21/12/2024

Prenkë Gjetaj, ishte dhe mbeti plotësisht luftëtar në shërbim të çështjes së Lëvizjes Kombëtare, të luftës së saj properëndimore, kundër prapambetjes dhe injorancës

0
Ibrahimi-Prenk-Gjetaj

Nga Hysen Ibrahimi

Prenkë Gjetaj, ishte dhe mbeti plotësisht luftëtar në shërbim të çështjes së Lëvizjes Kombëtare, të luftës së saj properëndimore, kundër prapambetjes dhe injorancës, kundër përçarjse fetare dhe krahinore, kundër elementeve të ndryshëm të tyre nënshtrues ndaj të huajve që përçmonin dhe po e përçmojnë gjuhën, kulturën, vlerat tona kombëtare dhe gjithçka që ështe shqiptare. Prenk Gjetaj, shquhej për vlerat e tij intelektuale që kishte, për njohurit se si duhej vepruar në rrethana për parandalimin e përqarjes së popullit tonë.

Personaliteti i tij i madh, zgjuarësia dhe vendosmëria e tij, çdo herë na ka tërhjekur, për arsye të thjesht se ai ishte nismëtar i parë i shumë veprimtarive politike e shoqërore, ishte në krye të proceseve për pavarësinë e Dardanisë. Në tërë krijimtarinë e tij gjejmë elemente dhe kahe të figurave të mëdha kombëtare, që më vonë dhe në të ardhmën do të zgjërohen, do të pasurohen dhe do të thellohen thellë në shpirtin e çdo shqiptari. Të gjitha këto, do të mbeten pjesë përbërëse e të pandashme si vepra të tij në të njejtën rrugë të rilindasve tonë shqiptar.

Ai, do të mbahet mend si një njeri i dashur, i sjellshëm, i afërt, punëtor, me të gjithë padallim, e mbi të gjitha ai mbeti i sinqertë e atdhetar.

Padyshim se është dhimbje e madhe kur merr lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të intelektualit, atdhetarit dhe mikut tënd të veprimtarisë, siç është lajmi për mikun tim të dashur ish-kryetarin e  komunës së Klinës, Prenkë Gjetaj. Se Prenkë Gjetaj ka qenë dhe mbeti personalitet i shquar i jetës arsimore, publicistike, pedagogjike, politike dhe shoqërore në Klinë dhe Dardani, kjo as që vije në dyshim, përm këtë shkruan historia.

Rrugës për te Kulla e Gjon Marka Gjonit, Kapedanit të Mirëditës që ishte afër katër orë në këmbë në një drejtim, biseduam gjer e gjatë, për historinë e Gjon Marka Gjonit kundër hordhive barbare të Perandorisë kriminale Osmane. Pastaj, kemi hapur tema me rëndësi, e cilat përputheshin se Gjon Marka Gjoni ishte në rrugën e Rilindasve tonë kombëtar, që nga Jeronim De Rada, Pashko Vasa, Naimi, Çajupi, Migjeni, Luigji e shumë të tjerë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Kemi biseduar se si letërsia do të luan një rol të veçantë për të zgjëruar kufijtë tematikë të gjuhës amtare shqipe.

Bisedonim dhe binim në një ide të përbashkët se letërsia shqipe, përveç se është duke u zgjëruar, ajo është duke u shndërruar në ide dhe pikëpamje të reja, në letërsi shkencore të pavarur nga të huajt, thjeshtë është duke u shndërruar në letërsi shkencore me vlera nga Perëndimi. Sa mbaj mend, Prenk Gjetaj bisedonte për historinë kombëtare dhe ndalej te ajo e Gjergj Kastriotit se si ajo histori është poetizuar, se si është e përgjithshme dhe është në shërbim të përhapjes, të zgjimit duke u vënë në shërbim të përhapjes të vlerave tona kulturore e kombëtare. Prenk Gjetaj, me dashuri, me shpresë të madhe që kishte, thoshte se populli ynë shqiptar duhej të gjenë rrugët për dituri dhe qytetërim, e ju z. Hysen Ibrahimi, jeni në mërgim i keni parë dhe i keni prekur këto vlera përparimtare. Ju duhet të punoni shumë për ti sjellur në vendlindje ato vlera përparimtare të dijes, përparimit dhe zhvillimit, që të gjitha këto me një fjali ai i quante QYTETËRIM.

Aty ku kanë shkelur sulltanët kriminal turk, aty as bar nuk binte, e lëre të jetonte njeriu, thoshte Prenk Gjetaj. Por, vazhdonte Prenk Gjetaj, falë Naimit që përmes shkrimeve të tij, i cili ka shkruar me një gjuhë të arsyes, me një gjuhë të ëmbël, u bë i lexuar te çdo shqiptar, e ai ua qiti të palarat e Perandorisë kriminale Osmane. Shumë biseda, shumë ide, shumë letërsi, shumë histori, përplot tetë orë rrugë në këmbë. Është rruga ime, më e paharruar në jetën time, më vëllain tim Prenk Gjetaj, që kishim kaluar ato tetë orë por që na u dukën si tetë minuta. Kjo rrugë ka mbetur thellë në shpirtin tim dhe nuk do ta harroj sa të jam gjallë. E sot kur mora lajmin e ndërrimit jetë të mikut tim Prenk Gjetaj, mu duk se ma mori edhe rrugën nëpër të cilën kaluam bashkë.

Kontributi i tij ishte dhe mbeti i madh dhe ate në shumë fusha, bashkëpunëtor i Presidentit Ibrahim Rugova, mësimdhënës i shumë gjeneratave, kryetar i komunës së Klinës, kryetar i Komisionit për Persona të Pagjetur të Luftës në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe shumë detyra me rëndësi kombëtare.

Prenk Gjetaj, tani nuk jeton më në mesin tonë, por veprat e tij do ti mbesin historiografisë, letërsisë dhe arkivit shqiptar, si vepra me peshë historike e kombëtare.

Mëshira dhe bekimi i Zotit qofshim me shpirtin e tij.

Hysen Ibrahimi,

Mitrovicë, 22 qershor 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok