22/12/2024

PARATHËNIE PËR LIBRIN ME NOVELA DHE TREGIME  “TË DUASH NJË GRUA” TË SHKRIMTARIT TË MADH KRISTAQ TURTULLIT

0
Turtulli-Grua

Nga Ma. Sc. Fatmir Halimi

Këto ditë pritet të dalë nga shtypi libri me novela dhe tregime “Të duash një grua”  i shkrimtarit Kristaq Turtulli, i cili është autor i më shumë se 30 romaneve i botuar në Shqipëri, i përkthyer në gjuhën angleze dhe i botuar në Amerikë e Kanada, ku edhe jeton dhe vepron nga atje.
Kristaq Turtulli sot është shkrimtari më produktiv, më i përkthyeri në gjuhë të huaja dhe mund të them se sot ai është një shkrimtar i madh dhe shumë i veçantë i letërsisë shqipe, si për nga temat që trajton, si për nga gjuha plot stil, leksiku i pasur e po ashtu edhe për nga shprehja filozofike brenda tekstit dhe rrëfimi i veçantë që tregon një vetëdije të lartë letrare dhe artistike të tij.

Duke përfaqur mendimin se shkrimtari Turtulli ka një nivel të lartë artistik, edhe për librin e tij më të ri, me novela dhe tregime “Të duash një grua”, vijmë në disa interpretime dhe konstatime.

Si konstatim mund të thuhet se ky libër sot është imperativ e kohës, pra e kërkon koha dhe momenti që të jetë në duart e lexuesve burra dhe ta ndjejnë dhe ta përjetojnë mirësinë, dashurinë dhe bukurinë e gruas së sotme, e cila për fat të keq po  të nëpërkëmbet.

Mandej unë duke e pasur përvojën me romanet e Turtullit si interpretues i tyre, duke e njohur stilin e lartë dhe shumë filozofik të të shkruarit të tij, mund të them se edhe libri  me novela dhe tregime “Të duash një grua”, është i një stili të lartë artistik.

Edhe pse është konstatuar dhe vlerësuar se Turtulli sot është shkrimtar i kalibrit botëror dhe i etiketuar si shkrimtar shqiptaro-amerikan, te libri  me novela dhe tregime “Të duash një grua”,  për temë ka gruan shqiptare jetën e saj, bukurinë dhe brishtësinë e saj, dashurinë dhe dhembjen për të si një nënë si një grua, si një jetimë si një vejushë shqiptare.

Duke e analizuar fabulën e librit në shumë aspekte e dimensione, siç janë motivi, tema, luftimi i dukurive negative të shoqërisë, ambienti, struktura e shkrimit, emërtimi i personazheve, i toposeve, e shumë aspekte të tjera “Të duash një grua” vërtetë është një libër që sot duhet ta lexoj gjithsecili e sidomos burrat.

Prandaj duke i parë zhvillimet shoqërore në Kosove, Shqipëri dhe në të gjitha trevat e shqiptarëve, duke parë se si po trajtohet gruaja shqiptare sot, ky libër është një sihariq për lexuesit, ky libër ka një rendësi te veçantë për të gjithë ata burra se si duhet të dashurohet një grua.

Ja disa mendime e që janë shumë domethënëse dhe filozofike për njeriun e sotëm se sa fort

duhet të dashurohet një grua të cilat po i marr nga tregimi Është pak një jetë, të duash nje grua,

ku personazhe kryesore janë Davidi dhe Teuta:

‘Në dashuri, njerëzit s’janë dy trupa, por dy shpirtra’.

‘O Zot, përse është kaq pak një jetë të duash një njeri, një grua si Teuta!’

‘Teuta ime, delikatja ime, e pamposhtura ime, sa shumë të kam dashur, sa shumë të kam pritur..!’

Këto mendime dhe i tërë trgim është i ndërtuar në formën e retrospektivës, në formën e një

kujtese jo fort të largët për Davidin.

Kurse për dashurinë ndaj nënës, për rendësinë e nënës në jetën e secilit njeri te tregimi ‘Nëna

dhe egërsia’, autori shprehet kështu;

Nëna është gjithçka

Ngushëllim i jetës në pikëllim është nëna,

Shpresa e jetës në mjerim,është nëna

Fuqia e jetës në dëshpërim, është nëna…’

Edhe pse nëna është qenie e vdekshme, prapëseprapë ajo është gjithcka në jetë, pra nëna është vetë jeta, është vetë burimi i njerëzimit në planet.

Për dashurinë ndaj nënës Turtulli ka krijuar edhe tregimin tjetërë; ‘Zëri i nënës…’, ku në mënyrë magjithe e përshkruan lidhëshmërine të birti Baronit me nënën e tij Verën, pra është një situatë e magjishme, dhe plot emocion:

‘Mjeku e vizitoi dhe urdhëroi të çonin të sëmurën në sallën e operacionit. Babë e bir shoqëruan Verën deri te dera e sallës së operacionit. E sëmura rënkonte dhe dridhej. Karroca u fut brenda, dera u mbyll me shpejtësi dhe gruaja s’ u kthye më…

Baroni fshiu flokët e qullura dhe vështroi të atin, i cili kishte lëshuar trupin në dysheme pa hequr kostumin e lagur dhe ngjante krejt i humbur. Ata u kthyen të qullur nga varri i Nënës. Kishin mbetur dy burra të vetmuar në një shtëpi të ftohtë.’

Kurse dhimbjen e madhe që ka baroni për humbjen e nënës autori shprehet;

‘Ndoshta shpirti i Nënës, Gruas është ajër, avull, erë e lehtë, është gjithçka.’ Pra le te jetë ky një ngushëllim i bukur për të mendoj unë.

Turtulli përveç dashurisë ndaj gruas, nënës, në këtë libër me novela një rëndësie të vecantë u kushton edhe tregimeve siç janë: ‘Zemra kurrë s’të gënjen’, ‘Bir i nënës’, ‘je vonë shumë vonë’, ‘Vejusha’, ‘Nëpërkëmbur nga injorannca’, ‘Jetimja’, ‘Stacioni:‘Mulliri i Jorkut’, e shumë të tjerë.

Pra sipas trajtimit në libër gruaja është nëna jonë, gruaja është motra e jonë, gruaja është edhe vajza e jonë, pra gruaje është vetë lindja e njerëzimit është vetë burimi i jetës së njeriut-mashkull. Prandaj gruaja edhe duhet të trajtohet si e tillë, se pa grua nuk ka jetë në tokë.

Atëherë për të gjithë ata burra që mendojnë ndryshe, që mendojnë ta keqtrajtojnë një grua, që mendojnë ta maltretojnë një grua, apo që të shkaktojnë dhunë mbi të, ua rekomandojmë që ta lexojnë librin ‘Të duash një grua’, sepse për të gjitha këto dilema dhe këto vese të këqija që i kanë për gruan përgjigjet do t’i gjejnë këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok