21/12/2024

PD, bashkim, bashkëpunim apo divorc përfundimtar!

0
zenel-celiku

Nga Zenel Çeliku

Nê Shtator 2021, kryetari i PD-Lulzim Basha përjashtoi nga PD liderin historik Sali Berisha si pasojë e “non gtatës” nga SHBA-të. Nga ky moment PD-ja u nda në dy grupime. Grupimi i parë përfaqësohej nga Basha dhe grupimi tjetër përfaqësohej nga Berisha. Menjehere Berisha u organizuar fort për të ringritur PD gjithnjë pa Bashën. Lëvizja e Berishës u pagëzua me emërin “Rithemelim” i PD. Tashmë pas më shumë se një vit, PD-ja efektivisht është e darë në dy grupime siç thamë më lart. Ajo që e shqetëson opozitën e sotme ku rithemelimi i Berishës përbën shumicën e elektoratit të PD-ës, është se në zgjedhjet vendore të ardhshme, opozita e përbërë nga PD & PL e Ilir Metës dhe partitë e tjetra të vogla, duhet të përballet fort dhe fituese përball PS. Ky evenimet, zgjedhjet vendore më 14 Maj-2023, është shumë i rëndësishëm ose jetike veçanerisht për PD dhe personalisht për Berishën të cilin e ndjek nga pas “non grata” e SHBA-ve. Para kësaj situate, Berisha si mjeshtër i politikës i zgjati dorën grupit Alibeaj për bashkimin e PD dhe për të anashkaluar të gjitha debatet ndërmjet tyre, për të lënë pas ndasitë sepse kjo situatë e favorizon PS. Edhe grupi Alibeaj u tregua i gatshëm për të ofruar kontributin e tij për bashkim por pa kushte. Realiteti është mjaft i vështirë sepse rithemelimi i Berishës i cili e quan vehten PD, tashmë ata kanë kryer zgjedhjet e të gjitha strukturave udheheqëse të PD, ndërkohë që grupimi Alibeaj i njohur edhe nga SHBA-ja, ligjërisht qehet PD. Rithemelimi i Berishës ka ngritur zërin vazhdimisht se ata janë PD-ja e vërtetë dhe këtë e vërteton Vendimi i Gjykatës së Faktit–Tiranë. Nga ana tjetêr grupimi i Alibajt e ka apeluar Vendimin e Gjykatës së Tiranës. Në këto rethana Berisha caktoi Edi Palokën si negociator i palës së rithemelimit dhe Alibeaj caktoi si negociator të tyre Gazmen Bardhin. Deri këtu shikojmë një dëshirë sipërfaqësore për bashkimin dhe bashkëpunimin e dy grupimeve në PD por diçka serioze stonin. Kryetat i PD quhet Z.Berisha, Sekretar i Përgjithshëm quhet Flamur Noka, Kryetar i Këshillit Kombetar të PD qyhet Edi Paloka e tjer e tjer. Në Kuvendin Kombëtar që organizoi rithemelimi I Berishës, janë shkakuar Basha si kryetar i PD-ës gjithshtu u shkarkuan edhe të gjitha strukturat drejtuese të PD-ës. Edhe grupimi i Bashës në largim, Kuvendi më 18 Dhjetor 2021, janë deklaruar se nuk e njohin Berishën dhe grupimin e tij si pjesë të PD-ës. Ndërkohë Alibeajt njihet si kryetar të komanduar të PD-ës dhe kryetar grupit parlamentar. Këtu kemi një ngërç të madh por çfardo barrier mundet të kalohet nëse ka qëllime të mira e të sinqerta. Janë bëra disa takime ndërmjet negociatorëve Paloka & Bardhi por asgjë të re dhe optimiste. Demokratët në bazë e kërkojnë bashkimin e dy grupimeve sepse përçarja e PD-ës është dëm i madh dhe e fundos si forcë politike, demokratët por jo vetëm të cilë duan një opozitë të forte në vënd, presin me shumë dëshirë që nje ditë të afërt të dalê “tymi i bardhë” i bashkimit deh bashkëpunimit në oxhakun e PD-ës. Në gjykimin tim, shikoj se PD-ja është përpara njëdilheme për bashkimin, bashkëpunimin apo në divorc përfundimtar. Që të pranojmë se ata janë afër bashkimit apo bashkëpunimit, kjo më duket larg dhe e pa arritshme sepse PD-ja e Berishës i ka ngritur të gjitha strukturat e saja dhe ka përjashtuar përfundimisht përfaqësuesit e PD-ës të Alibeajt-kjo është gati-gati e pa kalueshme si moment bashkimi. Nga ana tjetër Alibeaj dhe Bardhi deklarojnë se nuk e njohin Berishën dhe grupimin e tij si pjesë të PD-ës. Berisha tashmë brënda rithemelimit të tij, ka ngritur flamurin e primareve për zgjedhjet vendore, që do të thotë se PD-ja e Alibeajt nuk ka asnjë mundësi të paraqesë kandidatët e saj dhe me pa tjetër duhet të pranoi primaret e Berishës. Në këto rethana që ndodhet sot PD-ja e ndarë në dy grupime kundërshtare, bashkimi është shumë I vështirë të ndodhë, por edhe bashkepunimi ndërmjet tyre për kandidat të përbashkët është pothuajse i pa realizuar sepse i bie që grupimi i Alibeajt të bëjnë fushatë për përfaqësuesit e Berishës-kjo nuk ndodh. Fakti është se Berisha gezon simpatinë dhe përprahjen e rreth 75 % të elektoratit të PD-ës, kjo do të thotë se Berisha ka më shumë të drejtë dhe moral politik përfaqësimi me kandidatët e tij.

Kështu, me shumë keqardhje gjykoj se bashkimi dhe bashkëpunimi i dy grupimeve të PD-ës, është pothuajse i pa realizueshëm, është i pa pranueshëm që Berisha i cili ka shumicën e elektoratit të PD-ës, të pranoi disa kushte të grupimit Alibeaj të cilët flasin kudo se PD-ja janë ata dhe primaret nuk i pranojnë, se ata kanë mbështetjen e SHBA-ve e tjer e tjer. Para kësaj tablloje, në tavolinën e negociatave ngelet i vetmi variant i cili është-divorci përfundimtar ndërmjet dy grupimeve. Më 3 Nëntor pritet me shumë interes vendimi i Gjykatës së Apelit për të dhënë verdiktin se kujt grupimi do ti ngelet sigla e vula e PD.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agwncy 29 Tetor 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok