21/12/2024

Plazhi Durrësit nën sundimin e bashkisë

0
Shyti-Plazhi

Vëzhgim

Nga Vladimir Shyti

“ Kam një foto të marrë që nga vitet e diktaturës komuniste. Eshtë një fotografi e vjetër si në gështenjë të thellë,  e shplarë nga koha,  megjithatë dallohet qartë një pjesë e plazhit si një zonjë virgjëreshë”Zhukat e xukthit,  qysh nga Agipi pranë urës së Dajlanit dhe deri në Apollonia ndanin rrugën automobilistike me rërën e shndritshme,  që zgjaste afro një kilometër deri në bregun e detit. Më tutje trungjet e pemëve të lyer me gëlqere të freskët,  të cilat ndiqnin udhën e shtruar me zift,  ku përfundonte në Plepa,  dhe më pas rruga humbiste midis pyllit të dëndur të pishave.

Tashmë plazhi është kthyer në fushë beteje. Godinat hotelore kanë zaptuar në mënyrë ritmike mbi gjysmëm e rërës,  ku dikur njerzia Durrsake ngulte kallamat me mbulesa bardhoshe dhe,  jehona e tyre përhapej në tërë bregdetin,  plazhi i gjithi ishte pronë e tyre. Por,  kujt do t’i shkonte ndërmend gjith kjo tridhjetë vjet më parë?Qyteti është një vend i mrekullueshëm. I mbledhur përreth gjirit,  gati në një nivel me detin,  i përqafuar nga kodrat dhe i lëpirë nga deti. Por,  po të rrugëtosh pranë tij nuk sheh as dhe një copë hapsirë ujore detare,  pasi ngrehinat madhështore shtuan kodrat dhe malet në këtë qytet,  të cilët të pengojnë të hedhësh sytë më tej.

Pasi mbaroi vitin shkollor,  im nip më lutet që të bënin ca ditë plazh. E vendosëm,  dhe të nesërmen herët në mëngjes u nisëm plot gaz dhe hare. Kaptuam urën e Dajlanit dhe u përballëm me një objekt në ndërtim përbri hotel Tiranës,  që  kishte zënë për momentin hyrjen për në plazh. Nëpërmjet një shtegu dhish u futëm më në fund në breg të detit. Cadra kashte e shazllone të rrjeshtuar si ushtarë të një perandorie,  që prisnin trumpetën e betejës kishin zaptuar Agipin. Më pas disa cadra të vendosura në mënyrë të parregullt,  ndarë me një hendek kultivitatori,  afro tridhjetë metra-katror ishte plazhi publik,  që ndahej nga perandoria në mënyrë të shëmtuar e përbuzëse. Tepër i nervozuar vendosa çadrën midis të tjerve,  pothuajse ngjitur me ta. Im nip njëmbëdhjet vjeçar e vuri re shqetësimin tim,  por shpejt e rrëmbeu pasioni për detin dhe e kaloj në heshtje. Pra,  ky ishte plazhi publik,  një b…pule në atë vend të pushtuar dhe,  arsyea dihet;bashkia e qytetit kërkon të vjelë sa më shumë para nga zaptuesit. Ky element jo i veçantë për plazhet tona është një lloj mikrobi që ndërfutet,  ashtu sikur zhiva për zjarrin dhe ujin,  një armiqësi ndaj jetës të njeriut që ka pësuar zhgënjim shumë më herët prej saj:Vdiq ajo edukatë e qetësi e trashguar,  tashmë e “reja e magjishme”duket diçka e vogël në këtë arë me kallamishte. Ligjet e jetës kërkojnë rritje të vazhdueshme,  ato nuk të lejojnë të qëndrosh jashtë rrotullimëve jetësore dhe,  bashkia e di fort mirë këtë gjë,  por veprimi saj ka një kuptim të drejtpërdrejtë –arrogante.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok