Poetët vlonjatë të traditës me një bibliografi të shkurtër: Ali Asllani dhe Petro Marko
Nga MSc. Albert HABAZAJ, poet, bibliograf
Ali Asllani, princ i lirikës shqiptare, dashnor i poezisë së vesuar
Jetëshkrimi letrar: Ali Asllani ka lindur në Vajzë të Vlorës, më 28 nëntor 1884 (prof. Bardhosh Gaçe thotë më janar 1882) dhe mbylli sytë në Tiranë, 20 dhjetor 1966). Qe poet, atdhetar dhe diplomat shqiptar. Një nga lirikët më të shquar shqiptarë të të gjitha kohërave, ende i pabotuar tërësisht, ende i pa vlerësuar siç e meriton. Mbeti jetim ende i njomë dhe nga mosha 6 vjeç rritet në dajor në Meminaj të Trevllazrit. Gjatë studimeve në gjimnazin Zosimea të Janinës, më i njohuri gjatë Rilindje Kombëtare Shqiptare, nisi të thurte poezi në turqisht dhe persisht. Nisi të studionte për mjekësi, por e ndryshoi profilin e arsimit të lartë për shkenca politiko-shoqërore-administrative në Stamboll. Kreu me ndershmëri detyra të ndryshme shtetërore, ku u shqua edhe si atdhetar i devotshëm. Mori pjesë në lëvizjen kombëtare. Pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës të Këshillit të Ministrave. Nga 20 dhjetori i vitit 1918 gjer më 5 nëntor të vitit 1920 ishte kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në vitet 1921-1922 ishte kryekëshilltar i qeverisë dhe më pas sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë. Ndër detyrat diplomatike përmendim: që u caktua konsull në konsull në Trieste, ku qëndroi deri në fund të prillit 1925. Po atë vit u emërua “Zëvëndës i ngarkuar me punë” në Sofje e më pas, po aty, “sekretar i parë” dhe “i ngarkuar me punë”. Në vitet 1930-1932 ishte ministër i akredituar në shtetin grek. Aty ku mendohet se ka qenë shtëpia ku u ngrit flamuri kombëtar nga Plaku i Bardhë Ismail Qemali, u ndërtua shtiza e flamurit, në vitin 1937, kur poeti Ali Asllani ishte Kryetar i Bashkisë së Vlorës, i cili ngriti “Shtyllën e Flamurit Kombëtar” të gjatë 12 metra, e cila simbolizon vitin 1912. Kulla e Sahatit Vlorë, ndërtuar në vitin 1938, kur përsëri xha Aliu ishte Kryetar Bashkie, është një monument i trashëgimisë kulturore dhe nërtuar në vitin 1938. Mbas Çlirimit, më 7 tetor 1945 është ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin 1952 mbahej nga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave, por kjo mundësi iu pre. Qe mik me Fishtën, Lasgushin, poetin nobelist indial Rabindanat Tagora dhe klasikun e poezisë greke Kostis Pallamas. Emri i tij qëndron me dinjitet krahas mjershtërve të lirës shqiptare Naimit, Fishtës, Nolit, Mjedës, Lasgushit dhe Migjenit. Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, për katalogun libra, janë 21 regjistrime të gjetura :
Veprat e botuara
Poezi:
“Mbreti i ynë”: vjersha, Vlorë: shtypshkronja “Atdheu”, 1935, 10f.; ribot. “Mbreti i ynë: vjersha për Zogun”, Vlorë, “Atdheu”, 1936, 14 f.;
Hanko – Halla“, Tiranë: “Luarasi” 1942, 54 f., poemë me të cilën u bë i njohur në botën e letrave shqipe; ribot. disa herë pasçlirimit, ndërsa mbas viteve ‘90: T., Uegen, 2004, 48 f.; T., “Naim Frashëri”, 2006, 94 f. ;
– “Vidi – vidi pëllumbeshë dhe Hanko Halla“, vjersha, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1960 [6], 144 f.;
– “Shqipëria kryezonja”, vjersha, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1962, 63 f.;
– “Vajzat dhe dallëndyshet“, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1964, 83 f.;
– “Kur merr zjarr rrufeja“, vjersha të zgjedhura, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1966, 211 f.;
Pas vdekjes iu botua:
“Poezia shqipe” [kolanë], Tiranë: “Naim Frashëri”, 1975, 89 f.
Është autori i këngës së njohur “Vlora, Vlora“, thurur në nderim të Luftës Kombëtare të Vlorës, 1920.
Pas viteve 90 iu botuan disa libra si:
– “Poezi të zgjedhura“, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1996, 209 f.;
– “Hanko – Halla: Poezi të zgjedhura“, Tiranë: Mësonjëtorja e parë, 1999, 142 f.;
– “Vidi, vidi pëllumbeshë: Poezi të zgjedhura“, Tiranë: Toena, 1999, 296 f;
– Këngë të dashurisë, Tiranë: Uegen, 2004; 84 f.;
Vepra, 1-2 [Kolanë], Prishtinë: Rilindja, 1984: v. 1, poezi, 187 f.; v. 2: poezi, jeta dhe vepra, 221 f.;
Vepra e plotë poetike, Tiranë: K&B, 2011, 381 f.
Është gjithashtu autor i poezisë së gjatë “Hakërrim”: Hani, pini dhe rrëmbeni! (1942) njërës ndër poezitë më të bukura të poetit vlonjat Ali Asllani. Në poemthin “Hakërrim”, autori demaskon shtetarët servilë, hajdutë dhe tradhëtarë. Edhe pse shkruhet se është realizuar botimi i veprës së plotë poetike, për mendimin tonë, vepra letrare e Ali Asllanit ende nuk është botuar tërësisht, sepse, si duket, e “penalizon” libërthi i parë i tij vjeshërues “Mbreti ynë”, ngaqë ne ende paragjykojmë personin për të cilin shkruan një autor, jo vlerat dhe mesazhet që jep vepra e autorit kushtuar personit të shndërruar së paku personazh historik. Te personi ne shikojmë me imtësi veset dhe të metat, jo virtytet dhe vlerat; nuk e peshojmë me saktësi matematikore vlerën sociale, kombëtare dhe qytetare. Në vitin 2016, në nderim të 50 vjetorit të vdekjes së Poetit, kemi publikuar shkrimin: “Ali Asllani, dritëhijet dhe vepra e rrallë “Mbreti ynë”, 1935, që mori në qafë lirikun e madh”. Ndoshta ky poemth përkushtues e la në hije emrin e ndritshëm të Lirikut të madh vlonjat. Ali Asllani është regjistruar në kujtesën e shkruar të letërsisëë shqiptare si princ i lirikës shqiptare, në tërësinë tematike dhe të motiveve të kësaj gjinie: lirika filozofike, politike, patriotike, qytetare, dashurore, pooullore, erotike etj. Unikal. Ali Asllani është Dashnor i Poezisë së Vesuar.
Petro Marko, kalorësi rebel i lirisë – lartësi letrare universale
Jetëshkrimi letrar: Petro Marko lindi në Dhërmi, më 25 nëntor 1913 dhe ndërroi jetë në Tiranë, më 27 dhjetor 1991, prehet sipas amanetit të tij në vendlindje. Ishte arsimtar, publicist, gazetar, anëtar i Grupit Komunist të Tiranës, interbrigadist e shkrimtar shqiptar. Kreu Shkollën Tregtare të Vlorës (1932). Gjatë luftës i burgosur nga fashistët dhe pas çlirimit nga komunistët. Kur P. Marko, bashkë me idealistë të tjerë, u nis drejt gadishullit të Pirenejve, Migjeni e me fjalët kthjelltësisht lapidare: “Nisja për në Spanjë është poema jote më e bukur” dhe vërtet humanisti shqiptar luftoi për Republikën e Spanjës.
I quajtur dhe Kalorësi rebel i Lirisë, Petro Marko mbetet i pambarimtë si shkrimtar dhe si jetë dhe nuk mund të themi që ai erdhi e iku si meteor. Me plot mendimin, themi që ai u lind si një kalorës i lirisë së fjalës, mendimit e veprimit të lirë për mirësinë njerëzore, duke respektuar në shkallën sipërore dinjitetin e njeriut e virtytet më të larta humane. Kushdo që lexon opusin letrar të Petro Markos, si dhe duke shfletuar me kujdes bibliografinë e tij, çdo studiues i veprës petromarkoiste konsolidon mendimin se ai është simbol i vërtetë e i drejtpërdrejtë i shkrimtarit të spikatur e kryengritës ndaj padrejtësive, ngado që ato vijnë, nga do që erërat fryjnë. Bindemi se ai që u lind në furtunë (1913), u rrit në furtunë, i përkiste, sikurse Ernest Heminguej (1899-1961), Pablo Neruda (1904-1973), Ana Zegers (Anna Seghers, 1900-1983), Aleksei Tolstoi (1882-1945), Andre Malro (André Malraux, 1901-1976) dhe Ludvig Ren (Ludwig Renn,1889-1979), humanizmit universal e dashurisë së kthjellët njerëzore; edhe pse, kur iku në fluturimin qiellor të përjetshëm, planetin përsëri e la në furtunë (1991). Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, për katalogun libra, janë 71 regjistrime të gjetura:
Veprat e botuara:
Poezi:
“Horizont”, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1959, 212 f.; Prishtinë, 1972, T.: Omsca-1, 2001, 209 f.;
“Poezia shqipe”, Tiranë, 1974;
“Lejania: (largësi) – motive nga Lufta e Spanjës”, poezi dhe prozë, bot. i plotë, Tiranë: Omsca, 2002; 141 f.;
“Erë e det: (Nase Labi)”, Tiranë: Kokona, poemë, 2004, 77 f.;
Tregime e novela:
“Rrugë pa rrugë”: tregime e skica të mbledhura nga shtypi i viteve 1931-1936, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1964, 204 f.;
“Urata, dhia dhe perëndia”, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1967; 159 f.;
“Tregime”, Prishtinë: Rilindja, Biblioteka “Shkrimtarë shqiptarë”, 1972, 146 f.;
Tregime të zgjedhura, Tiranë: Omsca-1, 2003, 340 f.;
Roman:
“Hasta la vista” ka 11 regjistrime në Bibliotekën Kombëtare, bot. 1-Tiranë: NBSH, 1958, 470 f.; ribot.: T.: “Naim Frashëri”, 1966, 556 f.; T.: “Naim Frashëri”, SRZ, 1972, 550 f.; Shkup: Flaka, 2000, 574 f.; T.: Omsca, 2001, f. 451, etj.;
“Qyteti i fundit”, 1960 (i famshmi, i diskutuari, moderni fillimtar, ribot.: Prishtinë: Rilindja, Biblioteka “Shkrimtarë shqiptarë”, 1972, 388 f.; ribot. i plotë, Tiranë: Omsca-1, 2000, 375 f.;
“Shpella e piratëve”: roman për nxënësit e shkollave tetëvjeçare, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1964, 208 f.; ribot.: T. Drejtoria e Botimeve Shkollore, 1967, 154 f.; Prishtinë: Rilindja, 1968, 146 f.; T., Mësonjëtorja, 1998, 136 f.; T.: Logoreci, bot. plotë, 2005, 135 f.;
“Stina e armëve”, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1966; 534 f.; ribot.: Tiranë: Omsca-1, 2003, 462 f.;
“Ara në mal”, Tiranë: “Naim Frashëri”,1968, 437 f.; ribot.: T.: “Naim Frashëri”, 1974, SRZ, 443 f.; Prishtinë: Rilindja, Biblioteka “Shkrimtarë shqiptarë”, 1972, 429 f.;
“Halimi”, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1959, 206 f.; ribot.: T.: “Naim Frashëri”, 1972,; Prishtinë: Rilindja, Biblioteka “Shkrimtarë shqiptarë”, 1972, 253 f.;
“Një emër në katër rrugë”, 1973; ribot.: T.: Omsca-1, 2001, 427 f.;
“U’ltimatum”, Tiranë: Naim Frashëri”, 1972, 334 f.; ribot.: “Ultimatum”, Prishtinë: Rilindja, Biblioteka “Shkrimtarë shqiptarë”, 1972, 320 f.; “Ultimatumi”, T.. Omsca-1, 2002, 310 f.;
“Fantazma dhe plani tre plus katër”, Tiranë: Omsca, 2000, 192 f. ;
“Të thjeshtët”, Tiranë: Naim Frashëri”, 1984; 294 f.;
“Griva”, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1988, 247 f.; ribot. T.: Mësonjëtorja e parë, 1999, 127 f;
“Nata e Ustikës”, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1989, 357 f.; (romani tjetër i bujshëm); ribot.: T.: Mësonjëtorja, 1998, 359 f.; T.: Almera, 2007, 287 f.; T.: Dita Books, 2010, 287 f.;
Nis kolana: Vepra letrare/ Petro Marko, 1990, por u realizua vetëm “Vepra 3: Hasta la vista” [1958]; Tiranë: “Naim Frashëri”, 2001, 555 f.;
“Intervistë me vetveten: Retë dhe gurët”, Tiranë: Omsca, 2000, 556 f.;
“Çuka e shtegëtarit”, Tiranë: Omsca, 2001, 284 f.;
“Një natë dhe dy agime”, bot. i plotë, Tiranë: Omsca, 2001, 560 f, (motërzim i plotë i “Nata e Ustikës”, sipas origjinalit);
Publicistikë:
“Ditën që rrojta unë…” : gazetari dhe eseistikë, Tiranë: Kokona, 2004, 286 f.;
“Gazetari, mbreti dhe liria”, Prishtinë: Rilindja, Biblioteka “Shkrimtarë shqiptarë”, 1972, 287 f.;
“Lufta e Spanjës 1936-1939: shënime historike dhe kujtime nga vullnetarët shqipëtarë”, [red.]; Tiranë: 1959, 224 f.;
Përkthime:
“Kitarra Kubane”: vjersha dhe poema/ Nicolas Guillen, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1964, 116 f.;
“Poezi”/ Federico Garcia Lorca, Prishtinë: Rilindja, 1978, 98 f.
– “Ku shkon, kalorës i vdekur?: poetë hispano-amerikanë: Marti, Giljen, Lorka etj.”, Elbasan: Onufri, 1996, VII, 225 f.;
Të tjerët për Petro Markon:
Petro Marko: bibliografi/ Katerina Goshi, Tiranë: “Naim Frashëri”, 2006, V, 388 f.;
Voluntarios de la libertad: Petro Marko, “Hasta la Vista” y los Brigadistas albaneses en la Guerra Civil Espanola = Vullnetarët e lirisë: Petro Marko, “Hasta la Vista” dhe brigadistët shqiptarë në Luftën Civile Spanjolle/ shkroi Manuel Montobbio; shkroi e përkth. në spanj. Marta Maria Garcia Suarez; shkroi Aranita Marko; shkroi Xhevahir Spahiu; shkroi e përkth. në spanj. Ramón Sánchez Lizarralde; shkroi Ana Peréz; shkroi Petro S. Luarasi; përkth. në spanj. Skënder Vuçini; përkth. në spanj. Lorida Demiraqi; realizoi filmin Namik Ajazi; Madrid: Agencia Espanola de Cooperacion Internacional para el Desarrollo, 2009, 174 f., etj.
Profili i Petro Markos shfaqet si shqiptar fisnik, si qytetar i denjë i botës, si shkrimtar i dashurisë humane, kalorësi rebel i lirisë – lartësi letrare universale, i pakrahasueshëm me tjetërkënd.