23/12/2024

Pak fjalë mbi krijimtarinë figurative të artistit, Agron Bytyçi

0
Agron-Bytyci2

Kur flasim për artet pamore, është e pamundur e të mos kalojmë nëpër shtegun e pashmangshëm të krijuesit respektiv, Agron Bytyçi, i cili flet me gjuhën e tij të kultivuar, figurativisht të pasur dhe të pranuar si shprehje veçane dhe si doktrinë e cila mëvete ngërthen metafizikën e një filozofie të pakufishme

Shkruan: Remzi Limani

Kur jemi para veprave të artistit, Agron Bytyçi, vetëvetiu na pulson gjaku dhe na pikon mendja, për të zbërthyer të pikturuarën e shpërfaqur në një dimension tjetër – jo të përditshëm, kur bëhët fjalë për portretet polisemike të një bote shumëkuptimore, e cila na rrëfen për njeriun, duke përfshirë natyrën themelore të realitetit dhe filozofisë, midis mendjes dhe materies, midis substancës dhe mundësive të realitetit, që mund të jetë vetë njeriu si qenie universale dhe vetanake në kuptimin e veprimit human siç është figura e Nënës Tereze (figurë e adhuruar e piktorit, Bytyçi) , dhe kuptimin e urtësisë së figurave nëpër kohë, qofshin ato edhe të imagjinuara nga arsyeja e paraqitjeve të një konsistence e cila nxjerrë në pah lidhshmërinë e fortë të pjesës përbërëse të një qëndrimi mendor, apo të diçkaje fshehur brenda njeriut dhe produktit të mendjës së tij të shkrirë në bojëra qielli… Këtu pra, në kuptimin figurativ, portretet e z. Bytyçi, kanë një harmoni bashkëtingëllore të shkrirë në tone pastele të cilat përbëjnë një tërësi harmonike. Kurse, në kuptomin filozofik, me të drejtë autori u jep edhe një dimension figurativ, nga i cili lë të kuptojmë shumë nga paraqitja e portreteve si kreativitet artistik dhe filozofik për njerëzit, mbase hyjnor, të fokusuar në synarin dh mendjen së krijuesit tonë shumëdimensional, Agron Bytyçi.

Pra, paraqitja e portreteve në një enterier, ku hetohet edhe aroma e temjanit nuk është rastësi por një kuptim filozofik i pranueshëm për ata të cilët dinë të lexojnë veprën e Bytyçit. Së këndejmi, artisti në fjalë, pa dyshim na dëshmon fuqinë e tij prej një vizatuesi ekzakt në formulimet e tij artistike dhe me këtë, na jep dimensionet e duhura të figurës dhe kujdesin intenziv të teorisë së hapësirës ku ruan baraspeshën estetike, për të qenë çdo gjë brenda vetvetes…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok