Përfundimisht u binda se Edi Rama në cilēsinë e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë është i rrezikshëm për të ardhmen e vendit tim
![Kastriot-Frasheri](https://merbraha.com/wp-content/uploads/2022/12/Kastriot-Frasheri.jpg)
Nga Kastriot Frashëri
Përfundimisht u binda se Edi Rama në cilēsinë e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë është i rrezikshëm për të ardhmen e vendit tim jo vetëm për mbrojtjen e krimit, zyrtarëve të lartë të shtetit të akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre, por edhe për shantazhin përmes përdorimit të pushtetit ekzekutiv që u bën organeve të drejtësisë dhe pushtetit gjyqësor.
Qëndrimi i tij duhet të denoncohet në institucionet e Bashkimit Europian si një vend me standarde të një pushteti tribal dhe feudal që po i hapen kaputujt për tu anëtarësuar para vitit 2030 në BE.
Edi Rama duke drejtuar qeverinë po tregon se ēshtë i dëmshëm për braktisjen e vendit nga shqiptarët dhe grabitjen dhe tjetërsimin e pasurive publike dhe të aseteve të ekonomisë të sektorit strategjik të Shqipërisë.
Edi Rama pasi zbrazi Shqipërine nga shqiptaret gjatë 12 vjetëve të sundimit të tij u larguan mbi 1/3 e banorëve të këtij vendi që përbëjnë afërsisht rreth 1 milion shqiptarë tani po përgatitet në aktin final…