21/12/2024

PORTO PALERMO: BURG MIZOR I NJË KOHE MIZORE

0
Deshmi-Poezi1

Nga Frank Shkreli

Përshëndes mikun dhe bashkpuntorin tim në publicistikë të nderuarin e të vuajturin në burgjet dhe kampet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe të vetmin të mbijetuar sot i kampit të përndjekurve anti-komunist në Porto Palermo – Lekë Pervizin. E përshëndes Z. Pervizi si njërin që ka vuajtur dekada në burgjet më mizore të botës së atëhershme komuniste – ato të regjimit komunist sllavo-aziatik të Enver Hoxhës. Por mbi të gjitha, i mbarë Kombi shqiptar duhet ta falënderojë dhe t’i jetë mirënjohës Lekës për punën e tij që ka bërë fshehurazi gjatë kohës në ato kampe të ferrit komunist për të dokumentuar me vizatime dhe mënyra të tjera, krimet çnjerzore në ato kampe. Por, më tepër duhet t’i jemi mirënjohës atij për dëshminë e tij të palodhur që ka vazhduar të dokumentojë për më shumë se tre dekada tranzicion — për brezat e ardhëshëm – krimet dhe jetën, nëse mund të quhet e tillë, të mijëra të burgosurve dhe të përndjekurve në kampet e punës e të përqendrimit në Shqipëri – përfshir gra e fëmij, pleq e plaka.

Është nder dhe privilegj të flasë për këtë shqiptar të madh, por edhe për shumë të tjerë që kanë vuajtur të zezën e komunzimit. Gjatë viteve, unë jam munduar, në atë mënyrën time më modeste që dokumentacioni dhe dëshmitë e Lekës për vuajtjet dhe krimet në burgjet komuniste, t’i paraqiten sadopak edhe lexuesve të cilët ndoshta nuk do të kishin mundësi të lexonin shkrimet dhe librat e tija, përfshir ato në anglisht. Tepër të rëndësishme dhe unike janë edhe skicat mbi jetën në kampet e përqendrimit – që Leka, si artist e mrekullueshëm që është, i ka paraqitur në ekspozita të ndryshme dhe i ka dokumentuar përgjithmonë edhe në veprat e botuara prej tij. Megjithse në moshën 95-vjeçare, Leka vazhdon të përgatisi revistën e njohur tanimë për lexuesit shqiptarë, Revista Kuq e Zi – online, që vazhdon të botohet sot e kësaj dite, për tre dekada tashti. pas lirimit të tij nga burgjet komuniste, me shembjen e Murit të Berlinit, dhe si pasojë edhe e shembjes së regjimit vrasës e dikatorial të Enver Hoxhës në Shqipëri. Frank Shkreli: Lek Pervizi, ikonë e qëndresës anti-komuniste në Shqipëri dhe më gjërë | Gazeta Telegraf

Prandaj, ishte kënaqësi të lexoja se në këtë frymë dëshmie e tregimi për krimet e komunizmit, por edhe përkujtimi të mijëra viktimave të komunizmit shqiptar,  Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991, AIDSSH, njofton në faqën e portalit zyrtar se në kuadër të 22-23 gushtit, Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, të përcaktuar nga Parlamenti Evropian, KE dhe Këshilli i Evropës, për të nderuar dinjitetin njerëzor të viktimave të totalitarizmit, do të mbahet aktiviteti, “?????? ??????? ????ë? – ??? ???? ?ë ?????????? – ??????? ??? ?????”, organizuar nga ?????? në bashkëpunim me ???????? ?????????? ??? ?????? ??? ??????? dhe Bashkinë e Himarës.

Pikërisht, në Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare AIDSSH ka përzgjedhur që në kalanë historike të Porto Palermos të sjellë në vëmendje të shoqërisë, përmes dëshmive, dokumenteve arkivore dhe ekspozitës me portrete njerëzore, vizatuar nga ish i përndjekuri ??? ???????, historinë e pathënë të saj, si vendvuajtje për familjet e kundërshtarëve politikë të regjimit komunist, thuhet ndër të tjera në njoftimin e AIDSSH.  Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 | Tirana | Facebook

Po cili ishte dhe pse AIDSSH përzgjodhi pikërisht kampin e përqëndrimit Porto Palermo për të kujtuar Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare nepërmjet përkujtimeve dhe dëshmive?  Kësaj pyetjeje i përgjigjet Lek Pervizi, i vetmi i mbijetuari – siç thotë edhe vet ai – i këtij kampi famë keq, në editorialin e numrit të fundit të revistës së tij Kuq e Zi, kushtuar kampit të Porto Palermos, titulluar: “Dy fjalë”.  Leka shkruan se internimet nisën, kryesisht, për familjet e mëdha anti-komuniste, fillimisht, në Berat për familjet nga veriu ndërsa familjet nga Korça u dërguan në Krujë. Numri i internimeve në këto kampe dhe të tjera si për shembëll, Tepelena u rrit si pasojë e numrit të arratisjeve pas prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë komuniste me Jugosllavinë, ashtuqë regjimi komunist u detyrua të dërgonte disa nga të burgosurit e të përndjekurit në ishullin Porto Palermo. Kjo ide, sipas Lekë Pervizit, ishte pjellë e Manush Myftiut, Drejtor i burgjeve dhe kampeve të dëbim-internimit dhe anëtar i Byrosë Politike.  Kështuqë kampi i Tepelenës nuk mjaftonte për numrin e madh të përndjekurve dhe autoritetet komuniste u detyruan që në verën e vitit 1949 të transferonin disa familje nga kampi i Tepelenës për në Porto Palermo duke i mbyllur të burgosurit në Kalanë e Ali Pashës. Kështu, shkruan Z. Pervizi, u krijua kampi i Porto Palermos si një aneks i kampit të Tepelenës.  Por pas një viti, shton Z. Lekë, aty u sollën familje, pleq e gra edhe nga Korça e Devolli, por edhe individë nga krahina të tjera të vendit. Ky kamp, sipas Lekës, u mbyll papritmas në Tetor të vitit, 1950 dhe të burgosurit u kthyen urgjentisht në kampin e Tepelenës, duke e kthyer kampin e Porto Palermos në repart ushtarak. Z. Pervizi shkruan në editorialin e tij se në Porto Palermo vdiq një fëmij 10-vjeçe, nëna e të cilës ishte nga Shkreli ose nga Vermoshi, sipas Lekës.

Sido që të jetë, Porto Palermo megjith historinë dhe peizazhin mbresëlënës, rreth 70 vite më parë, ka qenë një KAMP INTERNIMI, siç e thekson edhe AIDSSH –por as më i mirë as më i keq se kampet e tjera të internimit anë e mbanë territorit të Shqipërisë — ku me mijra shqiptarë të pafajshëm kanë pësuar dënimet e rënda. Ndoshta pak më i vogël për nga numri i të burgosurve, por aspak më i butë sa i përket trajtimit çnjerzor e kriminal të burgosurve të pafajshëm — se ai ishte vendi i pothuaj 200 të dënuarve politikë, ?????, ??? ??? ????????, të cilët kanë vuajtur dhe janë trajtuar çnjerëzisht gjatë viteve 1949-1950, theksohet në portalin e Autoritetit të dosjeve.  Duhet të lavdërohet dhe të mbështetet nisma e AIDSSH që në Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare organizon ekspozitën: “Porto Palermo tjetër – nga Kamp në përkujtim”.

Por për fat të keq, qeveritë e njëpasnjëshme të dy partive kryesore politike në Shqipëri, për më se 30-vjet tashti, nuk kanë pasur guximin moral as vullnetin politik për t’u përballur, zyrtarisht, me të kaluarën komuniste të Shqipërisë, për të dënuar krimet e komunizmit ndërkombëtar, madje as për të caktuar një ditë në vit – ashtu siç ka bërë e gjithë Evropa dhe vendet individuale evropiane – për të kujtuar viktimat e pafajshme të barbarizmit komunist në Shqipëri. Më vjen shumë keq, por vazhdoj të jem i mendimit se me heshtjen zyrtare të qeverive shqiptare sa i përket kësaj çështjeje — ju po vazhdoni të mbroni krimet çnjerzore të ‘shqiptarit kundër shqiptarit’. Me heshtjen tuaj zyrtare ndaj krimeve komuniste po vazhdoni t’a identifikoni veten, si liderë të vendit e të Kombit që jeni — jo me viktimat e pafajshme të regjimit komunist — por me mbeturinat e atij morali komunist që duan të përjetësojnë, duke mbrojtur si të justifikueshme, krimet dhe të këqiat e ideologjisë komuniste sllavo-aziatike. Me heshtjen tuaj ju po mbroni dhe ruani të kaluarën komuniste kriminale si dhe trashëgiminë dhe pasojat e komunizmit të regjimit diktatorial enverist në jetën e përditshme aktuale, politike, shoqërore dhe kulturore të vendit, duke filluar jo vetëm nga politika, por edhe në drejtësi, akademi, shkolla dhe universitete. Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan i kishte shpallur luftë perandorisë të së keqes të komunizmit (the evil empire). Vetëm në Shqipëri vazhdon të mbrohet trashëgimia e kësaj të keqeje!

Një zhgënjim dhe një dështim moral e politik, i përmasave kombëtare I klasës politike të tranzicionit të ashtuquajtur “post-komunist”!

Prandaj, për autoritetet qeveritare dhe shtetërore të Republikës së Shqipërisë, (Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi), 22-23 gushti, 2024, Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, duhet të jetë dita që edhe Shqipëria më në fund dhe Kombi shqiptar, me vendim zyrtar, me propozim të qeverisë dhe me miratim të Kuvendit të Republikës, pozita dhe opozita, në këtë ditë t’i bashkohen Evropës demokratike – duke u përballur zyrtarisht me të kaluarën komuniste dhe me krimet e asaj ideologjie shkatërruese për Kombin shqiptar. Si pozita ashtu edhe opozita shqiptare, po të jenë të sinqertë me vetveten dhe me shqiptarët. Nëqoftse e shikojnë veten në pasqyrë – duhet të vinë në përfundimin se as njëra as tjetra palë politike e Tiranës zyrtare kanë bërë shumë pak, për të qenë krenarë – në përputhje me vendet Evropiane — për dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit në Shqipëri dhe në trojet shqiptare në përgjithësi.

Prandaj, edhe njëherë, ndërsa po afron 22-23 gushti, 2024, Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, le ta marrë vesh e gjithë bota shqiptare dhe e mbarë bota jo shqiptare, e sidomos ajo evropiane dhe amerikane, se e VËRTETA HISTORIKE, liria e plotë dhe demokracia e vërtetë në Atdheun e të parëve tanë ka qenë, është dhe mbetet një mision i shenjtë për ne. Si rrjedhim, ia vlen të përsërisim për të gjithë ata të cilët mund të mos e dinë se Shqipëria e sotme, e ashtuquajtur demokratike, megjithëse anëtare e Aleancës Euro-Atlantike, NATO, e që aspiron të bëhet edhe anëtare e Bashkimit Evropian, është i vetmi vend ish-komunist i Evropës Lindore/Qendrore që: Nuk është distancuar, zyrtarisht, nga e kaluara e saj terroriste komuniste. Nuk është përballur, seriozisht, me të kaluarën e mjeruar komuniste. Tirana zyrtare, deri më sot, nuk ka dënuar, zyrtarisht, krimet e regjimit barbar-komunist terrorist të Enver Hoxhës në burgjet dhe kampet e përqendrimit anë e mbanë Shqipërisë, si ai i Porto Palermos. Dhe Kuvendi nuk ka caktuar ende një ditë përkujtimore, kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, ashtu siç kanë bërë vendet ish-komuniste të Evropës, me përjashtim të Rusisë putiniste.

Prandaj 22-23 gushti, 2024, Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare — duhet të jetë pra edhe dita që Shqipëria i bashkohet Evropës duke dënuar, ndër të tjera, zyrtarisht, krimet e komunizmit, duke u distancuar nga e kaluara komuniste dhe duke caktuar një ditë të kujtimit të viktimave të pafajshme të komunizmit – në përputhje me qendrimet demokratike, morale dhe politike të Evropës demokratike, pjesë e të cilës — predikojnë me fjalë —  se duan të bëhen me antarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok