22/12/2024

Prej sot, unë jam më i pasur

0
Vataj-Kadare-Vepra

Nga Albert Vataj

Vepra e plotë e Kadare, botim i “Onufri” bëhet pjesë e bibliotekës sime, i të drejtës për t’u krenuar, për të zotëruar një vlerë dhe trashëguar një testament.

Pa dashur të justifikohem, librat nuk janë e gjithë jeta ime, dhe jo çdo lumturi erdhi te unë përmes fjalës dhe letrës, por nevoja për të besuar, më ka çuar gjithnjë te i njëjti altar, ku lutjet e mia janë dëgjuar dhe ëndrrat që pata nuk mbeten në sirtar.

Jo domosdoshmërisht duhet të keni një bibliotekë, që ta bëni tuajën këtë monument të kulturës dhe përkatësisë sonë identitare. Mos i’a hiqni të drejtën vetes të keni në vlerat tuaja pasurore, veprën e plotë të Kadare, atë shqiptari të shpirtshme, me të cilën mund të mburreni para miqve, si me diçka të çmuar, ndoshta jo më të kushtueshmën që ju keni, por me më të vlertën.

Thesaret shpesh gjenden në harta të vjetra, përmes shenjave dhe simboleve, kurajës dhe shpirti të aventurës, por thesari që propozoj unë, mund të behet juaji përmes linkut të poshtëshënuar.

https://onufri.com/bli/vepra-e-plote-e-kadarese-ne-shtate-vellime/

(Faleminderit Mira Ukcenaj Vataj për foton)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok