23/12/2024

PHEIDONI MBRETI I PARË I THESPROTËVE

0
Pheidon. King of Argos, 7th century. He made a standardization of weights and measures with the obol. Engraving in The History of the Nations, 19th century.

P7NX43 Pheidon. King of Argos, 7th century. He made a standardization of weights and measures with the obol. Engraving in The History of the Nations, 19th century.

Nga Fahri Dahri

I

Plutarku (1), në veprën e vet “Vitae Parallelae”, thotë se i pari që u bë mbret i thesprotëve dhe i mollosëve pas përmbytjes (kujto: kohën legjendare të Noes (Nuhut)1707 p.e.r.F.D.), ishte Pheidoni, njëri prej atyre njerëzve që erdhën në Epir (zonën gjeografike të Thesprotisë) bashkë me Pellazgun. Kjo vërteton praninë thesprote në atë rajon që nga shekulli XVIII-të p.e.s.dhe jo nga shekulli V-IV-të.

II

Gjatë shekujve VI dhe VII, pas Krishtit, në Gadishullin e Ballkanit, rrjedhojë e dyndjeve barbare dhe kolonizimi sllav, ndodhën përmbysje dramatike demografike. Ajo periudhë përcaktoi dhe kohën e përfundimit të epokës antike, ku u ndërruan edhe emërtimet gjeografike të deri at’hershme si: Iliria, Epiri dhe Hellada, duke hequr nga qarkullimi edhe emrat e popujve etnikë si: ilirë, epirotë dhe helenë

III

Për të konkluduar mbi faktet e mësipërme, po i drejtohem llogjikës, sipa përcaktimit të Aristotelit: “llogjika nuk është shkencë e as disiplinë filozofike, por llogjika është vetëm një mjet (organ) për të hyrë në studimin e shkencave”.

Atëhere:

A.– Sipas Plutarkut, njerëzit e parë me origjinë pellazge paskan pas ardhur në kohën pas përmbytjes së madhe. E thëmë me shifra, në hapësirën thesprote e mollose, pellazgët kanë mbërritur në shekullin XVIII para erës sonë, në kohën e “përmbytjes së madhe natyrore”. (Nuk ndalemi nëse pellazgët kur arritën në Thesproti gjetën popuj të tjerë apo jo dhe për gjuhën që flisnin. Ky është problem tjetër).

B.– Një tjetër evolim thelbësor janë ngjarjet e ndodhura në shekujt VI dhe VII të erës tonë, kur në Gadishullin Ilirik, mësyjnë dyndjet barbare dhe kolonizimi sllav. Ajo idhte koha e periudhës së “përmbytjeve dramatike demografike”. Periudhë që i dha fund epokës “Antike”. Kohë ku ndërruan dhe emërtimet gjeografike të deri atëhershme si: Iliria, Epiri dhe Hellada. Si rrjedhojë e tyre ndërruan dhe emrat e popujve në: Ilirë, epirotë dhe helenë.

C.– Llogjika na shpie se përpara epokës antike, popujt që erdhën mbas përmbytjes së madhe në Gadishullin e Ballkanit ishin pellazgë. Këtë përcaktim krahas llogjikës që përfor, e kemi ndeshur shpesh edhe nga autorë të ndryshëm, që në deklarimet e tyre vërtetojnë origjinën pellazge të epirotëve.

Mbas përfundimit të periudhës antike (shek.VI dhe VII), Gadishullit Ilirik i u ndërrua emërtimi në Gadishull Ballkanik. Hapësirat gjeografike u quajtën Iliri, Epir dhe Helladë, ndërsa popujt e këtyre hapësirave u quajtën lirë, epirotë dhe helenë.

Ç.– Aktualisht popujt e Gadishullit të Ballkanit janë shtuar edhe me emigrimet që u cituan më lart. Ndërsa populli ilir i u nënështrua raprezaljeve të mëdha, nga dyndësit e jashtë Gadishullit dhe nga greko-sllavët, etj. Synimet politike, fetare dhe ekspansioniste kunfër kombit tomë kanë rënduar në shpërbërjen e popullin etnik ilir, duke i coptuar dhe detyruar asimilimin etnik. I njëjti popull etnik. disa quhen arvanitas, disa arbëreshë, disa arnautë, të cilët ruajnë emërtimin etnik të vendit nga janë larguar. Pjesa tjetër banuese në vendin Amë quhen shqiptarë.Të gjitha këto emërtime të bëra me qëllime asimilimi për shuarjen e ilirëve dhe epirotëve, tregojnë konspiracionin e madh armiqësor ndaj kombit iliro-epirot, si  i vetmi pasardhës që trashëgon më të shumtat e treguesave që kishin pellazgët.

IV

Shembuj nga terreni i sotëm.

Dje (01/11/2022) dëgjova intervistën e gazetarit Marin Mema të zhvilluar me një grua të moshuar, nënshtetase e Maqedonisë së Veriut. Gazetari e pyeti në shqip se ç’farë ishte. Ajo i përgjigjej në shqip, me bindje se ishte maqedonase. Gazetari i thoshte se po fliste shqip. Po i thoshte ajo, shqip flas që kur kam lindur, por jam ortodokse maqedonse. Dhe gazetari ngulte këmbë, por ajo vazhdonte të thoshte një të vërtetë të madhe dhe të thjeshtë. E vërteta është se duhet kuptuar që nuk ka patur  gjuhë maqedone, mbasi dikur maqedonishtja ishte dialekt i gjuhës iliro-thrake -epirote. Po ashtu në shtetin e MV, kemi deklarime nga figura të larta politike dhe shtetërore që pranojnë se para tre – katër shekujve, ata që sot quhen maqedonas, kanë folur shqip, por janë asimiluar nën përcaktimin e kombit nga besimi fetar ortodoks, kështu si ortodoks quhen maqedonas dhe jo shqiptar. Të tilla deklarime gjinden në Slloveni, Kroaci, etj. Nuk shtjellojmë fenomenin “arvanitas” në Greqi, sepse është tepër i njohur, i vërtetuar edhe i pranuar prej tyre, por nuk shkëputen dot nga përcaktimi i kombit sipas besimit ortodoks. Megjithatë, në qershor të vitit 2004, vizitova edhe kalanë e Agisë në Pargë. Atje takova një të moshuar. Biseduam në dialektin çam. Aleksandra quhej. Ajo fliste çamçe safi, si dhe unë. Po, tha, e flasim gluhën shqipe, ajo është gluha jonë, por e flasim vetëm në shtëpi, përjashta flasim greqishten që është gluhë leksiko, shqipja është gluhë e ndaluar. Aleksandra është një shembull, por si Aleksandra në shtetin e sotëm grek janë 44 – 46% e popullsisë (pa përfshirë shqiptarët e emigruar pas vitit 1990).

V

Shpresoj se reagimet ndaj këtij shkrimi, do të plotësojnë më tej me të vërtetat, historikun e kombit tonë. Po kështu shpresoj se çdo person, grup njerëzish me prejardhje nga “Arbëria Mesjetare”, pavarësisht nga përkatësia fetare apo shtetet ku janë rezident, do të kthjellohen duke respektuar identitetin e të parëve, të pranojnë emërtimin e përbashkët, kombas shqiptar. Nëse emërtimi “shqiptar”, me qenë se është më i vonshëm nga mesjeta dhe nuk përmbush plotësisht preferencat e të gjithëve, zgjidhja le të jetë frut i një komisioni në rang kombëtar (përfshi diasporën) në një emërues të përbashkët, gjithëpërfshirës të shqiptarëve, çamëve,  arbëreshëve, arvanitasve, arnautëve. Ndarje të tilla territoriale dhe emërtime të ndryshme për të njëjtin popull kudo ndodhet, kërkohet të marrin fund. Kombit tonë i ka ardhur koha të njësohet me një emër të përveçëm dhe si shtet të njihet vetëm me një emër. Le ta nisim nga atje ku ishim. Ndofta, ndofta nga viti 1878 me “Lidhjen e Prizrenit”.

  • ●●●

Ky artikull konstatues synon vetëm si mënyrë për të nxitur institucionet shtetërore, studjuesit, historianët, analistët, akademikët, shkencëtarët, etj. që të merren seriozisht me vendosjen e trojeve dhe të kombit tonë në vendin që i takon shkencërisht e historikisht. Të marrin fund spekullimet, tjetërsimet, shpifjet, etj. të hedhura në tregun historik botëror, duke e përcaktuar kombin tonë sipas orekseve fetare, komerciale, jo pak por prej disa shekujsh, qofshin kalemxhinj të shteteve të tjerë, qofshin kalemxhinjtë mercenarë të brëndshëm.

Shënim(1): (Plutarku ishte filozof, historian, biograf. Lindur, në vitin 47, Greqi. Vdekur, në vitin 127 në Delphi).

Fahri Dahri. Londër, më  02/11/2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok