22/11/2024

Paska qenë vizionar Esati që tha të lidhemi me Serbinë, humbëm kot 100 e ca vjet

0

Nga Kastriot Myftaraj

Të gjitha ato që Edi Rama thotë sot për lidhjet me Serbinë, i ka thënë njëqind e ca vjet më parë Esat Toptani, por duke u shprehur në fjalorin politik të kohës. Se kuptohet që Esati nuk mund të thoshte hapur që Shqipëria të bëhej vasale e Serbisë, siç ishin dakorduar ai dhe partneri i tij serb Pashiçi, dhe siç e dimë nga dokumentet arkivore të botuar më vonë, por i duhet të shprehej me fjalë të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Rama thjesht ka përditësuar fjalorin politik, sipas kohës së sotme. Esat Toptani kishte bërë një progragram politik për lidhjen e Shqipërisë me Serbinë. Nëse Edi Rama ka të drejtë atëherë i duhet të pranojë se politika e tij e sotme e ka prejardhjen te Esat Toptani dhe në zyrat e shtetit shqiptar nuk duhet të jetë portreti i Ismail Qemalit por i Esat Toptanit.

Miqësia Rama-Vuçiç ka si paraardhëse historike miqësinë Esat Toptani-Nikola Pashiç. (kryeministri serb i kohës)

Në atë kohë Maqedonia Veriore e sotme ishte pjesë e Serbisë kështu që nuk kishte një paraardhës të Zaevit që të formonte treshen me Esatin dhe Pashiçin.

Përfytyroni se sa e zhvilluar do të ishte Shqipëria sot nëse lidhjet me Serbinë do të ishin bërë që në 1920 me Esatin. Vrasja e Esatit del të jetë ngjarja më tragjike dhe fatkeqësia më e madhe në historinë e Shqipërisë. Paskemi gabuar që kur u themelua Partia Komuniste e Shqipërisë në 1941 dhe nisën të hartohen dhe shpërndahen traktet, disa si Anastas Lula dhe Sadik Premte ishin të mendimit që për qeveritarët vendas bashkëpunëtorë të pushtuesve fashistë të përdorej cilësimi përkeqësues “esatist” sepse ishte ngulitur në mendësinë popullore. Por Miladin Popoviçi i dërguari serb ishte kundër. Esati kishte qenë pararendës i marrëdhënieve shqiptaro-serbe.

Nga vizioni i Esatit na shpëtoi në 1920 Presidenti amerikan Wilson dhe Avni Rustemi.

Serbët bënë një përpjekje tjetër në 1924 me Ahmet Zogun i cili ashtu si Esati në 1914 erdhi në Shqipëri me ushtri nga Serbia. Këtë herë na shpëtoi Mussolini. Meqënëse me Italinë na ndante deti rreziku prej saj ishte shumë më i vogël se prej Serbisë me të cilën kishim kufi tokësor.

Serbia bëri një përpjekje tjetër të pasuksesshme me Lëvizjen e Vlorës në 1932.

Përpjekjen tjetër Serbia e bëri në 1941 me themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë, me nismën e dy të dërguarve komunistë serbë, Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës. Këta patën arritjen më të madhe serbe në Shqipëri deri në atë kohë sepse partia e krijuar prej tyre me të ardhur në pushtet e vuri Shqipërinë në varësi të Jugosllavisë dhe u shpreh hapur për bashkëngjitjen e Shqipërisë ndaj Jugosllavisë si republikë e shtatë.

Enver Hoxha u bë lideri i tretë shqiptar pas Esat Toptanit dhe Ahmet Zogut që shkoi në Beograd.

Këtë herë na shpëtoi Presidenti amerikan Trumann, i cili kur Titoja u prish me Stalinin dhe kërkoi ndihmën e SHBA, i vuri si kusht që të hiqte dorë nga aneksimi i Shqipërisë.

Përpjekja e fundit serbe u bë me ardhjen e Edi Ramës në pushtet. Në 2014 Rama u bë lideri i katërt në historinë e Shqipërisë që shkoi në Beograd. Që atëherë Rama ka shkuar në Beograd dy herë më shumë se tre liderët e tjerë të përmendur, të marrë së bashku. Fakti është se Rama e ka takuar Vuçiçin më shumë se Taulant Ballën.

Arritja është krijimi i Serballkanit të Hapur. Kush do të na shpëtojë nga bëmat e Esatit të Ri? Nuk të shpëtojnë gjithmonë të huajt nga pasojat e veprimtarisë së tradhtarëve vendas.

-Çfarë do të bëni me figurën e Esatit, e ka pyetur Vuçiçi një herë Edi Ramën.

-Do të ngarkojmë një grup historianësh që ta shqyrtojnë figurën e tij, iu përgjigj Edi Rama.

Këto fjalë kanë dalë nga disa historianë të Akademisë së Shkencave që po merren me këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok