28/12/2024

POETIZËM QË LIDH NYJE DASHURINË

0
Nue-Oroshi-Toka

Nga Helena Halilaj

Ky vëllim poetik të lëmon ndjesitë më të thella njerëzore për t‟i bërë më të shndritshme, për të çelur udhë të reja tek vlera e dashurisë, tokës, mendjes dhe vyrtytit. Ajo s‟të lë varur nëpër degë por të zbret në rrënjë dhe të ushqen indet e lirisë, të lë të trazuar në kohë të qeta dhe të vë kreshtë lavdinë e atdheut. I ka të lidhura brinjët e fjalës në shtyllë të vetmohimit dhe ëndërrës, bie edhe në kapërcjell të durimit dhe të sakrificës së trimave, të gjakut dhe të besës po aq sa shuhet e ringrihet në sytë e asaj… Poezia e autorit gumëzhin përjetime të turmave dhe individuale, ka përfaqësim dhe identitet, ka qendrën e botës dhe botën në një lot dashurie. I tjerr të gjitha me një dorë të vrazhdë dhe shpesh fëmije për një këngë atdheu që e valëvit malli. Ai nuk e cungon askund atë çka e ndjen edhe në ato këndet e veta që askush nuk mbërrin dhe po vetë nuk kërkon vegë me e kap njeriun po e përcjell krejt lehtë lutjen për të shkuar më shumë drejt të mirës që të mban gjatë. Nuk ulet të pushoj në asnjë muaj të pafundëm që nuk e sjell gëzimin, ai furishëm niset e nuk e njeh kthimin pas, veçse në vendlindje. Kjo poezi ka përmbajtje të gjërë dhe mesazhe që vijnë si lidhje e pandashme në të gjithë vëllimin, i cili ngjyen në asht fuqinë e unicitetit. Kjo marrëdhënie kujtimesh dhe mendimesh nëpër vargje të jep mundësinë të ngjitesh në ndjesi të veçanta që të mbajnë varur në lartësi muze. Është e gjithë membrama poetike që i mbështjell në një poezitë, vullneti për të dashur lirinë e ëndërrës të cilën e përkund panda djepi i autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok