22/12/2024

Pandemia e krimit të organizuar!

0
Florim-Zeqa1

Shkruan: Florim Zeqa

Që nga periudha e luftës dhe ajo e pasluftës, të gjitha qeveritë e “hodhën grepin” tek mërgimtarët. Kush më pak e kush tjetër më shumë të gjithë i plaçkitën pamëshirshëm mërgimtarët duke filluar nga Fondi 3 përqindërshit, “Vendlindja Thërret” e deri tek fondet e Albin Kurtit, të cilat po ngarendin njëri pas tjetrit, siq janë; “Fondi Emergjent” (gjatë pandemisë), “Fondi Sovran” dhe “Fondi i Sigurisë” për të cilat nuk ka asnjë transparencë dhe asnjë llogaridhënje për fondet e sipërpermendura!

Krimi i organizuar daton nga fondi i 3 %-shit dhe Vendlindja Thërret

Krimi i organizuar ekonomik daton nga periudha e luftës çlirimtare, përkatësisht nga bartësit e fondit të krahut të luftës “Vendlindja Thërret” dhe ai i ish- paqes “Fondi i 3 %”, fonde të popullatës kosovare në diasporë.

“Bartësit e këtyre dy fondeve famoze janë shpërdoruesit e mundit dhe djersës së mërgimtarëve, duke bërë pasuri marramendëse, zotërojnë prona të shtrenjta e kapitale qindra-milionëshe, asete publike e çka jo tjetër.

Do të ishte jetike për shtetin dhe fondamentale për kthimin e besimit tek mërgimtarët Ligji i VETTING-ut për të gjithë ata, që në emër të luftës, si krahu i luftës po ashtu edhe ai i paqes, pjesë manipuluese e fondit “VENDLINDJA THËRRET” dhe atij të “3 %”, të cilët zhvaten gjithçka në këtë vend të nëpërkëmbur nga ish-shefat e qeverisë oficiele në perëndim dhe nga “kumandantët e luftës” edhe atë, ende pa arritur që Kosova të bëhej shtet i pavarur.

Nëse duam të kemi shtet ligjor e demokratik, paraprakisht duhet që t’u jepet leksion ligjor e popullor me ndëshkimin e të gjithëve atyre që kanë manipuluar e vjedhur paratë e popullit, duke filluar që nga keqpërdorimet dhe vjedhja e parave të mërgimtarëve nga “Mega Aksioni” i qeverisë “Bukoshi”, Fondi “Vendlindja Thërret” që mbushen thasët me paratë e mërgatës sonë.

Privatizimet e pasluftës në Kosovë u bënë me paratë e vjedhura nga dy fondet, Fondi “Vendlindja Thërret” dhe Fondi 3%, një pjesë e të cilave dyshohet të ishin huazuar e investuar në bashkëpronësi me kompanitë e inkriminuara të pasluftës në Kosovë.

Vetingu i munguar

Procesi i VETTING-ut në Kosovë, pikënisje duhet të ketë dy fondet e sipërpërmendura për të kaluar në privatizimin e egër dhe kriminal të pasurive publike në Kosovë, tenderomania, homologimi, asfaltimi i rrugëve, ndërtimi e rindërtimi i shkollave e deri të emërimet e stafit diplomatik në shtetet euro-perëndimore, përkatësisht biznesin e pushtetarëve me konsullatat e Republikës së Kosovës në shtetet perëndimore e deri tek fondet e Albin Kurtit të cilat po ngarendin njëri pas tjetrit, siq janë; “Fondi Emergjent” (gjatë pandemisë), “Fondi Sovran” dhe “Fondi i Sigurisë” për të cilat nuk ka asnjë transparencë dhe asnjë llogaridhënje për fondet e sipërpermendura! Dhe jo vetëm kaq, edhe me ‘Qeverinë Kurti’ po vazhdojnë skandalet, siq është ai më famozi, skandali ndërkombëtar i z. Martin Berishaj dhe skandale të tjera dhe të njëpasnjëshme në të gjitha digasteret e shtetit.

Andaj, procesi i Vetingut jo vetëm që është i munguar, është i nevojshëm dhe i domosdoshëm, porqë po neglizhohet qëllimshëm nga pushtetarët aktualë, të cilët bukur shpesh po e “lagun fytin” me para të krimit të organizuar dhe korrupsionit pandemik në Kosovë. Pandemia e krimit të organizuar po vazhdon edhe në ditët e sotme me përmbajtje të re por me strategji të njëjtë.

Varfëria e popullatës, pasojë e kusarëve politik

Përderisa gjysma e popullatës kosovare jeton në varfëri (rreth 16 % në varfëri të skajshme), familjarët e politikanëve, supermenëve të këtij populli të varfër bëjnë jetë luksoze që i kalon nivelet e shteteve të përendimit dhe gëzojnë të gjitha privilegjet; shkollim cilësor, shërim, punësim, rekreacion (pushime në vendet më të bukura në botë). Këto ua mundësojnë pagat e larta mujore prej disa mijëra eurosh dhe të ardhura enorme nga aferat korruptive!

Kjo klasë kusarësh politik, që vjedhi pamëshirshëm pasurinë shtetërore, është fajtore për varfërinë ekstreme në vendin tonë, për vetvrasjet e çlirimtarëve, për shkatërrimet familjare, për degradimin kulturor të shoqërisë sonë, ku si pasojë e riciklimit të politikanëve nga njëra parti në tjetrën, nga krahu i djathtë në të majtin dhe anasjelltas ka ndodhur shkatërrimi në embrion (familje) i bërthamës së shtetit. Futja e disa patrive brenda së njëjtës familje i ka përçarë vëllëzërit e të njëjtëve prind mes vete, i ka ndarë miqë dhe shoqëri duke i armiqësuar skajshmërisht njëri-me tjetrin. Nuk ka më keq dhe më zi, kur në një familje 4 anëtarëshe janë futur 5 parti.

Kjo klasë politike pa dallim pushtet dhe opozitë është përgjegjëse edhe për zbrazjen e Kosovës së lirë nga popullata shqiptare, si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike dhe të pashpresë për jetë në Kosovë, ka shkaktuar thyrje të thella shpirtërore si pasojë e denigrimit social dhe moral, e cila e ka prodhuar një epilog fatal për Kosovës, ku çdo i dyti qytetarë e ka ndarë mendjen për ikur dhe për të mos u kthyer më asnjëherë në këtë vend.

Si përfundim i këtij shkrimi, më së miri i shkon për shtati thënja e intelektualit të përmasave botërore, të pavdekshmit Esat Stavileci, po citoj; “Shqipëria dhe Kosova të përbashkët e kanë paaftësinë, në Shqipëri për ta mbrojtur shtetin, në Kosovë për ta bërë shtetin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok