23/11/2024

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do të jenë pjesë territoriale e Kosovës

0

Nga Valon Jashari*

E drejta historike e politike e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për të qene pjesë e trungut të saj etnik, Kosovës-Shqipërisë është një e drejtë themelore ku popujt-kombet mund të jetojnë të qetë dhe sipas vullnetit të tyre të lirë për vetëpërcaktim-vetëvendosje. Nëse kjo e drejt themelore vazhdon të shkelet edhe më tutje që ajo popullatë të vuaj padrejtësinë historike pavullnetin e saj, që të qëndroj nën okupimin serb, paqja dhe siguria në këtë pjesë të Ballkanit vazhdimisht do të jetë e rrezikuar. Kjo paqe nuk do të rrezikohet si pasoj e ndonjë “grup i ekstremizmit politik” siç është mësuar ta quaj Serbia, por nga një masë shumicë e asaj popullate që dëshiron të jetoj i lirë si gjithë popujt e Evropës. Popullata e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës edhe pse e shpërngulur mbi gjysma e saj, si pasoj e dhunës dhe terrorit shtetëror serb, që edhe sot e kësaj dite vazhdon të ushtroj mbi popullatën shqiptare, është e vendosur dhe jeton me ndjenjën që në një të ardhme shumë të afërt do të jetë pjesë territoriale-politik me Kosovën.

Se vendimet e deri më tashme siç ishte “paqja e Konçulit” në vitin 2001 ishte vetëm një vazhdim i kamufluar e perfid i pushtimit serb mbi këtë pjesë shqiptare. Ky vendim afatshkurtër dhe që në fakt ishte vetëm për interesa të Serbisë e dëshmoj koha ku sot e kësaj dite me qindra qytetar shqiptare dhe sidomos ish-veteran të UÇPMB-së ndiqen dhe merren nëpër biseda informative dhe keqtrajtohen fizikisht-psikikisht.

Në bisedimet në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të kenë të qartë dhe veçanërisht edhe bashkësia ndërkombëtare se vendime afatshkurtra më nuk i duhen rajonit. Pa dashur interferuar në çështje të brendshme të Kosovës duke tërhequr paralele mes Veriut të saj,  por një çështje duhet të jetë e qartë për Serbin se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja me marrëveshje paqësore ose me lufte do të jenë dhe janë të Kosovës. Derisa liderët serb të pjesës Veriore të Kosovës dalin me deklaratë çdo ditë luftënxitëse, mbi çfarë të drejte neve shqiptarëve të Preshevës do të na ndalohet e drejta jonë historike që të kërkojmë zgjidhjen definitive të statusit tonë politik. Serbia po mundohet që me çdo kusht të rikthej situatën në favor të saj, nga një shtet që ka kryer krime e gjenocid në disa vende të Ballkanit, e të luaj rrolin e një shteti që kinse pretendon paqen dhe prosperitetin e saj me fqinjët.

Beogradi është kërcënimi më i madh për stabilitetin dhe paqen në rajon në këtë moment, në një anë financon organizatat ekstremiste serbe në Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Bosnje, gjithashtu edhe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, po ashtu financon dhe përkrah edhe ekstremizmin islamik që janë nën direktivat e saja, sidomos në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Kosovë, dhe në anën tjetër mundohet me çdo kushte të sjell prezencën ruse në rajon përmes projekteve të ndryshme.

Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të kenë të qartë pavarësisht ideve, pikëpamjeve që po dëgjohen çdo ditë nga një e re, por deri më tani asnjëherë publikisht nga kompetentët ose iniciatorët e idesë së korrigjimit të kufijve, se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja vetëm si tërësi territoriale me të gjitha fshatrat në këtë përbërje siç janë tani duhet ti bashkohen Kosovës, dhe asnjë variant tjetër nuk do të garantonte paqen në këtë pjesë, por do të ketë edhe kundër efekt.

* Ma.sc. Historisë, Ish-veteran i UÇPMB-së, dhe ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare në Ballkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok