14/12/2024

Parathënie dhe pasthënie e librit “Amerika në Pasqyrë” me autor studiuesin dhe publiçistin shqiptaro amerikanë Klajd Kapinova

0
Klajd-Kapinova-Amerika

The main points of view of the book “America in the Mirror” (New York, USA), show the corruption of Joe Biden’s family over the years; Slobodan Milošević and the powerful Serbian lobby in the USA; The history of the Philippine Islands and the occupation by the U.S; America as the policeman of the world and its 400 military interventions; Barack Obama’s political maneuvers to win the Nobel Peace Prize (2009); Billionaire Elon Musk and the causes of the war between the Slavic-Orthodox Russia-Ukraine; BLM as the biggest lie; Why does NATO and the Biden regime want to go to war with superpower Russia?; A positive look at undefeated Republican Congresswoman Marjorie Taylor Greene; How Anthony Fauci’s fortune grew to millions of dollars; The elections in Albania (2023), modeled after the November 2020 manipulative presidential elections in the USA; The John Durham Report, corruption and the history of FBI scandals yesterday and today, etc.

Nga Tomë Mrijaj, New York

Kur autori Klajd Kapinova, më dërgoi dorëshkrimin e ri: “Amerika në pasqyrë” dhe pasi u njoha me të, mendova se një libër i tillë është i domosdoshëm për lexuesit shqiptarë kudo që ndodhen.

Në realitet, pasqyrat kanë lidhje jetike me zhvillimin tonë dhe ndjenjën e vetvetes. Shumë prej tyre (njerëzve) ka të ngjarë të kalojnë gjithë jetën e tyre, pa parë kurrë reflektimet e tyre historike.

Në shoqërinë perëndimore dhe më gjerë, pra, njerëzit, që duken shumë shpesh në pasqyrë konsiderohen përgjithësisht të kotë ose krenarë. E njëjta gjë ndodh edhe me politikat negative apo pozitive të qeverive, të cilat në shumë raste nuk e shikojnë vetën në pasqyrë, pra historinë e tyre ndër shekuj, për të parë dhe bërë bilancin pozitiv dhe negative të evolucionit të tyre në shumë drejtime.

Dihet, se shqiptaro-amerikanët e kanë prejardhjen e tyre nga territoret me një popullsi etnike shqiptare në Ballkan, atje ku ata kanë lindur dhe rritur.

Qysh nga koha kur vendosen emigrantët e parë këtu (Wayne County – MI,  Pennsylvania, Boston – Mass.) dhe u zhvendosen për vende pune dhe banimi me të mira, në pjesë apo territore të tjera të shtetit apo sërisht shtetëve e qytetëve të tjera të SHBA-së, informacioni apo hulumtimet për historinë e tyre ka qenë i pakët dhe shpesh edhe jo i saktë.

Kështu sipas hulumtimeve të autorit Klajd Kapinova në librin e tij të ri, mësojmë se nuk është realisht Kol Kristofori, shqiptari i parë që shkel në tokën amerikane, por ai është i treti: “Shtetasi i parë shqiptar kalimtar, që u vendos si emigrant në Amerikë në vitin 1876, ishte nga Korça, emri i të cilit nuk dihet, i cili më pas, për arsye të panjohura ndërroi destinacion (vendbanim dhe shtetësi), duke shkuar në shtetin spanishtfolës të Argjentinës, në Amerikën e Jugut.

Shqiptari i dytë, që shkeli tokën e bekuar të Amerikës, në nëntor të vitit 1877, ishte kleriku katolik, personaliteti i shquar i botës shqiptare Abati i Mirditës imzot Prend Doçi, i cili nuk erdhi këtu si emigrant ekonomik apo politik.

Ai kishte ardhur si misionar-prift katolik. Në vitin 1877, ai u dergua (transferua) si misionar shpirtëror katolik përtej Oqeanit Atlantik, falë ndërhyrjes direkte të Profesorit të shquar të Teologjisë dhe Filozofisë, (pranë Propagandës Fide) Eminenca e Tij Cardinal Giovanni Simeoni.

Ai e kishte mik meshtarin dhe abatin shqiptar, të cilin për t’a fshehur nga kërcënimet e vazhdueshme të Perandorisë Otomane, u dërgua menjëherë në Bregun Perëndimor të Amerikës, në ishullin kanadez Newfoundland, në territorin ameirkan ose më saktë në Qarkun Wayne (Wayne County (Warren-Dearborn), Detroit, Michigan, US), i cili asokohe dhe sot është qarku me besimtarë katolik më i populluar në shtetin amerikan të Miçiganit, Pensilvania (Pennsylvania) dhe territory kanadez New Brunswick (Nouveau-Brunswick), ku shërbeu si misionar për katër vjet, deri në vitin 1881. Prelati ynë jetoi edhe në Kanada, duke qenë asokohe shqiptari i parë, që shkeli këtë territor si misionar katolik.

Shqiptari i tretë, që shkeli këtu ishte Kolë (Nikolas) Kristofori nga fshati Katund i Korçës, i cili arriti këtu në vitin 1878. Për Kolën, fatkeqsisht nuk ka shumë informacion, se kur lindi dhe ndërroi jetë, ku banoi dhe cilat ishin punët, që ai bënte, për të mbijetuar në dheun e huaj deri sa bëhet pop ose prift ortodoks. Ai është emigranti i parë shqiptarë, që është regjistruar dhe i njihen gjeneralitetet, sipas dokumentëve asokohe të zyrës së emigracionit amerikanë…

… Sipas një broshure të vogët me disa faqe (libërth), me autor shqiptaro-amerikanin Konstandin Demo (me parathënie nga peshkopi orthodoks imzot Fan Stlian Noli (1882-1965) dhe përkthyer në anglisht nga prof. Peter Prifti (1924-2010), shohim se ai jep aty disa të dhëna interesante mbi historikun e emigracionit shqiptar në Amerikë.

Një detaj shumë interesant në faqet e veprës se re, në lidhje me komunitetin shqiptaro-amerikanë, është edhe zbardhja e fakteve historike të kohës, kur autori-studiuesi, shkruan se Partia Komuniste e SHBA-së (CPUSA) dhe antarët komunistë shqiptarë të peshkopit të kuq Nolit, bëjnë thirrje të votohet kandidati komunist për president Henry A. Wallace.

Ai pasi pershkruan organizmin dhe programin e komunistëve amerikanë, rrëfen se: “Në vitin 1956, mbështetja për pushtimin sovjetik të Hungarisë dhe zbulimi i krimeve të Jozef Stalinit në fjalimin e fshehtë të Nikita Hrushovit, në Kongresin e 20-të të Partisë Sovjetike, çoi në dezertime masive nga CPUSA.”

Edhe pse komunistët mbajtën poste drejtuese në disa organizata kundër Luftës së Vietnamit, gjatë viteve 1960-1970, ata ushtruan pak ndikim në lëvizjen punëtore të SHBA-së.

Kundërshtimi i saj ndaj Planit Marshall dhe Doktrinës Truman dështoi të fitonte tërheqje dhe kandidati i tij i miratuar Henry A. Wallace i Partisë Progresive nuk performoi keq në zgjedhjet presidenciale të vitit 1948.

Shqiptaro-amerikanët bolshevikë dhe leninistë nolistë, fatkeqsisht asokohe të drejtuar nga lideri i tyre komunist imzot Fan Stilian Noli e mbeshtetën këtë kandidaturë komuniste, i cili vijonte të jetonte me adhurimin për bolshevikët dhe leninistët e krahut ekstrem të majtë dhe me regjimin komunist të diktatorit Enver Hoxha, e mbështën njëzëri kandidaturën komuniste me influencë ruse.

Për këtë mbeshtetje politike të kandidatit komunist Henry A. Wallace, vetë Noli me Shoqatën Panshqiptare “Vatra” (1912) dhe gazetën propagandistike prokomuniste “Dielli” (1909), dhe “Liria”, do të bënte artikuj të gjatë kilometrik me lëvdata dhe thirrje të hapur që shqiptaro-amerikanët të votojnë të gjithë për kandidatin komunist Henry A. Wallace për president të SHBA-së, i cili fatmirësisht deshtoi, sepse nuk gjeti mbeshtetjen e madhe të popullit të zgjuar, largpamës dhe anti-komunistë amerikanë.”

Në të vërtetë, jeta na ka treguar se ide të tilla, me garniturë të pasur dhe të shumëllojshme boshe marksiste dhe anarkiste, fshehin shpesh herë synime ideologjikë primitive karakteristikë origjinale për sistemet komuniste, të cilat shpesh herë shoqërohen me aksione të dendura kriminale (sikurse ndodhi në verën e vitit 2020, kur ato dogjën SHBA-në), mbasi drejtuesit e institucioneve fatkeqsisht duan me çdo kusht vetëm ruajtjen dhe sundimin e fuqishëm të kolltukut të rehatshëm të pushtetit të përhershëm…

Politikanët dhe qeveritarët amerikanë të të gjithë pushtetëve, duhet të shikohen shpesh në pasqyrë, për mënyrat se si urretja politike dhe racizmi i tyre funksionon kulturalisht dhe ideologjikisht, përmes reflektimeve simbolike, shtrembërimeve dhe devijimeve të qëllimshme të realitetit dhe të vërtetave të kohës, duke përdorur rëndomtë ideologjitë e tyre komunistë të pabesueshme, si një antikulturë e kjartë, e cila fatkeqsisht po stimulohet vazhdimisht tesh tre vjet nga Deep State, Cabala, Klubi 300 dhe vetë komunistët trushpërlarë amerikanë.

Historia e Amerikës, fillon me migrimin e njerëzve në këto zona nga kontinenti i largët i Azisë, gjatë kulmit të epokës akullnajaore. Këto grupe, përgjithësisht besohet se kanë qenë të izoluar nga njerëzit e Botës së Vjetër deri në ardhjen e evropianëve në shekullin X nga Islanda e udhëhequr nga Leif Erikson,[1] dhe më pas në vitin 1492 me udhëtimet e famshme zbuluese të lundërtarit epokal italo-spanjol Kristofor Kolombi (Christopher Columbus).

Paraardhësit e popujve indigjenë të sotëm amerikanë, ishin paleo-indianët. Mësohet, se ata ishin gjuetarë-mbledhës, që asokohe migruan në drejtim të Amerikës së Veriut. Popujt e vegjël për mbijetesë, ndoqën megafaunën si bizonët, mamuthët (tani i zhdukur) dhe karibut, etj.

Sipas historianëve të lashtësisë, mendohet se grupe njerëzish mund të kenë udhëtuar gjithashtu në drejtim të Amerikës së Veriut, përgjatë bregut verior të Oqeanit Paqësor.

Libri në fjalë, shpaloset fuqishëm si një panoramë e disa temave aktuale të rëndësishme të historisë së SHBA-së, të cilat autori falë hulumtive disa vjeçare dhe njohurive të reja bashkohore të zhvillimeve politike këtu, duke e gërshetuar pendën me përvojën e vet si gazetar dhe studiues i komunitetit shqiptaro-amerikanë, ka trajtuar me shumë përkushtim dhe kujdes lidhjet e ngjarjeve të së shkruarës me ditët tona.

Pas udhëtimeve të Kristofor Kolombit në vitin e famshëm 1492, ekspeditat koloniale spanjolle dhe më vonë portugeze, angleze, franceze dhe holandeze arritën në Botën e Re, duke pushtuar dhe vendosur tokat e zbuluara në rrugën e ndryshimit, gjë që çoi shekull mbas shekulli në një transformim të shpejtë të peizazhit kulturorë dhe fizik në Amerikë.

Nga historia mësojmë, se Mbretëria e Spanjës, kolonizoi pjesën më të madhe të Amerikës së sotme Jugperëndimore, Floridën e portokalleve dhe Karaibet ekzotike deri në skajin jugor të Amerikës së Jugut, kurse Portugalia, u vendos në atë që është kryesisht Brazili i sotëm, ndërsa Anglia (si zotëruese e deteve dhe e 92% e kolonive të botës), asokohe krijoi koloni në bregun lindor amerikan, si dhe në bregdetin e Paqësorit të Veriut dhe në pjesën e Kanadasë.

Nga ana e tjetër, sërisht Franca egoiste u vendos me forcën e armëve si koloni në Quebec dhe pjesë të tjera të Kanadasë Lindore dhe gjithashtu pretendoi një zonë në atë që sot quhet si pjesa Qendrore e Shteteve të Bashkuara, ndërsa shteti tjetër kolonizator europian Holanda e tulipanëve, u vendos në New Netherland (qendra administrative New Amsterdam, sot njihet si New York), disa ishuj të Karaibeve (Amerika Qendrore) dhe pjesën tjetër të Amerikës së Jugut dhe Veriore.

Si epilog, si akt i fundit, kolonizimi total evropian i Amerikës, nga ana e tjetër çoi në rrafshim total në fillim të kulturave etnike vendase të grupeve të ndryshme të indianëve amerikanë (Native America) dhe me pas shekull mbas shekulli e brez pas brezi filloj ringritjen e re të kulturave, qytetërimeve dhe përfundimisht nisi krijimi nga e para të shteteve të reja, të cilat rezultuan dora-dorës nga shkrirja e traditave, popujve dhe institucioneve miks: vendase amerikane, evropiane dhe afrikane.

Transformimi apo evoluimi i shpejtë i larushisë së kulturave të shumëllojshme amerikane, përmes kolonizimit, është i shfaqur me gjurmët e saj të dukshme si në arkitekturë, fe, gastronomi, veshje, arte dhe veçanërisht në gjuhë, ku më të përhapurit dhe më të përfolur sot janë gjuhët e tilla si: spanjishtja, anglishtja dhe portugalishtja.

Periudha koloniale katastrofike për popujt fatkeq të pushtuar, zgjati afërsisht tre shekuj (shekulli XVI-XIX), kur Brazili dhe kombet më të mëdha amerikano-hispanike shpallën pavarësinë nga kolonizatorët europianë.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fituan pavarësinë nga Britania e Madhe shumë më herët, në vitin 1776, ndërsa shteti fqinj verior Kanadaja, fitoi pavarësinë ligjore në vitin 1931.

Për botën shqiptare të interesuar për jetën dhe zhvillimet e shpejta amerikane, në një këndvështrim të ri, vepra e re shkrimore e dalë në qarkullim është e mirëseradhur, për të ditur realisht sa më shumë për kontinentin e Amerikës së Veriut dje dhe sot, dhe në veçanti për evolucionin e historisë pa retushime pozitive dhe negative të SHBA-së, e cila njihet sot fatmirësisht si kampione e zhvillimeve përparimtare dhe demokracisë botërore në shumë drejtime.

Por, nga ana e tjetër, gjithsesi kjo nuk do të thotë se gjithçka këtu ecën si vaj, mbasi si kudo në shtetet e ndryshme të botës, edhe në SHBA, historia zbulon se kemi ngritjet dhe uljet, të shoqëruar shpesh me bilancë humbjesh dhe fitoresh.

Shoqëria dhe politika jonë amerikane, janë thellësisht të ndara sipas linjave politike, gjeografike dhe ekonomike, ku gjerat janë përkeqësuar më shumë pas vitit 2021 dhe në vijim sot.

Nëse tani kemi frikë nga ndarja sociale dhe kulturore, ne nuk mund të harrojmë se kombi ynë u rikthye e unifikua me bashkim, pas një Lufte të tmerrshme Civile, disa shekuj më parë, e cila si luftë gjaksore dhe vllavrasëse krijoi më shumë se 600,000 viktima amerikanë.

Vepra e re voluminoze, shpaloset fuqishëm dhe vjen në një kohë kur brezi i ri shqiptaro-amerikanë i ardhur rishtas (më shumë për arsye ekonomike dhe më pak politike), kanë nevoj për një kontakt dhe njohje të vizionit real për Amerikën, që shpesh ndryshe paraqitet në TV nga reklamat marramendëse çdo sekond (kur nuk je banor i saj) dhe ndryshe përjetohet realisht, si një vizion të zhveshur nga propaganda e shpërlarë politike “demokratike” dhe totalisht boshe kalimtare komuniste liberale e tejkorruptuar, që vitet e fundit kanë pushtuar dhe sundojnë fatkeqsisht Atdheun tonë të dytë, si në: Shtëpinë e Bardhë, Kongresin dhe Senat Amerikan, ashtu edhe në nivelet e pushtetit qendror dhe lokal këtu.

“Në gjysmën e dytë të shekullit XX vazhduan ikjet prej dy diktaturave komuniste: asaj të Jugosllavisë dhe asaj të Shqipërisë staliniste. Tronditjet që kishin ndier shqiptarët, kur mbërrinin në New York apo Boston prej shtetit të prapambetur turk iu shtuan tronditje të tjera, ato që ndjen njeriu kur ikën nga robëria për të dalë në liri. Si epilog, si akt i fundit janë ikjet e vitet e fundit, ato pas shembjes së komunizmit, ku gjithçka ishte e ngatërruar e ishte bërë lëmsh dhe ku malli për atdheun nuk ishte më zotërues, por i përzier me gjithfarë ndjenjash tragjike: zhgënjim ndaj vendit, që u shkaktoi aq shumë vuajtje, mllef, dëshirë hakmarrje e disa here urretje. Kështu duket në sipërfaqe, por në thellësi, ashtu si ndodh në detin që pavarësisht nga shkuma e dallgëve, në thellësi mbetet i patrazuar, ashtu dhe mdidis stuhisë së ndjenjave kundërthënëse, vjen ajo që quhet ora e shpirtit, kur dritëzimi i largët shfaqet.”[2]

Kujtojmë, se kombi amerikan, ishte gjithashtu thellësisht i ndarë në vitet 1970 mbi çështjen apo skandalin e madh politik të Watergate, që përfundoi me dorëheqjen e Presidentit Richard Nixon, në vitin 1974.

E njëjta tabllo, fatkeqsisht po ndodh çdo ditë edhe sot, me korrupsionin galopant (si Skandali më i Madh i Shekullit), që ka shpërthyer tesh 10 vjet tek familja Biden, ku Departamenti i Drejtësisë, FBI, Deep State (të kontrolluar fatkeqsisht nga administrata vijuese Obama-Biden 3), Cabala, media e majtë globaliste Fake News po e mbulojnë 24/7 me mjeshtëri dhe hapur atë, duke bërë në këtë rast të pakënaqur miliona amerikanë të ndershëm, të cilët vazhdimisht në forma të ndryshme proteste online (rrjetet sociale dhe website të pavarura), po kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Presidentit demokrat, drejtësi dhe vënien sa më parë dhe shpejt para bankës së të akuzuarve të vetë kryetarit të shtetit Joseph Robert Biden Jr., djalit të tij Hunter Biden, sikurse edhe 9 antarëve të tjerë të familjes Biden.

Edhe pse ky është libri i parë i kësaj natyre, autori arriti të dëshmohet si një hulumtues dhe studiues i zellshëm, me një aftësi të veçantë të vëzhgimit dhe një bazë të madhe faktografike historike, duke përdorur një gjuhë të pastër dhe të kuptueshme për çdo lexues.

Leximi dhe rileximi i një vepre, është veprim pasionant, sepse ngjall dhe rikujton të kaluarën, duke e mbajtur të fortë e të lidhur me historinë e vet, duke i nxjerrë në shesh apo pasqyrë të vërtetat historike dhe gjetjen e rrugëve për të shpëtuar çka është e mundshme ose për të ruajtur dhe gjetur atë që ka mbetur, për të kujtuar të kaluarën dhe të ardhmen që besojmë.

Dhe në mbyllje

Këndveshtrimet esenciale kryesore të librit “Amerika në pasqyrë” (New York, SHBA), me autor studiuesin shqiptaro-amerikane Klajd Kapinova, në përmbatje tregojnë për korrupsionin e familjes së Joseph Robert Biden Junior (Joe Biden) ndër vite; Slobodan Miloševićin dhe lobin e fuqishëm serb në SHBA; Historia e ishujve Filipine dhe pushtimin nga SHBA; Amerika si polic i botës dhe 400 ndërhyrje ushtarake të saj; Manovrat politike të Barack Hysen Obamës, për të fituar Çmimin Nobel për Paqe (2009); Bilioneri Elon Musk dhe shkaktarët e luftës mes sllavo-ortodoksve Rusi-Ukrainë; BLM si gënjeshtra më e madhe; Pse NATO dhe regjimi Biden kërkon të hyj në luftë me Rusinë supërfuqi!?; Një vështrim pozitiv mbi kongresmenen e pamposhtur republikane Marjorie Taylor Greene; Si u rrit pasuria e Anthony Faucit në miliona dollarë; Zgjedhjet në Shqipëri (2023), si kopje e modelit të votimeve manipulative presidenciale nëntor 2020 në SHBA; Raporti i John Durham, korrupsioni dhe historia e skandalëve të FBI dje dhe sot etj.

Në një njoftim për mediat shqiptaro-amerikane, studiuesi Klajd Kapinova, ka postuar në rrjetet sociale, si: X, Social TRUTH, GETTR, Social FrankSpeech, Facebook etj., njoftim e tij: “Njoftoj, miqët e dashmirësit e mi këtu në New York dhe kudo në botë, se një Shtëpi Botuese Amerikane ka marrë përsipër botimin me të gjithë parametrat bashkëhorë dhe sipas standartëve amerikane të librit tim të ri me titull: “Amerika në pasqyrë” (New York), e cila shumë shpejt do të jetë në faqet e websiteve të librave dhe online nga Kompanitë më të mëdha në botë dhe SHBA, sikurse janë amazon.com barnesandnoble.org etj.

Libri, ishte planifikuar që të dilte në muajin Janar 2024, por Shtëpia Botuese ka shkurtuar proçedurat e kohës dhe pritet që vepra e re të dalë së shpejti për lexuesit shqiptarë të kudo ndodhur nëpër botë.

Kjo foto, është kopertina ballore dhe pjesa e pasme e librit (që sapo më mbërriti në e-mail) e ideuar dhe realizuar nga një piktor profesionist i talentuar amerikan nga California. Libri, ka 568 faqe (ku përfshihet edhe biografia ime deri më sot) të shoqëruar me shumë fusnota dhe literaturë të pasur amerikane dhe botërore. Vepra e re, është fryt i një punës së madhe hulumtuese shumëvjeçare.”

[1] Leif Ericson (Leif the Lucky, i cili ka jetuar rreth vitit 970-1025), ishte një eksplorues norvegjez, që mendohet të ketë qenë evropiani i parë që shkeli në Amerikën e Veriut kontinentale, afërsisht gjysmë 500 vjet para ardhjes së eksploratorit të famshëm Kristofor Kolombit. Sipas sagave të islandezëve, ai krijoi një vendbanim norvegjez në Vinland, që njhej si bregdetar i Amerikës së Veriut. Ka spekulime të vazhdueshme se vendbanimi i bërë nga Leif dhe ekuipazhi i tij korrespondon me mbetjet e një vendbanimi norvegjez të gjetur në Neëfoundland, Kanada, i quajtur L’Anse aux Meadoës, i cili u pushtua afërsisht 1000 vjet më parë. Leif, ishte djali i Erik Kuq, themeluesi i vendbanimit të parë norvegjez në Grenlandë dhe Thjodhild i Islandës. Mendohet, se ai ka lindur në Islandë, e cila e kolonizuar nga Norvegjia.

[2] Ismail Kadare, “Parathënie”, në librin: “Shhiptarët e Amerikës”, Albanian Publishing, Printed in the United States of America, 2003, f. 3.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok