23/12/2024

PIKËNISJE NË HISTORIOGRAFINË KASTRIOTIANE

0
Pikenisja-Kastriotiane

Nga Ilia S. Karanxha

Bartolomeo Facio (ose Fazio) ka qënë një humanist i shquar italian i cili jetoi në gjysmën e parë të shekullit të XV. Ai lindi në La Spezia (Liguria) aty nga fillimi i vitit 1400 në një familje të rangut të lartë social ku i jati i tij Paolino mbulonte në atë qytet detyrën e sekretarit të komunës. Aty nga viti 1447 Bartolome Facio, pasi kaloi një periudhë edhe në Romë, ju ngarkua detyra e historiografit zyrtar në oborrin aragonez duke zevëndësuar kështu humanistin e shquar italian Lorenzo Valla (1407-1457).

Në këtë pozicion të rëndesishëm shtetëror Facio duhej të pregatiste historikun e mbretërisë ku te dilnin në pah bëmat dhe fitoret e mbretit. Pra një histori jo sipas modelit të Plutarkut historia e vita por duke u shtyrë mëtej vita et laudatio (jeta dhe lavdërimi) të lidhura ngushtë me ngjarjet luftrake të ndodhura.

Aty nga vitit 1455 vepra mbi bëmat e mbretit Alfons ishte përfunduar. Ajo ishte organizuat në 10 libra dhe pasqyronte ngjarjet nga viti 1420 e mbyllej me vdekjen e papës Nikolla V më 1455. Mbasi u pregatit nga bukurshkruesit e piktorët minjaturistë më 1456 Facio ja paraqiti atë mbertit Alfons e cili e mirëpriti atë me fjalë lavdëruese :

“…unë ju dhuroj një mijë e peseqind fiorini, jo për të paguar veprën që keni bërë, sepse kjo vepra juaj nuk mund të paguet me asnjë lloj çmimi, dhe sikur unë tu dhuroj një nga tokat më të mira që kam nuk mund të kënaqeni, por me kohë unë do të bëj që ju të mbeteni i kënaqur…”

Kjo vepër (kod dorëshkrim), e cila kishte një karakter publik, mund të konsiderohet sot si vepra e para historiografike ku përmëndet Skënderbeu (cap. IX, 122, 123). Ajo qakulloi gjatë gjithë shekullit të XV si një kod dorëshkrim dhe ju dërgu si një dhuratë e çmuar edhe shtëpive të tjera princore e mbretërore. Sot njihen më shumë se 18 kode dorëshkrim ku 16 prej tyre janë realizuar para vitit 1500. Një pjese e tyre janë të paisura me minjatura në ballinë por tek tuk edhe në brendesi për ndonjë gërmë fillestare të kapitujve.

Bartolomeo Facio vdiq aty nga fillimi i vitit 1457 ndësa vepra e tij Gestis ab Alphonso Primo do të shikonte për herë të parë dritën e botimit vetëm pas një shekulli më 1560. Ribotime të tjera do të bëheshin më 1562 (Lion), 1566 (Lion), 1567(Basilea), 1723(Lion) dhe më 1769 (Napoli).

Para veprës së Facios Skënderbeu përmëndet edhe në Kornikat e Morosinit ( La cronaca di Antonio Morosini…1094 -1433). Në këtë rast kemi të bëjmë me kryengritjen e viteve 1428-1430 për të cilën kemi publikuar edhe një shkrim studimor : I. Karanxha: Rinia e Skënderbeut dhe kryenengritja e viteve 1428-1430 në dritën e dokumentave të panjohura. – Gjurmime albanollogjike-Seria e shkencave historike. 43/2013, pp. 39-64. Këto kronika, në ndryshim nga veprat historike, kishin një karakter kancelaresk dhe jo publik.

Më poshtë detaj nga frontespicio (ballina ) i veprës historike (kodit dorëshkrim) të Bartolomeo Facio zbukuruar me minjatura që ju dhurua mberit të Napolit (Inkunabel në Bibliotekën Ricardiana Firenze )

Siper kalorsit që simbolizon mbretin Alfons lexojmë :

ALFONSVS REX PACIS

Kështu e kanë zakon mbretërit e sundimtarët deklarojnë paqe e bëjnë luftë !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok