22/12/2024

Për ish-kancelarin, Gerhard Schroeder dhe ish-kryeministrin, Sali Berisha!

0
Enver-Bytyci

Nga Enver Bytyçi

Kur kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schroeder, la zyrën e tij në Berlin, ai nuk nguroi që të vijojë miqësinë e vet me presidentin rus, Vladimir Putin. Kjo miqësi u farkëtua në fakt gjatë intervenimit anglo-amerikan në Irak (199301994). Atëbotë Schroeder, Shirak dhe Putin lidhën aleancën e tyre anti anglo-amerikanëve dhe ndikuan shumë në opinionin publik e politik për ta rrënuar aksionin ushtarak kundër Sadam Huseinit.

Ishte menduar se ajo aleancë treshe euro-ruse ishte thjesht një dëshmi vlerash. Por rezultoi ndryshe. U dëshmua si aleancë anti-europiane, anti-amerikane e madje edhe anti-gjermane! Në momentin që Sali Berisha në Shqipëri luftonte për të realizuar projektin madhor TAP të gazjellësit nga Azerbajxhani, Gerhard Schroeder i Germanisë u punësua në Gazpromin rus me një pagë marramendërse prej qindramijë eurosh.Ai u bë promotori i ndërtimit të gazjellësit Nerdstreem 2, i cili linte jashtë territorin e Ukrainës. Kjo do të thotë se Schroeder dhe Putin hartuan projektin e ngjarjeve të vitit 2014 e atyre që ndodhin sot. Shumë veta e lidhin punësimin e ish-kancelarit gjerman në Gazprom me lidhjet e tij miqësore me Vladimir Putin. Dhe natyrisht që kjo ka ndikuar. Por ekspertë të shumtë gjërmanë besojnë se Schroeder është një politikan i korruptuar dhe i korruptueshëm.

E ndërkohë që ish-burri më i fuqishëm i Europës në kohën e lulzimit të tij politik korruptohej nga Gazprom, u gjend një “i çmendur” diku në qoshe të Europës, përkatësisht në Shqipëri, që nuk pranoi ofertat e të njëjtit gjigand energjitik në Europë e në botë për t’u korruptuar. Ai ishte Sali Berisha. Falë kontributeve dhe këmbnguljes së tij sot Europa ka një alternative jo ruse të furnizimit me gaz. Kjo alternativë është TAP, për të cilin meritë të jashtëzakonshme ka ish-kryeministri i Shqipërisë. Ndërkohë, falë ish-kncelarit gjerman të korruptuar nga Gazprom, si dhe nga Kremlini, Europa dhe Gjermania u vunë nën presionin e Rusisë për shkak të linjës së gazit Nordstreem 2.

Ndërsa në veri të Europës një ish-kancelar po thurte lakun në fut për Europën, në juglindje të saj ish-kryeministri shqiptar po zgjidhjte nyjen e këtij laku! Megjithatë Gerhard Schroeder nuk është non-grata në SHBA e në asnjë vend tjetër europian. Kurse Sali Berisha është shpallur non-grata nga Antoni Blinken! Paradokset nuk kanë fund! Punë sorosishtësh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok