04/12/2024

Perulemi me nderim para viktimave te komunizmit

0
Flamur-Hoxha

Në foto jam para 22 viktimave qe masakroi Brigada e pestë partizane në vjeshtë 1944 ne Buzemadhë te Kukësit.

Nga Flamur Hoxha

Asnjëhere shoqëria shqiptare nuk do te gjeje qetësi e paqe pa nderuar viktimat e regjimit komunist.

Mbi 100 milione viktima shkaktoi komunizmi e socializmi ne botë.

Nje ndër vendet më shumë të demtuara për fryme popullsie është edhe Shqiperia.

Mbi 6 mijë shqiptarë të vdekur e të zhdukur në burgje dhe që nuk ua gjeten kurrë kufomat, thonë statistikat që ende nuk janë plotësuar e saktësuar gjatë këtyre tri dekadave.

Nga këto 6 mijë, mbi 450 ishin gra që nuk u dihet as varri as trupi.

Mbi 25 mijë shqiptarë ishin të dënuar politike në Shqipëri, mbi 60 mijë të internuarit pa llogaritur fëmijët gjate pesë dekadave.

Shqiperia ishte shndërruar në një kamp të madh përqendrimi e denuar me uri dhe izolim total.

Mbi 37 krerët me të lartë të regjimit te diktatures komuniste perfshire Ramiz Aline e Nexhmije Hoxhën u denuan nga gjykatat shqiptare me burgime te gjata per genocide, dhune e shfarosje shqiptaresh deri ne vitin 1996.

Ndoshta dhe ky fakt sherbeu si benzine ne zjarr per revolucionin e vonuar demokratik te 1997 që i nxori nga burgjet gjithë krerët e dënuar te diktatures komuniste bashkë me Ramiz Aline e shokët e tij, u dha amnisti dhe pushteti që erdhi me arme pas 1997 u dha edhe pafajesi dhe i shperbleu financiarisht për vitet qe bënë burg ne kohen e demokracise.

Sot shume nga viktimat e regjimit komunist ne heshtje therese kerkojne drejtesi, paqe, një vend ku të prehen me dinjitet në një varreze.

Shoqeria jonë edhe pas tri dekadash e ka këtë detyrim ndaj viktimave te komunizmit qe i vrau e masakroi ai sistem e ai regjim vrastar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok