21/12/2024

Para 40 vjetësh në Belgjikë u vra nënkryetari i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare Vehbi Ibrahimi

0
Vehbi-Ibrahimi1

Nga Nue Oroshi

Sot e 40 vjet më parë , më 10.10.1981 nga një dorë e UDB-së Jugosllave e paguar nga qarqet e shofinizmit Jugosllav, që mision të tyre e kishte shkatrrimin e organizatave të Djathta Shqiptare në Mergim ne Belgjik, vrau në pritë Nënkryetarin e Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare Vehbi Ibrahimin. Vehbi Ibrahimi ishte Nënkryetarë i Besëlidhjes Kombtare Demokratike Shqiptare. Ky ishte atentati i parë politikë që kryhej kundër atdhetarëve nacionalistë shqiptarë në Evropë.

Pastaj duke vazhduar me Rasim Zenelaj, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zekën,Enver Hadrin dhe shumë atdhetarë të tjerë shqiptarë. Sa ishte gjallë Emin Fazlija alias Emil Kastrioti e kujtonte gjithmonë këtë ditë të vështirë për të se ju këputë krahu i djathtë i tij Nënkryetari i Besëlidhjes Kombtare Demokratike Shqiptare.

Kjo Besëlidhje kishte burra të zotë në atë periudhe kohore siç ishte Emin Fazlia, Vehbi Ibrahimi, Rasim Zenelaj, Ibrahim Metaj, Hysen Hysaj-Qelaj Qami dhe shumë të tjerë. Amanetin që na lanë këta atdhetarë që shkuan me mallin për t’i parë trojet etnike shqiptare të bashkuara do t’ia vazhdoj djalëria dhe vajzëria shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok