23/12/2024

PËR ZGJEDHJET NË KOSOVË DHE “REPUBLIKËN E TRETË” ENVERISTE TË ALBIN KURTIT

0
Agron-Tufa

NGA AGRON TUFA

Shpresat e marksistëve, maoistëve, enveristëve e majtistëve ekstremë mbajnë frymën sot në Kosovë, duke pritur fitoren e politikanit demagog enverist Albin Kurti. Ai me gjasë do të këtë mbështetje më të madhe, sipas propagandës dhe, siç ka deklaruar, do të nis ndërtimin e “Republikës së tretë” në Kosovë.

Se çfarë është kjo, Albini nuk e shpjegoi. Ndoshta amatorët e filozofisë (në fakt ithtarë të m-l) që ka mbledhur rreth tij, marrë hua nga Tirana, plus akademik sqapin, nuk ia kanë shpjeguar mirë. Por ia qëllojmë lehtë: Republika e Tretë është shteti i tretë komunist shqiptar, pas falimentit të Republikave komuniste të Enver e Fadil Hoxhës, përkatësisht Shqipëria Komuniste dhe Kosova e vetadministrimit jugosllav. Me gjasë haseti i marksistëve të rinj shqiptarë në VV është krijimi i një përvoje të re me komunizmin në Kosovë, sipas logjikës infantile: e treta, e vërteta. Për këtë atyre u duhet vetëm një gjë: një popull i lodhur, i trullosur e budalla.

Njerëzit e gjysmëditur janë të prerë për diktatorë. Albini nuk i ka sjellë Kosovës kontributin më të vogël, përpos mohit që nga Rambuje. Gurë e luftë ndaj institucioneve, simboleve, shtetësisë. Tash e veshi Kosovën me shirita të kuq si prolog i Republikës së Tretë komuniste.

Njerëzit e leshtë që janë të shumtë, thonë: “ta lëmë ta provojë njëherë dhe ky”. Kështu ndodhi pak a shumë në Shqipëri me 2 dhjetor 1945 me Enver Hoxhën: “ta lëmë”, toleruan të enjtur nga propaganda. Dhe e lanë. Dhe ua lëroi nënën për 45 vjet, derisa e shkatërroi njeriun dhe natyrën. Derisa e deformoi psikikën dhe ADN-në shqiptare.

Po, more, po, ju e lini, por s’ju lë ai më.

Fatkeqësisht në këtë aventurë politike nxënësin e Enver Hoxhës dhe Qoses, Albinin, e ndjek Vjosa Osmani, një renegate tipike e investuar nga qarqe të shërbimit sekret në shtëpinë e LDK, ku rrit e u llastua, ku bëri karrierë marramendëse. Kur iu rrit mendja se është më e zonja se krejt LDK, ajo u kthye në bazë, iu bashkua Albinit.

Kam neveri të tejskajshme për politikanët që nuk i qëndrojnë besnikë Botëkuptimit të tyre të djathtë apo të majtë qofshin. Këtyre mohësave, mercenarëve, që nuk i kanë besë vetes së tyre, së paku botëkuptimisht, si mund t’u zërë besë votuesi? Shpresoj që elektorati ta ndëshkojë Vjosën. Nuk e di se si ia ka bërë botëkuptimisht me të shoqin Vjosa, kjo ish politikane e lartë e LDK, si ia ka bërë pra botëkuptimisht me të shoqin, asokohe anëtar të VV?

Shën Valentini e mbroftë sot Kosovën nga aventurizmi, propaganda e demagogjia e enveristëve të rinj!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok