PA EUFORI VAZHDOJMË UDHËTIMIN TONË
Nga Petrit R. Aliaj
Për ne shqiptarët, fundi i vitit, është i mbushur me festa. Paraprihet nga pjesa më e lavdishme e historisë sonë ku triumfalisht hyn Nëntori me aktin e themelimit të alfabetit të gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit e kulmon me festën e Flamurit. Rrugëtimi i tij festiv me pashaportën kuq e zi në dorë, i përshkon të gjitha trevat tona, porsi plaku i Vitit të Ri me thesin e tij mbushur me flamuj e kostume kombëtare, që na kujtojnë ndjenjën e qëndresës, sakrificës, bashkimit në unitet; një festë e rimëkëmbjes së ndërgjegjes sonë kombëtare.
Vazhdimësia e festimeve shpaloset bukur edhe në Diasporë, me veprimtari të shumta. Sipari i mbylljes së tyre, përfundon me Konferencën tradicionale të Federatës Kombëtare të Shoqatave Shqiptare në Itali FNAI. Në këto konferenca, përveç analizës vjetore, trajtohen edhe temat informative, sensibilizuese për komunitetin tonë, i cili është mbartës i gjithçkaje nga Atdheu.
Të bukurën, të mirën, trashëgiminë kulturore, gjuhën, temperamentin, konceptet, paragjykimet, indiferencën e kultivuar, hallet, ëndrrat dhe dashurinë për ata që na shoqërojnë në jetë, për ata që nuk janë më, për familjet tona si edhe për familjen tonë të madhe; Kombin.
Kushdo kur ka emigruar, kujton kalvarin e tij të mundimit, emocionet dhe trishtimin të përzier me ajrin e ndjenjës së lirisë drejt një bote të re, e shoqëruar me ankthin e së nesërmes se ku do të mbështesë kokën, për të gjetur një punë, një strehë, një lejeqëndrimi, një përkthim, një patentë të konvertuar, një kërkesë për dokumente, një kontratë, një avokat për të marrë paratë të dikujt që ka abuzuar me të, një mundësi për asistencë ligjore në mënyrë që rrugëtimi ynë të ketë mbrojtjen e të gjitha të drejtave si emigrant apo si shqiptaro-italian. Krahas, edhe një abetare.
-Gjithashtu edhe të tjera ndihmesa, për të cilat ka nevojë komuniteti shqiptar në Itali, janë gjithmonë përparësi e rolit misionar të një instuticioni që funksionon tërësisht mbi baza vullnetare siç është Federata FNAI, në bashkëpunim me instuticionet përfaqësuese në shtetet tona të origjinës dhe misionet e tyre diplomatike në Itali, për një integrim dinjitoz, përkrahjen morale dhe të veprimtarive të ndryshme që janë të përcaktuara me buxhetin e çdo shteti amë në bazë të statusit të Diasporës për të gjitha kategoritë.
Brenda këtij instuticioni qëndrojnë shoqatat si format bashkëpunues me Federatën, për të garantuar me kapacitetet e saj të njohjes së realitetit nga afër të diasporës dhe hallkat që e mbajnë atë të lidhur me zinxhirin tonë jetësor.
Sigurisht në planet bashkëpunuese me shoqata të tjera, Federata vazhdon të punojë edhe me një pjesë të atyre që janë të pasqaruar, përfshirë edhe drejtues të vetëshpallur të pazëvëndësueshëm, që frenon dhe dëmton unitetin e shoqatave për t’u organizuar, një dukuri të cilën e shpjegoi në raportin e tij edhe presidenti i FNAI-t zoti Granit Muçaj.
-Por ka edhe tipa pelhivanë e të paskrupullt që shfrytëzojnë çdo tubim apo seminar të mentorëve tanë dhe bëjnë thirrje për ngritjen e një rrjeti të shoqatave shqiptare në Itali. Këta Jago të mirëinstruktuar, që ëndërrojnë të jenë të pavdekshëm, janë një rrezik potencial për shpërbërjen e Federatës FNAI e të shoqatave me aktivitet cilësor në Itali me të cilët duhet të distancohemi e t’i demaskojmë.
Edhe pse të gjithë veprimtarët shoqërorë dhe drejtuesit e shoqatave janë vullnetarë, kundërshtia dhe indiferentizmi manifestohet tek ajo kategori njerëzore që fle, nënvlerëson e heziton apo të tjerë dritëshkurtër, të cilët kanë frikë se FNAI mund t’i hyjë në hise e të bëhet pjesë e projekteve të tyre.
Për këto raste e të tjera, kushdo duhet të informohet për rolin dhe pozicionin që po kërkon të ketë familja e madhe e FNAI-t për Diasporën e Italisë.
-Familje e cila rritet numerikisht mbi bazën e vullnetarizmit patriotik me nisma, takime, programe e të tjera, përgjatë afro 10 vitesh duke shtuar edhe realizimin me sukses të Konferencës Diaspora 2024.
Pjesëmarrja dhe përshëndetjet e shumta në konferencë edhe nga përfaqësuesit tanë Diplomatik në Romë e Milano e të tjerë miqve të shumtë, na inkurajojnë në rritje të besimit për të qënë një urë e miqësisë dhe bashkëpunimit me vendasit, instancat shtetërore në vendet tona të origjinës dhe pandashmërisht me përfaqësuesit e tyre shtetërorë në Itali.
Personalisht ndihem i nderuar për besimin që m’u dha për të punuar në Grupin e Punës për realizimin e Konferencës dhe me shumë mirënjohje e respekt i falenderoj të gjithë për punën cilësore, kohën e dedikuar me takimet e shumta për ta realizuar me sukses këtë konferencë. Një realitet që transmeton përvojë dhe pjekuri nga Këshilli Drejtues i FNAI-it dhe drejtuesit e shoqatave.
Në vijim do të falenderoj të papërtuarin prof.Ndue Shabaku për veprimtarinë e tij krijuese, organizuese, redaktoriale dhe kolegjiale duke e uruar për vlerësimet e merituara. “Personalitet i Diasporës në Itali” dhe “Dritë Për Kombin”
Me radhë, prof.ssa. Monda Mara për koordinimin e aktivitetit, takimeve dhe evidentimit për t’i dhënë zgjidhje një axhende të tejmbushur me veprimtari, dr.ssa. Ninfa Pema për kujdesin e saj të jashtëzakonshëm në realizimin bukur e me përpikëri të të gjitha spoteve dhe anës dokumentare, si dhe drejtimin e drekës festive.
I detyrueshëm falënderimi për gazetarin e mirënjohur sportiv dhe bashkëpunëtorin e vjetër të Federatës showman Sefer Kikija për drejtimin artistik të drekës festive. Po ashtu, dr.ssa Jonilda Dervishaj, sekretare e shoq.”Besëlidhja” dhe mësuese, si drejtuese e Konferencës, e cila, edhe pse e rënduar nga gripi, ia doli më së miri. Falënderime për artistin Griseld Hoxha, fotografin profesionist të krejt aktivitetit, i gatshëm edhe për të përmbushur kërkesat e shumta për të bërë foto. Propozimit për të qënë pjesë e Grupit të Punës iu përgjigj pozitivisht dhe erdhi posaçërisht nga Durrësi për të ndihmuar me aparatin e tij paraqitjen reale të aktivitetit. Gjithashtu do të përmend dhe falënderoj edhe anëtarin e Këshillit Drejtues të Federatës zotin Dedin Paci dhe anëtar i stafit të shoqatës “AlbaCalcinato”, mjeshtrin Erion Sheqeri, si dirigjent, kompozitor dhe jurist i ardhur nga Vicenza. Së bashku me dr. Fehmi Bekteshi nga Norvegjia, mundësuan realizimin e trasmetimit të konferencës dhe të krejt mbarëvajtjes së llogjistikës, ku pjesë e dekorit ishte edhe zoti Sherif Nuredini.
-Zotin Dashamir Kertusha, anëtari i Këshillit Drejtues të Federatës dhe President i shoqatës “Besëlidhja” në Rovereto për realizimin e mjaft veprimtarive promovuese me shoqatën si edhe për angazhimin e tij prej vitesh në mbarëvajtjen e shpenzimeve ekonomike të Konferencave Diaspora gjatë viteve 2022-2024. Shtoj edhe pjesëmarrjen masive në Konferencë të antarëve nga shoqata që ai drejton.
-Përgëzoj Sekretaren e Federatës ing. Erida Cela për përballimin me sukses e në kohë të volumit të punës që iu ngarkua nga grupi punës për njoftime e axhornime të përditshme.
Mbase po zgjatem me emra, por e meritojnë, sepse i bëjnë nder dhe i lartësojnë emrin Federatës. Faleminderit Leonora Zefi, Dritan Ferhati, Valbona Xibri, Ndriçim Kerçuku, Gek Gaci, Aleks Tom Vulaj, Dorarta Asllani, Mimoza Kurtulaj, Ndue Pal Qokaj, Drita Gega, Artan Shyti, Gëzim Zira, Astrit Hysko, Granit Muçaj, Miltjadh Ziu, Gjovalin Gjonaj, Renzo Bonafini,Nereida Xhakolli, Arjeta Hysa, Shpresa Popa, Halit Ajazi, Denis Beqiri, Zini Doda, Marjana Shabaku, Viola Fusha, Jasin Dauti, Shpresa Delishaj, Nexhmi Mati, Faik Skopeti, Antoneta Nushi, Mark Paci, Alfred Perlala,Rita Shkurtaj, Qani Golikja etj dhe në veçanti artisten Alketa Delishaj si krijuese dhe disenjatore e modelit të certifikatave për Federatën. Falenderimet shkojnë edhe për rininë, miqtë tanë inteletualë nga Durrësi e Tirana të cilët ishin pjesë e konferencës, si; Pano Ceka, Edit Simoni, Ermir dhe Elti Shahini, Ideal Xheri etj, etj. Falenderime zemre edhe të afërmve të tyre që ishin pjesë e festës sonë.
-Falënderime të veçanta për dr. Alket Veliu për bashkëpunimin me Federatën FNAI, dashamirësinë, ndihmën dhe përkujdesjen që i dedikove jubileut të 80 të masakrave të shtetit grek ndaj popullsisë së pambrojtur Çame, viktimë e dyfishtë si produkt i heshtjes. Heshtje të cilën do të vazhdojmë ta thyejmë në arritjen e një zgjidhje ligjore dhe me forma demokratike. Faleminderime për mbështetjen finanziare të aktivitetit dhe për librat që u ofruan falas për auditorin e Konferencës nga Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsin”.
Faleminderit, prof. dr. Jani Koçillari, pedagog në Universitetin e Tiranës, arkeologu që na solle në Konferencë zërat nga thellësi e tokës sonë. Tokë e cila ka nevojë për investime, për të të ndriçuar më shumë vlerat, të vërtetën dhe lashtësinë e kombit tonë. Faleminderit shkrimtarit dhe kryeredaktorit të gazetës “Çamëria” zotit Arben Iliazi për pjesëmarrjen dhe vlerësimet e bëra në përshëndetjen e tij dhe për gjithçka që hedh në letër për atë pjesë të historisë makabre ndaj popullit shqiptar të Çamërisë.
Falënderime pa fund për mbështetjen financiare të konferencës prof. Muharrem Salihu, drejtor i “Mela Holding Group” kandidati i parë shqiptar për deputet në parlamentin Evropian, bir i Medvegjës që ende po vuan terrorin e mosqenies nën çizmen e nacionalizmit shovinist serb. Me përpjekjet e tij ka arritur të tërheqë vëmendjen e çështjes së shqiptarëve të çregjistruar dhe futjen e saj në axhendat e ministrive të Jashtme të Shqipërisë e Kosovës, përfshirë dhe diplomatët e huaj në Serbi.
Falenderimet e fundit janë për të gjitha drejtuesit e shumtë dhe aktivistët e shoqatave e të tjera të ftuar të cilët erdhën nga Zvicra, Kosova, Shqipëria USA dhe nga rajonet e provincat e ndryshme të italisë. Ata janë të shumtë dhe pjesë e vlerave më të larta për unitet që besojnë dhe ndihmojnë në rritjen cilësore të veprimtarive të tilla.
Mirupafshim në përvjetorin e 10 të lindjes së Federatës(26.04.2025)në sheshin “Skëndërbe” Fermo, aty ku edhe u firmos Akti i Themelimit të saj.
Rroftë Kombi Shqiptar !
Petrit R. Aliaj
President Nderi i Federatës FNAI
Brescia, dhjetor 2024