfaqësojnë vlera dhe ide të rëndësishme për jetën dhe veprën e saj.
2.
Një pikturë (dhe da tjera) tregojnë pjekurinë e forcën, tregojnë një figurë pa pamje të fytyrës, me perde të qeta përreth, por kah fytyra një ngjyrë e zezë që zhduk tiparet e saj. Dikush mund ta shohë si “provokim”. Po, është provokim artistik! Pa fytyrën e dukshme, piktura sugjeron se ajo nuk është e interesuar për lavdërim personal, por e përqendruar në shërbimin e njerëzve në nevojë. Ky aspekt thekson se Nënë Tereza ka qenë e gatshme të sakrifikojë identitetin e saj individual për të ofruar ndihmë dhe mbështetje të sinqertë dhe të thellë. Te arti modern ka të tjera vlera kuptimore e figurative: figura pa fytyrë (në jo pak piktura), simbolizon një vetëdije universale dhe anonimitet, me sugjerimin estetik se Nëna Tereze është një figurë që përfaqëson më shumë se individin, duke përfshirë idealet dhe vlerat e saj të përkushtimit dhe humanizmit; se Fytyra e padukshme nënkupton se ajo është e përkushtuar për të shërbyer pa kërkuar njohje personale, se ndikimi i saj është më shumë se sa mund të kapërcehet nga një identiteti personal… Perdet e buta që valëvisin anash te shumë piktura e punime, simbolizojnë ndjeshmërinë dhe butësinë e natyrës së Nënës Tereze. Ato sugjerojnë një qasje të ngrohtë dhe mbrojtëse ndaj të tjerëve, si dhe një dëshirë për të ofruar mbështetje dhe ngushëllim në mënyrë të qetë dhe pa shpërqendrim. Perdet (e veshjes) gjithashtu krijojnë një ndjenjë të mbrojtjes dhe ngushëllimit për ata që janë në nevojë.
Pikturat e tllka aty sugjerojnë që Nëna Tereze ka arritur të tejkalojë ndjenjat e lavdërimit personal dhe mirënjohjes për veten. Një figurë pa pamjen e fytyrës nënkupton se ajo nuk kërkon të vlerësohet për veprat e saj, por është e përqendruar në ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes për të tjerët. Ky anonimitet është një shenjë e thellë e modestisë dhe përkushtimit të saj të vërtetë për të mirën e njerëzve që ndihmoi.
Në këto piktura jepet thelbin i ndikimit të Nënës Tereze për ata që ishin në nevojë, duke nxjerrë në pah dritën dhe shpresën që sjell ajo. Pikturat paraqitnin përpjekjen për ta shprehur shpirtin e ndihmës dhe përkushtimit të saj për ata që ishin të varfër dhe në vështirësi.
Piktorët e shfrytëzojnë figurën e Nënës Tereze për ta hulumtuar dhe paraqitur mëmësinë më të gjerë, që përfshin mëmësinë biblike dhe përvojën personale të tij me nënën e tij të ndjerë, me një fjalë, universitetin e nënave.
Një ekspozitë me portreteve të Nënës Terezë në këtë shesh të qytetit që mban emrin e saj, aty ku ndodhet edhe përmendorja e saj, ishte një ngjarje kulturore dhe shpirtërore me ndikim e interesim të shumanshëm: që nderoi figurën e Nënës Tereze, por gjithashtu krijoi një hapësirë për reflektim mbi vlerat universale të dashurisë, përkushtimit dhe bamirësisë që ajo përfaqëson.
Ekspozita e organizuar në këtë shesh të rëndësishëm të qytetit, duke e bërë atë qendër të aktivitetit publik sot; shërbeu si pikë qendrore referuese, duke e lidhur ekspozitën me kujtimin e përhershëm të saj. Kur organizatori vendosi punimin monumental pikturor të Idriz Berishës, qytetarët, të befasuar, ndalonin para pikturës me nderim të thellë, interesoheshin për ngjarjen që po zhvillohej në shesh dhe përjetuan punimet e ekspozuara përreth përmendores, duke krijuar një qark që ftonte vizitorët të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje dhe të reflektojnë mbi jetën dhe misionin e saj. Secila vepër kishte një përshkrim që tregonte për artistin dhe interpretimin e tij mbi figurën e Nënës Terezë.
U duk sikur ajo rrugë u shndërrua në Rrugën e Dashurisë dhe Bamirësisë.
Ishte ftesë spontane: njerëzit ndalen për një moment në mes të jetës së përditshme dhe reflektojnë mbi vlerat e dashurisë, humanizmit dhe përkushtimit. Ekspozita shërbeu gjithashtu si një platformë për artistët për t’i shprehur vizionet e tyre mbi figurën e saj, duke e paraqitur Nënë Terezën jo vetëm si një figurë historike, por edhe si një ikonë të përjetshme të mirësisë njerëzore e të dashurisë.
Përpjejet e tlla, që paraqiten anembanë botës, e mbajnë gjallë kujtimin dhe veprën e saj të suksesshme për t’i lidhur njerëzit me një trashëgimi shpirtërore që vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në të gjithë rruzullin tokësor.
Në këtë shesh tradicionalisht dekadave të fundit, në Kosovën e lirë, mbahen manifestime të ngjashme, në DITËT E GONXHES; një vend ku njerëzit mblidhen për të ndarë ide dhe përvoja. Në rastin e manifestimeve tereziane, sheshi bëhet një hapësirë ku përfshihen të gjithë pa dallim për të festuar dhe nderuar trashëgiminë e Nënës Tereze. Hapësira e hapur publike reflekton idenë e humanizmit e të bamirësisë universale dhe përkushtimit ndaj të gjithëve, pavarësisht prejardhjes apo besimit, një parim thelbësor i misionit të saj.
Sheshet e tilla, kudo, shndërrohen në vende të shenjta, si pelegrinazhe nderimi për jetën jetën dhe veprën e saj. Përmendorja dhe manifestimet kulturore të arteve figurative si ky i sotmi, në këto vende janë një mënyrë për ta mbajtur gjallë kujtimin e saj dhe për t’i frymëzuar brezat e rinj të angazhohen në veprimtari humaniste, bamirësie dhe altruizmi. Përmes këtyre aktiviteteve, sheshi bëhet një vend i fuqishëm simbolik ku historia, fetë dhe kultura bashkohen për të krijuar një përvojë të përbashkët shpirtërore.
Përmes ekspozitave të artit, leximeve publike dhe manifestimeve të tjera kulturore, ky vend shndërrohet në një qendër ku njerëzit reflektojnë mbi vlerat dhe mësimet e Nënës Tereze. Duke sjellë art dhe kulturë në një mjedis publik, sheshi përçon një mesazh që kalon përtej artit vetë.
Kishte sot, në këto ambiente, femra shqiptare që mbanin një si nderim në veshjet e tyre sarin e Nënës Tereze e ngjyrat bardh e blu: ishte një akt i thellë respekti dhe identifikimi me vlerat që ajo përfaqësonte. Sari i bardhë me vija blu, i njohur si veshja karakteristike e Nënës Terezë dhe Misionareve të Bamirësisë, është bërë një simbol i përkushtimit, përulësisë dhe shërbimit ndaj të tjerëve. Mbajtja e sarit është një mënyrë për të treguar identifikim me vlerat që ajo përfaqësonte: përkushtimi ndaj paqes, shërbimit dhe dashurisë pa kushte. Gratë ndihen të lidhura shpirtërisht me trashëgiminë e saj dhe e shohin atë si një udhërrëfyese për veprimet e tyre të përditshme.
Sari i Nënës Terezë është bërë një simbol global i solidaritetit dhe bashkimit me njerëzit në nevojë. Gratë nga kultura dhe vende të ndryshme që mbajnë këtë veshje, qoftë për ngjarje të veçanta apo për një angazhim më të gjatë, dërgojnë një mesazh të fortë të bashkimit përmes veprave të mira dhe bamirësisë, duke tejkaluar kufijtë kulturorë dhe fetarë.
26 gusht 2024