16/11/2024

PERËNDESHA E RRUGËS SË GJATË

0

Nga Prend BUZHALA

Ndodhesha si në një maratonë. Në të vërtetë, isha maratonist i jetës sime.

– O Dilush, mjaft ece sot, mjaft vrapove  Pusho!- më këshillonte ndonjë mik.

Ashtu edhe  ndjehesha, maratonist, ashtu siç thoshte një i urtë, se rolin e arbitrit e luan Gënjeshtra, kurse në shtegun e gjatë gjendet E Vërteta e vuante rolin e vrapuesit të lodhur, të përgjakur, të mbytur në djersë. E para, Gënjeshtra, dirixhonte, e dyta vraponte, vraponte… Kështu më ngjante kjo rendje në jetë.

– Kjo jetë, o Dilushi im, është një shteg i gjatë, i pafund, i mbaj mend fjalët e gjyshes.

Vërtet, në këtë rrugëtim të stërlodhjes, rruga ishte e imja, ani se rregullat e vrapimit i bënte Gënjeshtra. Isha unë zot i rrugës sime, unë e kisha me vete Perëndeshën e Rrugës së Gjatë. Për të arritur një Cak Jete, vrapoja deri në stërmundim. Dhe, kur dëshiroja të shihja pamjet, njerëzit, bukurinë e natyrës, lëbizjet e gjalla të jetës, e ngadalësoja hapin.

– E humbe këtë betejë kësaj radhe, Dilush i shkretë- më bërtiste në vesh Gënjeshtra. Po harronte se ritmin e ecjes, lëvizjes dhe ritmit, e caktoja vetë.

– Në të vërtetë, e fitova. Ta shijosh të bukurën e lëvizjen, të bisedosh me njerëzit dhe të dëgjosh këngën magjike të korit të zogjve, është fitore, – ia ktheja përgjigjen si prej pushke.

Kishte raste  kur vërtet trupi më dërrmohej. Një zë i brendshëm më thoshte:

– Hej, lëviz, e për çka i ke këmbët!

Shihja se si në këtë Shteg të Gjatë futeshin shumë njerëz, zhumë maratonistë, por pak prej tyre vazhdonin, shumë të tjerë lodheshin. E lëshonin shtegun. Iknin sa më larg. I frikësoheshin Ecjes së Gjatë, vrapimit të gjatë. Të tjerë humbnin kontrollin, humbnin edhe mendjen, durimin, për të besuar se do ta bënte ëndrrën realitet.

Njihja disa ndër këta maratonistë të jetës, që kishin përkushtim, vendosmëri, vetëdisiplinë. Përpjekje dhe guxim!

– Te ti shoh njeriun që frymëzues. Më kujtohet kur më pate thënë: besoji vetvetetes, – më tha një ditë një maratonist i ri.

Kishte raste të vështira që ligështohesha: se gjithçka mund të përfundojë nga çasti në çast. Më kaplonte një mundim i brendshëm.

– Lëre shtegun! Mjaft vrapove! S’është më kjo rrugë për ty!  – më thoshte Gënjeshtra që përhapte për mua gjithfarë fjalësh. Ajo ishte veshur si mbretëreshë, e zonja në artin e mashtrimit, shtrembërkmit dhe trillimit. Mbretëreshë me këmbë të sbkurta! Ia ktheja me vendosmëri:

– Më pëlqen të lëviz, të vrapoj. Mund të jap edhe më shumë. Kam ende për të dhënë.

Dhe vrapoja.

Ende  jehojnë fjalët e Maestros së ndjerë,  stërvitësit tim, kur ishte pkak:

– Ke ende shumë forca të pazbuluara brenda vetes. Mos k nënvleftëso ato!

Për të i ruaj kujtimet më të mira.

E Gënjeshtra ia priste për të më dekurajuar:

– Është kohë e keqe sot. Lëre krejt.

Por unë vrapoja me Të Vërtetën e jetës sime. Vrapoja pikërisht kur ishte më së vështiri. Vrapoja vështirësive të lëvizjes, të jetës. E Vështira shndërrohej në një urdhër të brendshëm:

– Mos u dorëzo kurrë!

Përjetoja dhimbje të mëdha, ndonjë sëmundje që zgjaste me ditë, ndonjë tjetër me muaj, e besa edhe me vite. Dhe unë vrapoja. Nuk ndalesha. I kapërceja edhe ato. Më së vështiri e kisha me vdekjet tragjike brenda familjes. Më duhej të gjeja forcë dhe t’u bëja konak pimëllimeve, njësoj si gëzimeve gë jetës. Ndryshe, sëmundjet e humbjet mund të zgjasnin përgjthmonë. E, në vend të tyre, e bëja lëvizjen time, vrapin tim. Maratonën time, në përcjellje gë Perëndeshës sime të vrapimit, të Rrugës së Gjatë. Të Hyjit tim që ma fali këtë dhunti.

Gjithçka tjetër ishte e përkohshme. Siç jam edhe unë qenie kalimtare në këtë jetë.

Vetëm lëvizjen, vrapimin, i kisha të përjdtshme.

Ashtu si mbetet përherë i përjetshëm dhe i ri shpirti i fëmijës, me të vërtetat e jetës.

(20 tetor 2022)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok