05/05/2024

PISA është pasqyrë e shoqërisë sonë

0

Nga Ndue Ukaj

PISA është pasqyrë e shoqërisë sonë, por nuk e tregon krejt pisllëkun ku jemi zhytë.

Kosova ëshë shumë më keq seç paraqitet në vlerësimet e PISA-s dhe këtë fakt s’ka nevojë t’na thotë askush.

Këtë fakt e kemi të gdhendur dhe atë me shkronja të zeza në krejt organizmin tonë shoqëror.

Duke filluar nga politike, në krye të së cilës janë ulë do udhëheqës injorantë dhe arrogantë.

Pastaj te shkolla, ku forma ka rëndësi më shumë se përmbajtja e ku nxënësit e kanë zor të shkruajnë  një fjali në gjuhën shqip.

Për të vazhduar pastaj me tekstet shkollore që janë me plot shkarje logjike e pedagogjike dhe me një gjuhë që s’ ka të bëjë asgjë me koncepte pedagogjike.

Me këto standarde minimale, shoqëri normale zor bëhemi.

Këto standarde na kanë kthyer në shoqëri të çorientuar, ku cektësia e budallaku kanë lidhë asociacionn ma të rrezikshëm që po vepron hovshëm kundër të ardhmes së vendit tonë.

Thjesht, ne jemi kthyer krengulthi dhe me këtë raport kaq negativ që kemi me arsimin, kulturën e librin, ne të atdhmen do të rritet veç një gjë: mjerimi dhe dëshpërimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok