11/12/2024

“POETI” QË NUK KA ME VETE AS POEZI

0
Kalosh-Celiku

NGA KALOSH ÇELIKU

Kohën fundit si Poet dhe Shkrimtar shqiptar, nuk u përgjigjem disa ftesave të manifestimeve kulturore poetike. Shkaku: parimeve mija kulturore – artiostike. Qofshin ato: në Shqipëri, Kosovë, mal të Zi. Ose, në Republikën e Maqedonisë Veriut. Përveçse, rrallëherë ftesave të miqëve mi poetë, vërtetë që i ka lindur Nana Shqiptare, dhe Natyra si poetë dhe shkrimtarë. Aqmëpak, nuk i kanë lindur partitë politike. Fabrika Neokomuniste për prodhimin e shkrimtarëve serik me kamionë të ngarkuar thasë përmbi thasë. Ose, në Qerren me katër rrota me dy qe përpara në zgjedhë, pa një Kalë me shalë të Babait t’i lërojmë arat pjellore, rrëzë “Ҫuke”. Qerre, që duhet ta sjellë Nusen përmes maleve mes Lame në Katund. Dajre, dhe valle. Rrugës krushqëve shqiptarë, u thyhet rrota e qerres, koçisë me Nuse. Dhe, komitat në qerre duke ia ndërruarr rrotën e qerres, pasi ia rrëmbejnë Nusen Liri, tinëz i fusin një Nuse tjetër në koçi Robëri.  Ende, edhe SotekësajDite, që më ka mbetur në gjumë Lufta  e tyre kaçake mes maleve për Liiri, Nuk, më lë rehat mes poezive erotike. Dhe, Grave besnike.

Ditën e martesës, Natës Madhe: kur, dhëndërri hynë në odën e burrave të Shtëpisë Babait, ia heq duvakun Nuses, thotë: kjo nuk është Nusja ime e maleve. Edhe, pse: kemi qenë themelusë të këtyre Klubeve, dhe Shoqatave të shkrimtarëve ashtuquajtra Shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Klube, që Ditën e Nesërme të Shkrimtarëve shqiptar në Maqedoninë e Veriut, sot: disa janë shuar mesdite, përshkak të veprimeve tyre kulturore – arsimore – “armiqësore” ndaj shtetit të “përbashkët”. Ose, kanë përfunduar në varret e partive politike. Këmbekrye, partiazanë të partiave politike duke u turrur pas taxhisë në emër të popullit shqiptar me hajdutëri, dhe këmbeduar pas famës “artistike” të partive politike – kulturore “ të soit artistë: pasuri personale, familjare dhe partiake. Nesër, që t’i shpallin heronj. Ose, dëshmorë dhe t’u ngrejnë politikanët e sotshëm përmendore me parulla dhe brohoritje partiake Neokomuiste para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare për “president shqiptar”.

Sot, kemi me bollëk “politikanë shqiptar”. Edhe, parti politike. Presidentë shqiptar. Nuk na i zë brenda as koçia me krushka dhe Nuse. Mos, e them edhe poetë, dhe shkrimtarë shqiptar të “vëllazërim-bashkimit” jugosllav dhe “maqedonas”, bullgarë. Kur të duam, mund. t’i shesim me para, edhe pa para si shqiptarë në “Bit-Pazar” të Shkupit. E them, kemi edhe “intalektualë” me tituj shkencorë të blerë në “Qafë – Thanë”, kufirin politik në “Jazhnicë” të Kosovës me trutë dhe këmbët ende në legen. Edhe, si Kritikë letrarë me para. Ose, falas në tregun politik Neojugsllav.

Pakrëndësi ka kjo, një Thirrje në këtë fushatë politike parazgjrdhore në Maqedoninë e Veriut për “Ndryshime”. Kur, lëmsh janë bërë partitë politike shqiptare për pushtet. Edhe, atë: për “president shqiptar”. Nuk e di, me këto politikanë të arratisur sotshëm, a do ta kemi Ditën e Nesërme mbi “Urën e Gurit” mbi Vardar me të katra këmbët me disa anije mes lumit me dallgë maleve?! Dhe, me disa përmendore “maqedonase” bullgare dhe shqiptare me kuaj me shalë e pa shalë mbi ura të Vardarit me anije lundruse mes dallgëve?! Edhe, dy – tri tjera Shoqata të shkrimtarëve, si “humanitare”, klube të shkrimtarëve me thasë. Nuk e di, a janë ende si shqiptarë në anijet lundruese pa vela në mes të Lumit Vardar të Shkupit Historik?!

Fatkeqësisht, ende me pak poetë dhe shkrimtarë shqiptar, nën nivelin  komunist jugosllav. këmbekrye, të politizuar në Trojet Shqiptare deri në palcë në kontenierët e bërllokut të partive polike shqiptarë nëpër “Bit –Pazar” të Shkupit Historik. Shkrimtarë, që hë për hë: janë gjallë me pak shpirt në politikën e partive ilitike, ende me brekët nëpër këmbë. Përkohësisht, në Letërsinë Shqiptare. Pas katër viteve në pushtet të partive polike shqiptare Neokomuniste, për Ditën e Nesërme, që ikin me të katra nga Partia politike me bishtin mbi shpinë. Dhe, bythekrye nga sytë këmbët në varrezat e partive politike. Ditën e Nesërme në harresë. Varre. Askush, nuk do t’ua përmendë as emrin si shkrimtarë shqiptar.

Dëshmi historike, që e kam përcjell me vite në këto manifestime kulturore Neokomuniste, edhe më herët me vite si pjesmarrës për Ditën e Nesërme. Përgëzme organizatorëve! E, di barrën e tyre mbi shpinë. Përçudi, e pash Sot me Dy sytë në ballë gjatë një Manifestimi Tradicional Kombëtar Historik, që mezi ende e mbanë veten gjallë, dhe e mbajmë si shqiptarë mbi shpinë, kur “poeti” debil, që e kemi përkrahur edhe me mjete materiale, delë ta lexojë pizinë e tij “patriotike” partiake, dhe thotë para poetëve të pranishëm nga Shqipëria, Kosova, dhe  Maqednia e Veriut: Unë, nuk kam poezi me vete?!

Imzot, përmëkeq! Sot, po si shkohet ushtar në luftë pa armë në brez për Liri?!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok