21/12/2024
Kalosh-Celiku

NGA KALOSH ÇELIKU

Partizanët besnik të partive politike në çdo hap, e luftojnë me të gjitha “armët” policore – partiake dhe materiale, hap pas hapi, pas shpine krijuesin shqiptar. I përçajnë dhe i dalldisin pas honorareve nëpër parti politike krijuesit shqiptarë, duke themeluar nëpër qytete dhe katunde me dhjetëra shoqata e klube të shkrimtarëve dhe shoqata kulturo – artistike partiake, e bërë zhurma të dalldisura e arratisura kulturore para syve të popullit shqiptar me nga dy – tre artistë partiak. Edhe, atë: gjithmonë, në prag të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare për vjedhjen e votave të popullit shqiptar për poste politike, në Qeveri. Shumica e këtyre “kryetarëve” të shoqatave kulturore partiake, janë partizanë besnik gjysmëanalfabetë, ose familajrë, trusakatë pa asnjë bagazh kulturor mbi shpinë. Shkrimtarë, që nuk i njeh nëna e tyre, e ku më Katundi. Qëllimi, vetëm e vetëm për ta cenzuruar dhe cunguar letërsinë shqipe me kufinj politik mu si Dje, në sistemin komunist. Letërsi Shqiptare, e cila, nuk krijohet vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Mal të Zi, Kosovë, Shqipëri dhe Diasporë.

Jo rastësisht, edhe emërojnë partizanë partiak në Ministrinë e Kulturës: ministra, zv/ ministra, sekretar shtetëror, anëtarë komisioni të botimeve, pa bagazh kulturor mbi shpinë, që nuk e kanë shkruar një rreshtë përsëgjalli, nuk kanë as edhe libër shqip në shtëpi. Aspak, nuk kanë njohuri elementare për kulturën dhe të arriturat artistike në Letërsinë Shqiptare. Shkak, që programet e tyre kulturore dhe artistike në Ministrinë e Kulturës në Republikën e Maqedonisë Veriut për çdo vit, mbushen me “shkrimtarë” partiak të lindur pa talent dhe me vlera të dyshimta letrare. Pavetëdije, ose me qëllime partiake antishqiptare stimulohen kulturofagët për t’i cenzuruar dhe mbajtur nën kontrollë shkrimtarët e padëgjueshëm me vlera të arrira artistike edhe nëpër botë. Shkrimtarë, që veç më e kanë kaluar kufirin politik me veprat e tyre letrare. Parashikues të Ditës Nesërme. Gjenitë, nuk i kanë lindur partitë politike, po gjiri i popullit. Zanat e Malit, duke u dhanë gji nën Dardhat Gorrice. Fuqi, për luftë kreshnike.

Fatkeqësisht, partizanët e partive politike janë mbeturina të përkohshme partiake politike pa bagazh arsimor dhe kulturor në shpinë mbi samarë. Shumica, vetëm në rolin e cenzurkuqëve dhe rrufjanëve për ta përndjekur dhe sakatuar Kulturën dhe Letërsinë Shqiptare. Shkrimtarët e lindur, janë të përjetshëm dhe të pavdekshëm. Kulturofagët, e shkatërruan arsimin dhe kulturën shqiptare, edhe më zi se sistemi komunist. Themelet e një populli, shoqërie, Shteti. Mjerë ai popull, që arsimin, kulturën, letërsinë dhe artin e krijon nën kthetrat e partive politike.

Vërtetë, vite të mbrapshtë me masa Qeveritare: burg shtëpiak, mos dil në rrugë pa maskë, laj duart me sapun, dy metra rri larg Gruas besnike! Koronavirus, Pandemi dhe Vaksinë politike. Na izoluan nga familja. Miqtë. Gratë besnike. Shkak, që: Vitin e Ri 2023, e prita në Kërçovë: mes familjes, miqëve poetë, poezive, dhe këngëve burimore kërçovare. Vendlindje, ku pasmesnate shpërthyen edhe fishekëzjrret në qiell, rrëzë Kalasë të Kërçovës. Babadimiri, doli pa frikë nëpër Qytet, se: do ta grushtojnë si në Shkup. Nata e Madhe e priti Agimin, Vitin e Ri 2023 me këngë, dhe poezi erotike mes maleve.

Përgjigje: Edhe, një goditje “kulturore” partiake me shpalljen e rezultateve të konkursit nga Ministria e Kulturës në Republikën e Maqedonisë Veriut. Partizanët politik, argatë me Koronavirus partiak, dhe Pandemi politike, e lanë dy vite me radhë (2022 dhe 2023) Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptar pa asnjë projekt kulturor?!

Përderisa, vite më parë gjatë një fushate parazgjedhore parlamentare në një fshat të Kërçovës, kryetari i partisë politike shpaloste “fitoret” e arritura, dhe premtimet partiake: ndërtimet e rrugëve, ujësjellësit, fabrikave, dhe ndërtimin e shkollave të reja, papritmas një fshatar nga fundi i sallës reagoi: Zoti Kryetar, po ne nuk kemi fëmijë?! Kryetari, aty për aty iu përgjigjë plumbë: Partia do t’u lindë edhe fëmijë në fshat.

Dhe, vërtetë erdhi dita: Sot, partia u lindi edhe fëmijë për shkolla. I përzuri gati të gjithë nga vendlindja rrugëve të botës. Shkollat, që ua ndërtoi sistemi Komunist, ky i sotmi Neokomunist ua mbylli me dry, duke i lënë në Malësi si monumente historike. Ministrinë e Kulturës, e mbushi me partizanë të partive politike. Në vend të diplomave universitare dhe librave, i pasuroi me libreza antarësimi të partive politike. Lulëzoi krimi dhe korrupsioni. Nëna Parti, Sot nuk merret me lindjen e fëmijëve, as me politikë “madhore”, por me kulturë dhe letërsi të katundeve: Shqiptarët, i bëri popull shkrimtarë, partizanë të Partive Politike…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok