09/11/2024

Nga Timo Mërkuri

Sot ka ditlindjen Petrit Ruka, miku im dhe i të gjithë atyre që shkruajnë e lexojnë letërsi dhe  poezi në veçanti. Njeriu Petrit Ruka nuk pati dhe nuk  ka asnjë armik, poeti Petrit Ruka nuk pati dhe nuk ka asnjë rival: një fenomen i rrallë ky në kohën tonë, në vendin tonë.

Persosnalisht jam njohur von me Petrit Rukën dhe konkretisht në një nga “Manifestimet tona të Triremës Joniane” në Sarandë, por shumë vite më parë, sa herë që gjeja ndonjë poezi të  tij në organet letrare  apo portale  më dukej se në “lumin” ujëkthjelltë të  poezisë  së tij shihja tek shkëlqente një copë floriri dhe “hidhesha” ta rrëmbeja. Duke qënë se këto “vjersha të florinjta” u bënë të shpeshta gjatë shëtitjeve të mia në rrjedhën e lumit të krijimtarisë poetike,  më “ngjitën ethet e arit” dhe mu krijua bindja se ky lumë buronte në ndonjë rezervat floriri nën tokë dhe këto krijime s’qenë gjë tjetër veçse ca copa minerali që i mirrte rryma e lumit me vete dhe na i sillte ne. Besoj se të gjithë jemi dakort që poezia e tij të lbyrte sytë, të trazonte mëndjen dhe ndjenjat, të hapte sytë të shihje thesare kudo rreth teje, ta bënte të dashur vendin dhe njerzit, ta “shndronte Vlorën në Mekë”. Të gjitha këto i shtyjnë shumë krijues dhe dashamirës të tij, madje dhe lexues të zakonshëm që, nisur nga vlerësimi i poezisë së tij ta quajnë Petrit Rukën “një poet i madh” dhe që deomos duhet ti ngrihet busti diku.     Mua, të më falni ju lutem, nuk e di pse kjo frazë mbi “poetin e madh” që i duhet ngritur busti patjetër më tingëllon si  krisja e një dege të tharrë lisi kur thyhet nga era. Sepse edhe lisave në rritje u thahen disa degë për tu rrutur të tjerat. Le të mendojmë pakëz mbi krijimtarinë e Petrit Rukës. Askush nuk gabohet po ti quajë poezitë e tij “të arta” në të gjithë kuptimet e kësaj fjale, madje jam i pari që i çmoj të tilla. Veçse në letërsinë shqipe ka shumë poetë që kanë krijuar vlera të tilla letrare dhe Petrit Ruka është mes tyre njeri nga ata.

Megjithatë Petrit Ruka dallohet në një aspekt nga të gjithë poetët bashkëkohës apo të mëparshëm. Talenti i tij e kishte honestrën (rezervuarin, burimin) në brendësinë  plot shkëmbinj të florinjtë të malit oral shqiptar, aty ku ishin strukur baladat dhe identiteti  ynë.  Ai, si një “poet magjistar” ripruri baladat shqiptare të stërmoçme në kohën tonë, duke shkundur prej tyre pluhurin e epokave, duke flakur përtokë  mbetjet e veshjeve fetare të dymijë vjetëve  të fundit dhe duke na i paraqitur ato me “veshjen” origjinale të epokës së tyre. Ishte njësojë si  të nxjerrësh nga rrënojat e antikitetit statujat e tyre, ti pastrosh nga balta, tu riparosh thyerjet dhe ti rivëshë në piedestal duke i thënë botës dhe kohës: Ja si ka qënë kjo statujë! Shikojeni dhe studiojeni!

Dikush do më thotë që një punë të tillë ka bërë dhe Jeronim De Rada kur mblodhi këngët e “Një rapsodi arbëreshë” apo Mitrush Kuteli kur shkroi “Tregime të moçme shqiptare”.  Këtu ka një të  vërtetë dhe Petrit Ruka duhet të krahasohet me ata të dy së pari. Megjithaatë dhe kjo duhet plotësuar dhe më lejoni ta sqaroj: De Rada i mblodhi këngët popullore dhe i botoi në gjëndjen që ato ishin, plot tym dyfeqesh e pluhur lufte mbi pelerine dhe Mitrush Kuteli i paraqiti në prozë, me një shqipe të pastër duke i bërë të lexueshme, të kuptueshme dhe të dashura për të gjitha moshat, të gjitha shtresat në të gjitha krahinat shqiptare.

Petrit Ruka bëri shumë më shumë se kaqë. Ai i mori baladat siç kishin ardhur në kohën tonë plot pluhur shekujsh e roba fetare, u shkundi pluhurin dhe u hoqi veshjen zhele siç u hiqet statujave balta e ngjitur apo myshku i mbirë mbi to. Edhe kaq do ishte një ndërmarje madhore sepse do ti tregonte botës moderne njeriun pagan shqiptar, njeriun autokton, por ai nuk u mjaftua me kaqë. Ai ndërmori një nismë që i kalonte kufijtë e një “poeti të madh”. Ai i rikrijoi ato artistikisht duke i bërë bashkëkohëse, ndërkohë që u ruajti hershmërinë. Ato tani duken thjeshtë si baladat origjinale të periudhës së krijimit (fundi i matriarkatit- vijimi i patriarkatit) që gjallojnë në  letërsinë moderne. Njësoj si statujat e antikitetit të pastruara nga arkeologët dhe të ekspozuara nëpër muzeume. Petrit Ruka na tregoi konkretisht se këto balada janë thjeshtë shqiptare (kot kërkojnë ti paisin me pasaportat e tyre vendet fqinjë) dhe se populli ynë nuk ishte ndonjë popull “i egër” shpellash por ishte një popull që krijoi artin kulturor oral në këtë botë. Kaq mjafton që ne sot të krenohemi se jemi bijtë e Ajkunave dhe vëllezërit e Kostandinit.

Ndaj miqtë e mi, mos nxitoni t’i ngrini bustin Petritit, se ky “i tepelentë” do ngrihet e do e shkrijë vetë. Unë do tju ftoja të mirni kopjet e librit të tij të fundit “Andej baltë, këndej erë”, të shkoni para Parlamentit dhe tju jipni (falas) nga një kopje çdo deputeti. Ka rezik që deputetët të mos e lexojnë fare prandaj duhet biseduar me njërin prej tyre që në vend të fjalimit, në foltoren e Parlamentit  të nisë të lexojë një baladë të Petritit, psh baladën Kostandini dhe Doruntina. Jam i bindur që deputetët e sallës në fillim do qeshin, por vetëm te dy tri faqet e para, pastaj, si shqiptarë që janë do fillojnë ta lexojnë vetë baladën dhe librin. Do bllokohen punimet e një séance por do fitojmë e do shqiptarizohen plot njëqintedyzetë deputetë, Me siguri që në një seancë “do marin” ( dhe duhet ta mnarin) një vendim që ky libër të ribotohet dhe leximi i tij të jetë pjesë e detyrës së punonjësve dhe titullarëve të ministrive, gjykatave, policive, madje e gjithë supërstrukturës shtetërore si dhe të jetë lëndë mësimore në shkolla dhe universitete…

Shumë shpejt do shikojmë se rinia sdo kërkojë të largohet nga vendi, nëpunësit do jenë të sjellshëm me popullin, qeveritarët sdo zgjatin duart drejt tenderave, qeveria do qeverisë dhe vendi do ecë. Kjo nuk është ëndër. Ky libër edukon shqiptarisht dhe na tregon se ky vend është yni dhe ne duhet ta përparojmë.

Ky është monumenti që do ti ngrihet dhe duhet ti Petrit Rukës, se ai nuk punoi për vete (ai vetë qe i papunë 15 vjet) por punoi për vendin e tij dhe krijoi një vepër që vërtet mund të edukojë një popull.

Petrit Ruka nuk qe thjeshtë “një poet i madh”, ai qe shumë më i madh se kaqë.

Sarandë, më 21 Gusht 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok