26/04/2024

PANI-I ME PROTESTAT ANTI-AMERIKANE, PROVOKON POPULLIN

0

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Kamuflimi i të majtës shqiptare, si pro-amerikane, pas pluralizmit politik, qoftë në Shqipëri apo Kosovë, është parë me dyshime të dukshme. Sepse, asnjëherë nuk arritën të tejkalojnë ideologjinë sllaviste enveriste-staliniste. Me protestën e parë anti-amerikane, me porosi të krerëve të PAN-it, të cilën e udhëhoqi tellalli i PAN-it, zhurmaxhiu anakronik, ekstrem majtist, Dardan Molliqaj. Ndonëse i konsumuar dhe i dështuar, si lakeu i Hashimit dhe Ramushit, PAN-i e hoqi maskën dhe vendosi, që nga Prishtina e deri në Hagë, organizimin direkt, në protestimet kundër Amerikës.

PAN-i shërbehet me dy sllogane mashtruese, fiktive, të rrejshme dhe, tërësisht, falsifikuese:

1) Liria ka emër dhe

2) Në Hagë po gjykohet UÇK-ja!?

  1. Vërtet, -Liria ka emër-. Dhe, emërtesa e lirisë është populli, viktimat masive të civilëve, afro 12 mijë, gjaku i 800 dëshmorëve, luftëtarët e mbijetuar dhe kulmon me emrin përcaktues, faktik të kësaj lirie – NATO-paktin. Dhe, assesi shenjtëria e emrit -Liri-, nuk guxon të identifikohet me asnjë individ të veçantë apo grup individësh. Sepse kjo do të ishte abuzim, falsifikim i vrazhdët, perdhosje e mijëra qytetarëve, viktima të pambrojtura dhe të pafajshme, baltosje e gjakut të dëshmorëve, mohim i luftës të luftëtarëve të mbijetuar, mosmirënjohje ndaj paktit-NATO. Rrjedhimisht, ndotje e vet Lirisë!
  2. Kush po gjykohet në Hagë?

Realisht, në Hagë po gjykohen “komandantët” pa ushtarë, të Rogner-it. Tre prej tyre nuk kanë qenë  as krerë të UÇK-së, madje, as bishti i UÇK-së, sepse nuk ishin fare pjesë e luftës. Në vend të luftës ata ishin marrë me lista emërore vrastare të kundërshtarëve politikë, krijimin e bandave ekzekutive dhe urdhërimin e tyre, për krime serike, gjithnjë në emër të SHP të UÇK-së!

Pikërisht për këtë, këta “kryeheronj” të PAN-it, po akuzohen sot në Hagë. Viktimat e tyre janë ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; veprimtarë të LDK-së; gazetarë, reporterë të luftës; si dhe veprimtarë të hershëm të LPK-së, të eliminuar fizikisht, nga frika e një konkurrence politike, në të ardhmen e afërt.

Gjykata Speciale e Kosovës, në Hagë, është krijesë ekskluzive e Administratës Amerikane, si përgjigje ndaj Sistemit të Drejtësisë në Kosovë, të rrënuar nga “komandantët” PAN-istë. Qëllimi ka qenë, qartësisht i lexueshëm, për t`i shpëtuar ndëshkimit të drejtësisë, për krimet numerike vrastare dhe hajnore zyrtare. Prandaj, SHBA nuk mund të bënte sehir, pafundësisht, duke parë fundosjen e shtetit të brishtë të Kosovës, për krijimin e të cilit shpenzoi miliarda dollarë dhe derdhi gjak.

Krijimi i Gjykatës Speciale ishte domosdo e kohës, edhe pse shumë e vonuar. Kush guxonte gt`i arrestonte komandantët zullumqarë, hajna zyrtarë e haraçxhinj të përgjakshëm?! Mos, vallë, prisnit ta arrestoni e dënonin vetëvetën?! Nga popull i lindur dhe i rritur në robëri shekullore, nuk mund të presësh, që ta vlerësojnë, në masën e duhur, lirinë e dhuruar. Prandaj, shqiptarët e Kosovës, u bënë lepuj para “komandantëve” dhe bandave të tyre vrastare!

Dhe, sot, janë bërë bashkë persekutorë dhe të tmerruar të djeshëm, dallkaukë e kopukë, për t`u bërë pjesë e krimit, në “Marshin e Drejtësisë”, më saktë, në Marshin e Krimit. Duke provokuar dhe lënduar shqiptarët e përbotshëm, që ndjejnë dhimbjen e thellë, për 1.830 të ekzekutuarit kundërshtarë politikë dhe dëshmitarët në pritje, për të thënë të vërtetën e jetuar. Mjerisht, nuk patën fatin e – Nderit të Kombit – të mbijetuar, At Zef Pllumbi, (me të cilin patëm të njëjtin fat, vuajtjen në Burgun e Burrelit, në “Burgun e vdekjes”, siç ka hyrë në Akrivin e vuajtes njerëzore botërore), “Rrno vetëm për me tregue”, por, u varrosën bashkë me dëshmitë e pa dëshmuara, me të vërtetat e përgjakshme!

Këtë fakt e denoncoi para botës, në mediet më prestigjioze botërore, kryeministri i Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi, në atë kohë, duke thënë se komandantët e LPK-së po na vrasin kundërshtarët politikë, deri tani, mbi 1.000, ushtarakë të FARK-ut dhe veprimtarë të LDK-së. Dhe, askush nuk ka guxim të flasë për këto krime! Ata vrisnin dhe kur policia ndërkombëtare i arrestonte kriminelët, turma shqipfolëse protestonte, njësoj si sot, “lironi komandantët, lironi gjeneralët, lironi heronjtë e luftës, lironi çlirimtarët”, dhe broçkulla të tjera panagjerike, për kriminelët, të cilët po ia shtonin jetimërit Kosovës, edhe pas 12 qershorit 1999!

Kështu krimi amistohej dhe përsëritej, drejtësia rrënohej dhe shefat e krimit sundonin, si xhahilë mbretërorë, shpengueshëm, Kosovën, përtej dy dekadave radhazi. Administrata e UNMIK-ut dhe EULEX-it, hoqen dorë nga sundimi i ligjit, me krime e hajni gjithëfarëshe, duke parë edhe nulitetetin, hiçësinë e një populli, jo fort të dinjitetshëm!

Një mendimtar, me mjekrrën më të madhe, ka thënë: “Gruas dhe kombit nuk u falet, nëse i dorëzohen eventurierit të parë!” Mjerisht, kështu i ndodhi popullit të Kosovës! Deri dje, të paktën, me fjalë, në të gjitha sondazhet, dominohej me tej 85 % aprovimi: “Kriminelët dhe hajnat në burg!” Ndërsa sot përgaditën për marshimin e kundërt”! Çfarë po ndodhë me këtë popull mjeranë, skllevër të shekullit digjital?!

Ka zëra të shtuar, pse Hashim Thaçi aprovoi krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës?! Mendoj se kjo akuzë është krejt e padrejtë. Dominon opinioni gjithë shqiptarë, se Hashim Thaçi vetëm gjëmë i ka sjellur Kosovës. Dhe, kjo është një e vërtetë e madhe, – sa bjeshka-! Sepse ai duke u bërë agjentë i Sherbimit francëz, DGSE, me shef Arnaud Damjean, rrjedhimisht, edhe i miqëve të saj, qëllimshëm, e zhytën në krime. Dhe, me dosjen e krimeve, të cilën ata e posedojnë, e shantazhuan të punojë për ata dhe kundër Kosovës.

Por, merita e tij e vetme, shërbimi i madh që i bëri Kosovës Hahim Thaçi, është kontributi i tij për krijimin e Gjykatës Speciale. Dhe, këtë ai e arsyetoi me presionin ndërkombëtar, “sepse po vazhdon vrasja e dëshmitarëve të kësaj Gjykate, sidomos, në Dukagjin”. Dhe, vërtet, i bukuri Dukagjin është përgjakur anepërtej, duke shkaktuar një hamëri masive dhe më viktima familjare, deri në prag të shuarjes! Prandaj, nuk ka vend as për akuza për Thaçin dhe aq më pak për mburrje, për ata që nuk e votuan Gjykatën Speciale.

Personalisht, e kam lutur Hashimin, “si për gjak” (siç thotë populli), të heq dorë nga postet politike, për hirë të Kosovës dhe për të mirën e vet atij, sepse kështu shpëtonte nga shantazhimi i armiqëve të Kosovës. Edhe Presidenti Rugova, i cili e dinte shantazhimin e tij, porositi: “Mos e lejoni të ngritet në poste, sepse është i dëmshëm për Kosovën!” Dhe, i mençuri Rugovë, e zvarriti krijimin e Qeverisë, për disa muaj, madje, në një kohë zezonë, për të mos pranuar bërrylaxhiun Hashim, kryeministër jo se jo, por as ministër. Dr. Rugova i sfidoi bandat, sepse më shumë se jetën e tij, e donte Atdheun-Kosovë.

Të njëjtën lutje ia kam bërë, edhe publikisht, Akademik Isa Mustafës, “të heq dorë nga kryetar i LDK-së, për t`i dhënë fund shantazhimit nga Hashimi dhe SHIK-u i tij. Sepse kjo është e mirë për lirinë e tij personale e familjare. Dhe, po aq e shëndetshme edhe për LDK-në dhe Kosovën”. Nuk më dëgjoi dhe e pësoi keqas, jo vetëm ai, por edhe LDK-ja dhe Kosova, duke mbajtur në pushtet, ndër vite, PAN-in, me një barrë krimësh fakte. Një shtet demokratik, PAN-in, do ta “sikteriste”,(siç thonë helenët), përjashtonte nga jeta politike, ndërsa bartësit e krimit do t`i ndëshkonte, për përgjakjen e popullit të Kosovës dhe tradhtinë ndaj vet Kosovës.

Prandaj, çdo kundërshti ndaj kësaj Gjykate, është protestë dhe akuzë kundër Amerikës, krejt njësoj, siç bënë Serbia dhe Rusia. Kosova nuk e ka luksin “t`i shtinë brinat” me Amerikën. Andaj, turma të mendojë kujt po i shkon pas, sepse “t`i hypish mizës, dihet ku të çonë!” Marshi në prag, është sa i dëmshëm, aq edhe kriminal, sepse e vënë Kosovën në pozicionin kundër BE-së dhe SHBA-së, të cilët ia dhuruan lirinë e shumëpritur popullit të Kosovës.

E dhimbshme, por e vërtetë, Gjykata e Hagës dje, është dëshmuar burokratike, politike dhe korruptive. Janë avoketërit korruptivë e grykës, të cilët kanë denoncuar dhe pranuar pagesat milionshe, për ta blerë lirinë kriminelët, por kurrë pafajësinë. Përndryshe, të gjitha arrestimet dhe akuzat, kanë qenë, saktësisht, të bazuara, por dënimet i ka dështuar paraja dhe politika.

Lë të shpresojmë se diçka ka ndryshuar. Andaj, lëreni Gjykatën të qetë! Është e turpshme e kriminale, që me marshimet e poshtra, banditeske e idioteske, të provokohen e lëndohen shumë qindra familje të viktimave të krimit të organizuar vrastar dhe mijëra familje të tjera, që ndëlidhën me viktimat, të cilët u përgjakën, gjatë dhe pas luftës, nga argatët e Serbisë, të cilët vazhduan krimin në Kosovë, edhe pas përzënies të kriminelëve serbo-sllavë nga Kosova, nga “Apaçët” e NATO-s!

Kujdes! Prisni fjalën, vendimin e drejtësisë. Kosova sot nuk ka të dënuar politikë, as të dënuar të pafajshëm. Por, mjerisht, ka shumë qindra fajtorë, kriminelë të lirë. Dhe, kjo e bënë jetën e pasigurtë, jetën me liri fiktive, të rrejshme të shqiptarëve, madje, jo vetëm të Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok