15/11/2024

PAK SHENJTERI PER TE GJITHE

0

Nga Sadik Bejko

Lumnimi i paralajmeruar me 5 nentor ne Shkoder i 38 klerikeve dhe njerezve te tjere te martirizuar eshte nje ngjarje me shume rendesi. Nje ngjarje e jashtezakonshme. Ne qe kemi degjuar per martire, per njerez te shenjte, ja tek i paskemi patur midis nesh. Jane deshmi te njeriut qe vdes ne krye te detyres, bie pre e gjakderdhjes, e vrasjes pa shkak te njeriut. Kjo ngjarje e pasuron, e ben me te vyer jeten tone, na thote se paskemi fshehur shenjteri brenda vetes, martirizim midis territ te koheve te se keqes.

Keta martire te kishes u befshin fanare njerindricues, fanare te ndergjegjes sone, na ndricofshin si njerez, si histori, si e ardhme.

Denimi i krimeve, denimi i terrorizmit shteteror si sistem i qeverisjes, me shenjterimin e martireve merr nje pershkallezim,nga e mira. Eshte nje kthese kjo qe po ndodh me 5 nentor 2016 ne Shkoder.

Me 1944, kur u braktisem te komunizmi per shkak te ndarjes se botes ne dy kampe, Kisha e Madhe e Romes mbase e dinte se ne Poloni e ne Shqiperi, po hidhte ne thonjte e ne gojen e ujkut njerezit e saj. Tani qe Kisha e Romes me shenjteri u kthye ne keto troje, ne shpresojme se po kthehemi te Perendimi, te rrenjet e kultures sone. Faleminderit Shenjteri Papa Giovanni Paolo II ( Karol Józef Wojtyła ), Faleminderit vecan Shenjterise se tij Papa Francesko.

Kjo ngjarje mbase sherben per te lartesuar vleresimin moral te te gjithe te persekutuarve, te te gjthe ish- te burgosurve politike. Kjo ngjarjje i shenjteron dhe ata shqiptare qe u vrane nga skuadrat e pushktimit ne gjyqe te montuara, ata qe vdiqen nga torturat ne hetuesi, ata qe bene me vite e vite burgime me pune te rende, ata qe vdiqen ne kampe te internimit, kampe te shfarosjes se njeriut. Vellezer te vuajtjeve qene dhe keta laike, krah per krah e te lidhur me te njejtat pranga ne duar me martiret e sotem qene. Le te ndihen pra, nga pak te lumnuar. Le ta mendojne se kane qene te denje per shenjteri. Vuajtjet e tyre keshtu marrin kuptim. Ndonje si i ndieri Lirak Bejko u vetsakrifikua se u ndje i fyer ne dinjitet tani ne liri. Ishte nje akt deshhperimi, nje gabim tragjik. Hiresia e tij Kardinal Ernest Troshani qe tronditi Papen, u jep te gjithe te perndjekurve drite nga hiri i te lartesuarit. Dinjteti eshte brenda njeriut, po kur nje sivellai yt shenjterohet, ky gjest te jep, te perndrit me shenjteri edhe ty vellane ish – te perndjekur qe sot mbase s’te pjerfill njeri.

Kjo ngjarje duhet te na beje te mendojme, te reflektojme te gjithe. Ne dhunshem u larguam nga porosite e librave te shenjte. Porosia eshte: Mos vra vellane, kur ne e vrame ate. Vrasja u banalizua. Vellai u vra per ideologji, u vra me qarkore partie, me mbledhje kolektivi. Mos bej deshmi te rreme. Ne kemi male te tera dosjesh me spiunime pas kraheve. Mos lakmo pronen e tjetrit. Ne i vrame ata me para, me prona. Ne dhe sot prones nuk ia kemi gjetur te zotin.

Kisha sot shenjteron martiret qe vdiqen me mesazhin e dashurise. Me mesazhin te falesh vrasesin dhe prape mos ta harrosh krmin. Vec vlerave kanonike kishtare, dua te ndal prape te reflekset politike te ngjarjes. Kur e ndare boten ne dy kampe, duke na lene nen sundimin komunist, udheheqesit e Perendimit sikur u dhane lejen komunisteve te benin krimet qe u bene. Mbase per kete arsye per krimet e komunizmit nuk pati Nuremberg. Ne Hungari me 1956 u vrane miliona nen tanket e Hrushovit dhe Perendimi heshti. Krimet komuniste u e bene ne paqe, ne sy te Perendimoreve. Per to nuk mund te kishte ndeshkim. Kisha e Romes e gjeti nje menyre per te mos e gelltitur ne heshtje te keqen. Ajo i vuri kufi te keqes. I vuri nje ledh te forte e te larte te keqes. Nga gjaku, prangat e balta ringriti martiret. Me shenjteri vdekjen e shkeli.

2016

https://www.facebook.com/sadik.bejko.3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok