30/12/2024

Paralajmërime kobzeza për Kosovën!

0
Florim-Zeqa1

Nga Florim Zeqa

Deklaratat e emisarit evropian për dialogun, sllovakut Mirosllav Lajçak: “Nëse s’ka dialog mes Kosovës dhe Serbisë, mund të ketë përseritje të përshkallëzimit” dhe “Asociacioni të bëhet pa vonesa, pa të Kosova s’ka progres drejt BE-së”, paraqesin kërcënim të hapur për Kosovën!

Ndëshkimi i viktimës dhe shpërblimi i agresorit

Serbia në krye më Vuqiqin nuk po ndëshkohet nga BE-ja për sulmin në Bajnskë. Në anën tjetër, kërcënimi i Kosovës dhe heshtja e kësaj ngjarje tragjike nga pesshja e diplomatëve të vendeve të ‘Quintit’ është më tepër se shqetësuese.

Me një fjalë, qasja e gabuar e Bashkimit Evropian me presion vëtëm ndaj Kosovës vazhdon, duke e ndëshkuar me masa ekonomike viktimën dhe shpërblyer agresorin, i cili po synon ripushtimin e Kosovës!

Insistimi i pesshes së BE-së për implementimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive sipas Marrëveshjes së të vitit 2013 duke e anashkaluar aktin terrorist në veri të vendit, jo vetëm që është kundër interesave të Kosovës, është në kundërshtim me vendimin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së 17 Shkurtit 2008 dhe njohjeve ndërkombëtare të Kosovës.

Nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënjeve në mes të dy shteteve duke shpërfillur njohjet ndërkombëtare të Kosovës si shtet unitar brenda kufijve ekzistues.

Pa dënimin e Serbisë për agresionin terrorist në veri, shumë shpejtë mund të kemi përballje me agresion dhe luftë të re të përmasave ballkanike dhe evropiane!

Deklaratat e Lajçakut se mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit në veri të vendit, janë tendencioze dhe kanë për qëllim frikësimin e Kosovës, që ajo të pranojë çdo gjë që i ofrohet, në të kundërtën, do të akuzohet si fajtore për moszbatim të marrëveshjeve!

Në anën tjetër Serbia ndjehet e relaksuar, pasi nuk u ndëshkua për sulmin në veri dhe as që do të ndëshkohet për mosvazhdim të dialogut me Kosovën, kurse kjo e fundit mbetet ende e sanksionuar nga BE-ja dhe SHB-ja për moszbatim të marrëveshjeve!

Kjo lojë e dyfisht e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës do të vazhdojë derisa faktori politik shqiptarë të unifikohet si një trupë e vetme në dialog me Serbinë, në të kundërtën, përçarjet dhe ndarjet e brendshme politike dhe fetare i shkojnë për shtati vetëm armiqve tonë shekullorë.

Andaj përgjigja më e mirë ndaj këtyre paralajmërimve kobzeza për Kosovës është unifikimi i skenës politike parlamentare, pa dallim pushtet dhe opozitë rreth një projekti nacianal dhe i unifikimit të shqiptarëve në përgjithësi pa dallime partiake apo fetare, në mënyrë që armiku të mos na gjejë në befasi dhe të papërgaditur në aspektin kombëtar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok