Për gratë e thjeshta dhe të rralla
Nga Albert Vataj
Ato, gartë, janë të gjitha të jashtëzakonshme, janë motivim dhe besim, arsye dhe qëllim, por ka ndër ta disa, që të qënit të zakonshme dhe të thjeshta, i dallon nga të tjerat, për një hir që u buron nga shpirti, për një shprehi të ëmbël, që është e skalitur në portretin e tyre të fisëm.
Ata kanë zë të butë dhe zemër të fortë, dorë të lehtë dhe hap të vendosur, vështrim që të sheh thellë në shpirt dhe prekje që të zgjon çdo qelizë të trupit.
Ato sellin praninë e tyre me gjithë detet e trazuar dhe vullkanet aktive të shpirtit, për të dëshmuar se janë luftëtare dhe nëna, shërbestare dhe perëndesha.
Ato nuk i gjen në parukeri apo të rënduara në bizhu, të llangosura e të patinuara, në ndonjë palestër apo klinik estetike, sepse janë të zëna në kryerjen e misionit të gruas dhe lartësimin e hyjnis së nënës. Vishen bukur dhe me një thjeshtësi që u hijeshon. Kundërmojnë arom lulesh dhe rezatojnë në pasqyrimin e një buzëqeshjeje të vizatuar në fytyrë. Nuk i shqetëson ndonjë kilogram i tepërt në peshë, apo celulit, siç nuk është për ta dramë nëse një burrë i komplimenton për klasin dhe finesën, u puth edhe dorën.
Një grua e mirë është një dhuratë e rrallë, një dritë që ndriçon botën e atyre që kanë fatin ta kenë pranë. Ajo nuk është thjesht një shoqëruese e jetës, por një forcë e pashtershme dashurie, përkushtimi dhe besnikërie.
Zemra e saj është një tempull ndjenjash të pastra, një burim i pashtershëm dhe i paepur pasioni dhe përjetimi.
Të ndjesh thellë nuk është dobësi, por një fuqi që vetëm gratë me shpirt të madh e zotërojnë. Ato duan me një pasion që nuk matet, mbrojnë me një forcë që nuk thyhet dhe sakrifikojnë pa kushte për ata që duan.
Dhe kjo i bën të rralla, të veçanta, të pazëvendësueshme.
Nëse ke pranë një grua të tillë, ruaje me gjithë shpirt. Jepi sigurinë që meriton, dashurinë që i mbush zemrën dhe vlerësimin që i ushqen shpirtin.
Sepse dashuria e saj nuk është e zakonshme, ajo është një flakë që ndriçon, një uragan që trazon dhe një qetësi që të shëron.
Dhe një gjë është e sigurt, në një botë ku shumëçka është e përkohshme, një grua e mirë është e përjetshme në kujtesën dhe zemrën e atyre që e kanë dashur vërtet dhe që meritojnë të jenë të bekuar prej këtij shpërblimi. Ato janë të rralla, jo vetëm sepse janë të thjeshta dhe unike, por sepse din të jenë çfarë një burrë kërkon nga një grua.