22/12/2024

Pas 32 viteve Shqiperia rikthehet ne vendin problematik prej nga burojne azilantet politike!

0
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi

Adriatik Llalla fitoi azilin politik ne Itali. Nje gjykate e Romes ka marre vendimin qe atij t’i ndalohet hyrja ne Shqiperi, nderkohe t’ia lejoje udhetimin ne te gjitha vendet e botes. Hyrja ne Shqiperi i ndalohet, sepse gjykata konsideron se Adriatik Llalla dhe familja e tij jane te kercenuar nga shteti, nga qeveria, gjykata, bandat dhe mafia e vednit tone! Por ai me kete vendim ka te drejte te udhetoje kudo ku udhetojne shtetasit italiane, pervec Shqiperise.

Une e di mire se si merret vendimi dhe si jepet e drejta ne gjykatat e vendeve demokratike. Gjykatesi ne gjykaten e Goettingenit ne Gjermani, tek flisja per persekutimin qe me ishte bere ne kohen e Fatos Klosit ne Shqiperi, me nderpreu e me tha:

“Ti je denuar edhe nga gjykata me gjobe per nje artikull ne revisten qe ti e drejtoje ne Tirane. Nderkaq gjykata e Apelit e katerfishoi denimin qe ta dha gjykata e faktit. Kjo do te thote se ne Shqiperi sa me lart te kerkohet e drejta ne gjykata, aq me te politizuara dhe te varura jane to. Gjykata e Apelit ne gjithe boten ka tri opsione, tha ai. Ta leje ne fuqi vendimin e shkalles se pare. Ta ule masen e denimit. Ose te urdheroje nisjen e nje procesi nga fillimi ne gjykaten e shkalles se pare. Por jo ta ngreje masen e denimit. Aq me pak ta keterfishoje ate. Me mjafton kjo arsye qe ta marr menjehere vendimin per t’ju marre ne mbrotje ketu ne Gjermani”, e mbylli ai fjalen e tij!

Bazuar ne kete arsyetim ai dha azilin jo vetem per mua, gruan e vajzen e vogel, tashme ne Gjermani, por edhe per djalin dhe vajzen e madhe, te cilet nuk ishin aty. “Ata rrezikohen ne Shqiperi, tha ai. Prandaj duhet te vijne ketu e shteti yne t’i marre ne mbrojtje”!

Si nje azilant, qe kam perjetuar praktikisht nje proces te tille, jam ne gjendje ta mendoj se pse Adriatik Llalles e familjes se tij gjykata e Romes ua dha azilin politik. Ajo gjykate ka provuar se ai eshte perndjekur persekutuar ne Shqiperi. Atij i eshte bere nje e padrejte me denimin qe ia ka dhene gjykata me urdher te kreut te ekzekutivit te Shqiperise.

Dhe e dini pse u denua ne Shqiperi Adriatik Llalla? Une di dy arsye:

E para, se denoncoi publikisht veprimet e paligjshme te Donald Lu-se ne mbeshtetje te nje kompanie amerikane te naftes ne Shqiperi dhe kercenimet qe i kishte bere atij ne rolin e kryeprokurorit te vendit.

E dyta, sepse Adriatik Lallen e kishte thirrur Edi Rama ne vitin 2014 dhe i kishte kerkuar ta burgoste Arben Imamin dhe Shkelzen Berishen. Lalla i thote: “Me sillni provat dhe une do te iurdheroj hapjen e hetimit”! Por Rama e kishte urdheruar: “Provat do t’i gjesh ti”! Kesisoj ky konflikt ne shkelje te ligjit, coi ne ate qe ndodhi me vone. Adriatik Llalla iu nenshtrua jo vetem nje persekutimi politik, por dhe nje lincimi publik me regji te qeverise shqiptare!

Mjaftojne keto dy fakte qe ish-kryeprokurori te merrte zilin politik ne Itali. Azili politik i tij eshte shuplake per qeverine dhe drejtesine e deformuar ne Shqiperi. Ne vend te ekstradimit, gjykata e Romes ka vendosur qe shteti italian ta marre ne mbrojtje zotin Llalla. Pse? Sepse ai komnsideron se atij i kercenohet jo vetem liria dhe dinjiteti, por edhe jeta ne Shqiperi! Pas 32 viteve Shqiperia rikthehet ne vendin problematik prej nga burojne azilantet politike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok