Populli i Kosovës po i del përballë furisë primitive politike
Nga Ndue Ukaj
Historia njerëzore tregon se veprat e mëdha të njerëzimit, janë vepra të dashurisë, të mirësisë e të solidaritetit dhe jo të urrejtjes.
Urrejtja sjell dhunë dhe pushtet të gënjeshtrave.
Një mik i imi prej Tirane, i shqetësuar me këtë gjuhë, para një kohe më tha:
“Ne duhet të çlirohemi nga diktatura e urrejtes së gjuhës.”
Po, kjo diktaturë e urrejtes së gjuhës i paraprinë çdo të keqe, është armiku më i madh i vendit tonë, barriera kryesore, që e pengon zhvillimin, është
mendësia që e ka futë vendin tonë nën sanksione të perëndimit, duke ka lënë prapa krejt rajonit dhe duke katandisë në mjerim të thellë.
Kjo mendësi e urrejtes, nuk e do mendimin alternativ. Nuk e pëlqen demokracinë perëndimore.
Kjo mendësi nuk e do lirinë e medias.
Kjo mendësi nuk i duron sukseset e bizneseve, sepse është mendësi e varfërisë dhe izolimit, shpirtërore e fizik.
Por, jam i bindur se populli i Kosovës tashmë po i del përballë kësaj furie primitive politike, lëvizjës së pallavrave idologjike e dokrrave patriotike dhe do ta ndëshkojë.
Populli i Kosovës di të refuzojë estetikisht, në mënyrë të mrekullueshme.