08/10/2024

Poezi nga Nexhat Halimi

0

Nexhat Halimi

 

 

KUMRIA

 

Pëllumb i vetëtimës me ngjyrë të zbehtë

Me qafore  të zezë mbi qafë, të lehtë.

Këndon me muzikë vetëm me tre nota.

Pi ujë etur, ku të arrij, sidomos në shqota

 

Gjatë flatrimit i ndrit vija e bardhë në bisht.

Ka frikë. Trembet… Është e brishtë.

E ndërton  folenë në lis apo  nën strehë.

Dridhet sa herë të turret qeni apo të leh.

 

-Gjysh, trego, pse ky zog është kaq mitik,

Unë, ja, i ofrohem e ai gjithnjë vetëm ik,ik…

-Kumria është zog i urtë. Ik pse ka frikë!

-Unë s’e trazoj, -tha Dea. – Dua ta kem mik

 

 

Zogjtë nën yje

 

-Gjyshe, të ecim kodrës, të dalim te kroi i vjetër,

Të shkelim  dhiares, ngaqë nuk ka rrugë tjetër.

-Pimë ujë  e gjyshja mahnitet me peizazh,- tha Lea.

-E këtë gjë e kujton gjyshja çdo herë , -thotë Dea.

 

Ecin ngadalë dy vajzat. I afrohen kroit jetik.

Uji rrjedh me furi. Këtë ujë secili e njeh krua ilaç.

Ulen me gjyshen nën  pemë, në një gur mitik,

E hutohen në pamjet e mrekullueshme, kaq.

 

-Shiko gjyshe zogjtë duke bërë figura qiellit, pakufi,

Thotë gjyshi e i shikon vajzat i buzëqeshur me ironi.

-Ja, secili zog ndërtuar çerdhen ndër degë , nën yje,

E fluturojnë në tufa të lumtur përmbi pyje.

 

-Shiko gjysh e gjyshe nga luajnë hareshëm në valle

-Ngjiten fluturim, -thotë Lea,- me zhurmë të madhe.

-Frymojmë këtu e shumë gjëra veç tash i mësoj

Për  vallen e zogjve të zgjuar kaq hareshëm në lojë.

 

 

GJELËZA

 

Gjatë ikjes në shtegtim ndalet në kënetë,

Lëshohet mbi ujë me krahë të lehtë.

Afrohet në ligatina me gjelëzën gushëzezë,

E në degë pemësh tashmë bie krahnezë.

 

Gjelëz bardh e zi dhe gjelëz gushëkuqe

Krijoni peizazh qiellit, diçka të zezë e të kuqe

Dy zogj me  krahë në formë konike,

Fluturoni në distanca në udhë mitike.

 

Dimrat i kalojnë në shumë pjesë të botës,

Në brigje të ndonjë oqeani apo buzë deti.

Gjatë shtegtimit ecin me krenari hijes së rrotës,

E recitojnë lehtë pranverën e ndonjë poeti.

 

 

Shqiponja e artë

 

Shqiponja e artë fluturon në agim qiellit,

E nga dritaret Dea e Lea  dëgjojnë rimin e fyellit.

Vërejnë vetëtimën e furishme lart mbi peizazh,

Në një ndejnë të mbushur ecin  me maraz.

 

Me  çantat në krahë ikin dhiares për në mësim,

E lart është adaptuar shqipja , ja, shihet qartë.

Ky zog thellë në lartësi mbidetare pupël artë,

Mirë e ka përsosur mjeshtërinë për fluturimin.

 

Lëshohet  mes erërash e shtëngatash me epikë

Mbi gjahun bie papritur pa ndonjë vështirësi .

Kjo mënyrë tipike e gjuetisë në fluturim  jetik,

Bën ta kap prenë me kthetra të gjata me kënaqësi.

 

E kap prenë – lepujt, zogjtë dhe tushën e malit,

Në fërfëlliza e copa të ngrira që zgjojnë largësinë.

Në vetminë e shkëmbit të thyer të mineralit,

Atëherë dhe shqiponja e artë në vetvete gërvin.

 

 

MËLLËNJA KËNGËTARE

 

Zog me pika të zeza pikturuar trupit përgjatë,

Mëllënja shfaqet këngës së vet ditë e natë.

Në parqe të gjelbra, në kopshte me aromë prore,

Dy vajzat ikin këngës me gjyshin për dore.

 

-Ka kokë të përhirtë në të gjelbër,- thotë Dea .

-E vijat e zeza e të verdha,s’ ia vëren? – ndërhyn Lea .

-E shpinën e gështenjtë s’ia shihni, – flet gjyshi.

Aty afër seç afrohet dhe nuhatë gjatë këlyshi.

 

-Ky zog,  e ka shpinën ngjyrë gështenje, të artë, –

E mbi kodër derdhet ngjyrë fare e zjarrtë.

Ecin në ritmin e këngës së mëllenjës  për dhiare,

Të shoqëruar me çifteli, me fyell  e me kitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok